14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 528

Shënohet 27 Prilli, Dita e të Pagjeturve

0

Sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur.

Kanë kaluar më shumë se 26 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 të pagjeturve.

Aktivitete të ndryshme do të organizohen gjatë ditës për të nderuar kujtimin e të pagjeturve dhe për të bërë thirrje për vazhdimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të tyre. Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka planifikuar homazhe në disa vende simbolike të Kosovës, ndërsa programi i aktiviteteve është si më poshtë:

11:00 – Homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur
(Përballë Kuvendit të Kosovës)

12:30 – Homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës
(Mejë)

14:30 – Homazhe në Parkun Memorial “Të Zhdukurit me Dhunë nga Serbia”
(Biblioteka Kombëtare)

19:00 – Homazhe dhe ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe
(Krushë e Madhe).

Albulena Haxhiu sërish nuk i merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare

0

 Edhe sot ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Vetëm 57 vota kanë qenë sërish për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që mbetet emri i vetëm që Vetëvendosje do të që jetë në krye të Kuvendit. 41 deputetë kanë votuar kundër, ndërkaq 3 kanë abstenuar.  Kryesuesi Avni Dehari, tha se seanca mbahet me 29 prill.

53 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

53 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas statistikave të policisë, 20 nga këto aksidente kanë qenë me të lënduar dhe 33 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar edhe 1 mijë e 966 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit gjithashtu janë arrestuar 29 persona dhe 15 janë dërguar në mbajtje.

Barcelona fiton Kupën e Mbretit pas një super ‘El Clasico’

0

Në një përballje të zjarrtë në “Estadio de la Cartuja” të Sevillas, Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 3-2 pas vazhdimeve, dhe u shpall fituese e Kupës së Mbretit.

Pedri shënoi golin e parë për Barcelonën në pjesën e parë, ndërsa Real Madridi përmbysi rezultatin me golat e Kylian Mbappe dhe Aurelien Tchouameni.

Ferran Torres barazoi shifrat në minutat e fundit të kohës së rregullt, duke e çuar ndeshjen në vazhdime.

Në minutat e fundit të vazhdimeve, Jules Kounde realizoi golin vendimtar që i dha Barcelonës trofeun.

Kjo ishte finalja e dytë këtë edicion që Barcelona e mposht Real Madridin, pas triumfit në Superkupën e Spanjës me rezultat 5-2.

Ardian Krasniqi nokauton kundërshtarin në rundin e katërt

0

Boksieri nga Kosova, Ardian Krasniqi, nipi i legjendës së boksit, Luan Krasniqi, sonte ka treguar zemër të madhe në përballje me argjentinasin Diego Ramirez.

Ardian Krasniqi ishte i pandalshëm në rundin e katërt, me një goditje të fuqishme e hodhi në nokaut argjentinasin.

Ramirez mbetet i ulur dhe nuk mundi të ngritej, kësisoj Krasniqi feston fitoren e madhe dhe po shkon drejt rrugës për titullin e botës. 

Ardian Krasnqii ka mbrojtur titullin e WBO Intercontinental.

Ardian Krasniqi ka 11 meçe në karrierën e tij, duke i fituar të gjitha me nokaut.

Mot i vranët me intervale me diell dhe reshje shiu të mundshme

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, ku vranësirat parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsis, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.

Ndërrim detyre në Njësinë e LMT-së së KFOR-it turk në Dragash – Kryetari Xheladini falënderon për bashkëpunimin

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në një takim përfaqësuesit e Njësisë së LMT-së së KFOR-it turk në Dragash, rreshterët Erden Eren dhe Cevat Keskinkaya.

Në këtë takim, Xheladini falënderoi rreshterin Erden Eren për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kontributin e dhënë në mbështetje të projekteve dhe kërkesave të komunës.

“Me përfundimin e detyrës së tij, Eren do të zëvendësohet nga rreshteri Cevat Keskinkaya, i cili premtoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe bëri të ditur se kërkesat aktuale të komunës janë në shqyrtim nga autoritetet përkatëse”, theksohet në njoftimin e kominës.

