19.4 C
Prizren
E diel, 22 Qershor, 2025

Hasi përkujtoi 43 dëshmorët që flijuan jetën për atdhe

Në përvjetorin e 26-të të flijimit të tyre për liri, zona e Hasit, familjarë të dëshmorëve dhe organizatat e dala nga lufta përkujtuan 43 dëshmorët që dhanë jetën për atdhe.

Zona e Hasit, Prizreni, Gjakova dhe Shqipëria kanë përkujtuar sot 43 dëshmorët e rënë në altarin e lirisë 26 vjet më parë. Bislim Muçaj, bashkëluftëtar i dëshmorëve, thotë se në Has gjetën mikpritjen, bukën dhe barutin.

“Nuk është puna se ky popull ka dhënë bukë, por ky popull ka dhënë gjak, sepse bukë ka dhënë edhe nëna ime, por ky popull ka dhënë djem, ka dhënë barut,” tha Muçaj.

Hasjanët i kishin bashkuar trojet në kohën më të vështirë, thotë Muçaj.

“Cahani është i pari në Shqipëri, të shkoje në Cahan nuk kishe nevojë të thuaje ku po futem, por i ke pasur gjithë dyert hapur,” shtoi ai.

Në vigjilje të çlirimit të Kosovës, Hasi i bashkuar i kujton bijtë e tij me përulje dhe respekt.

“Ata, duke u bërë simbol i sakrificës, janë njëkohësisht simbol i bashkimit të Hasit përtej kufijve artificialë dhe shembuj të përkushtimit për çlirimin e Kosovës,” tha Kemajl Gigollaj, përfaqësues i fshatit.

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/689187447420312

“Kujtimi i tyre është amanet që na obligon të punojmë për drejtësi, barazi, zhvillim, me përkushtim të njëjtë siç ata dhanë jetën,” tha Flamur Fetahaj, nënkryetar i Komunës së Gjakovës.

“Me një respekt të veçantë sot kujtojmë lavdinë e UÇK-së, por pas 26 viteve të çlirimit, po përballemi me betejën e saj në Gjykatën e Hagës,” tha Adem Morina, nga Komuna e Prizrenit.

Në periudhën më kritike që po kalonte popullata e Kosovës në pranverën e vitit 1999, Hasi ia fali lirisë 43 bij, ndërsa 11 ishin nga Shqipëria.

Marketing

Më Shumë

35 seanca konstitutive të dështuara, Kryeziu: Kushtetuta nuk parasheh këso devijime dhe destruksione

Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta nuk përcakton ndonjë afat të qartë kohor për...

Globoqica me ndriçim publik – Komuna e Dragashit përmbush edhe një premtim

Fshati Globoqicë tashmë ka ndriçim publik funksional, pas përfundimit të projektit të realizuar nga Komuna e Dragashit, raporton Prizren Press. Ky investim pritet të përmirësojë...

Lajmet e Fundit