14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 527

Gjenden turistët e humbur në Malet e Sharrit – janë në gjendje të mirë shëndetësore

0

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se te gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë.

“Operacioni për shpëtimin e disa turistëve në Malet e Sharrit, ka përfunduar me sukses. Të gjithë turistët janë kthyer nga një ekip i ShKShMK-së shëndoshë e mirë dhe pa lëndime në Prevallë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas njoftimit, një ekipë tjetër e ShKShMK-së, sapo është nisur në një aksion tjetër në një zonë tjetër të vendit.

ShKShMK ka nisur një operacio për kërkimin e Alpit të vogël nga Gjilani, i cili është raportuar i zhdukur./PrizrenPress.com

Bashkimi përmbys Pejën pas dramës në Prizren – një hap larg finales

0

Bashkimi pas vazhdimeve arriti fitore ndaj Pejës me rezultat 84:78 (17:17, 12:17, 23:16, 17:19, 15:9).

Tashmë Portokallezinjtë po udhëheqin 2:1 në serinë gjysmëfinale. Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale, përcjell PrizrenPress.

Çereku i parë i ndeshjes ishte mjaft interesant. Mysafirët kishin deri në shtatë pikë epërsi 10:17, por një seri e suksesshme e vendasve me shtatë pikë radhazi, bën që kjo pjesë të përfundojë 17:17. Edhe periudhën e dytë, verdhezinjtë e nisën më mirë, për tu shkëputur në 17:25, por sërish u kundërpërgjigjën vendasit, për të afruar shifrat në 25:26, ndërsa në fund të kësaj pjese, mysafirët sërish për një nuancë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 29:34.

Periodën e tretë e nisën më mirë vendasit që përmbysën shifrat në 38:36, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 52:50. Drama vazhdoi në dhjetëminutëshin e katërt. Edhe pse prizrenasit kishin shtatë pikë epërsi, dy minuta nga fundi, Peja nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në 69:69, me një treshe nga Towns, derisa aksioni i fundit i vendasve nuk ishte i suksesshëm, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime. Edhe në vazhdime u zhvillua lojë interesante, ku kësaj radhe vendasit nuk lëshuan pe dhe fituan 84:78.

Te Bashkimi u dalluan Lejson Zeqiri me 27 pikë e tri kërcime dhe Jayveous Mckinnis me 12 pikë e nëntë kërcime, kurse Wendell Green shtoi 19 pikë.

Te Peja u dalluan Marques Towns me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Darryl Morsell me 13 pikë e gjashtë kërcime./PrizrenPress.com

ShKShMK njofton për operacion shpëtimi në Malet e Sharrit

0

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar për një operacion shpëtimi më Malet e Sharrit.

ShKSHMK nuk ka dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, por kanë thënë se publiku do të njoftohet me kohë.

“OPERACION! Një skuadër e ShKShMK ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në Malet e Sharrit. Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e ShKShMK-së./PrizrenPress.com

Sedat Dida, mësuesi i parë i gazetarisë në Kosovë

0

Mësues, atdhetar, i burgosur dhe publicist

Vetëm duke qëndruar i papërkulur para vështirësive, mund të triumfojë e mira mbi të keqen! (Sedat Dida, pedagog)

Njëri nga emrat më të respektuar të gazetarisë në Kosovë. Burrë i ndershëm dhe atdhetar i mirë. E pëlqente muzikën dhe ishte virtuoz në mandolinë.

Lindi në Prizren më 15.6.1926. Pas Luftës së Dytë Botërore punësohet si mësues e inspektor shkollash dhe pastaj edhe si nënkryetar i rrethit të Suharekës, prej nga më 1948 emërohet drejtor i gazetës “Rilindja” në Prishtinë, e cila kishte filluar të dilte vetëm tri vjet më parë në qytetin e tij të lindjes. Ishte gazeta e parë shqipe dhe asokohe kishte pak shqiptarë që dinin ta ushtronin këtë profesion atëherë e tash të rëndë.

Ai, siç e kujtojnë ata që punuan me të asokohe, do të jetë jo vetëm drejtues, por edhe mësuesi i parë i gazetarisë kosovare. Përkushtimi i tij ndaj këtij profesioni dhe interesit kombëtar do t’i hakmerret shpejt, sepse më 1956 arrestohet dhe dënohet në Procesin famëkeq të Prizrenit me pesë vjet burgim. Rrëfimet e tij për vitet e burgut ishin rrëqethëse dhe flasin për brutalitetin dhe për shovinizmin serb kundruall shqiptarëve. Sedati dhe grupi që u sajua, për të kriminalizuar intelektualin shqiptar, u trajtuan si spiunë të Shqipërisë, që ishte më shumë se krim.

Sedati, pavarësisht nga torturat, nuk u thye dhe mbijetoi burgun, por asnjëherë nuk iu kthye pozitave drejtuese në gazetari. Pas vuajtjes së dënimit, po në “Rilindje”, sërish u mor me gazetari në rubrikat që nuk përbënin rrezik që të “transmetojë nacionalizmin”. Punoi deri më 1980, kur u pensionua.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Brezat e gazetarëve të “Rilindjes”, që s’ekzistojnë më, e kujtuan si njeriun i cili me shembullin e vet ua mësoi jo vetëm profesionin, por edhe moralin. Ishte një erudit i rrallë, i cili pos njohurive nga fusha më të ndryshme, e fliste dhe e shkruante anglishten, serbokroatishten e turqishten dhe ishte fanatik i pastërtisë dhe i gjuhës standarde shqipe. Vdiq dhe u varros më 2012 në Prishtinë.

