12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026
Home Blog Page 471

Refuzohet propozimi i Prokurorisë për dëgjimin e një rreshteri policor si dëshmitar në rastin “Kobra”, prezantohen pamje të natës kritike

0

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është refuzuar propozimi i Prokurorisë që rreshteri Faton Morina, i cili ishte thirrur në asistencë të Prokurorisë për të prezantuar video-incizimet, të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit në gjykimin për vrasjen në “Kobra City”.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

“Refuzohet propozimi për shkak se Prokuroria nuk ka dhënë sqarimet se cilat janë mospërputhjet në mes të raporteve të dorëzuara nga rreshteri dhe video-incizimeve të cilat sot janë administruar në cilësi të provës materiale”, tha kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Ai shtoi që në rast se Gjykata vlerëson se është e nevojshme që të dëgjohet i njëjti në cilësi të dëshmitarit, Gjykata do ta vlerësojë sipas detyrës zyrtare.

Sipas prokurores Merita Bina-Rugova, dëgjimi i rreshterit është shumë e rëndësishme pasi që ai ka marrë pjesë në përgatitjen e raportit të këtyre video-incizimeve.

Gjatë kësaj, seance u bë prezantimi i disa pamjeve, me të cilat Prokuroria prentendon që i akuzuari Hoxhaj, në natën kritike ka dalë nga diskoteka në Gjilan dhe është nisur në drejtim të lokalit të tij “Kobra City”.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Prokurorja tha se pas një minuti, pasi që i akuzuari Dibran ka hyrë në parkingun e lokalit të tij, vetura e të dëmtuarve është larguar nga lokali.

Keni pasur mundësi të shihni po ashtu që vetëm 1 minutë pasi që Audia me Dibran Hoxhajn ka hyrë në parking të lokalit, automjeti i të dëmtuarve është larguar nga i njëjti parking. Kjo dëshmon se e tërë ngjarja ka zgjatur më pak se 1 minutë. Fjala është për vrasjen natyrisht”, tha prokurorja, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Ndërsa, sipas mbrojtjes së Hoxhës, avokatit Musa Konxheli, këto pamje nuk vërtetojnë asgjë dhe nuk duhet që t’iu falet besimi.

Pas shikimit të video-incizimit, mbrojtja vlerëson dhe konstaton se kjo provë nuk vërteton asgjë lidhur me çështjen që është objekt shqyrtimiNdërsa, sa i përket veturave që shihen në lëvizje, ato i kundërshtojmë, sepse as që dihet dhe as që shihet se cila veturë, çfarë targash, çfarë lloj veture është dhe të njëjtin nuk mund ta njohim. Andaj, duke u bazuar në to, i propozojmë gjykatës që e njëjta të mos merret si provë e pranueshme”, tha avokati Konxheli.

Gjithashtu, i akuzuari Hoxhaj kërkoi nga Gjykata që të caktohet një ekspert për të identifikuar veturën e cila paraqitet në video, targën e veturës si dhe personat të cilët pretendohen se janë në videot prezantuara nga Prokuroria.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Po ashtu, Hoxhaj kërkoi që të bëhet edhe prezantimi i telefonatës, në të cilën, Prokuroria pretendon se iu është drejtuar punëtorëve në momentin kur është thyer lokali i tij.

Kur është thyer lokali pretendohet se është një telefon, a ka mundësi me dëgju telefonatën sepse është thënë në pjesë të shkurtër, ju kemi thënë “jemi larg, thirrni policinë”. Po ashtu, kisha dashtë me ditë lokacionin, vendndodhjen ku na e kemi çelë telefoni”, shtoi Hoxhaj.

Po ashtu, gjatë kësaj seance gjyqtari Krasniqi njoftoi palët sa i përket propozimit të mbrojtësit tjetër të Hoxhajt, avokatit Florent Latfiaj, i cili ka kërkuar që të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit Fidan Neziri, i cili kishte qenë me të akuzuarin Hoxhaj në kohën kur kishin dalë nga diskoteka “Stock”.

Refuzohet propozimi që të dëgjohet dëshmitari Fidan Neziri në rrethanat e propozuarapër shkak se arsyet për të cilat është propozuar ky dëshmitar janë të provuara me prova materiale, si dhe disa arsye të tjera nuk kanë të bëjnë me objektin e akuzës”, tha gjyqtari Krasniqi.

Po ashtu, gjyqtari njoftoi që nga seanca e kaluar ishte lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim ndaj dëshmitares A.S., mirëpo për të njëjtën gjykata nuk ka marrë akoma një përgjigjje nga Policia.

