29.9 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 5546

Limaj: Brenda dy jave vendoset për zgjedhjet

0

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se janë mbledhur nënshkrimet e deputetëve për mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

“Nisma i ka mbledh nënshkrimet. Por po bisedojmë me deputetët tjerë dhe nga ajo që po shoh tani e tutje me deputetë tjerë, gjërat kanë marr drejtimin e duhur dhe presim shumë shpejt suksesin e mocionit”, ka thënë Limaj.

Ai ka shtuar se mocioni do të jetë shumë shpejt në Kuvend. “Në dy javët e ardhshme janë vendimtare për dërgimin e vendit në zgjedhje”, tha Limaj.

Ai po ashtu ka thënë se Nisma së shpejti do ta prezantoj edhe kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Ndryshe të premten kryetari i Partisë së Drejtësisë në Kaçanik, Avni Tafili ka aderuar në Nisma për Kosovën. /Telegrafi/

Zafir Berisha, KFOR-it gjerman: Mos bisedoni me të dënuarin Ramadan Muja !

0

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga NISMA, Zafir Berisha tha sot se është i vendosur që me angazhimet e subjektit të tij, të ndryshojë gjendjen e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në Prizren.

“Kur kemi parasysh se qeveria komunale në Prizren udhëhiqet nga një i dënuar për krim, korrupsion dhe shkelje ligjore siç është Ramadan Muja, bashkë me të emëruarit e tij politik, të cilët poashtu janë me dosje kriminale dhe falsifikator të dokumentëve zyrtare, atëherë domosdoshmërisht shtrohet nevoja si subjekt favorit për të qeverisur me qytetin e Prizrenit, që të japim qendrimet tona lidhur me ridestinimin e hapsirave të cilat shfrytëzohen aktualisht nga KFOR-i gjerman”, tha Brisha .

“Meqenëse Prizreni po shihet se nuk ka më kryetar komune dhe qeverisje legjitime, vizion dhe objektiva për zhvillim ekonomik të qytetit tonë, NISMA për Kosovën-Dega në Prizren, kërkon publikisht nga KFOR-i gjerman që të mos merr hapa të ngutshem rreth hapsirave që tani i shfrytëzon, për arsyen se jemi në një vit zgjedhor dhe qeverisja në ikje e Prizrenit dyshoj se mund të keqpërdor apo edhe të destinojë gabimisht ato hapsira siç kanë treguar edhe praktikat e deritanishme”.

“Njoftimet se në fund të vitit 2018, KFOR-i gjerman do të lirojë lokacionin që aktualisht e shfrytëzon, na ka bërë që ne të analizojmë dhe studiojmë të ardhmen e këtyre hapsirave për të cilat mendojmë se nevoja prioritare për qytetarët e Prizrenit, është Zona Industriale, ku me krijimin e lehtësirave për investitor të cilët janë të shumtë për të investuar në Prizren, mendojmë që të punësohen deri në 5 mijë qytetar të Prizrenit”.

“NISMA për Kosovën mendon se 4 hektar të atyre hapsirave, ti bashkangjiten Qendres Sportive “Sezai Surroi”, për të krijuar Kampusin me fusha sportive, ku në të ardhmen do të organizohen aktivitete sportive të shkollave të futbollit, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”.

“Ideja që në hapsirat që aktualisht shfrytëzohet nga KFOR-i gjerman të vendoset Kampusi i Universitetit të Prizrenit, mendojmë që nuk është e qëlluar, për arsye se tashmë ky Universitet e ka Kampusin e vet dhe mbi 10 milion euro janë investuar, para këto të taksapaguesve të Prizrenit dhe Kosoves, dhe kosiderojmë se ky kampus universitar i tanishëm, i përmbush nevojat e studimeve edhe për 30 vite të ardhshme. Prizreni, por edhe qytete tjera të Kosoves tashmë janë të ngulfatur nga mungesa e pronave publike për shkak të politikave të gabuara që ka ndjekur deri më tash AKP-ja, me privatizim me në mungesë të vizionit për zhvillim ekonomik të Kosoves, prandaj mendojmë se është momenti i fundit para se të bëhet vonë, që hapsirat e mbetura publike ti destinojmë për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”./PrizrenPress.com/

Mirush Kabashi, vargje për popullin që vuan nga pushteti

0

“Ata që janë në pushtet dridhen e kanë frikë nga ndryshimet. Të tjerët që janë të përmbysur i ëndërrojnë këto ndryshime dhe përpiqen ti arrijnë ato me cdo kusht. I shkreti popull që qëndron në mes dhe paguan dëmet dhe haracin. Ai njësoj heq dhe vuan dhe kur pushteti quhet diktaturë.

Por edhe kur quhet demokraci”. Ky është mesazhi që aktori i njohur Mirush Kabashi do të përcjellë për publikun në shfaqjen “Ah moj Demokraci?!”, një koncert recital i cili do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Aleksandër Moisiu të qytetit të Durrësit. Aktori do të intepretojë pjesë të zgjedhura nga poetët Dritëro Agolli, Ismail Kadare,Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, Nënë Tereza, etj. E gjithë shfaqja është konceptuar me tone të thella emocionale, duke e përfshirë publikun në intepretimin e ndjerë të Kabashit.