Nga i biri, 2015

(Marrë nga libri “Në kujtesën e qytetit”, me autor Salajdin Krasniqi)

Prizreni fiton bindshëm në Lipjan, një hap larg Ligës së Parë

0

Prizreni ka shënuar një fitore të rëndësishme në udhëtim, duke mposhtur Shqiponjat me rezultat të pastër 3:0 në ndeshjen e javës së 25-të të Ligës së Dytë të Kosovës, raporton PrizrenPress.

Golat për Prizrenin u realizuan nga Durim G., Leonard M. dhe Allyson Ch. Skuadra prizrenase dominoi takimin dhe me këtë fitore i afrohet edhe më shumë objektivit të saj për ngjitje në Ligën e Parë.

Në anën tjetër, humbja e rëndon edhe më shumë pozitën e Shqiponjave në fundin e tabelës, duke e vështirësuar mbijetesën në këtë kategori./PrizrenPress.com

Drini i Bardhë shënon fitore të thellë ndaj Arbanasit

0

Drini i Bardhë vazhdon serinë e rezultateve pozitive në Ligën e Tretë, duke triumfuar me rezultat bindës 7-1 ndaj Arbanasit në ndeshjen e parafundit të sezonit.

Takimi u zhvillua të dielën në fushën sintetike në Arbanas (Serbicë), raporton PrizrenPress.

Pas sigurimit të titullit kampion, skuadra nga Hasit tregoi edhe një herë formën dhe përkushtimin e lartë, duke dominuar ndeshjen si mysafire dhe duke konfirmuar epërsinë në këtë edicion të kampionatit.

Skuadra tashmë është në prag të përmbylljes së një sezoni historik, ku përveç shpalljes kampion, synon ta mbyllë edicionin me një tjetër fitore në javën e fundit të kampionatit./PrizrenPress.com

Ismet Peja, doajeni i muzikës së vjetër qytetare

0

Ismet Peja ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai u lind më  27 Prill 1937.

Me muzikë filloi të merrej qysh në fëmijëri, prej moshës 13-14 vjeçare duke vazhduar ta pasurojë melosin shqiptar deri në vitet e fundit të jetës së tij.

Shoqëria muzikore e asaj kohe “Hajdar Dushi” ishte institucion i cili i hapi dyert e sukseseve të mëvonshme, duke pasur prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Ismet Peja ka të publikuara një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta. Përderisa në vitin 2005 nxori një album me djalin e tij, këngëtarin Visar Peja.

Disa këngë me të cilat interpretoi përgjatë viteve janë: Errësinë e pyllit, Sarajeva shehër i bukur, Gazel, Në muzeun historik, Dal e dal po vjen behari, 30 ditë në Ramazan, Fustani me pika, Un e qeli deren hej un e msheli derën, Këngë për Anton Çettën, Dy dele – 300 pare, M`kanë thanë shoqet mramë, M`ka shkue djali në Gjermani, Po të lutem shoku im, Seç po punojshin tre vllazën, Mori Shkodër -Shkodra jonë etj.

Ai vdiç më 23 Nëntor 2020, në moshën 83 vjeçare./KultPlus.com

Drini i Bardhë përballet me Arbanasin në ndeshjen e parafundit të sezonit

0

Kampionët e Ligës së Tretë të Kosovës, Drini i Bardhë i Hasit, do të luajnë ndeshjen e parafundit të sezonit sot ndaj Arbanasit, raporton PrizrenPress.

Ndeshja do të zhvillohet në fushën sintetike në Arbanas (Serbicë), duke nisur në orën 12:30.

Ekipi i Drinit të Bardhë synon të vazhdojë me formën e tij të shkëlqyer dhe të mbyllë sezonin me një fitore tjetër./PrizrenPress.com

Sonte në Prizren, Bashkimi dhe Peja e vazhdojnë serinë gjysmëfinale

0

Rivaliteti historik mes Bashkimit dhe Pejës do të ndizet sërish sonte në Prizren, në përballjen vendimtare për avantazhin e serisë gjysmëfinale të playoff-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas dy ndeshjeve shumë të luftuara, seria aktualisht është e barabartë 1-1. Javën e kaluar, Bashkimi kishte fituar përballjen e parë në “Sezai Surroi”, duke marrë epërsinë e parë në seri, por Peja kishte reaguar në mesjavë, kur në palestrën e vet kishte arritur të barazonte shifrat dhe të mbajë gjallë shpresat për finalen e madhe.

Sonte, njëra nga këto dy skuadra do të marrë avantazhin vendimtar në seri dhe do të marshojë një hap më afër finales, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocion. Rivaliteti i tyre këtë edicion ka rikthyer kujtime nga përballjet e forta të viteve të kaluara, duke e bërë këtë duel edhe më të veçantë për basketbollin kosovar.

Përballja zhvillohet sonte në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Prizreni synon ngjitjen në Ligën e Parë, Shqiponjat luftojnë për mbijetesë ndaj liderit

0

Prizreni do të udhëtojë në Lipjan për të sfiduar  Shqiponjat në një ndeshje kyçe për të dyja skuadrat, raporton PrizrenPress.

Prizreni, lideri i kampionatit, kërkon të sigurojë tri pikë për të bërë një hap më afër ngjitjes në Ligën e Parë, duke e konsoliduar pozitën e tij të udhëheqësit.

Nga ana tjetër, Shqiponjat janë në një betejë të ashpër për të mbijetuar në Ligën e Dytë, dhe vetëm fitorja mund t’i mbajë ata në garë për të qëndruar në ligë.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Lipjanit në orën 15:00./PrizrenPress.com