22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025
Home Blog Page 5547

Quni e Baxhaku i thonë JO Mustafës për Demarkacionin! Përplasen ashpër Agim Veliu e Hatim Baxhaku!

0

Demarkacioni ka përplasur sot ashpër deputetin e LDK-së Hatim Baxhaku me nënkryetarin e kësaj partie, Agim Veliu. Madje në një moment, ka eskaluar debati ndërmjet tyre.E gjithë kjo ngjarje ka ndodhur në takimin e sotëm të zhvilluar ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetarit Agim Veliu dhe anëtarit të Kryesisë, Arban Abrashi me Kryesinë e Degës së kësaj partie në Prizren.Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic burime jo zyrtare.

Sipas këtyre burimeve, takimi ka zgjatur për rreth tri orë, gjegjësisht nga ora 16 deri në ora 19.

“Ky takim është përcjellur me një debat të ashpër për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Deputetët e LDK-së nga Prizreni, Hatim Baxhaku e Anton Quni kanë mbrojtur para Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së qëndrimin kundër versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi”, ka bërë të ditur ky burim.

Në një moment sipas këtij burimi, ka eskaluar situata ndërmjet Agim Veliut e Hatim Baxhakut.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, mësohet që Veliut në një moment t’i ketë thënë Baxhakut që mos votimi i demarkacionit është tradhti dhe dëmtim jo vetëm personal, por edhe i partisë.I menjëhershëm ka qenë reagimi i Hatim Baxhakut, i cili e kishte goditur ashpër Veliun.

“Ju me qëndrimin pro këtij versioni të demarkacionit me Malin e Zi, jeni duke e shkatërruar LDK-në dhe jeni duke e dëmtuar raportin tonë me votuesit dhe njerëzit e LDK-së”, tregon ky burim jozyrtar i Gazetës Blic.Madje, sipas këtij burimi, në një moment Baxhaku ia kthen Veliut se kjo gjuhë është e papranueshme dhe se nuk flitet kështu.

Në anën tjetër, Anton Quni e ka kundërshtuar ashpër edhe arsyetimin e kryeministrit Isa Mustafa për votimin e versionit aktual të demarkacionit.Quni, sipas burimeve të Gazetës Blic ka theksuar se kjo nuk është mënyra e duhur për parashtrimin e kësaj çështjeje.Sipas burimeve të Gazetës Blic, në këtë takim kryesia e LDK-së në Prizren patën pakënaqësi me zëvendësministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.Ankesat kishin të bënin me atë që këta nuk kanë punuar fare, dhe se nuk e meritojnë të jenë në ato pozita.

Në anën tjetër, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shprehur vullnet për ta mbështetur degën e partisë në Prizren.Ndërkaq, zyrtarisht Gazeta Blic nuk ka arritur që ta kontaktoj asnjë nga zyrtarët e LDK-së të pranishëm në këtë takim.Ndryshe, kryeministri i vendit, disa herë ka paralajmëruar deputetët e LDK-së që nuk do ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi.Madje, ai i ka kërcënuar edhe me përjashtim nga partia.Në anën tjetër, PDK e Kadri Veselit ka paralajmëruar se nëse nuk kalon demarkacioni, zgjedhjet janë të pashmangshme.Si datë e mundshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare është përmendur fundi i majit, ose fillimi i qershorit.

Super-seksi

0

Chrissy Teigen është ndër modelet më të pëlqyera të “Sports Illustrated” dhe arsyeja për këtë është se duket mahnitëse.
Linja atraktive, lëkurë të lëmuar, shikim joshës – janë vetëm disa prej karakteristikave të bukurisë së saj.

Për këtë arsye, edhe në vitin 2017 modelja e ka zbukuruar revistën e famshme Sports Illustrated.

Fotografitë janë realizuar nga në ishullin Sumba, ndërsa kostumet e larjes janë dizajnuar nga Ola Vida.

Ndryshe, Teigen është e martuar me këngëtarin John Legend me të cilin ka një vajzë njëvjeçare.

