12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 496

Abrashi i VV-së: Krejt çka mbetet është me shpresu që opozita të reflektojë, që s’e kanë humbur arsyen

0

Artan Abrashi i Lëvizjes Vetëvendosje referuar bllokadës së Kuvendit të Kosovës, ka mbetur vetëm një gjë: “shpresa” që partitë ish-opozitare “të reflektojë”.

KLIKO https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/876934154597918

Sipas, tij këtë reflektim duhet ta bëjnë deputetët “që nuk e kanë humbur arsyen”.

“Uroj që ka me pas ndërrim dhe reflektim dhë të vazhdojë”, tha ai për KosovaPress.

Marketing

 

Fshati Poslisht i Prizrenit josh shumë vizitorë

0

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës. Sipas banorëve, ky vend çdo ditë e më shumë po josh mysafirë edhe nga rajoni.

Fshati Poslisht i Komunës së Prizrenit shumë kohë më parë kishte vetëm 7 shtëpi, thotë Safet Alushaj, por natyra i fali shumë bukuri, sidomos Gurrën, që nisi të vlerësohej dalëngadalë.

“Shkretinë ka qenë Gurra, por tash t’u punu u ba mirë shumë. Vizitorë vijnë ngado, edhe nga Shqipëria vijnë, nga Kukësi”, tha Safet Alushaj, banor i Poslishtit.

Hasan Ramadani thotë se uji i Gurrës së Poslishtit shfrytëzohet në të gjitha stinët, e disa e përdorin edhe për mjekim.

“Ky ujë nuk e ndrron temperaturën si në verë ashtu edhe në dimër, sa më nxehtë që është koha, uji është më i ftoftë, kurse dimrit, mund t’i fusësh këmbët lirisht, temperatura sa më e ftohtë që është, uji është më i nxehtë”, tha Ramadani.

Turizmi rural është kthyer në vëmendje të vizitorëve, andaj investimet janë të nevojshme për zhvillimin ekonomik. Komuna e Prizrenit ka filluar të investojë në periferitë e Prizrenit.

“Qëllimi kryesor është që këtij ambienti, këtij fshati në kontekst të dhënies së përkrahjes së zhvillimit të turizmit rural t’i japim një mundësi më tepër, që t’i tërheqim jo vetëm banorët vendas, por edhe nga qyteti i Prizrenit dhe komuna të tjera, duke krijuar një mundësi për një zhvillim më të hovshëm të ekonomisë në përgjithësi”, tha i pari i Prizrenit.

Mbi 700 mijë euro janë paraparë në disa fshatrat të Prizrenit në këtë fushë, ndërsa me një shumë simbolike prej 120 mijë eurove, Poslishti ka nisur të joshë vizitorë nga i gjithë rajoni./rtk/

Marketing

 

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Rasti në Pouskë, ishte vetaksident

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka qartësuar rastin në Pouskë të Prizrenit, duke e cilësuar vetaksident ngjarjen tragjike ku humbi jetën një 19-vjeçare.

Të lënduar mbetën një 25 dhe 27 vjeçar.

“Po, mund te konfirmoj që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vozitësja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes përderisa dy pasagjerët kanë marrë lëndime trupore! Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurorja Kujdestare, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i vozitëses të dërgohet në IML ku edhe është tërheq nga instituti i IML-se për autopsi”, tha Kryeziu për Klankosova.tv.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

U bë e ditur se njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, derisa tjetri si pasojë e lëndimeve të rënda, është transferuar për në QKUK.

Këtë e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Kanë ardhur dy të lënduar, njëri prej tyre është liruar në shtëpi, tjetri për shkak të lëndimeve më të mëdha që i ka pasur është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Veçgishti.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.

“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.

Marketing

QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – mjekimin e vazhdon në Intensivë

0

Një 19 vjeçare e ka humbur jetën, derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ndodhi në orët e para të së dielës në Pouskë të Prizrenit.

Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Rreth gjendjes së tij për Klankosova.tv ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“I kemi kryer të gjitha ekzaminimet e duhura. Gjendja është e rëndë, është me aparat me frymëmarrje të asistuar. Trajtimin do ta vazhdojë në MIQ”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

Marketing

 

Austria shpallet fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria renditet në vendin e tetë

0

Shteti i Austrisë është shpallur fitues i Festivalit Evropian të Këngës- “Eurovizion 2025”.

Sonte në Bazel të Zvicrës është mbajtur finalja e madhe e “Eurovisionit”, në të cilin festival kanë garuar gjithsej 26 shtete.

 

Në “Eurovizion 2025” Shqipëria është përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”, e cila nga kjo garë është radhitur në vendin e tetë, me gjithsej 218 pikë të grumbulluara.

Marketing

 

Të lënduarit nga aksidenti në Pouskë të Prizrenit janë 25 dhe 27 vjeç

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Pouskë të Prizreni.

Si pasojë ka humbur jetën një vajzë 19-vjeçare, derisa dy persona të tjerë janë lënduar.

Të lënduarit janë të moshës 25 dhe 27 vjeçare.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.

“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.

Marketing

Viktima e aksidentit në Pouskë të Prizrenit është 19 vjeçare

0

Një 19 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur sot në orët e para të së dielës në fshatin Pouskë e Prizrenit.

Si pasojë e aksidentit edhe dy të rinj kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Marketing

Aksident me fatalitet në Pouskë të Prizrenit, vdes një grua

0

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit.

Një grua ka humbur jetën, derisa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë”.

“Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.

“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.

Marketing

 

Suhareka vendos një pajisje inovative në zemër të qytetit

0

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje teknologjike të avancuar në qendër të qytetit, duke sjellë një frymë moderne dhe funksionale në jetën urbane të qytetarëve.

Pajisja e re, e përshkruar si një “stacion i mençur”, është e pajisur me disa shërbime të dobishme për qytetarët:

WiFi falas, për të qëndruar të lidhur pa shpenzime shtesë për internet

Karikim për telefona, tableta dhe biçikleta elektrike, në çdo kohë

Ndriçim modern, për siguri dhe pamje urbane atraktive

Kamera sigurie 24/7, për mbikëqyrje dhe rritje të sigurisë publike

Ekran informues, për njoftime dhe lajme të rëndësishme lokale

Dhe mbi të gjitha – funksionon me energji diellore, 100% ekologjike

Kryetari Muharremaj theksoi rëndësinë e këtij hapi për qytetin, duke shkruar në rrjetet sociale:

“Qëndro i lidhur, qëndro i informuar, dhe mbi të gjitha, qëndro krenar që je pjesë e një qyteti që po ecën me hapin e kohës.”

Pajisja është tashmë funksionale dhe ndodhet në qendër të qytetit – një simbol i qartë se Suhareka po ecën me hap të sigurt drejt së ardhmes digjitale.

Marketing

17 fitore, 0 humbje – Drini i Bardhë nis epokën e re në Ligën e Dytë

0

Sezoni 2024/25 do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të KF Drini i Bardhë, që e pa skuadrën e tyre të regjistrojë një nga sezonet më të suksesshme në historinë e klubit.

Me një bilanc mbresëlënës prej 17 fitoreve, 1 barazimi dhe asnjë humbje, klubi nga Prizreni ka dominuar kampionatin dhe është shpërblyer me promovim në Ligën e Dytë të futbollit kosovar. Për më tepër, skuadra realizoi 78 gola dhe pranoi vetëm 12, duke e mbyllur sezonin me një golavarazh të fuqishëm prej +65.

Ky sukses nuk është rastësor – ai është rezultat i një pune të palodhur, përkushtimit të lojtarëve, stafit teknik dhe mbështetjes së pandërprerë nga tifozët dhe komuniteti lokal.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj rruge të jashtëzakonshme. Vazhdojmë në Ligën e Dytë me të njëjtin përkushtim dhe me shpresë për suksese edhe më të mëdha”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

KF Drini i Bardhë tashmë ka kthyer vëmendjen nga festa te përgatitjet për sfidat e reja që e presin në një nivel më të lartë të garës, me synimin për të vazhduar ngritjen dhe për të përfaqësuar me dinjitet qytetin dhe rajonin në arenën kombëtare./PP/

Marketing