Organizatorët kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtje e kësaj ngjarje të rëndësishme kulturore. Edhe sivjet, për tri netë festivali folklorik “ Hasi jehon” në Gjonaj, sjell tinguj burimor të muzikës folklorike.

Sipas organizatorëve, janë bërë përgatitje për këtë festivial, i cili është edicioni i 36-të i tij,

Gjithashtu, sivjet, është jubileu i 50-të i SHKA “ Malësori”-t, i cili do jetë kryefjalt e festivalit.

Festivali folklorik “Hasi Jehon” tashmë i listuar si aset i mbrojtur në kategorinë e trashëgimisë kulturore e shpirtërore, si institucion unik i ruajtjes, prezantimit, bartjes dhe promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore shpirtërore të shqiptarëve, ka rregullore të veçantë, andaj kriteret e parapara do të respektohen edhe në këtë edicion.

Organizatorët kanë bërë të ditur se, skena e festivalit sivjet do të pasurohet me ansamble nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare.

Para hapjes zyrtare të festivalit që fillon nga ora 19:00, një orë më përpara do të hapet ekspozita e fotografive që tregon veprimtarinë 50 vjeçare të SHKA “ Malësori”, si dhe një ekspozitë e veçantë nga piktorja e talentuar, Tara Alija.

Punimet e saja me veshja tradicionale shqiptare do të mund të blihen, ndërsa mjetët e grumbulluara nga shitja e tyre do të iu dhurohen fëmijëve të sëmurë nga kanceri.