12.2 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 498

Blerim Kuqi rikthehet në LDK, zyrtarizon mbështetjen për Ardian Shalën në garën për kryetar të Suharekës

0

Në një ngjarje të zhvilluar sot në Suharekë, është zyrtarizuar mbështetja e ish-kryetarit të komunës, Blerim Kuçi, për kandidatin e LDK-së, Ardian Shala.

Ceremonia u mbajt në prani të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kuqi, një nga figurat më me përvojë në politikën lokale dhe qendrore, nga sot zyrtarisht bashkë me kryetarin e nëndegës së AAK-së në fshatin Reshtan Shezair Elshani janë parë në krah të Ardian Shalës në përpjekjen për të rikthyer qeverisjen lokale nën drejtimin e LDK-së, njofton media lokale Suhareka Express.

Gjatë fjalimit të tij, Kuqi theksoi se përkrahja e tij vjen pas një analize të thellë për të ardhmen e komunës dhe nevojës për një vizion të qartë, stabilitet dhe zhvillim.

Ai shtoi se Ardian Shala përfaqëson një qasje serioze dhe të përgjegjshme në raport me qytetarët dhe se bashkë me ekipin e tij janë të përgatitur për të sjellë ndryshimin që Suhareka ka nevojë.

Ndryshe, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, kohë më parë kishte lënë të kuptohet se mund të jetë afër kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në Debat Plus, Kuçi kishte deklaruar se ka një orientim të ri për të ardhmen e tij politike, por shtoi se ende nuk është momenti për të zbuluar më shumë detaje.

“E kam një orientim, por nuk është momenti për ta thënë. E para është se kam një botëkuptim tjetër për Suharekën, si qytet kam qejf me qenë më i veçantë dhe po e shoh një mundësi tjetër”, kishte deklaruar Kuçi.

Në fakt, për ish-Ministrin Kuçi aderimi në LDK do të thotë rikthim pas 17 vitesh tek kjo parti politike.


Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së

Ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, pritet të aderojë sot në LDK.

Në fakt, për ish-Ministrin kosovar aderimi në LDK do të thotë rikthim pas 17 vitesh tek kjo parti politike.

Blerim Kuçi po rikthehet në politikë. Pas një pauze disa vjeçare pas largimit nga AAK-ja në vitin 2022, ish-kryetari i Suharekës pritet t’i bashkohet sot partisë së Lumir Abdixhikut, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Zyrtarizmi i Kuçit në LDK pritet të ndodhë të premten pasdite.

Rikthimi i Kuçit në politikë dhe LDK po ndodhë në prag të zgjedhjeve lokale në vend.

Ndonëse nuk dihet nëse i njëjti synon t’i kthehet garës për kryetar të Suharekës, këtë herë si kandidat i LDK-së, vlen të ceket se si personalitet nga kjo komunë, Kuçi çdo herë në zgjedhje lokale shihet si njeri me ndikim në rezultatin zgjedhorë në këtë qytezë. Përkrahja e tij ndaj Bali Muharremajt, për shumë konsiderohet si “formulë” e fitores së tij deri tash në Suharekë.

Blerim Kuçi kishte braktisur në vitin 2022 AAK-në e Ramush Haradinajt për t’u fokusuar në biznesin e tij. Para largimit nga kjo parti ai kishte qenë ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, nga radhët e AAK-së, në Qeverinë Hoti. /Reporteri.net/.

Marketing

Alley Oop në Therandë

0

Turneu i gjashtë i Alley Oop në 3×3 do të mbahet në Therandë.

Ky event do të mbahet më 25 maj në Palestrën “13 Qershori” nga ora 11:00. Në këtë turne do të marrin pjesë deri në 10 ekipe seniore me lojtarë nga Theranda (deri në 4 lojtarë), raporton PrizrenPress.

Fito çmimin prej €300 dhe siguro pjesëmarrje në turneun e nivelit republikan.

Dërgo informacionet: Emri i ekipit dhe qyteti, Kapiteni (emri, mbiemri, data e lindjes, masa e fanellës, numri i telefonit): si dhe për 4 lojtarët e tjerë, në: [email protected], deri më 20 maj, ora 17:00.

