29.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Kryeprokurori i Prizrenit, Kryeziu: Rasti në Pouskë, ishte vetaksident

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ka qartësuar rastin në Pouskë të Prizrenit, duke e cilësuar vetaksident ngjarjen tragjike ku humbi jetën një 19-vjeçare.

Të lënduar mbetën një 25 dhe 27 vjeçar.

“Po, mund te konfirmoj që në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident ku vozitësja ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes përderisa dy pasagjerët kanë marrë lëndime trupore! Në vendin e ngjarjes ka dalë Prokurorja Kujdestare, e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i vozitëses të dërgohet në IML ku edhe është tërheq nga instituti i IML-se për autopsi”, tha Kryeziu për Klankosova.tv.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

U bë e ditur se njëri nga të lënduarit pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, derisa tjetri si pasojë e lëndimeve të rënda, është transferuar për në QKUK.

Këtë e bëri të ditur shefi i Emergjencës së Prizrenit, Hekuran Veçgishti.

“Kanë ardhur dy të lënduar, njëri prej tyre është liruar në shtëpi, tjetri për shkak të lëndimeve më të mëdha që i ka pasur është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë”, tha Veçgishti.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 18.05.2025 rreth orës 04:19 policia ka marre informatë për një aksident në fshatin Pouskë. Në automjet kanë qenë tre persona, dy nga ta meshkuj dhe një femër. Personi i gjinisë femërore si pasojë e lëndimeve të rënda ka vdekur, ndërsa dy të tjerët njëri ka pësuar lëndime të rënda, e tjetri lëndime të lehta trupore”.

“Ne vendngjarje kanë dalë ekipet e njësisë së trafikut rajonal, emergjenca, zjarrfikësit, hetuesit dhe prokurori kujdestar”, tha Bytyqi.

Marketing

Më Shumë

Hamdi Bytyqi kandidat i LVV-së për kryetar të Therandës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Hamdi Bytyqin si kandidat për kryetar të Komunës së Therandës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë. Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386 Njoftimi...

“Hidroregjioni Jugor” nesër nis aksion për shkyçjen e lidhjeve ilegale dhe mospagesën e faturave me asistencë të policisë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a., në bashkëpunim dhe me asistencën e Policisë së Kosovës, ka njoftuar se më 17 qershor 2025 do...

Lajmet e Fundit