21.1 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025
Home Blog Page 5548

Erdogan nis strategjinë për Turqinë pas fitores në referendum

0

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka nisur të përpilojë strategjinë e tij për shtetin pas fitores në referendum. Ai ka shpallur “fitore të pastër” në referendumin e 16 prillit, që do t’i jap atij fuqi të reja dhe gjithashtu do të përballet me legjimitetin e votës nga opozita.

Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve në Turqi, mbrëmjen e 16 prillit ka deklaruar se vota “po” ka fituar 51.3 për qind, në referendumin kundërthënës, që përfshinte 18 amendamente kushtetuese, përmes së cilave, Erdogan do të mund të qëndrojë në pushtet deri më 2029.

Komisioni zgjedhor ka thënë se me 99 për qind të votave të numëruara, 24.9 milionë votues kanë votuar pro ndryshime kushtetuese, ndërkaq 23.6 milionë kanë qenë kundër. Rezultatet përfundimtare, do të publikohen brenda 11-12 ditësh.

“Dëshiroj që t’i falënderojë të gjithë qytetarët, pavarësisht se si kanë votuar por të cilët votuan për të mbrojtur dëshirën e shtetit të tyre”, tha Erdogan më 16 prill. “I gjithë shteti ka triumfuar”, shtoi tutje ai.

Presidenti turk tha se “detyra e parë” e tij pas votimeve, do të jetë rikthimi i dënimit me vdekje, gjë e cila do të bllokonte në mënyrë automatike, rrugën e Truqisë për t’iu bashkuar BE-së. Turqia hoqi dënimin me vdekje më 2014, si pjesë e përpjekjeve për tu anëtarësuar në bllok.

Shtetet perëndimore kanë shprehur shqetësimin e tyre për referendumin, duke thënë se ndryshimet kushtetuese do të vendosin shumë pushtet në duart e presidentit.

Mbështetësit e Erdoganit kanë thënë se ndryshimet janë të nevojshme që të ndërtohet stabiliteti në vend, i cili po përballet me trazira nga gripet kurde në lindje të vendit dhe me fluksin e refugjatëve të cilët po ikin nga lufta civile në Sirinë fqinje.

Partia kryesore opozitare turke, Partia Popullore Republikane (CHP), po kërkon rinumërimin e mbi 60 për qind të votave, duke thënë se do të sfidojë 36 për qind të votave të numëruara.

Kjo parti ka akuzuar zyrtarët zgjedhorë për ndryshimin që u bë në minutat e fundit, lidhur me rregullat se cilat vota do të numërohen në referendum, duke shtuar se një gjë e tillë hapi rrugën për mashtrime zgjedhore.

Sipas vendimit të zyrtarëve zgjedhorë, fletvotimet të cilat nuk kishin vula, janë numëruar dhe janë cilësuar të vlefshme. Fletvotimet e tilla, do të shpallish të pavlefshme, vetëm nëse ato nuk kishin ardhur për numërin nga qendrat e votimit.

Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kilicdaroglu ka thënë se partia e tij nuk do të pranojnë votën “po”, dhe se “ky referendum ka sjell në dritë të vërtetën- të paktën 50 për qind e njerëzve kanë votuar me ‘jo’”, ka thënë ai.

Ndërkaq, partia pro-kurde, Partia Popullore Demokratike (HDP) ka thënë se do të sfidojë dy të tretat e votave. Kjo parti pretendon se ka pasur mashtrim në votime “në tre të katërtat” e votave në favor të zgjerimit të kompetencave presidenciale.

Komisioni Evropian ka thënë se ka marrë shënime të rezultateve dhe është duke pritur për raportin e misionit të OSBE-së, për “pretendimet për parregullsi”.

Komisioni Evropian ka thënë se do të vlerësojë zbatimin e ndryshimeve kushtetuese “në dritën e obligimeve të Turqisë si shtet kandidat për t’ju bashkuar BE-së dhe Këshillit të Evropës”.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje autoriteteve turke që të kërkojnë një konsensus kombëtar për zbatimin e tyre”, ka thënë Komisioni Evropian.

Amendamentet kushtetuese do të zhbëjnë zyrën e kryeministrit, duke i dhënë presidentit autoritet për shumë çështje, përfshirë buxhetin dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, pa miratimin e parlamentit.

Nils Muiznieks, komisioneri evropian për të drejtat e njeriut, ka thënë në një raport të publikuar më 12 prill, se shpreh “shqetësim të thellë” për rishikimet kushtetuese, të cilat do të zvoglojnë autonominë, edhe ashtu të dobësuar të gjyqësorit në Turqi.

Erdogan ka qenë i përfshirë në luftë të ashpër të fjalëve me liderët evropian gjatë fushatës për referendum dhe ka thënë se Turqia do të rivlerësojë dëshirën e saj për t’iu bashkuar BE-së.

Përpjekjet e Erdoganit dhe aleatëve të tij, për të bërë fushatë në vendet evropiane ku jetojnë turqit, janë përballur me ndalim dhe anulim të tubimeve në Gjermani, Holandë, Danimarkë dhe Zvicër- duke rritur tensionet diplomatike mes Ankarasë dhe vendeve të BE-së. (REL)

Ranieri befason me skuadrën e re

0

‘Timonieri’ italian Claudio Ranieri i cili në edicionin e kaluar e shkroi historinë duke e ftuar titullin e kampionit me Leicester Cityn, pritet që shumë shpejt të bëhet me skuadër të re.

Skuadra e Watfordit planifikon që ti ofrojë një kontratë trajnerit në fjalë.

Kujtojmë se Ranieri javë më parë u shkarkua nga Leicesteri për shkak të rezultateve të dobëta.

Zhduken bletët për shkak të hashashit, 60 milionë euro humbje

0

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë pohon se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për vitin 2016, më shumë se 144 mijë koshere nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet llogariten 58 milionë euro. Bletarët e kontaktuar nga “Monitor” bënë si shkaktar kryesor të humbjeve kultivimin masiv të hashashit në vend

Refik Kutrelli, nga komuna Orenje e Librazhdit, humbi këtë vit të 27 kosheret e bletëve. Bleta e fundit iku javën e kaluar dhe tani kanë mbetur kosheret me mjaltë.

Familja Kutreli, përveç bagëtive, e kishte burim kryesor të ardhurash mjaltin. Prej vitesh, Refiku është marrë me mbarështimin e bletëve, por ajo që i ka ndodhur në vitin 2016 e ka befasuar. Është i shqetësuar nga fakti se ende nuk po kupton shkaqet se pse bletët i kanë ikur nga kosheret e nuk janë kthyer më. “Nuk kam bërë analiza se pse bletët vdiqën, pasi ato kanë ikur për kullotë dhe nuk janë kthyer më. Të gjitha mjekimet i kam bërë. Ilaçet më vinin nga Greqia”, – thotë bletërritësi. Fenomeni, sipas tij, është i përhapur në të gjithë Librazhdin këtë vit dhe vetëm në komunën Orenje, rreth 2000 bletë nuk e kanë kaluar dimrin. Humbjet për familjet fermere që sigurojnë jetesën në këtë mënyrë janë të mëdha. Bletërritësit e zonës në shumë raste bëjnë me faj kultivimin e drogës në kodrat përreth, e cila i ka harlisur bletët, të cilat nuk kanë gjetur më rrugën për t’u kthyer në koshere.

Viti 2016 ka qenë një vit dramatik për bletërritësit. Sipas të dhënave në shkallë kombëtare, këtë vit janë shuar 40 për qind e koshereve. Shoqata e Bletërritësve të Shqipërisë njofton se nga 360 mijë koshere që numëroheshin gjithsej në të gjithë vendin për 2016, më shumë se 142 mijë nuk e kanë kaluar dimrin. Kryetarja e Shoqatës së Bletërritësve të Shqipërisë, Lejla Shehu, ndërthur shumë faktorë që kanë çuar në këtë humbje. Dimri i acartë, mungesa e standardeve në mjekim dhe përhapja masive e rriqrës kanë qenë faktorët kryesorë që kanë çuar në humbje. Ajo nuk e përjashton faktin se kultivimi i drogës ka ndikuar negativisht, por shpjegon se nuk ka fakte shkencore ose të dhëna laboratorike për këtë fakt. Por Shehu thotë se era e bimës mund të ketë ndikuar në trullosjen e tyre, duke bërë që bletët të humbin rrugën për në koshere. Nga ana tjetër, bletarët të cilët kanë humbur bletën në kullotë, nuk gjejnë arsye tjetër, veç efekteve çoroditëse të hashashit.

Fenomeni i humbjes së bletëve ka përfshirë të gjithë vendin pa përjashtim. Shyqyri Poçi, nga Komuna e Malit të Zi në Kukës, inxhinier pyjesh dhe që merret me bletarinë në një zonë ku dominon gështenja, tha se ky vit që dramatik për komunën. Ai tha se rreth 80 për qind bletëve nuk e kanë kaluar dimrin. E gjithë komuna llogaritet të ketë humbur rreth 1500 bletë. /Monitor/

Thirrja e Mustafës: Ta tejkalojmë vetveten për hir të liberalizimit të vizave

0

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se Kosova ka nevojë të jetë pjesë e BE-së, të mund të lëvizë lirshëm

Prandaj thotë se Kosova si kurrë më parë ka nevojë për liberalizim vizash. Sipas Mustafës, Kosova është bllokuar nga BE me një kusht te pakuptimtë, por ka kërkuar nga deputetët qe ta tejkalojnë vetveten për hatër të vizave.

Ky është statusi i plotë i kryeministrit:

Aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet ti përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Bashkimi Evropian u themelua që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit. Tregu unik evropian mënjanoi barrierat për lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit sikurse edhe të ndërmarrësisë dhe shërbimeve. Kosova ka nevojë të jetë në tregun e BE-së; këtë e mundëson MSA-ja. Kosova ka nevojë për dije evropiane; këtë e mundëson liberalizimi i vizave. Kosova ka nevojë për lëvizje të lirë të mallrave; këtë e mundëson liberalizimi i vizave (ndryshe mallrat nuk mund të lëvizin pa njerëz). Kosova ka nevojë për lëvizje të ndërmarrësisë; edhe këtë e mundëson liberalizimi i vizave.

Jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit. Në një formë, ne mund ti kuptojmë paragjykimet e disa burokratëve evropian në përcaktimin e kushteve që nuk ua kanë përcaktuar të tjerëve, por duhet të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten për të qarë rrugën evropiane, atë të perspektivës ekonomike dhe kulturore. Ne duhet të arrijmë atje ku e kemi qëllimin, pa marrë parasysh se kjo rrugë nuk është pa pengesa. Fundja rrugë tjetër nuk kemi, prandaj çdo vonesë na dëmton.

Pa pjesëmarrje të mirëfilltë në tregun evropian nuk ka zhvillim ekonomik çfarë neve na nevojitet. IM

Hoti: Kjo Qeveri duhet të bjerë

0

Enver Hoti, deputet i “Nismës për Kosovën” në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se kjo Qeveri duhet të bjerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Hoti tha se paritë që qeverisin tani duhet të shkojnë në pushim dhe se opozita aktuale do ta qeverisë vendin. Sipas tij, nuk do të vijë në konsideratë një koalicion i “Nismës” me partitë në pozitë në rast se shkohet në zgjedhje të parakohshme. Ai siguron se mocioni për rrëzim të Qeverisë do të futet në Kuvend brenda këtij muaji.

“Nisma për Kosovën” ka nisur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Mustafa. Ky mocion përveç përkrahjes së opozitës ka marrë një përkrahje edhe nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Mocioni do ta marrë përkrahjen e duhur nga deputetët në mënyrë që të kalojë në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka thënë deputeti i partisë “Nisma për Kosovën”, Enver Hoti, në një intervistë dhënë për gazetën “Zëri”. Sipas tij, kjo Qeveri duhet të bjerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

Fitorja “për pak” e Erdoganit

0

Pas afër një shekulli Republikë Parlamentare, populli turk ka vendosur ta ndryshojë sistemin e vetë qeverisës.

Të dielën nga afër 50 milionë turq sa shfrytëzuan të drejtën e tyre për të votuar, sipas agjencisë turke shumë të besueshme të lajmeve Haberler, 51.4 për qind votuan, pro ndryshimeve kushtetuese që do t’i japin fuqi ekzekutive postit të presidentit, kundrejt 48.6 që votuan kundër.

Referendumi i iniciuar nga Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan, ndau popullin turk, pothuajse në dysh – ata duhet të zgjidhnin të votonin “Evet” – që në turqisht i bie “Po”, apo “Hayir” – që në turqisht i bie “Jo”.

Dhe tani animi i vogël nga poja do ketë konsekuenca të mëdha, njofton Klan Kosova.

Derisa në të kaluarën Presidenti kishte fuqi simbolike dhe kryeministri e qeveria kishin rolin ekzekutiv, nga zgjedhjet e ardhshme ekzekutivi kalon tek presidenti.

Derisa në të kaluarën Presidenti nuk duhet të ishte i lidhur – zyrtarisht – me ndonjë parti politike dhe nuk guxonte të ishte lider i ndonjë partie, tash e tutje do ta ketë këtë të drejt.

Derisa në të kaluarën katër nga 22 anëtarët e Gjykatës Supreme emëroheshin nga presidenti dhe të tjerët zgjedheshin nga gjyqtarët dhe prokurorët, tash e tutje pesë nga 13 anëtarët e Gjykatës Supreme do të emërohen nga presidenti, pjesa tjetër nga parlamenti.

Derisa në të kaluarën kabineti qeveritar kishte të drejtën e publikimit të dekreteve, tash e tutje këtë të drejtë do ta ketë presidenti.

Këto janë disa, por jo të gjitha ndryshimet që do të bëhen pas këtij referendumi dhe fuqia e Presidentit të Turqisë do të jetë e barazvlefshme, ose përafërsisht e njëjtë me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Referendumi në Turqi është përcjellur me shumë vëmendje në gjithë botën, jo vetëm për faktin e ndryshimeve që sjell, por më shumë për atë se kush e ka dëshiruar atë.

Erdogan, në botën e ashtuquajtur demokratike shihet si një njeri konservator dhe që potencialisht mund ta dërgojë vendin në autoritarizëm.

Ai pas rreth një dekade si kryeministër i vendit, dhe tash një mandati si president, i cili i skadon në 2019, me ndryshimet kushtetuese, mund të qëndrojë në pushtet deri me 2029.

Vet Erdogan fitoren e mbrëmshme në referendum e ka quajtur historike dhe zgjidhje e problemeve 200 vjeçare të shtetit.

“Kjo është një shenjë shumë e rëndësishme që tregon se populli jonë po e mbron të ardhmen e vet”, tha Erdogan, pos tjerash, në fjalimin e fitores të mbajtur në Pallatin “Huber”, në Stamboll.

“Jemi duke bërë reformat më të rëndësishme në histori të vendit tonë”, shtoi Erdogan dhe falënderoi edhe miliona turq që banojnë jashtë Turqisë për daljen e tyre në Referendum.

Një numër i turqve që votojë jashtë Turqisë ishin edhe ata të Kosovës e Shqipërisë.

Nga gjithsejtë 707 vota të vlefshme 404, apo 57.14 për qind të votave kanë qenë pro ndryshimeve që e shndërrojnë Turqinë nga një vend Parlamentar në Presidencial.

Ndërsa 303, apo 42.86 për qind kanë votuar kundër.

Ndryshe nga Kosova, turqit e Shqipërisë kanë votuar “Jo”, me 58.2 për qind, apo 213 vota, ndërsa pro ndryshimeve votuan 153 veta, apo 41.8, njofton Klan Kosova.

Erdogan në fjalim pohoi se vendet e tjera do të ishte mirë ta respektonin vendimin e popullit turk.

“Ne presim veçanërisht që vendet që i shohim si aleate të forcojnë lidhjet me ne dhe të jemi në një front në luftën kundër terrorizimit”.

Erdogan ka pranuar edhe urimet e para nga disa shtete – por kryesisht shtete aziatike – disa afrikane e europiane.

Katari, Arabia Saudite, Palestina, Azerbajxhani, Hungaria, Kenia, Pakistani e Iraku, kanë uruar Erdoganin për votimin pro ndryshimeve.

Por, derisa rezultatet finale ende nuk janë dhënë, jo pak pakënaqësi kanë shfaqur partitë opozitare në Turqi.

Ajo më e madhja, Partia Republikane Popullore (CHP), ka njoftuar se do të kërkojnë rinumërim të së paku 60 për qind të votave, njofton Klan Kosova.

Sipas udhëheqësve të kësaj partie në referendum janë numëruar fletëvotime të pavulosura.

“Bordi i Lartë Elektoral ka lejuar mashtrime në këtë referendum”, ka thënë zëvendëskryetari i CHP-së, Bulent Tezcan, në një deklaratë të tij për media në Ankara.

Ndërsa, shefi i Bordit Zgjedhor, Sadi Guven, e ka pranuar se ka pasur fletëvotime të pafutura në zarfa, por ka thënë se ato është vendosur të vlerësohen valide, pasi problemi ishte thjesht teknik, e jo si pasojë e ndonjë keqpërdorimi.

Ai në një prononcim për media në Ankara, tha se vendimi për t’u numëruar edhe ato vota, u morë para se të fillonte futja e votave në sistem dhe se ishte një vendim unanim.

Guven shtoi se fletëvotime të tilla edhe në të kaluarën janë cilësuar të vlefshme.

Fitorja e Erdogan në këtë referendum ka gëzuar edhe disa faktor politik në Kosovë – mes tyre edhe deputet e ministra.

Derisa, ministri i Administratës Publike në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagçilar, ka thënë se ngritja e kompetencave të presidentit turk, Reccep Tayyip Erdogan, përmes ndryshimeve kushtetuese do ta forcojë Republikën e Turqisë, deputeti kosovar nga partia Fjala, Gëzim Kelemdni, i ka shkruar Erodganit në Facebook se “fitorja juaj na gëzoi të gjithëve”.

Presidentin turk e ka uruar edhe Partia e Drejtësisë në Kosovë.

Ndërsa nga Bashkimi Europian ishin të matur në deklarimet e tyre rreth referendumit.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, deklaroi se ata janë duke pritur fillimisht deklarimet e OSBE/ODIHR-it për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ndryshimet kushtetuese në Turqi dhe sidomos mënyra si do të implementohen ato do të diktojë shumë edhe rrugën e Turqisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian – nëse veç do ta dojë edhe më tutje Turqia këtë anëtarësim, njofton Klan Kosova.

Zgjidhet Miss & Mister në Big Brother

0

Mbrëmja e së dielës ishte ndryshe nga të tjerat për banorët, pasi munguan debatet dhe këtë herë ata organizuan një festë.

Të veshur bukur, ata kërcyen dhe u argëtuan, ndërsa në fund e mbyllën edhe me një konkurs. Ata sfiluan të gjithë në atë që e quajtën “Miss&Mister BB9”. Banorët dhënë edhe “çmime”. Benardi, “mister food”, Armela “miss panti”.

Ozil: Refuzova 118 milionë euro

0

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil ka thënë se nuk është as afër fundit të karrierës dhe se dëshiron të fitojë tituj me Arsenalin.

Ai madje tha se ka refuzuar një skuadër kineze, e cila ishte e gatshme t’i paguante 118 milionë euro për më pak se pesë vite.

“Kinezët ishin të përgatitur që të më paguanin 118 milionë euro për një periudhë më pak se sa pesë vite, diçka përtej imagjinatës time”, ka shkruar Ozil në biografinë e tij.

“Mu deshën tre minuta ta refuzoja. Jam larg fundit të karrierës. Nuk dua të luaj në Kinë, pavarësisht se sa më paguajnë”.

Veseli vendos për zgjedhje të parakohshme

0

Kosova do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të parakohshme vetëm nëse një gjë të tillë e kërkon kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Pasi që, sipas analistëve, LDK-ja nuk dëshiron që ta ndërpresë mandatin qeverisës deri në vitin e ardhshëm

Dritën jeshile për zgjedhje së fundi e dha edhe vetë kryeministri Mustafa, duke u shprehur i bindur se vendi do t’u nënshtrohet zgjedhjeve nëse nuk kalon Demarkacioni. Por përkundër kësaj deklarate, në Qeverinë e vendin insistojnë se koalicioni PDK-LDK-LS do t’i shkojë deri në fund mandatit edhe nëse nuk ratifikohet Marrëveshja për Demarkimin e Kufijve me Malin e Zi. Në anën tjetër, në PDK thonë se nëse ka zgjedhje ato do të mbahen pas atyre lokale.

Kurse ajo që vazhdon të insistojë për zgjedhje të parakohshme është opozita, e cila beson se mocioni i mosbesimit do ta rrëzojë Qeverinë Mustafa. Ndryshe, analistët vlerësojnë se vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve vetëm me lejen e Veselit. Sipas tyre, ajo që nuk ka interes të shkojë në zgjedhje është LDK-ja, kurse siç thonë ata, pa mbështetjen e ndërkombëtarëve vështirë se do të ketë proces zgjedhor të parakohshëm.

Njohësi i çështjeve politike, Dimal Basha, vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë në dorë të kryekuvendarit Veseli. “Duke marrë parasysh se LDK-ja nuk ka interes të shkojë në zgjedhje tani, unë besoj se Veseli do të mbetet aktori kryesor që do të vendosë nëse Kosova do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Basha. /Zeri

Prizreni në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese në Turqi

0

Ashtu siç në shumë qytete të Turqisë, edhe në qytetin e Shkupit dhe Prizrenit qindra qytetarë dolën në rrugë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese në Turqi, si dhe për të festuar rezultatet e para nga numërimi i votave, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Shkupit në shenjë mbështetjeje të rezultateve të para u tubuan para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Qytetarë ndër të cilët fëmijë dhe të moshuar, me flamuj, simbole dhe këngë kombëtare turke pritën fjalimin e kryeministrit turk, Binali Y?ld?r?m, i cili uroi rezultatin e referendumit.

Ndërkohë, në qytetin e Prizrenit, qytetarët me automjete dolën të festojnë për rezultatin “po” të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

Kolona e automjeteve e nisur nga qendra e qytetit bëri disa xhiro përreth qytetit.

Qytetarët brenda automjeteve mbanin flamuj të Kosovës, Turqisë dhe të Shqipërisë, dhe po ashtu edhe pankarta ku ndodheshin fotografitë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe me mbishkrime “po”.

Në një intervistë për AA, ministri i Administratës Publike dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke në Kosovë, Mahir Ya?c?lar uroi që rezultati “Po” për ndryshime kushtetuese të sjellë dobi për të gjithë, duke theksuar se ky rezultat ka rëndësi si për turqit që jetojnë në Turqi ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë saj.

“Besojmë se me këtë rezultat Turqia do të sigurojë një zhvillim dhe stabilitet më të fuqishëm dhe do të marrë një vend më aktiv dhe më të rëndësishëm në politikën botërore. Në të njëjtën kohë, fuqizimi i Turqisë nënkupton stabilitet dhe më shumë investime në rajon”, tha Ya?c?lar.