Lojtarët e ProCredit Superligës nuk kanë të drejtë të paraqiten.

Ky projekt është në partneritet me FIBA Evropën, derisa qëllimi është të masivizojë basketbollin 3×3 në të gjithë Kosovën./PrizrenPress.com

Marketing

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Kurti me akuza ndaj Prokurorisë Speciale

0

Në 26-vjetorin e zhdukjes së intelektualit dhe politikanit Ukshin Hoti, kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka reaguar me një deklaratë të fuqishme, duke akuzuar institucionet e drejtësisë në Kosovë për neglizhencë të qëllimshme dhe heshtje të pajustifikueshme përballë një krimi të rëndë shtetëror të kryer nga autoritetet serbe gjatë luftës.

Kurti ka theksuar se, megjithëse ekzistojnë dokumente autentike dhe dëshmi të shumta rreth zhdukjes së Ukshin Hotit më 16 maj 1999 nga Burgu i Dubravës, Prokuroria Speciale dhe gjyqësori kosovar nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret në drejtim të hetimit apo ngritjes së një aktakuze – qoftë edhe në mungesë të të dyshuarve.

Shkrimi i tij:

26 vite nga zhdukja e Ukshin Hotit

Ukshin Hoti u arrestua më 1994 dhe u dënua për aktivitetin politik të tij me 5 vite burgosje. Dënimi i tij do të merrte fund më 17 maj 1999, por një ditë më herët, më 16 maj, autoritetet e Burgut të Dubravës ku ai po e vuante dënimin e nxorën nga burgu dhe e zhdukën.

Në dokumentin e lirimit të Ukshin Hotit, i lëshuar me numër protokolli 24-2241-05 dhe i nënshkruar nga Drejtori i Burgut të Dubravës, Aleksandër Rakoçeviq, dëshmohet që Ukshin Hoti është liruar formalisht më 16 maj 1999. Në një letër të shkruar me dorë nga autoritetet e burgut, gjatë një strukturimi të të burgosurve, ku shihen të listuar emrat e të burgosurve të Krahut 13 D, nga dhoma nr. 14 deri te dhoma nr. 22, kuptohet që Ukshin Hoti ishte i vendosur në dhomën nr. 22, me numër rendor 6. Por ndryshe nga emrat e të burgosurve të tjerë, emri i Ukshin Hotit duket që është fshirë duke i rënë me laps sipër, kurse pranë emrit të tij është shkruar vërejtja: “ka mbaruar dënimin”.

Ukshin Hoti u nxor prej dhomës së burgut nga mbikëqyrësi Branko Komatina, duke mbajtur me vete vetëm një thes me gjërat e tij personale dhe prej asaj dite nuk dihet asgjë për të. Këtu është karta e identitetit të mbikëqyrësit Branko Komatina dhe e drejtorit të burgut, Aleksandër Rakoçeviq, si dy nga personat e përfshirë në skenarin e zhdukjes së Ukshin Hotit. Por emrat e zyrtarëve shtetërorë serbë të përfshirë në këtë rast, ndjekin një zinxhir që shkon deri te nivelet e larta ministrore dhe qeveritare të Serbisë.

16 maji i vitit 1999, dita e lirimit të Ukshin Hotit nuk ishte dita e daljes së tij në liri, por dita e zhdukjes së tij. Që nga ajo ditë, Ukshin Hoti është një ndër personat e zhdukur me dhunë nga forcat dhe autoritetet shtetërore të Serbisë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Në ditët pasuese pas zhdukjes së Ukshin Hotit, autoritetet shtetërore të Serbisë kryen një masakër të madhe dhe të llahtarshme ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, një tjetër krim shtetëror ky i Serbisë.

Megjithëse këto dokumente sikur edhe të tjera relevante janë publikuar që në vitin 2011 nga Ukë Thaçi në librin “Masakra në burgun e Dubravës” dhe megjithëse shumë të burgosur të tjerë në Burgun e Dubravës atë kohë, kanë dëshmuar për rrethanat e zhdukjes së Ukshin Hotit, sistemi prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës, nuk ka ngritur aktakuzë qoftë dhe në mungesë të të dyshuarve, për rastin e Ukshin Hotit.