Takimi, sipas njoftimit, kaloi në një atmosferë miqësore, duke konfirmuar përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Dragashit dhe Njësisë së LMT-së së KFOR-it./PrizrenPress.com

Suhareka duket afër Ligës së Parë

0

Suhareka është mposhtur me rezultat 3:0 nga Gjilani në xhiron e 31-të të Ligës së Parë.

Kjo humbje ua thellon krizën suharekasve të cilët tani ndodhen në pozitën e nëntë me 33 pikë, me gjashtë pikë larg mbijetesës.

Senad Jaroviq me dy dhe Blerind Morina me një gol morën tre pikë për vendësit.

KKSB-ja në Dragash kundërshton AROG FEST-in: Rrezik për ndjeshmërinë kombëtare dhe harmoninë sociale

0

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Dragashit ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj mbajtjes së manifestimit AROG FEST, i cili është planifikuar të mbahet më 5 maj 2025, duke e vlerësuar atë si të papërshtatshëm për komunitetin dhe si rrezik për harmoninë sociale.

Në mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, anëtarët e KKSB-së diskutuan gjerësisht për organizimin e paralajmëruar të festivalit, duke theksuar se një ngjarje e tillë “nuk përfaqëson vlerat dhe traditat kulturore të komunitetit lokal.”

Përfaqësuesit e sigurisë dhe të institucioneve komunale shprehën shqetësimin se përvojat e mëparshme tregojnë për keqpërdorime të ngjashme.

“Ngjall shqetësime të bazuara në përvojat historike të keqpërdorimit të festave për qëllime politike dhe propagandistike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit, përcjell PrizrenPress.

Një tjetër arsye e theksuar është përplasja e datës së festivalit me një ditë me rëndësi të veçantë për komunitetin lokal dhe mbarë vendin.

“Ky event planifikohet të mbahet në të njëjtën ditë me Ditën e Dëshmorëve, e cila është një datë me ndjeshmëri të veçantë kombëtare dhe historike për qytetarët e Komunës së Dragashit dhe mbarë Republikës së Kosovës”, vijon komunikata.

Në këtë mbledhje, KKSB vlerësoi gjithashtu se mbajtja e AROG FEST mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike dhe në rendin publik.

“Rrezikon të cenojë harmoninë ndëretnike dhe stabilitetin social në Komunën tonë”, thuhet më tej në njoftim.

Për më tepër, sipas vlerësimit të Këshillit, qëllimi i vërtetë i organizatorëve nuk lidhet me promovimin e kulturës lokale.

“Qëllimi i mbajtjes së manifestimit AROG FEST nuk është promovimi i vlerave kulturore të komunitetit, por ka karakter profitabil”, thekson KKSB-ja.

Në fund të diskutimeve, KKSB-ja apeloi që organizatorët të rishqyrtojnë vendimin për organizimin e festivalit.

“Ftojmë organizatorët që të respektojnë ndjeshmërinë historike dhe kulturore të komunitetit dhe të bashkëpunojnë me institucionet lokale për organizimin e aktiviteteve që promovojnë vlerat autentike të këtij komuniteti”, përfundon njoftimi i Komunës./PrizrenPress.com

Ballkani “blindon” pozitën e dytë në tabelë, mund Malishevën

0

Ballkani ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 3:2 në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës.

Me këtë fitore, Suharekasit numërojnë 57 pikë në pozitën e dytë në tabelë, dhjetë më shumë se Malisheva të cilën e mundën sot.

Kjo e fundit mbetet e treta me 47 pikë, dhe me një fitore Ferizaj mund t’i afrohet në dy pikë në vendin që dërgon në Evropë.

Këto ishin tri humbje me radhë për malishevasit të cilët po e rrezikojnë skenën evropiane, teksa Ballkani pothuajse është pa gjasa për titull, por së paku e ka gati se të garantuar pjesëmarrjen në Evropë edhe për sezonin e ardhshëm.