Udhëheqës artistik i shfaqjes është Alfred Bualoti, skenografia nga Bujar Kapexhiu, ndërsa skenari dhe regjia nga Marsel Rupi. Mirush Kabashi është një ndër aktorët që është përfshirë vitet e fundit në performance që e lidhin direkt me publikun, përmes monodramave apo leximit të poezive.

Aktor i rreth 100 roleve, në teatër dhe filma ai shpesh ka qenë edhe prezantues i aktiviteteve të shumta artistike. Gjithashtu, Kabashi është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare.

E ndërsa një pjesë të jetës së tij ia ka kushtuar edhe teatrit me rolet e tij të larmishme, ku ndër to më i veçanti ka mbetur ai i Sokratit tek “Apollogjia e fundit e Sokratit”. Shfaqja “Ah moj Demokraci?!”,do të ngjitet në skenën e Teatrit Aleksandër Moisiu në Durrës këtë fundjavë. /Shqip/

Geary si “çokollatë” (Foto)

0

Bukuroshja April Love Geary po kalon momente të mrekullueshme në Maldive me të dashurin e saj me Robin Thicke.

22 vjeçarja ka postuar fotografi nga pushimet e saj në Instagram teksa shihet që është shumë e lumtur.

Geary po i shijon në maksimun pushimet në ishullin piktoresk. Nga fotografiktë shihet se 22 vjeçarja ka një trup mjaft elegant. Ajo shihe që i ka shfytëzuar në maksimun rrezet e diellit pasi trupi i saj ka marrë një ngyrë “çokollate”.

“Me Furi Një Shi Do Të Bjerë” – Bob Dylan

0
Oh, ku ke qenë, sykaltëri biri im?
ku ke qenë i dashur i vogli im?
Unë kam ngecur në anën e dymbëdhjetë maleve te mjegullt
Kam ecur dhe jam zvarritur nëper gjashtë autostrada PERDREDHUR!
Unë, përmes shtatë pyjeve te trishtuar, kam shkelur
kam qenë para një duzinë oqeanesh të vdekur
Unë, dhjetë mijë milje brenda gojës së një varreze po rri
Dhe me furi, me furi, me furi, me furi
Me furi Nje shi do te bjere
Oh, çfarë ke parë, sykaltëri biri im?
Cfare ke parë i dashur i vogli im
Unë pashë një foshnje te porsalindur rrethuar nga ujqër të egër
pashë një autostrade diamantesh bosh pa njerëz
Unë pashë një degë të zezë qe pika gjaku vazhdonin t’i pikonin
pashë një dhomë burrash me çekiça ne duar qe gjak kullonin
Unë pashë nje shkallë te bardhë me ujë mbuluar
Pashe dhjetë mijë llafazanë me gjuhë të shkurtuar
Une pashë armë dhe shpata të mprehta në duar fëmijesh të mitur
Dhe me furi, me furi, me furi, me furi
Me furi Një shi do të bjerë
Dhe çfare dëgjove, sykaltri biri im?
Dhe çfare dëgjove, i dashur i vogli im?
Unë dëgjova zhurmën e një bubullimë që ulërinte si paralajmërim
Dëgjova ulërimen e një vale që botën do të çonte në shkatërrim
Unë dëgjova njeqind daullexhinj qe duart iu flakeronin
Dëgjova dhjetëmijë pëshpërima që të tjerët s’i dëgjonin
Unë dëgjova një njeri që lëngonte dhe shumë të tjerë që qeshnin
Dëgjova këngën e poetit që vdiq në mjerim
Dëgjova zërin e një kllouni që bërtiste në rrugicën karshi
Dhe me furi, me furi, me furi, me furi
Me furi Një shi do të bjerë
Oh, kë takove sykaltëri biri im?
Kush të takoi i dashur i vogli im?
Unë takova nje fëmijë te vogël pranë një poni të vdekur
Takova një burrë të bardhë me një qen të zi duke u endur
Unë takova një grua të re që trupi i digjej flakë
Takova një vajze të re, ajo një ylber më dha
Unë takova një burrë  të plagosur nga dashuria
një tjetër burrë takova të plagosur nga urrejtja
Dhe me furi, me furi, me furi, me furi
Me furi Një shi do të bjerë
Dhe ç’do të bësh tani, sykaltëri biri im?
Dhe ç’do të besh tani i dashur i vogli im?
Une do të dal përsëri jashtë para se shiu të fillojë të bjerë
Do të hyj ne thellësite e pyllit të zi më të thellë
Ku njerëzit janë të shumtë dhe të gjithë duarbosh
Ku pikat e helmit gjithë ujrat kanë përmbytur
Ku shtëpia në luginë ngjan si një burg i lagësht i ndotur
Dhe fytyra e ekzekutorit gjithmonë rri e fshehur
Ku uria eshte e shëmtuar dhe shpirtrat të përhumbur
Ku e zeza është ngjyra dhe asnjë është numri
Dhe une do ta rrëfej e do ta flas, do ta mendoj e do bërtas
Nga mali do ta pasqyroj që të gjithë shpirtrat të kap
Dhe mbi oqean do të qëndroj derisa të më fundosë
Por unë e di mirë këngën time përpara se ta këndoj
Dhe me furi, me furi, me furi, me furi
Me furi Një shi do të bjerë

Roger Waters me album të ri pas 25 vjetësh

0

Ikona e grupit Pink Floyd, Roger Waters, do ta vë në shitje albumin e tij “Is This the Life We Really Want?”, e që është albumi i tij i parë që prej vitit 1992, kur kishte publikuar albumin “Amused to Death”.

