12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 497

Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra: Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e Millakut

0

Profesoresha e UPZ-së, Vjollca Dibra, e cila ka raportuar rastin në polici kolegun,Shkëlqim Millakun, ka thënë për Sinjalin se e ka adresuar çështjen në organet kompetente dhe se nuk do të merret më me deklarata.

Tutje, shtoi se ndihet e shqetësuar nga veprimet e Profesorit.

“Ai le të deklarohet çka të dojë, unë jam deklaruar aty ku duhet, ai të merret tani me organet e rendit. Jam shumë e shqetësuar nga veprimet e tij, unë e lë në organet e hetuesisë”, tha Dibra.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërkohë që Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar për incidentin që ndodhi në ambientet e tij.

Kjo është profesoresha që e denoncoi në polici profesorin Millakun

Profesori i Universitetit të Prizrenit, Shkëlqim Millaku është denoncuar në polici nga kolegia e tij, Vjollca Dibra.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se përplasja ka ndodhur pas mbledhjes së Senatit të Universitetit, në të cilën asnjëri prej tyre nuk është zgjedhur në pozitat e propozuara si anëtarë të këtij organi.

Përplasja ka nisur kur profesori Millaku, sipas burimeve, i është drejtuar profesoreshës Dibra me fjalët: “Pse nuk po e lëshon zyrën?”, duke aluduar se asaj i kishte përfunduar mandati. Kjo situatë ka shkaktuar tension mes palëve dhe ka përfunduar me një denoncim për kanosje, bërë nga Dibra ndaj Millakut.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa Universiteti i Prizrenit ende nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me incidentin që ndodhi në ambientet e tij.

Marketing

 

Profesori Millaku mohon se kanosi kolegen e tij

0

Gjatë ditës së sotme u raportua për një sherr që pretendohet të ketë ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin e Filologjisë.

Profesori Shkëlqim Millaku po dyshohet se e ka kanosur një kolege të këtij institucioni.

Klankosova.tv ka kontaktuar me profesorin Millaku i cili tha se nuk është e vërtetë që ai e ka kanosur profesoreshën, duke shtuar se i ka tejkaluar problemet me të.

Për më tepër, ai u lëshua në akuza ndaj koleges së tij, duke thënë se historiku i saj është me shqetësime dhe krijon situata për të arritur deri tek ndonjë interes i saj i caktuar.

“Nuk është e vërtetë, ajo e ka mllefin e vet, kurgjo e vërtetë nuk është, ne prapë jemi kolegë, unë i kam tejkaluar problemet. Ardhja e saj si profesoreshë ka ardhë me probleme dhe telashe serioze, si rezultat edhe kundërkandidati Vehbi Miftari e ka fituar të drejtën ligjore, mirëpo rektorati i asaj kohe nuk e ka respektu të drejtën e tij dhe është gjobitur ish-rektori dhe Universiteti. Andaj historiku i koleges është me shqetësime dhe ajo krijon situata për të arritur deri tek një interes i veti i caktuar. Mirëpo, senati i Universitetit të Prizrenit është organi më i lartë akademik dhe me datë 16 maj e ka refuzuar për t’u zgjedhur dekane”, tha Millaku për Klankosova.tv

Më tej, profesori Millaku tha se në vitin 2019 profesoresha në fjalë është emëruar në mënyrë të paligjshme dhe ka iniciuar shkarkimin e dekanit që tashmë është në proces gjyqësor.

Ai përmendi edhe një konkurs për të cilin thotë se profesoresha e ka anuluar dhe është ende në proces gjyqësor.

“Në vitin 2018 unë jam zgjedhur dekan, kjo e ka kontestu punën time, e ka humbur lëndën. Në vitin 2019 në mënyrë jo zyrtare është emëruar në mënyrë të paligjshme dhe ka iniciuar shkarkimin e dekanit që është në proces gjyqësor. Pastaj e ka anulu një konkurs dhe prapë është në proces gjyqësor. Kurse për lëndën e fundit kemi vendim të inspektoratit të punës që është aprovuar në favorin tonë që është konkurs për 11 pozita. Të njëjtin e ka aprovuar edhe Gjykata Themelore në Prishtinë”, tha mes tjerash Millaku.