Për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit Roland Susuri, pasi që i njëjti nuk ishte të gjendje që të qëndronte në seancë, ajo u ndërpre për të vazhduar një datë tjetër.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit. /BetimipërDrejtësi/

Hasi përkujtoi 43 dëshmorët që flijuan jetën për atdhe

0

Në përvjetorin e 26-të të flijimit të tyre për liri, zona e Hasit, familjarë të dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta përkujtuan 43 dëshmorët që dhanë jetën për atdhe.

Zona e Hasit, Prizreni, Gjakova dhe Shqipëria kanë përkujtuar sot 43 dëshmorët e rënë në altarin e lirisë 26 vjet më parë. Bislim Muçaj, bashkëluftëtar i dëshmorëve, thotë se në Has gjetën mikpritjen, bukën dhe barutin.

“Nuk është puna se ky popull ka dhënë bukë, por ky popull ka dhënë gjak, sepse bukë ka dhënë edhe nëna ime, por ky popull ka dhënë djem, ka dhënë barut,” tha Muçaj.

Hasjanët i kishin bashkuar trojet në kohën më të vështirë, thotë Muçaj.

“Cahani është i pari në Shqipëri, të shkoje në Cahan nuk kishe nevojë të thuaje ku po futem, por i ke pasur gjithë dyert hapur,” shtoi ai.

Në vigjilje të çlirimit të Kosovës, Hasi i bashkuar i kujton bijtë e tij me përulje dhe respekt.

“Ata, duke u bërë simbol i sakrificës, janë njëkohësisht simbol i bashkimit të Hasit përtej kufijve artificialë dhe shembuj të përkushtimit për çlirimin e Kosovës,” tha Kemajl Gigollaj, përfaqësues i fshatit.

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/689187447420312

“Kujtimi i tyre është amanet që na obligon të punojmë për drejtësi, barazi, zhvillim, me përkushtim të njëjtë siç ata dhanë jetën,” tha Flamur Fetahaj, nënkryetar i Komunës së Gjakovës.

“Me një respekt të veçantë sot kujtojmë lavdinë e UÇK-së, por pas 26 viteve të çlirimit, po përballemi me betejën e saj në Gjykatën e Hagës,” tha Adem Morina, nga Komuna e Prizrenit.

Në periudhën më kritike që po kalonte popullata e Kosovës në pranverën e vitit 1999, Hasi ia fali lirisë 43 bij, ndërsa 11 ishin nga Shqipëria.

Marketing

Aksioni i Prokurorisë në Prizren, 17 të arrestuar dhe makineri të sekuestruara për degradimin e Drinit të Bardhë

0

Prokuroria Themelore e Prizrenit të mërkurën ka zhvilluar një aksion për veprat penale kundër mjedisit, në 14 lokacione përgjatë lumit Drini i Bardhë, me ç’rast janë arrestuar 17 persona të dyshimtë për kryerjen e veprës penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit. Në të njëjtën kohë janë sekuestruar edhe makineri në vlerë prej afër 2 milionë eurove.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka theksuar se aksioni i sotëm është realizuar pas hetimeve katër mujore dhe është shtrirë përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë, nga fshati Krushë e Vogël deri në Landovicë.

“Sot, jam para jush, që të tregoj që në aksionin që kemi pas në 14 lokacione, kemi arrestuar 17 persona. Kemi sekuestruar 38 mjete të kryerjes, 9 prej tyre kamionë, 14 ekskavatorë dhe 15 makineri të separimit, ku vlera totale e tyre është 1 milionë e 950 mijë euro”, ka thënë Kryeziu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, degradimi i lumit ka ndodhur me mjete të rënda, duke prishur kësisoj rrjedhën natyrore të lumit, duke rrezikuar banorët e kësaj ane por edhe biodiversitetin në përgjithësi.

“Këta të pandehur, të cilët i kemi arrestuar sot, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Miniera dhe Minerale, pasi nga viti 2016 secili prej tyre ka punuar pa licenca, sepse asnjë, po e përsëris asnjë prej operatorëve ekonomikë që veprojnë, po flasim për rajonin e Prizrenit nuk kanë licenca për operim për nxjerrje të rërës dhe zhavorrit. Andaj, veprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale të ndotjes dhe degradimit të ambientit”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, me përdorimin e makinave të rënda, janë krijuar gropa të mëdha, duke krijuar degradim në shkallë të lartë, respektivisht “kanë konsumuar sipas Prokurorisë edhe elementet e veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.

Ai ka rikujtuar se luftimi i veprave penale kundër mjedisit është njëra prej pesë objektivave kryesore të kësaj Prokurorie.

Në aksionin e sotëm, krahas Prokurorisë ka marrë pjesë edhe Policia e Kosovës, dhe inspektorët e KPMM-së dhe ata të mjedisit.