Nigel Godrich, që punon me Radiohead dhe Paul McCartneyn, ka shërbyer si producent dhe miksues i albumit, që përfshin 12 këngë të reja, që sipas njoftimit për shtyp, përmban “komente të paepura mbi botën moderne dhe kohët e pasigurta”.

Albumi do të dalë në CD, LP, në pllaka gramafoni, si dhe në formë digjitale.

Këtë album mund ta para-porositni duke filluar nga e premtja.

Në këto incizime, Waters këndon, i bie kitarës dhe basit, si dhe ky album përfshin muzikantë të tjerë si Gus Seyffert, Jonathan Wilson ,Joey Waronker, Roger Manning, Lee Pardini, Lucius, Jessica Wolfe dhe Holly Proctor.

Gjobitet Kadri Veseli

0

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është gjobitur nga Gjykata në Prishtinë ngase nuk erdhi si dëshmitar në gjykimin e deputetëve të VV-së.

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjobiti sot kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli me 200 euro, për shkak se Veseli nuk erdhi si dëshmitar në seancën ku katër deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” akuzohen për gazin lotsjellës në Kuvend.

Gjobë e njëjtë iu shqiptua edhe nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, por edhe deputetëve Naser Osmani e Armend Zemaj, si dhe Leonora Limajt.

As Haliti, Osmani, Zemaj e Limaj nuk u paraqitën në gjykatë, ku si Veseli ishin ftuar si dëshmitarë, shkruan Kallxo.xom

Dënimin e Kadri Veselit me gjobë, e akuzuara tjetër e këtij procesi Donika Kadaj-Bujupi e quajti tallje.

Seanca është shtyrë në afat të pacaktuar.

Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes (Foto)

0

Lëvizja Vetëvendosje përmes një shkrimi në faqen e tyre në Facebook, thotë se janë arrestuar dy aktivistë të tyre.

Kështu ka njoftuar ky subjekt politik përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Facebook-ut.

Veton Dragusha dhe Blerim Maqestena janë arrestuar për pjesëmarrjen në një protestë të para disa vjetëve të organizuar prej kësaj partie.

Njoftimi i VV-së:

Në vend që të luftojë strukturat ilegale dhe t’i arrestojë pjesëtaret e saj që çdo ditë e luftojnë shtetin tonë, pushteti kriminal i Isa Mustafës vazhdon përndjekjen dhe arrestimin e aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s. Derisa dje ky kryeministër e emëroi drejtuesin e këtyre strukturave, Ivan Todosijeviqin, për ministër të Administrimit të Pushtetit Lokal, sot veglat e tij arrestuan aktivistët Veton Dragusha e Blerim Maqastena, për shkak të pjesëmarres në një protestë para disa viteve.

Ka kohë që ky pushtet e ka bërë të qartë se angazhimi i tij është në kundërshtim me interesin e shtetit të Kosovës. Ky pushtet që protestuesit i lufton haptasi është i vendosur po e shndërron Kosovën në një shtet të egër autoritar. Prandaj është domosdoshmëri edhe angazhimi kundër vazhdimit të kësaj qeverisjeje.

Aktivistët duhet të lirohen menjëherë dhe përndjekja ndaj VETËVENDOSJE!-s të ndalojë.

 

Belul Beqaj: Nuk pres ndryshime në politikëbërje

0

Politologu Belul Beqaj ka vlerësuar se koalicioni qeverisës PDK – LDK është duke funksionuar me vështirësi dhe se partnerët e tij po përpiqen t’ia lënë “kilën” njëri-tjetrit.

Ai ka thënë se pasojat që po dalin kohët e fundit janë produkt i mënyrës tinëzare të krijimit të këtij koalicioni.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Beqaj ka thënë se duhet shkuar në zgjedhje për ta vlerësuar mbështetjen e subjekteve politike nga elektorati, e jo pse do të ndryshojë kualiteti i politikëbërjes. Ai ka thënë se pas zgjedhjeve të reja mund të ndryshojnë partnerët e koalicionit, mund të shtohet edhe ndonjë subjekt politik, por nuk mund të ndryshojnë mënyra dhe përmbajtja e politikëbërjes.

Urdhërarrest për Albin Kurtin

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë për KTV-në se pas arrestimit të Kurtit, atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.

Kalludra këtë vendim e ka marrë për shkak të mungesës së tij në seancën gjyqësore për gazin lotsjellës.