Lajmi për sherrin mes kolegëve është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, të cilët për Klankosova.tv kanë bërë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi.

Ata kanë thënë se patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe të njëjtët viktimën e rastit e kanë shoqëruar për në stacionin policor Prizren për intervistim.

Është thënë po ashtu se lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër të tij është iniciuar rast.

Redaksia e klankosova.tv e ka kontaktuar profesorin, por i njëjti fillimisht edhe pse e ka mohuar rastin, ka lënë të kuptohet se ka pasur diçka, duke deklaruar që kolegia e tij e ka humbur procesin. /Klankosova.tv

Plas sherri në Universitetin e Prizrenit, profesori Millaku denoncohet për kërcënim nga kolegia

0

Një sherr mes dy profesorëve ka ndodhur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më saktë në Fakultetin e Filologjisë.

Siç merr vesh Klankosova.tv, profesor Shkëlqim Millaku po dyshohet se e ka kanosur një profesoreshë.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se rasti ka ndodhur për shkak të disa proceseve të brendshme në fakultet.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren, të cilët për Klankosova.tv, kanë bërë të ditur që me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar hetimi.

“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për ne stacionin policor Prizren për intervistim. Lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij iniciohet rast. Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme”, bën të ditur policia.

Klani ka kontaktuar profesorin, por i njëjti dhe pse e ka mohuar, ka nënkuptuar që ka pasur diçka, duke deklaruar qe kolegia e ka humbur procesin.

Marketing

Totaj: Po të kisha mundësi, do t’u shkruaja një Abetare partive politike

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zgjuar vëmendje me një deklaratë plot humor dhe simbolikë gjatë pjesëmarrjes në manifestimin gjithëkombëtar “Festa e Abetares”, ku morën pjesë nxënës të klasave të para nga të gjitha trojet shqiptare.

Ai, u shpreh me tone të qeshura se, sikur të kishte mundësi, do të hartonte një Abetare për partitë politike, në mënyrë që ato të mësonin që në fillim si të silleshin kur është në pyetje interesi kombëtar, shkruan “PrizrenPress”.

“Shumë kisha pas dëshirë me pas mundësi me bë një Abetare për këto parti tona politike që prej fillimit mi mësu gjanat edhe me ditë qysh mu sjell kur është në pyetje interesi kombëtar, por s’e kemi atë mundësi”, deklaroi ai para nxënësve dhe mësuesve të pranishëm.

Manifestimi tradicional “Festa e Abetares” është një ngjarje kulturore që mbledh nxënës të klasave të para nga të gjitha trevat shqiptare për të kremtuar mësimin e shkrimit dhe leximit në gjuhën shqipe, duke u shndërruar çdo vit në një simbol të bashkimit dhe identitetit kombëtar./PrizrenPress.com/

Marketing

 

 

I ofroi 10 euro ryshfet zyrtarit policor, arrestohet i dyshuari në pikën kufitare në Vërmicë

0

Një burrë është arrestuar gjatë pasdites të së premtes në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas policisë, i dyshuari i ofroi një zyrtari policor 10 euro ryshfet, gjë për të cilën edhe u arrestua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Marketing

Prizren: Një e mitur përfundon në spital, i ra shenja e komunikacionit që e goditi një person me rimorkio

0

Një vajzë e mitur nga Landovica ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Prizrenit pasi është goditur nga shenja e komunikacionit, të cilën nga pakujdesia një person e ka goditur me rimorkio.

Burri, shtetas i Maqedonisë së Veriut, për këtë është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Landovice, Prizren 16.05.2025-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, pasi që me rimorkio nga pa kujdesia ka goditur shenjën e komunikacionit, e cila shenjë ka goditur këmbësoren femër  kosovare e mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

0

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë.

Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht djalin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht djalin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Marketing

Gjesti paralajmëron këngën e re – fansat dyshojnë se i dedikohet Eglit

0

Fenomeni i këtij viti, Gjesti, ka zbuluar një pjesë nga kënga e tij më e re përmes një videoje të postuar në rrjetin TikTok.

Kënga, e cila pritet të publikohet së shpejti, përmban vargje që kanë ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit.

Në një nga pjesët e këngës thuhet: “Na jena nda, po me zemër të du hala”, ndërsa një tjetër varg që ka tërhequr vëmendjen është: “Kokë si gacë e nxehtë, çokolladë e nxehtë”. Ky i fundit ka bërë që fansat të dyshojnë se bëhet fjalë për një mesazh të fshehur për Eglin, me të cilën Gjesti ka pasur një raport të komentuar në publik.

Ai shpesh i është referuar asaj si “çokollatë e nxehtë”, çka ka shtuar spekulimet për një dedikim të mundshëm.

Marketing

Shqipëria fituese? CNN e rendit këngën ‘Zjerm’ të parën në Eurovision

0

Në një artikull të publikuar së fundi, “CNN” ka rënditur këngët e edicionit të këtij viti të “Eurovision”. “Zjerm” e Shkodrës Elektronike nga Shqipëria, është renditur në vend të parë.

Dy anëtarët e këtij grupi janë cilësuar nga “CNN” si çifti më i papritur i Eurovizionit.

“Ata këndojnë për një oazë – “Nuk ka ambulancë nëpër rrugë, askush nuk të flet me arrogancë” – qartësisht të pavëmendshëm ndaj festave të beqarisë britanike që shkatërrojnë Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë” – thuhet në artikull.

Tutje, raportohet se nuk ka asgjë tjetër si kjo përformancë “në ofertë” .

“Sinqerisht, ambivalenca e tyre është një avantazh: nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në ofertë, dhe ata po marrin zhurmën e merituar nga fansat si rezultat” – thuhet tutje.

“Nëse besoni në llojin e muzikës që doni, ndoshta diçka mund të ndodhë” – ka thënë Beatriçe Gjergji.

Theksojmë se “Zjerm” do të jetë pjesë e finales së Eurovisionit që do të mbahet më 17 maj, pas një performance që ndezi atmosferën në natën gjysmëfinale të kompeticionit.

Grupi muzikor shqiptar pati një performancë fantastike e cila u prit me entuziazëm të madh nga publiku duke siguruar kështu një vend të merituar mes finalistëve.

Shqipëria konkurroi për të zënë njërin nga 10 vendet finaliste, të cilat përcaktohen nga një sistem vlerësimi të kombinuar: 50 për qind nga votat e jurive profesionale dhe 50 për qind nga votimi i publikut.

Marketing

Superfinalja e pestë luhet të dielën në Prizren

0

Superfinalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës vazhdojnë me sfidën e pestë, që zhvillohet të dielën në Palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Bashkimi dhe Trepça ndeshen sërish në një betejë, ku të dy skuadrat do të luftojnë deri në fund për fitore, raporton PrizrenPress.

Mitrovicasit po fitojnë në serinë finale 3:1 dhe janë një hap afër të mbrojnë titullin e kampionit. Ndërkohë, prizrenasit duan fitore para tifozëve të tyre në shtëpi, për të mbetur në garë për titullin e kampionit.

Skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës.

Trepça është një hap afër trofeut më të rëndësishëm të basketbollit në Kosovë, ndërsa Bashkimi duhet t’i fitojë tri ndeshje për tu stolisur me titullin e kampionit. Hera e parë dhe e fundit për prizrenasit që fituan titullin ishte më 2018.

Portokallezinjtë fituan ndeshjen e parë 84:77, e më pas fituan ‘Xehetarët’, tri ndeshje radhazi, 79:72, 71:88 dhe 80:74.

Sfida pritet të jetë shumë interesante dhe me super spektakël, ashtu siç kanë qenë përballjet mes tyre në finale.

Takimi zhvillohet nga ora 19:00./PrizrenPress.com

Marketing