25.1 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025
Home Blog Page 5571

Përkujtohet dëshmori Vetim Shala

0

Në varrezat e fshatit Nashec, të hënën është përkujtuar në 28 vjetorin e rënies, dëshmori Vetim Shala.

Përveç familjarëve dhe miqve, homazhe në varrin e dëshmorit kanë bërë edhe bashkëveprimtar të tij dhe drejtues të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. Me 27 mars të vitit 1989,kur rinia studentore ndodhej në ballë të protestave gjithëpopullore për kundërshtimin e politikave serbo-sllave për asimilimin e Kosovës,pjesë e tyre ishte edhe i riu,Vetim Shala,i cili në këtë ditë para 28 viteve është vrarë nga forcat sllavokomuniste të kohës.

Për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij,në varrin ku ai prehet i qetë në Nashec,ishin mbledhur familjar,miqë dhe shokë të dëshmorit dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. Me këtë rast, nipi i dëshmorit I cili e mban emrin e dëshmorit, tha se sot në këtë përvjetor po e kujtojmë me krenari familjarin tonë, i cili asnjëherë nuk është pajtuar me çizmen e sundimit të egër serbosllav, duke qenë në ballë të demonstratave për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Edhe Vetimi shpehu shqetësimet e familjes së tij për mospërkujdesje të duhur institucionale ndaj dëshmorëvë që u flijuan për lirinë e atdheut para luftës në Kosovë.
Ndërkaq, zyrtari i LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj, tha se dëshmori Vetim Shala, ka vazhduar rrugën e atdhedashurisë që kishin trasuar të parët e tij, duke i’a falur jetën Kosovës së tij, duke rënë në protestat e fundviteve të 80-ta, dhe për këtë tha ai, dëshmori Vetim Shala, duhet të përkujtohet me nder dhe respekt nga të gjitha gjeneratat të tashme dhe të ardhshme, theksoi Rexhaj.

Vetim Shala, si student i Fakultetit të Mjekësisë ne Universitetin e Prishtinës, ishte në ballë të demonstratave gjithëpopullore, dhe është vrarë nga forcat sllavokomuniste me 27 mars të vitit 1989/TV Prizreni/

Driton Çaushi në Prizren: Pushteti është në panikë

0

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Driton Çaushi, ka thënë se pushteti është në panikë.

Sipas tij, Vetëvendosje është në momentet më të mira në krijimin e besimit të qytetarëve.

“Kurrë nuk ka pasur moment më të mirë të saj të besimit nga qytetarët, të cilët po kërkojnë ndryshime. Ky fakt ka futur në panik pushtetin, i cili po e dëshmon këtë edhe me rastin e fundit, pas sulmit ndaj aktivistit të LVV-së, Agron Kabashi” tha Çaushi në Prizren,transmeton TVPZ,shkruan PrizrenPress.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka mbajtur mbledhjen e IX-të radhës.

Kryetari i Qendrës së LVV-së, Artan Abrashi, tha se janë duke punuar intenzivisht me qytetarët.

“Ne si Qendër po punojmë intensivisht në terren, duke zhvilluar takime të shumta me qytetarë, me të cilët po bashkëbisedojmë për shumë çështje që po i preokupojnë dhe shqetësojnë ata”, tha Abrashi./PrizrenPress.com/

Doktori nga Prizreni: Pacientja me xham në sy nuk priti 40, por 20 minuta

0

Një rast që ka kërkuar mbrëmë ndihmë në Spitalin e Syve në Prizren, nga ankuesi është thënë se nëna e tij ka pritur 40 minuta me një copëz xhami në sy, në mungesë të doktorit në këtë spital.

Por këtë të hënë është doktori në fjalë që ka dërguar një demant ndaj palës së ankuar, e cila përveç që ka thirrur policinë, ka shkruar edhe në klankosova.tv.

Dr. Bulent Kirle ka reaguar ndaj pacientes dhe të birit të saj, ku ka thënë se rasti nuk ka qenë urgjent.

Ai më tej ka thënë se pacientja në atë gjendje nuk ka pritur 40 minuta, por për gjysmë më pak, pra 20, njofton Klan Kosova.

Më poshtë keni demantin që ka bërë doktori Kirle si dhe infermieri i repartit të syve, Latif Shabani.
drdr1

Nexhat Krasniqi pranoi fajin për vrasjen e Enver Kelmendit nga Balinca e Malishevës

0

Në gjykimin për vrasje të rëndë që lidhet me vrasjen e Enver Kelmendit nga fshati Balincë, i akuzuari Nexhat Krasniqi u deklarua i fajshëm.