Me këtë rast, kryeprokurori Kryeziu, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos ata që jetojnë dhe banojnë përreth lumit Drini i Bardhë që të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes dhe sa herë që shohin kryerës të tillë ta njoftojnë Prokurorinë ose Policinë. /Telegrafi/

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/689187447420312

Gratë e Kuvendit të Prizrenit reagojnë ndaj dhunës në Universitetin “Ukshin Hoti”, kërkojnë veprime institucionale

0

Grupi i Grave në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me rastet e dhunës ndaj grave në Universitetin “Ukshin Hoti”. Përmes një deklarate ato kanë shprehur indinjatën dhe shqetësimin për aktet e përsëritura të kërcënimit dhe dhunës fizike e psikologjike ndaj grave në pozita akademike dhe drejtuese.

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/689187447420312

Kuvendaret e Prizrenit në deklaratën e tyre kanë bërë të ditur se të martën “gjatë mbledhjes zyrtare të Këshillit të Fakultetit të Filologjisë, asistentja Rr. R. është goditur në kokë nga një profesor i këtij fakulteti, akt i paprecedent dhe i papranueshëm në një institucion të arsimit të lartë”.

“Sipas informacioneve të bëra publike, kjo dhunë fizike është ushtruar nga prof. Sh. M., i cili edhe më parë kishte kërcënuar verbalisht asistenten me fjalët: “Tash do ta shohësh kush është Sh. M.””, thuhet në deklaratën e Grupit të Grave në KK-në e Prizrenit.

Ky akt, sipas kuvendareve të Prizrenit, është vazhdimësi e një sjelljeje të dhunshme dhe frikësuese që profesori i sipërpërmendur ka manifestuar edhe ndaj ushtrueses së detyrës së Dekanes së Fakultetit të Filologjisë, V. D.

“Konsiderojmë këtë situatë jashtëzakonisht alarmante dhe i bëjmë thirrje: Universitetit “Ukshin Hoti” që të veprojë me vendosmëri dhe urgjencë për të garantuar sigurinë e stafit të tij akademik, duke pezulluar menjëherë çdo individ që ushtron dhunë; Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës që të ndërmarrin veprime të shpejta për hetimin dhe ndëshkimin e autorit të dhunës; Institucioneve për të drejtat e grave dhe shoqërisë civile, që të mbështesin viktimat e këtyre akteve dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e dinjitetit të tyre”, thuhet në deklaratë.

Tutje theksohet se dhuna ndaj grave në institucionet akademike nuk është vetëm çështje e individëve, por alarm shoqëror dhe institucional.

“Ne përfaqësueset e KK Prizren qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të çdo gruaje që guxon të flasë, të denoncojë dhe të kërkojë drejtësi”, thuhet në deklaratë, ku insistohet në solidaritet të plotë me V.D dhe Rr.R..

“Drejtësia për gratë nuk është privilegj, është detyrim institucional”, përfundon deklarata e kuvendareve të Prizrenit.

Kontrolle të shtuara në Parkun Kombëtar “Sharri” për shkak të pranisë së arinjve në zonat e banimit dhe turistike

0

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’ të mërkurën ka njoftuar se është duke monitoruar me vëmendje të shtuar situatën e krijuar si pasojë e aktiviteteve të disa llojeve të kafshëve të egra, e në mënyrë specifike të Ariut të Murrmë.

Sipas kësaj drejtorie arinjtë kanë shtuar frekuentimin në zonat e banimit si dhe në lokacionet e destinuara për vizitorë në territorin e Parkut Kombëtar ‘’Sharri’’.

“Kjo situatë po përsëritet çdo vit dhe kryesisht gjatë periudhës maj-qershor, ku arinjtë në kërkim të ushqimit shpeshtojnë frekuentimin e këtyre zonave dhe lokacioneve ku hidhen mbeturina ushqimore”, thuhet në njoftim.

Për shkak të gjendjes së krijuar dhe në përpjekje për të monitoruar nga afër gjendjen, Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtare ‘’Sharri’’ gjatë këtyre ditëve ka shtuar edhe numrin e kontrolleve dhe aktiviteteve në terren.

Në mesin e tyre ka përmendur kontrollet nga rojtaret e natyrës në lokacionet Brezovicë dhe Prevallë; angazhimin e shtuar të stafin profesional me kontrolla të përditshme përfshirë edhe ditët e vikendeve; takime dhe informim të vizitorëve rreth rreziqeve që paraqet kjo situatë; dhe informim përmes rrjeteve sociale, uebfaqes dhe formave tjera të komunikimit, raporton Telegrafi.

“DAPK ‘’Sharri’’, do të vazhdojë  edhe me aktivitete tjera, por njëkohësisht i fton për bashkëpunim edhe institucionet tjera relevante dhe stacionet Policore të Shtërpcës dhe stacionet Policore të Prizrenit, si dhe kërkon nga banorët e zonës dhe vizitorët që të mos hedhin mbeturina ushqimore në territorin e parkut”, përfundon njoftimi.