Mungesa e veprimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës mbetet boshllëk i dhimbshëm në përpjekjen tonë kolektive për drejtësi dhe për të vërtetën. Institucionet tona të drejtësisë e kanë obligim moral dhe kushtetues që të veprojnë me përgjegjësi, për të mos lejuar që harresa ta zëvendësojë drejtësinë.

Republika e Kosovës kërkon zbardhjen e plotë të rastit të zhdukjes së Ukshin Hotit dhe drejtësi për të, sikur edhe për të gjithë të zhdukurit e tjerë me dhunë. Politikani e profesori Ukshin Hoti do të mbetet një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kosovës e unike të mendimit politik shqiptar.

Marketing

Prizreni bashkon trevat shqiptare në Festën e Abetares

0

Në Qendrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren sot u mbajt “Festa e Abetares”, një manifestim gjithëkombëtar që bashkoi shkolla nga të gjitha trojet shqiptare, duke krijuar një atmosferë të veçantë uniteti dhe krenarie kombëtare, raporton PrizrenPress.

Nxënësit përmes këngëve, valljeve, recitimeve dhe punimeve artistike sollën trashëgiminë kulturore dhe shpirtin shqiptar nga çdo cep i trojeve tona.

Kjo festë e rëndësishme jo vetëm që forcon lidhjet mes shkollave, por edhe dëshmon dashurinë dhe përkushtimin për gjuhën, kulturën dhe historinë tonë të përbashkët./PrizrenPress.com

Nesër finalja e madhe e Eurovisionit, “Zjerm” performon e fundit

0
Një natë magjike pritet nesërmbrëma, ku 26 shtete do të ngjiten në skenën e Eurovision 2025 për të garuar për trofeun e madh.

Mes tyre, Shqipëria do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të, që është edhe kodi i votimit nga publiku.

Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm”, u kualifikua në finale pas një performancë shpërthyese në gjysmëfinalen e parë në Bazel të Zvicrës.

Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” solli një tingull modern, emocional dhe krejtësisht autentik. Finalja e Eurovision 2025 do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK dhe RTSh.

Votoni për Shqipërinë – votoni numrin 26!

Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare. Nga territori i Shqipërisë nuk është e mundur të votohet për përfaqësuesen shqiptare. Votimi mund të bëhet përmes telefonit, SMS, ose online me pagesë në faqen zyrtare: esc.vote

Metodat e votimit sipas vendeve

Shqipëria: Voto me SMS duke dërguar një mesazh në 54345 me kodin e këngës (01 deri në 15 në gjysmëfinale, 01 deri në 26 në finale). Çmimi për SMS: 120 ALL.

Italia, Lituania, Malta, Luksemburgu, Ukraina, Suedia, Zvicra, Australia etj.: Voto vetëm online në esc.vote.

Mbretëria e Bashkuar, Austria, Kroacia, Spanja, Serbia, Franca, Danimarka etj.: Voto përmes telefonit, SMS-së ose online në esc.vote.

Renditja e këngëve në natën finale:

  1. Norvegjia
  2. Luksemburgu
  3. Estonia
  4. Izraeli
  5. Lituania
  6. Spanja
  7. Ukraina
  8. Britania e Madhe
  9. Austria
  10. Islanda
  11. Letonia
  12. Holanda
  13. Finlanda
  14. Italia
  15. Polonia
  16. Gjermania
  17. Greqia
  18. Armenia
  19. Zvicra
  20. Malta
  21. Portugalia
  22. Danimarka
  23. Suedia
  24. Franca
  25. San Marino
  26. Shqipëria

Policia nis patrullimet me biçikleta në zonat urbane të Prizrenit

0

Policia Rajonale në Prizren ka bërë të ditur se nga kjo javë, janë aktivizuar njësitet patrulluese të policëve me biçikleta, në Stacionin Policor Prizren dhe në Stacionin Policor Prizren-Veri.

