20.2 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 5568

Duka godet Xhakën, mbron De Biasin

0

Armand Duka përsëriti mbështetjen e tij për vendimet e trajnerit De Biasi

Numri një i FSHF-së thotë se suksesi i skuadrës mund të sigurohet vetëm përmes disiplinës dhe punës në grup.

“Nuk përkrah asnjë vendim individual, por se kush luan dhe kush jo, atë e vendos trajneri. Xhaka nuk është aktivizuar, por nuk ka ikur pa lejen e trajnerit nga ekipi. Trajneri i ka dhënë leje atij dhe përsa kohë trajneri nuk thotë që Xhaka ka thyer disiplinën, Federata s’ka si e dënojë”, deklaroi ai.

Presidenti i FSHF-së fajëson euforinë e europianit për gjendjen e skuadrës, por u shpreh optimist se ekipi po e tejkalon atë, raporton TCH.

“Ekipi nuk ka të njëjtën performancë me atë para europianit dhe në europian. E kam thënë që duhet t’i japim fund festës dhe të rikthehemi me këmbë në tokë”.

“Ne nuk jemi aq të mëdhenj. Ne mund të bëjmë rezultat duke djersitur shumë, duke dhënë më shumë sesa 100 përqind, duke bërë atë që bëmë para dhe gjatë Europianit”.

“Kjo është ajo që skuadra nuk ka bërë mirë pas Europianit. Kam patur shumë dëshirë që ta fillonte kthesën me Italinë edhe me rezultat, se me lojë e bëri. Shpresoj që të fillojmë të marrim kthesën në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh ai.

Kozniku e përsërit: Jam gati për Kosovën

0

Legjenda e futbollit të Kosovës, Adrian Kozniku është shprehur i gatshëm për ta marrë drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll.

“Unë kam qenë i gatshëm edhe para se mu pranuar Kosova në FIFA. Si çdo trajner, edhe unë kam dëshirë për ta përfaqësuar Kosovën, e pres me padurim këtë shans. Kosova ka lojtarë mjaftë të mirë, edhe në Kosovë edhe jashtë saj. Unë nuk jam ai që vendosi, për momentin është selektori, por unë jam i gatshëm. Kam provojë të madhe, kam qenë lojtar i madh dhe nuk do të thotë se jam një trajner i papërvojë”, ka thënë Kozniku për “Radio Kosovën”.

Sanchez do të largohet nga Arsenali

0

Se Alexis Sanchez do të largohet nga Arsenali, kjo tashmë është e kryer për shumë media britanike, por shtrohet pyetja se ku do të transferohet ish sulmuesi i Barcelonës.

Sipas asaj që raporton “Daily Star” në garë ka hyrë edhe Bayern Munich, derisa për të ka kohë që interesohen Manchester City e Juventusi.

Kiliani ka kontratë me “Topçinjtë” deri në vitin 2018 dhe bisedimet për vazhdimin e saj kanë ngecur, kjo ka shtyrë Carlo Ancelottin që të tentojë ta transferojë gjatë verës në “Alianz Arena”.

Prizren: Aksident si nëpër filma me veturën e vjedhur

0

Rreth orës 01:35 minuta një qytetar ka informuar policinë në Prizren se ka vërejtur se një i dyshuar i panjohur po ia vidhte veturën e llojit “Opel Kadet” e cila kishte qenë e parkuar pranë banesës në rrugën “Adem Jashari”.

Me ta pranuar informatën, policia ka nisur me bllokimin e rrugëve ku supozohej se mund të kalonte i dyshuari i cili kësaj radhe kishte qenë fatkeq sepse në ikje e sipër nëpër rrugën “Tirana”, ka shkaktuar aksident trafiku duke e goditur një veturë tjetër, shkruan PrizrenPress.

I njëjti e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, më pas ka dalur nga rruga dhe është përplasur në një kabinë rojesh ku po qëndronte një roje objektesh të cilën e përmbys për tokë duke e lënduar të njëjtin e në fund edhe vetura e vjedhur përfundon e rrokullisur ndërsa i dyshuari merr lëndime trupore dhe është ndalur për trajtim në spital.

Ndërkaq, hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rasteve të veturave të vjedhura në të cilat mund të ketë qenë i përfshirë ky i dyshuar. /PrizrenPress.com/

Munir Basha merr detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë

0

Munir Basha ka marrë detyrën e zëvendësministrit të Drejtësisë derisa ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka e pritur në takim duke i uruar sukses në detyrën e re.

Njohja me të arriturat dhe sfidat aktuale të Drejtësisë ishin temë e takimit të parë në mes të Ministres Hoxha dhe zëvendësministrit Basha.

Hoxha i ofroi mbështetje dhe përkrahje të plotë Bashës, duke theksuar se më shumë se kurrë, duhet përkushtim dhe bashkëpunim që fuqizimi i sundimit të ligjit të jetë prioritet i vazhdueshëm i institucioneve tona.

