Duka godet Xhakën, mbron De Biasin

Armand Duka përsëriti mbështetjen e tij për vendimet e trajnerit De Biasi

Numri një i FSHF-së thotë se suksesi i skuadrës mund të sigurohet vetëm përmes disiplinës dhe punës në grup.

“Nuk përkrah asnjë vendim individual, por se kush luan dhe kush jo, atë e vendos trajneri. Xhaka nuk është aktivizuar, por nuk ka ikur pa lejen e trajnerit nga ekipi. Trajneri i ka dhënë leje atij dhe përsa kohë trajneri nuk thotë që Xhaka ka thyer disiplinën, Federata s’ka si e dënojë”, deklaroi ai.

Presidenti i FSHF-së fajëson euforinë e europianit për gjendjen e skuadrës, por u shpreh optimist se ekipi po e tejkalon atë, raporton TCH.

“Ekipi nuk ka të njëjtën performancë me atë para europianit dhe në europian. E kam thënë që duhet t’i japim fund festës dhe të rikthehemi me këmbë në tokë”.

“Ne nuk jemi aq të mëdhenj. Ne mund të bëjmë rezultat duke djersitur shumë, duke dhënë më shumë sesa 100 përqind, duke bërë atë që bëmë para dhe gjatë Europianit”.

“Kjo është ajo që skuadra nuk ka bërë mirë pas Europianit. Kam patur shumë dëshirë që ta fillonte kthesën me Italinë edhe me rezultat, se me lojë e bëri. Shpresoj që të fillojmë të marrim kthesën në ndeshjet e ardhshme”, u shpreh ai.

Më Shumë

Ballkani ndahet me portierin Artan Iljazi

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me portierin Artan Iljazi. Përmes një komunikate, klubi suharekas bëri të ditur se rrugët e palëve ndahen pas...

Ballkani rinovon kontratën me Bleart Tolajn

FC Ballkani ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin Bleart Tolaj, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës edhe për dy...

Lajmet e Fundit