“Këto njësite janë aktivizuar me qëllim të rritjes së prezencës policore në hapësira publike, lehtësimit të qasjes në zonat e ngushta urbane, si dhe për të forcuar bashkëpunimin dhe komunikimin me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Aty theksohet se patrullimi me biçikleta paraqet një formë moderne dhe efikase të angazhimit policor, duke kontribuar gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit dhe në një reagim më të shpejtë në rast nevoje.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me angazhimet e saj për të garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë publike, duke përdorur mjete dhe metoda bashkëkohore të punës. Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me njësitet patrulluese dhe t’i adresojnë nevojat apo shqetësimet e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë”, përfundon njoftimi.

Marketing

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për dy të dyshuar në Prizren

0

Dy persona ende të paidentifikuar janë duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë trupor”, në një lokal të Prizrenit.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.03.2025 rreth orës 17:25, të cilët dyshohet se pas kryerjes së veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Sektori  i Hetimeve të Stacionit  të  Policisë  në Prizren  është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’, konkretisht dyshohet se me datën 04.03.2025, rreth orës 17:25, në një lokal  në Prizren,  këta të dyshuar, deri më tani i panjohur, kanë kryer veprën ‘Lëndim i lehtë’  dhe janë larguar nga aty. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë  është siguruar fotografi të dyshuarve, mirëpo deri më tani nuk është  rezultuar në identifikim i tyre”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim “me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.

Tutje thuhet se policia kërkon bashkëpunim të të gjithë qytetarëve, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.

Sekuestrohen 35 motoçikleta në Prizren

0

Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë një aksion të zgjeruar ndaj kundërvajtësve në komunikacion, me theks të veçantë te ngasësit e motoçikletave, mopedëve dhe trotineteve elektrike.

Aksioni është zhvilluar në kuadër të një plani operativ të përpiluar nga Stacioni Policor i Prizrenit, pas vërejtjes së shtimit të shkeljeve të rregullave të trafikut nga këta pjesëmarrës në rrugë.

Sipas njoftimit të policisë, vetëm gjatë dy ditëve të fundit janë sekuestruar 35 motoçikleta, ndërsa janë shqiptuar rreth 101 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Policia njofton se të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, përfshirë ngasësit e motoçikletave dhe trotineteve, janë të obliguar t’i respektojnë rregullat në fuqi.

Policia e Prizrenit ka paralajmëruar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të sigurisë në rrugë dhe respektimit të ligjit nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik./PP/

Marketing

Dragashi forcon lidhjet me Purkersdorfin e Austrisë

0

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit po qëndrojnë për një vizitë në Austri dhe në këtë kuadër kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj, dhe kuvendari, Nexhat Selaj, kanë vizituar Komunën Purkersdorf, ku janë pritur nga kryetari Stefan Steinbichler.

“Gjatë këtij takimi, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore, të dy delegacionet shkëmbyen informacione përkatëse mbi komunat e tyre, duke ndarë përvoja dhe praktika të mira në qeverisjen lokale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Aty theksohet se Xheladini ka ftuar homologun e tij që “në një kohë të përshtatshme, të vizitojë Komunën e Dragashit, si dhe parashtroi idenë për mundësinë e binjakëzimit ndërmjet dy komunave”.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Purkersdorf, Stefan Steinbichler ka bërë të ditur se kërkesat dhe propozimet e paraqitura do të shqyrtohen me vëmendje.

Presidentja kujton Ukshin Hotin: Mungesa e tij, plagë e hapur për kombin

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar veprimtarin Ukshin Hotin në 26-vjetorin e zhdukjes së tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani tha se mungesa e Hotit mbetet një plagë e hapur për kombin.

”Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës, njeriu që e pa pavarësinë e Kosovës si domosdoshmëri historike dhe morale. Më 16 maj 1999, patrioti e intelektuali Ukshin Hoti u rrëmbye dhunshëm nga Burgu i Dubravës dhe që nga ajo ditë asnjë gjurmë për të. Një mendje brilante, një shpirt i lirë dhe një vizionar i pashoq i çështjes kombëtare. Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës, njeriu që e pa pavarësinë e Kosovës si domosdoshmëri historike dhe morale. Ai është kujtesë, mësim dhe sfidë për të sotmen tonë, ndaj zbardhja e fatit të tij është obligim i yni i vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Marketing