Evropa e bashkuar e së nesërmes

0

Shkruan: Noëlle Lenoir

Faktori kryesor që minon BE-në nuk është ekonomik, por është politik

P residenti i SHBA-së, Donald Trump, ka tronditur aleancën transatlantike që prej kohësh dukej e palëkundshme. Në një intervistë të dhënë në janar, ai e cilësoi NATO-n si “të dobët” dhe BE-në si një “mjet për Gjermaninë”. BE-ja së shpejti do të bjerë në kolaps, parashikoi ai, me një numër vendesh që do të ndjekin pas Britaninë. SHBA-ja, sugjeron ai, do të jetë dakord me këtë skenar. Me Trump-in, bota po mësohet tashmë me deklarata tronditëse dhe tërheqje të paturpshme. Por, qëndrimi i tij ndaj Evropës është me të vërtetë shqetësues. Nga mbështetja e tij entuziaste për Brexit te shprehja e mosbesimit ndaj kancelares Angela Merkel, udhëheqëses së vendit më të rëndë- sishëm në Evropë, të gjitha këto duket se kanë për synim të dobësojnë BE-në në një moment kritik në histori. Trump nuk është i vetëm në administratën e tij që do të kënaqet nga shpërbërja e BE-së: strategu kryesor i tij, Stephen Bannon, përqafon partitë etnike-nacionaliste – të tilla si Fronti Nacional i Marine Le Pen në Francë, – e cila kërkon ta shkatërrojë BE-në. Ai që raportohet se është preferenca e Trump-it për postin e ambasadorit në BE, Ted Malloch, i ka thënë një televizioni grek se beson që Greqia duhej të kishte dalë nga eurozona katër vjet më parë.

Populistët dalin në skenë

Por, edhe më shqetësues sesa dyshimet që ka administrata e SHBA-së, është rritja e mosbesimit të vetë udhëheqësve të BE-së. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, për shembull, nxiton të flasë publikisht rreth përçarjeve të thella mes vendeve anëtare mbi Brexit dhe pyetjeve të tilla nëse “hungarezët dhe polakët duan të njëjtat gjëra si gjermanët e francezët”. Në nivel kombëtar, mungesa e vullnetit politik ka sjellë një gatishmëri për përdorimin e referendumeve, të tilla si plebishitet në Francë dhe Holandë mbi traktatin që themelonte Kushtetutën e Evropës më 2005, votës në Holandë mbi Marrëveshjen e asociimit mes BE-së dhe Ukrainës prillin e kaluar dhe referendumin Brexit tri muaj më vonë. Në çdo rast, votuesit thanë “jo” – rezultate për të cilat mund të konsiderohen fajtorë veçanërisht udhëheqësit kombëtarë, si ata të Mbretërisë së Bashkuar, të cilët kanë vesin t’ia hedhin fajin BE-së për çdo problem të brendshëm. Në të vërtetë, mendjengushtësia e udhëheqësve të Evropës është një arsye e madhe se pse BE-ja po dështon të ruajë mbështetjen e gjerë në publik. Mungesa e vizionit historik mes gjeneratës aktuale të udhëheqësve politikë minon ndjenjën e qëllimeve të përbashkëta, për të cilën qytetarët e BE-së kanë nevojë në mënyrë që të besojnë se i përkasin të njëjtës shoqëri, pavarësisht identiteteve të tyre të ndryshme kombëtare. Kur identiteti kombëtar është i vetmi identitet i disponueshëm, populistët e krahut të djathtë mund të fitojnë mbështetje duke e mbrojtur atë kundër Evropës së “huaj”. Që të jemi të qartë, shumë pretendojnë se pakënaqësitë popullore me BE-në, e për rrjedhojë, ngritja e populizmit të ekstremit të djathtë është një reagim ndaj mungesës së reformave strukturore në eurozonë. Por, ka pasur edhe progres në drejtim të trajtimit të dobësive të Eurozonës. Krijimi i një bashkimi bankar dhe themelimi i “Semestrit Evropian” që synon të fuqizojë koordinimin buxhetor nëpër të gjithë Bashkimin, janë që të dyja hapa në drejtimin e duhur. Por, për shkak se BE-ja nuk është një shtet-komb, zgjidhje të tilla mund të negociohen – një problem ky jo i lehtë për t’u zgjidhur, në kohën kur qytetarët po nxiten kundër bashkimit. Në çdo rast, duket pa gjasa që ngritja e populizmit të ekstremit të djathtë në Evropë vjen me të vërtetë nga dobësitë e Evropës, duke marrë parasysh se ajo lidhet ngushtë me ngritjen e Trump në SHBA. Ajo që kanë të përbashkët SHBA dhe BE, politikisht, është përdorimi i pretendimeve false dhe taktikave të frikësimit për t’i cytur qytetarët të tërhiqen brenda vetes.