Basha e ka siguruar minstre Hoxha se angazhimi i tij do të jetë maksimal për realizimin e prioriteteve të Ministrisë si sundimi i ligjit si dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e Drejtësisë.

Analistët: Riformatimi i Qeverisë, proces i dështuar

0

Njohësit e rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj dhe Artan Muhaxhiri, janë shprehur të pakënaqur me ndryshimet brenda kabinetit qeveritar.

Ata kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani nuk ka pasur ndryshime thelbësore në Qeverinë e Kosovës, por vetëm akomodim të figurave partiake dhe interesave individuale. Sipas Mushkolajt e Muhaxhirit, riformatimi në përgjithësi ka qenë një proces i dështuar.

“Kohën e fundit zëvendësministrat janë liruar nga pozitat kryesisht për të kandiduar për kryetarë komunash. Këto lëvizje nuk kanë të bëjnë fare me riformatim. Janë lëvizje taktike të partive në koalicion. Përndryshe, riformatim thelbësor nuk ka pasur. Lëvizjet që kanë ndodhur kanë pasur më tepër të bëjnë me akomodimin e figurave partiake dhe interesave individualë sesa që janë bërë me qëllim përmirësimin e qeverisjes”, ka deklaruar Mushkolaj.

Edhe analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani nuk ka pasur riformatim thelbësor të Qeverisë. Sipas tij, çështja e riformatimit ka qenë një lloj joshjeje për t’i plotësuar apetitet e strukturave partiake. /Epoka e re

Në Prizren jemi të parët

0

Kandidati i Nismës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, ka bërë me dije se ky subjekt politik është i pari në këtë qytet.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë një sondazh i brendshëm i Nismës tregon se ky subjekt politik është para PDK-së dhe LDK-së rreth 6 për qind në Prizren. Duke u shprehur i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet lokale në Prizren, Berisha ka thënë se qytetarët e kësaj komune ndryshimet pozitive i shohin vetëm me triumfin e Nismës.

Sipas Berishës, me fitoren e tij Prizrenin do t’ua kthejë qytetarëve. Ai ka bërë me dije se Nisma po forcon degët e saj pasi, sipas tij, Kosova ka hyrë në një vit zgjedhor.

“Mosfunksionimi i koalicionit qeverisës PDK-LDK-Lista Serbe na jep të kuptojmë se zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të kemi shumë shpejt”, ka thënë Berisha. /Epoka e re

Zgjedhjet, në maj ose në qershor

0

Zgjedhjet e parakohshme nacionale mund të organizohen në fund të muajit maj ose qershor të këtij viti. Kështu së paku vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët konsiderojnë se fushata për zgjedhje të parakohshme tashmë ka filluar.

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e partive opozitare qëndrojnë prapa asaj se vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje, ata të partive në pushtet thonë se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse krerët e PDK-së dhe LDK-së bien në ujdi për një gjë të tillë.

Por megjithëkëtë, partitë e dy taborëve shprehen të gatshme për zgjedhje, pa marrë parasysh se kur mbahen ato.

Nga ana tjetër, analistët politikë shprehen optimistë se pas zgjedhjeve nacionale do të ketë ndryshime në rezultate sado që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është aq e lehtë për t’u arritur. /Zeri

Barça-Dybala, vështirë të ndodhë

0

Barcelona po e ndjekë Paulo Dybalan por e ka pranuar se është vështirë që ta transferojnë sulmuesin e Juventusit.

Sekretari teknik i kampionit aktual spanjoll, Robert Fernandez, ka diskutuar për sfidën e rekrutimit të lojtarëve si Dybala i Juves, dhe Verratti i PSG-së, shkruan Goal.

Katalunasit shpresojnë në blerjen e Dybalas, si zëvendësim potencial për Neymarin, pas spekulimeve se Manchester United po i ofron 200 milionë euro për të.

Problem në nëshkrimin me Dybalan mund të sjellë edhe Real Madridi, që po tenton po ashtu ta marrë yllin argjentinas.

Daut Haradinaj: Rahoveci e përkrah Smajl Latifin për kryetar të komunës

0

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bashkëbiseduar më banorët e fshtatit Fortesë të Rahovecit. Me këtë rast, Haradinaj ka bërë të ditur se banorët e Rahovecit do ta përkrahin Smajl Latifin si kryetar të kësaj komune.

Postimi i plotë i tij:
Sonte kisha nderin të bashkëbisedoi me banorët e fshatit Fortes të Rahovecit, fshat i cilli humbi mbi 68 banorë me 25 mars të ’99-ës.
Një pritje e tillë rrall me ka ra me pa!
Diskutuam përplot tema nacionale por e veçantë ke menaxhimi i dobët i sektorit të bujqësisë nga niveli lokal dhe ai qendrorë.
Të gjithë ata burra u zotuan se do përkrahin Smajl Latifin për kryetar të komunës dhe AAK’n në perspektivë.
Do të jemi të zëshëm në rritjen e përkrahës për këtë zonë e cila pos vuajtjeve dhe sakrificës po e dëshmon se është zemra e bujqësisë në Kosovë.
DH