17 fitore, 0 humbje – Drini i Bardhë nis epokën e re në Ligën e Dytë

Sezoni 2024/25 do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të KF Drini i Bardhë, që e pa skuadrën e tyre të regjistrojë një nga sezonet më të suksesshme në historinë e klubit.

Me një bilanc mbresëlënës prej 17 fitoreve, 1 barazimi dhe asnjë humbje, klubi nga Prizreni ka dominuar kampionatin dhe është shpërblyer me promovim në Ligën e Dytë të futbollit kosovar. Për më tepër, skuadra realizoi 78 gola dhe pranoi vetëm 12, duke e mbyllur sezonin me një golavarazh të fuqishëm prej +65.

Ky sukses nuk është rastësor – ai është rezultat i një pune të palodhur, përkushtimit të lojtarëve, stafit teknik dhe mbështetjes së pandërprerë nga tifozët dhe komuniteti lokal.

“Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e kësaj rruge të jashtëzakonshme. Vazhdojmë në Ligën e Dytë me të njëjtin përkushtim dhe me shpresë për suksese edhe më të mëdha”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

KF Drini i Bardhë tashmë ka kthyer vëmendjen nga festa te përgatitjet për sfidat e reja që e presin në një nivel më të lartë të garës, me synimin për të vazhduar ngritjen dhe për të përfaqësuar me dinjitet qytetin dhe rajonin në arenën kombëtare./PP/

Marketing

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Ismet Munishi e godet kryesinë e Lirisë, pas humbjes në barazh nga Dinamo

Humbja ndaj Dinamos në ndeshjen e barazhit për Superligë mund të ketë qenë edhe ndeshja e fundit e Ismet Munishi në stolin e Lirisë. Pas...

Lajmet e Fundit