BE-ja ka qenë gjithmonë në thelb një projekt politik

Në Francë më 2005, forcat anti-BE pretenduan se ratifikimi i traktatit kushtetues mund të sjellë anulimin e të drejtave për abort si dhe detyrimin e Francës për ndërhyrje ushtarake në Irak. Më 2014, Juncker i tha David Cameron, në atë kohë kryeministër i Britanisë, i cili më vonë nisi referendumin Brexit, që të mos i portretizonte më evropianolindorët si kriminelë. Gjatë fushatës Brexit, Boris Johnson argumentoi se Brexit do të sjellë 350 milionë funte më shumë për javë për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë. Shkurt, faktori kryesor që minon BE-në nuk është ekonomik, por është politik. Në fund të fundit, megjithëse tregu i përbashkët është arritja më e madhe e Evropës, BE-ja ka qenë gjithmonë në thelb një projekt politik. Kjo është arsyeja se pse e ardhmja e Evropës qëndron në ristrukturimin e Eurozonës si një entitet politik, bazuar në bashkëpunim më tërësor. Siç e pati deklaruar në vitin 1950 ministri i Jashtëm i Francës Robert Schuman, “është në thelb solidariteti” themeli i ndërtimit të Evropës. Në një farë mase, armiqësia e Trump-it ndaj Evropës, pa përmendur rritjen e gjuhës luftënxitëse nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mundet në fund ta ndihmojë BE-në, duke demonstruar se anëtarët e saj kanë nevojë shumë për njëri-tjetrin, veçanërisht për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë. Edhe para se Trump të fillonte të denigronte NATO-n, Komisioni Evropian pati publikuar një strategji botërore, në të cilën theksonte se NATO nuk mund të jetë më e vetme përgjegjëse për garantimin e sigurisë së Evropës. Një “mbrojtje më e besueshme evropiane” është e nevojshme. Për këtë qëllim, Komisioni Evropian ka premtuar Fondin Evropian të Mbrojtjes, i cili mund të fuqizojë kërkimin e përbashkët për mbrojtjen dhe t’i lejojë vendet pjesë- marrëse të reduktojnë kostot përmes blerjes së përbashkët të aseteve ushtarake. Përpjekja nga Franca dhe Gjermania për të themeluar një “seli qendrore të përbashkët dhe të përhershme për forcat ushtarake të BE-së” me detyrë për të mbikëqyrur operacionet e trupave evropiane nëpër botë, është gjithashtu një hap në drejtimin e duhur. Një politikë e përbashkët sigurie do të jetë me rëndësi thelbësore për të trajtuar sfidat e tjera të mëdha të BE-së, si kriza e migrimit. Vendet evropiane duhet të punojnë bashkërisht për të shkatërruar operacionet e trafikut të qenieve njerëzore dhe për të imponuar sanksione të rënda penale për organizuesit e tyre. Përpjekjet për të kontrolluar migrimin duhet të ndërmerren paralelisht me luftën kundër terrorizmit islamik, për shkak se publiku – në mënyrë të drejtë apo të gabuar – ka mbërritur në pikën kur beson se të dyja çështjet janë të lidhura. Le Pen, anti-BE dhe anti-imigrantë mund të mos jetë në vetvete kandidatja e vetme presidenciale në Francë që i trajton këto shqetësime. Pavarësisht se çfarë thotë Trump nuk është e pashmangshme që Brexit të shkatërrojë Evropën. Përkundrazi, për shumë qytetarë të Evropës – nga Irlanda në Greqi, e madje edhe Hungari dhe Poloni – Brexit qe në vetvete një zile zgjimi. Votuesit evropianë do të testohen edhe një herë në gatishmërinë e tyre për të ruajtur BE-në në zgjedhjet e ardhshme në Holandë, Francë dhe Gjermani. Zgjidhja e tyre është mes një Evrope të pasigurt dhe të prirë nga lufta e së djeshmes, dhe Evropës me besim dhe të bashkuar të së nesërmes.