Nexhat Krasniqi e pranoi vrasjen e kryer vitin e kaluar kur u pyet në gjykatë në lidhje me akuzën

Vrasja kishte për motiv përfitimin e dobisë pasurore.

Para se Krasniqi ta deklaronte fajësinë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Uka lexoi aktakuzën ndaj tij.

“Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Enver Kelmendi nga fshati Balincë. Ditën kritike, rreth orës 11, i pandehuri Nexhat (Krasniqi) e kishte thirrë përmes telefonit të ndjerin Enver (Kelmendi) që të vijë në shtëpinë e tij në Malishevë për të pirë nga një kafe dhe me të shkuar te shtëpia e të pandehurit”, tha prokurori Uka.

Sipas përshkrimit të rastit nga ana e prokurorit, kur Krasniqi dhe viktima ishin ulur në shkallët e një shtëpie në ndërtim e sipër, për një moment i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi një revole shtatëshe dhe me një të shtënë e kishte qëlluar të ndjerin Enver Kelmendi në pjesën e pasme të kokës.

Ai më tutje konstatoi se Krasniqi mori nga viktima një shumë të hollash prej 10 mijë euro dhe u angazhua për t’i fshehur gjurmët.

“Pas këtij momenti i pandehuri nga xhamadani I viktimës mori një shumë të hollash prej 10 mijë euro të ndara në dy pjesë e të lidhura me llastëk si dhe telefonin e tij dhe më pas e mori trupin e viktimës e futi në bagazhin e veturës Golf 4 pronë e të ndjerit dhe menjëherë doli nga oborri i tij e me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të veprës penale”, tha prokurori Uka.

Prokurori tha se Kelmendi e kishte dërguar trupin e viktimës në një vend afër fshatrave Mirushë dhe Carravranë të Malishevës, e kishte lënë veturën aty, telefonin ia kishte hedhur në disa shkurre jo fort larg vendit të ngjarjes, ndërsa armën e kishte fshehur në një vend të panjohur.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 30 mars.

Kallxo.com kishte raportuar për vrasjen që kishte ndodhur në Malishevë.

Zafir Berisha: Nisma do ta fundosë “Klanin Pronto” në Prizren

0

Kryetari i Degës së Nismës, Zafir Berisha ka treguar arsyen pse duhet të mbështetet ky subjekt politik në Prizren. Sipas tij, Nisma është subjekti i vetëm që mund t’i japë fund kapjes së Prizrenit nga “Klani Pronto”

“Arsyet fundamentale pse qytetarët e Prizrenit duhet të mbështesin NISMA-në është se Prizreni asnjë herë nuk është përfaqësuar meritueshëm në institucionet qendrore”, shkruan Berisha në Facebook.

“Kultura politike e qytetit të Prizrenit ka munguar në institucionet qendrore, institucione të cilat për fat të keq kanë qenë të zaptuara nga mentaliteti provincial dhe logjika e bajraktarëve mesjetar!”

“Duke i dhënë fundë kapjes së qeveris komunale në Prizren nga ,”Klani Pronto” ne e paralajmrojmë fundin e kapsjes së shtetit nga koalicioni PDK-LDK-SERBSKA”/PrizrenPress.com/ .

Nis pastrimi i një dege të lumit “Mirusha”

0

Gjatë vikendit dhe sot është duke vazhduar pastrimi i përroskës, degë e lumit “Mirusha”, e cila kalon në një pjesë të qytetit të Malishevës.

Kjo përroskë, është një kanal i madh shkarkues i ujërave, që vijnë nga Malet e Berishës dhe derdhet në lumin “Mirusha”, ndërsa gjatë shirave, disa herë ka pasur edhe përmbytje, si pasojë e bllokimit për shkak të hedhjes së mbeturinave.

Punimet në pastrimin e kësaj dege te lumit, i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, i shoqëruar edhe nga drejtorët përgjegjës. Nënkryetari Mazreku, me këtë rast, u ka bërë thirrje qytetarëve që to mos i gjuajnë mbeturinat në të, sepse, krahas erës së keqe, po shkaktohen edhe përmbytje.

Ndërsa drejtori i Urbanizimit, Ahmet Morina, ka bërë më dije se pastrimi i kësaj dege të lumit, ka filluar gjatë vikendit dhe është duke u punuar pandërprerë në pastrimin e tërësishëm të saj, duke filluar nga hyrja në Malishevë, e deri në lidhjen e saj në lumin “Mirusha”.

