19.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi

Kombëtarja Shqiptare luan sot, në orën 20:45 të mbrëmjes, takimin e tretë të vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në Amerikën e Veriut, për të aritur dy objektiva në horizont: Një biletë për fazën finale dhe historinë ndaj Serbisë.

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediet në “Arenën Kombëtare” para ndeshjes kundër Serbisë, teksa u shprehën:

”Formacionin e kam në kokë, por gjithçka mund të ndodhë deri në fund. Ata kanë cilësi, por e kemi dhe ne. Ata na njohim dhe ne i njohim. Nuk ka ndonjë sekret të madh. Zgjedhjet do të jenë edhe strategjike apo taktike. E përgatisim pë fitore, pastaj flet fusha. Duhet të shfrytëzojmë 22 mijë tifozët, janë futbollisti i 12-të. Kam dëgjuar se ka pasur 800 mijë kërkesa për bileta. Do të jemi gati”, tha Sylvinho fillimisht.

Ai shtoi se Serbia ka një ekip të fortë me Mitrovic, Vlahovic, Jovic, lojtarë të mirë, fizikë, të fortë që dalin mirë para.

“Por ne kemi Uzunin, Brojën, Bajramin, Manajn dhe të tjerët, jam krenar për ta. Ne të gjithë punojmë për të fituar. Stojkovic e përgatit ndeshjen për të fituar, ashtu edhe ne. Çdo gjë është shumë e shpejtë në këto kualifikuese. Të bëjmë më të mirën dhe të marrim tri pikët”.

Kapiteni Berat Gjimshiti u ndal te fokusi në këtë duel.

“Duhet të mendojmë vetëm për fushën dhe të marrim pikët. Sytë e një kombi te ju? Vetëm me paraqitjen në fushë në 100 përqind, ky është mesazhi, të bëjmë më të mirën në fushë. Kemi pasur kohë dhe e kemi studiuar kundërshtarin që është shumë i fortë, ama edhe ne kemi lojën tonë”, tha kapiteni.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Dështon edhe përpjekja e 30-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Për herë të 30-të sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga...

Gazetari i NYT: Po flisnim me Adem Jasharin por nuk e kuptuam deri më vonë se ishte ai

Trupa të vrarë e të masakruar… Nëna me fëmijë duke kaluar kufirin, pa ushqim, pa strehë… Imazhet e mëngjesit të 26 shtatorit të vitit 1998...

Lajmet e Fundit