Rrëfehet Ismail Kadare: Si e njoh unë Enver Hoxhën

0

Ai ndihej i lirë më shumë se çdo njeri i lirë. Liria e brendshme i dha mundësinë të shkruante. Kjo e bëri një shkrimtar të madh.

Ismail Kadare, shkrimtari më i njohur shqiptar në botë, ka dhënë një intervistë për agjencinë rumune “news.ro”.

Pyetur nëse Enver Hoxha ishte njeri i fuqishëm, ai përgjigjet: “Jo, ai ishte një imazh i krijuar për njerëz të zakonshëm dhe naivë. Për mua ishte një mediokër”.

Gjatë një bisede me gazetaren Magda Gradinaru, shkrimtari ka rrëfyer jetën nën diktaturën komuniste, paralelizmin mes diktaturës komuniste dhe Perandorisë Osmane, legjendat dhe mitet me origjinë europiane, zgjedhjet e një shkrimtari, diktatorin Enver Hoxha, Leninin, Karl Marksin, mërgimin, etj.

“Është një mister i njerëzimit për mua. Hitleri ishte mediokër, Musolini ishte deri diku i aftë, Stalini ishte po ashtu mediokër. Për Leninin është krijuar një legjendë që ka qenë një gjeni, por unë nuk e besoj. Ai ka shkruar një libër të vogël mbi letërsinë, plot me budallallëqe, duke shfaqur një injorancë totale dhe një naivitet kërcitës.

Kam gjetur atje tri thënie interesante. Ai ka qenë një burrë mizor, që bashkoi mizorinë me pamjen e tij modeste. Madje, unë kam dyshime të mëdha edhe për Karl Marksin”- thotë Kadare, duke shtuar se “Këtu në Perëndim, shumë e konsiderojnë një gjeni. Po, ku është gjenialiteti i tij? Ku është gjenia, nëse nuk ka asgjë të re në mendimin e tij ekonomik, asgjë kreative?”.

Policia në Prizren: Nuk u plaçkitën dhjetë shtëpi në Vlashnje

0

Policia e Prizrenit, ka demantuar lajmin për vjedhjen e 10 shtëpive në fshatin Vlashnje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren sqaron se informacioni i dhënë nuk është i saktë dhe është i pa matur, sepse nuk është verifikuar informacioni së paku dyanshëm”, thuhet në sqarimin e Policisë në Prizren.

TV “Prizreni” ka raportuar dje se në fshatin Vlashnje hajnat kanë plaçkitur 10 shtëpi. Lajmi është huazuar dhe publikuar edhe nga “PrizrenPress”.

“Sipas raporteve policore thuhet se policia në Prizren është njoftuar për dy raste: një vjedhje e rëndë dhe një dëmtim prone që kanë ndodhur në dy shtëpi rreth orës 03:30 minuta me datën 19 prill. Në të dyja rastet policia ka kryer procedurat hetimore në vendin e ngjarjes”.

“Mbesim të hapur dhe të përkushtuar që të japim përgjigje sa herë të kërkohet nga ne për aq sa na lejon ligji dhe procedurat e hetimit në interes të bashkëpunimit me medie dhe qytetarë”, thuhet në fund të reagimit të zyrës për informim publik të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren./PrizrrenPress.com/

Trumpit i kërkohet ta bombardojë Korenë e Veriut para se ajo t`i godasë qytetet amerikane

0

Presidenti Donald Trump po vihet nën presion nga një sërë senatorësh amerikanë për të nisur një sulm të shpejtë ndaj furnizimeve bërthamore të Kim Jong-un para se raketat e tij të mund të arrijnë qytetet amerikane, shkruan “Daily Star”.

Senatori amerikan, Lindsey Graham, i ka bërë thirrje Trump të ndërmarrë një ofensivë dhe të fillojë sulmin e parë ndaj armëve të Kim Jong-un, edhe nëse kjo do të niste një luftë në rajon.