Disa këshilltarë të Prizrenit kontestojnë procesin zgjedhor të këshillave lokale të fshatrave

0

Procesi i zgjedhjes së këshillave të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit është kontestuar nga disa këshilltarë të Kuvendit të Komunës.

Këta anëtarë të KK-së kanë konsideruar se procesi në fjalë është zhvilluar në kundërshtim me dispozitat ligjore, përkatësisht se është shkelur Statuti i komunës, shkruan sot Koha Ditore.

Në të njëjtën kohë kanë adresuar kritika se këshillat e fshatrave janë partizuar skajshmërisht. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga anëtarët e Komisionit për zgjedhjet e këshillave të lagjeve, fshatrave dhe vendbanimeve.

Komisioni i emëruar nga KK-ja, në bazë të rregullores përkatëse ka përmbyllur zgjedhjet për këshillat lokalë në 77 lokalitete, duke përfshirë të gjitha lagjet dhe shumicën e fshatrave.

Rrëfimi: Enver Hoxha dha urdhër për arrestimin e Ismail Kadaresë si komplotist

0

Ndiqej Kadare nga Sigurimi i Shtetit, apo ishte bashkëpunëtor me të? A e ka glorifikuar figurën e Enver Hoxhës? Përse ekzistojnë aq shumë dokumente me spiunime ndaj Kadaresë?…

Këto çështje e të tjera të ngjashme, që sillen rreth figurës së shkrimtarit të madh, rigjallërohen herë pas here me rastin e daljes së ndonjë libri apo me afrimin e vjeshtës, kur ndahen edhe çmimet “Nobel”.

Për çështjen nëse Kadare ndiqej apo ishte pjesë e Sigurimit të Shtetit, me përgjegjësi tregon një nga ato figura që me shumë gjasë dosjet me emrin “Ismail Kadare” përsipër i ka kaluar vetë nëpër duar.

Bëhet fjalë për Qemal Lamen, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë në vitet 1981-1992.

Ekskluzivisht për gazetën “Panorama”, Lame pranon se Kadare ndiqej nga Sigurimi i Shtetit, madje me urdhër të vetë Enver Hoxhës kishte filluar përgatitja e dosjes për arrestimin e Kadaresë.

“Në vitet 1981 dhe 1982, me iniciativën dhe interesimin direkt të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë është urdhëruar dhe kërkuar nga Sigurimi i Shtetit dhe nga Hetuesia përgatitja e dokumenteve procedurale për arrestimin e Ismail Kadaresë, me akuzat e rënda për veprimtari armiqësore si bashkëpunëtor në komplotin e kryesuar nga Mehmet Shehu”, thotë Lame. Ndërsa pas largimit të tij në Francë, Ramiz Alia ka kërkuar ndjekjen penale të tij si “tradhtar”.

Henyr: Nuk e di nëse mund ta zëvendësoj Wengerin

0

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, nuk është i sigurt nëse është i gatshëm ta zë vendin e Arsene Wengerit në postin e trajnerit të Topçinjve.

Strategu francez është nën shënjestër të kritikave dhe spekulohet se mund të tërhiqet nga detyra aktuale.

Atij i skadon kontrata në fund të sezonit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë klubi.

Njëri nga kandidatët për ta zënë vendin e Wenger është 39 vjeçari Henry, i cili thotë se ka akoma shumë për të mësuar.

“Nuk varet nga unë, janë disa gjëra që duhen respektuar, është klubi im i zemrës… Emri im është përmendur si zëvendësues i Wenger, e kam dëgjuar këtë. Mirëpo, është vështirë për mua që të flas rreth kësaj, pasi kam shumë respekt për gjithçka që ka bërë trajneri”, ka thwnw Henry pwr Canal+.

“A jam i gatshëm? Nuk e di dhe askush nuk e di, por më duhet që ta mësoj punën”, ka deklaruar Henry./Insajderi.com

Yllit të Realit i pengojnë fotografët dhe gazetarët

0

James Rodriguez ka bërë një gjest të turpshëm në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kolumbisë.

Duket se yllit të Real Madridit, James Rodriguez, nuk po i pëlqen shumë të ndiqet nga gazetarët apo ka edhe diçka personale me ta, pasi nga dritarja e hotelit është parë duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tyre.

Ai ua ka ngritur gishtin e mesëm fotografëve dhe gazetarëve që po pritnin jashtë Kombëtaren, gjest ky që është duke u komentuar shumë nga gjitha mediat botërore.