Bashkimi synon barazimin ndaj Trepçës për të ruajtur shpresat për titullin kampion

Superfinalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës janë në kulmin e tyre, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës po vazhdon të ofrojë emocion dhe dramë. Aktualisht, Trepça udhëheq me një seri 2-1, duke pasur mundësinë të mbrojë titullin kampion, raporton PrizrenPress.

Në takimin e parë, Bashkimi fitoi me rezultatin 84-77, ndërsa Trepça reagoi në dy ndeshjet e tjera duke mundur prizrenasit 79-72 dhe 88-71, duke marrë epërsinë e terrenit për ndeshjet e ardhshme.

Në një deklaratë për media, Bashkimi shprehu përkushtimin dhe motivimin e tij për ndeshjen e katërt.

“Udhëtimi ynë vazhdon në Mitrovicë – të bashkuar, të motivuar dhe të etur për më shumë! Seria është 2-1, por rruga nuk ka përfunduar – gara vazhdon! Jemi të gatshëm të luftojmë çdo sekondë, me djersë, përkushtim dhe besim!”- deklaroi klubi prizrenas.

Tani, Bashkimi do të kërkojë barazimin e serisë dhe një hap të mëtejshëm drejt titullit kampion, ndërsa Trepça do të synojë fitore për të mbajtur më afër mbrojtjen e trofeut.

Ndeshja e katërt do të zhvillohet sot në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, nga ora 19:00./PrizrenRess.com

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

“Nuk largohem pa e përmbyll me Lirinë” – Munishi hedh poshtë spekulimet

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka mohuar raportimet mediatike për një largim të mundshëm nga klubi dhe për bisedime me skuadra të...

Lajmet e Fundit