Graham shtoi se lufta do të ishte e keqe për të gjitha kombet rreth Gadishullit Korean, duke përfshirë Kinën dhe Japoninë, por sipas tij, kjo nuk ul rrezikun që i kanosët SHBA-së nga raketa e Koresë së Veriut,

‘Do të ishte e tmerrshme, por të paktën lufta do të ishte atje dhe jo këtu”, është shprehur ai sipas gazetës britanike.
Trump u duk sikur u tërhoq nga komentet e mëparshme rreth fillimit të sulmeve ushtarake në vendin diktatorial, duke preferuar një qasje diplomatike, por pas testit të fundit të raketa, ka dërguar një armatë të tërë drejt Gadishullit Korean.

“Syri.net” thekson se Koreja ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në me sulme bërthamore, dhe vetëm para disa ditësh shfaqi një video propagandistike, ku gjoja rrafshonte një qytet amerikan.

Ajo ka thënë do të vazhdojë të testojë raketa, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.
“Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.

Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak.

Romani “Lulet e Kripës” i Jakov Xoxës promovohet nesër

0

Nesër (21 prill 2017), në orën 12:00, në Institutin Albanologjik mbahet përurimi i romanit dyvëllimësh “Lulet e kripës” (i plotësuar dhe i ripunuar) të autorit të njohur, Jakov Xoxa, transmeton Koha.net.

Për romanin “Lulet e kripës” dhe në përgjithësi për veprën letrare të Jakov Xoxës, do të flasin:

Akad. Rexhep Qosja,

Akad. Nasho Jorgaqi,

Prof. dr. Agim Vinca,

Prof. dr. Shefkije Islamaj dhe

Prof. dr. Hysen Matoshi.

Në përurim, të pranishëm do të jenë edhe familjarë të shkrimtarit Jakov Xoxa.

Kean: Këta lojtar ishin fajtor për eliminimin e Barcelonës

0

Legjenda e “djajve të kuqë” tregon se futbollistët si Suarez dhe Neymar ishin përgjegjësit kryesor për eliminimin e skuadrës së tyre nga liga e kampionëve.

Kean pohon se të dy këta lojtar nuk ishin në elementin e duhur ndaj Juventusit dhe se kur janë në formën e duhur janë të pa mëshirshëm ndaj top skuadrave.

Ndër të tjera, ai potencoi që skuadrës katalunase i nevojiten ndryshime për sezonin tjetër në mënyrë që të jenë më të fuqishëm në kompeticione të larta.

Kampionati Europian, Majlinda Kelmendi e nis me fitore

0

Majlinda Kelmendi e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Poloni.

Vetëm dy raunde kanë mjaftuar që kampionia aktuale e Europës të mposhtë britanezen, Chelsie Giles.

Majlinda në raundin tjetër do të përballet me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Ervini ndjehet i tradhtuar brenda Big Brother, bën gati valixhet të dalë

0

Presioni dhe stresi i shkaktuar brenda shtëpisë së Big Brother ka bërë Ervinin të mendojë për bërjen gati të valixheve.

“Jam në një situatë me marrë valixhen e me ik, po e mbaj veten me shumë sforco. Arrin të përfshihesh shumë në një situatë, e padashur e të bohet jeta telenovele”, shprehet Ervini ndërsa ndodhet në oborr me Xhenin dhe Benardin.

E ndërsa ata e pyesin nëse e ka për Sidritën ai përgjigjet “Nuk e di përfundimin. Nuk dua të ndihem i përdorur apo të përdor dikë për lojë. Ndonjëherë nuk është mirë të hysh midis dy personave e ndjen pak pjesën e fajit, nuk dua ta vuaj atë, është më mirë stop”, duke nënkuptuar se Sidrita ende mendon prë personin që ka lënë jashtë, duke shtuar “E kam marrë vesh prapa, e kap me gjerat që më thuhen, me gjerat që konsumohen”.

Pas kësaj Ervini i kërkon Xhenit që ët bisedojë me Sidritën për këtë pjesë. E fatmirësisht për Ervinin, Sidrita mohon që një gjë e tillë të jetë e vërtetë. “Çfarë faji kam unë që i merr seriozisht te gjitha seriozisht ai”, i thotë Sidrita-Xhenit.

Sidrita më pas sqaron edhe Ervinin se qëndrimi i saj ishte vetëm provokim për të parë se si do të reagonte.