Sonte në Prizren, Bashkimi dhe Peja e vazhdojnë serinë gjysmëfinale

Rivaliteti historik mes Bashkimit dhe Pejës do të ndizet sërish sonte në Prizren, në përballjen vendimtare për avantazhin e serisë gjysmëfinale të playoff-it të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas dy ndeshjeve shumë të luftuara, seria aktualisht është e barabartë 1-1. Javën e kaluar, Bashkimi kishte fituar përballjen e parë në “Sezai Surroi”, duke marrë epërsinë e parë në seri, por Peja kishte reaguar në mesjavë, kur në palestrën e vet kishte arritur të barazonte shifrat dhe të mbajë gjallë shpresat për finalen e madhe.

Sonte, njëra nga këto dy skuadra do të marrë avantazhin vendimtar në seri dhe do të marshojë një hap më afër finales, në një sfidë që pritet të jetë e zjarrtë dhe me shumë emocion. Rivaliteti i tyre këtë edicion ka rikthyer kujtime nga përballjet e forta të viteve të kaluara, duke e bërë këtë duel edhe më të veçantë për basketbollin kosovar.

Përballja zhvillohet sonte në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, duke filluar nga ora 19:00.

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit