13.5 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Prizreni në mbështetje të ndryshimeve kushtetuese në Turqi

Ashtu siç në shumë qytete të Turqisë, edhe në qytetin e Shkupit dhe Prizrenit qindra qytetarë dolën në rrugë për të mbështetur ndryshimet kushtetuese në Turqi, si dhe për të festuar rezultatet e para nga numërimi i votave, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Shkupit në shenjë mbështetjeje të rezultateve të para u tubuan para Xhamisë së Murat Pashës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Qytetarë ndër të cilët fëmijë dhe të moshuar, me flamuj, simbole dhe këngë kombëtare turke pritën fjalimin e kryeministrit turk, Binali Y?ld?r?m, i cili uroi rezultatin e referendumit.

Ndërkohë, në qytetin e Prizrenit, qytetarët me automjete dolën të festojnë për rezultatin “po” të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi.

Kolona e automjeteve e nisur nga qendra e qytetit bëri disa xhiro përreth qytetit.

Qytetarët brenda automjeteve mbanin flamuj të Kosovës, Turqisë dhe të Shqipërisë, dhe po ashtu edhe pankarta ku ndodheshin fotografitë e presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe me mbishkrime “po”.

Në një intervistë për AA, ministri i Administratës Publike dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke në Kosovë, Mahir Ya?c?lar uroi që rezultati “Po” për ndryshime kushtetuese të sjellë dobi për të gjithë, duke theksuar se ky rezultat ka rëndësi si për turqit që jetojnë në Turqi ashtu edhe për ata që jetojnë jashtë saj.

“Besojmë se me këtë rezultat Turqia do të sigurojë një zhvillim dhe stabilitet më të fuqishëm dhe do të marrë një vend më aktiv dhe më të rëndësishëm në politikën botërore. Në të njëjtën kohë, fuqizimi i Turqisë nënkupton stabilitet dhe më shumë investime në rajon”, tha Ya?c?lar.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Nesër bllokohet rruga “Halil Berisha” në Prizren për shkak të punimeve në kanalizim

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka njoftuar qytetarët se nesër, më 06 maj 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, rruga...

Lajmet e Fundit