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

0

Një punonjës akademik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dyshohet se të martën ka goditur një punonjëse akademike gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

Rasti në fjalë është raportuar në Policinë e Kosovës, që ka nisur hetime lidhur me veprën lëndim i lehtë trupor.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Telegrafin ka bërë të ditur se të martën rreth orës 11:30, Policia e Kosovës në Prizren është njoftuar për një incident të ndodhur në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, gjatë mbajtjes së një mbledhjeje në Fakultetin e Filologjisë.

“Sipas informatave të para, njëra nga palët e përfshira dyshohet se është goditur në qafë me dokumente apo me bërryl nga një person i pranishëm në mbledhje, profesor në universitet. Personi i dëmtuar, profesoreshë në universitet. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe e ka informuar Prokurorin e Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren. Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor””, ka thënë Bytyqi.

Sipas tij hetimet lidhur me këtë rast po vijojnë.

Profesoresha e Universitetit të Prizrenit e denoncon në polici kolegun e saj
Javë më parë, edhe një profesoreshë në Universitetin “Ukshin Hoti” pat denoncuar një koleg të saj për kërcënim. /Telegrafi/

Prizren, promovohet libri ‘Vendimmarrja menaxheriale’ i autorit Demir Lima

0

Në ambientet e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” është promovuar libri i prof. asoc. dr. Demir Lima, me titull: “Vendimmarrja menaxheriale”.

Në ceremoninë e përurimit të këtij libri kanë marrë pjesë personalitete të jetës akademike dhe shoqërore. Ky libër trajton në mënyrë profesionale dhe praktike aspektet kyçe të vendimmarrjes menaxheriale dhe synon të kontribuojë në përgatitjen akademike dhe profesionale të studentëve dhe menaxherëve të së ardhmes

Me këtë rast, autori i librit “Vendimmarrja menaxheriale”, Demir Lima, ka thënë se ky libër është fryt i përkushtimit dhe punës se tij ndër vite.

“Me ndjenja të thella përmbushjeje, kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin për botimin e librit tim më të ri. Ky libër është fryt i përkushtimit dhe punës së palodhur ndër vite. Për mua, ai përfaqëson një moment të veçantë në jetën time – jo vetëm si një arritje personale, por edhe si një mundësi për të kontribuar në fushën e dijes dhe arsimit. Ky botim nuk do të ishte bërë realitet pa mbështetjen e familjes sime, miqve dhe të gjithë atyre që kanë besuar në mua pa kushte. Shpresoj që ky libër të nxisë mendimin kritik tek lexuesit dhe, mbi të gjitha, të jetë një ndihmesë për ata që më motivojnë çdo ditë – studentët”, ka thënë Lima.

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Hasani e pranon se kishte kërkesë për mbështetje nga VV-ja, tregon kushtin e tij

0

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka pranuar se ka pasur kërkesa nga Lëvizja Vetëvendosje që ta mbështesë Albulena Haxhiun si kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Hasani ka thënë se u është përgjigjur me refuzim.

“Po, kam pasur kërkesë, ju kam treguar. Nuk ka pasur ofertë, por kanë kërkuar mbështetje, por ju kam thanë që nuk ka mundësi”, ka thënë Hasani.

Ai ka dhënë detaje të bisedës me Albulena Haxhiun gjatë përvjetorit të masakrës në burgun e Dubravës.

“Nuk e meritojnë votën për mosmbështetjen e Gjykatës Speciale. Na kemi kërkuar takime, kemi biseduar për të gjitha problemet. Atje nuk është Hashimi, atje është presidenti i vendit dhe ushtria e Kosovës. Ata që e përmbushin këtë kërkesë e kanë mbështetjen time”, ka thënë Hasani.

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren mban sot konferencë për “aksionin kundër degradimit të mjedisit”

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kryeprokurori Petrit Kryeziu do të mbajë konferencë për media sot në ora 14:30 në lidhje me “aksionin kundër degradimit të mjedisit”.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Kryeprokurori z.Petrit Kryeziu, do të mbajë sot (04 Qershor 2025) konferencë për media lidhur me aksionin e Prokurorisë së Prizrenit kundër degradimit të mjedisit. Konferenca do të mbahet në orën 14:30, në objektin e Prokurorisë Themelore Prizren, kati tretë, Salla e Takimeve.”

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/689187447420312

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 26 përpjekjesh

0

Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 26-të.

Edhe sot dështoi formimi i komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Për ishin 53 deputetë dhe një votoi kundër.

Megjithatë, në këtë përpjekje ka pasur një dakordim. Deputetët janë pajtuar që seanca e ardhshme të mos mbahet të premten dhe të pushojnë për festën e Bajramit.

Pra përpjekja e 27-të do të mbahet të enjten në orën 11:00.

Marketing