21 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 5572

Yllit të Realit i pengojnë fotografët dhe gazetarët

0

James Rodriguez ka bërë një gjest të turpshëm në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kolumbisë.

Duket se yllit të Real Madridit, James Rodriguez, nuk po i pëlqen shumë të ndiqet nga gazetarët apo ka edhe diçka personale me ta, pasi nga dritarja e hotelit është parë duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tyre.

Ai ua ka ngritur gishtin e mesëm fotografëve dhe gazetarëve që po pritnin jashtë Kombëtaren, gjest ky që është duke u komentuar shumë nga gjitha mediat botërore.

Drejtësia vuan nga mungesa e përgjegjësisë dhe llogaridhënies

0

Mungesa e llogaridhënies dhe përgjegjësisë, që është instaluar në Kosovën e pasluftës dhe trashëguar edhe në kohën e sotme në të gjitha instancat e shtetit, përfshirë edhe drejtësinë, po vazhdon të jetë një nga pengesat më serioze në rrugën e integrimeve evropiane, por më kryesorja për një sundim të fortë të rendit e ligjit. Analistë dhe njohës të kësaj fushe thonë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar, derisa sipas tyre, pavarësisht kësaj gjendjeje të rëndë, për çudi nuk është parë asnjë dorëheqje e ndonjë ministri të dështuar të drejtësisë, por as shkarkim të ndonjërit nga krerët e kupolës së inkriminuar të Gjyqësorit. Ndaj është shtruar edhe çështja se a mund të ecë drejtësia përpara në vendin tonë, pa pasur llogaridhënie?

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot” ka thënë se në sistemin gjyqësor ekziston tradita e llogaridhënies para partisë, siç ishte në kohën e sistemit monist kur llogaridhënia i është dhënë partisë, lidhjes së komunistëve.

“Në sistemin demokratik llogaridhënia i jepet opinionit publik, në radhë të parë një mekanizmi që kontrollon Gjyqësorin. Në një sistem demokratik është në radhë të parë ndjenja patriotike dhe përkushtimi patriotik ndaj vendit dhe vlerat morale, të cilat sistemi gjyqësor i posedon, pasi kur përzgjidhen juristët, përkatësisht gjykatësit dhe prokurorët ata duhet të jenë shembull i moralitetit, por tek ne kjo ndjenjë patriotike akoma nuk është instaluar në sistemin gjyqësor por edhe në shumë fusha të tjera, ku është mekanizmi kryesor i përgjegjë- sisë. Ne nuk kemi parë nga asnjë president dhe as nga i tanishmi, që të kërkojë llogari nga aspekti i vartësve e lëre më ndaj atyre në sistemin gjyqë- sor. Pra, institucioni i presidentit është ai, i cili do duhej të kërkonte llogari për azhuritetin e shumë punëve në gjyqësor”, është shprehur Spahiu. Ai shton se që nga fillimi nuk kemi pasur një ministër, i cili ka qenë azhur dhe ka qenë kërkues i llogarisë për atë se çfarë po ngjet në sistemin e drejtësisë që në momente të caktuara duke e ofruar edhe dorëheqjen. “Në drejtësi kanë ndodhur skandale të shumta deri tek ky i fundit siç është vdekja e Astrit Deharit”, është shprehur Spahiu për “Kosova Sot”.

Dibrani: Mungesë guximi për të vepruar Analisti Shefqet Dibrani thotë se heshtja e institucioneve të drejtësisë dhe e personave përgjegjës në këtë drejtim, mund të interpretohet, si pjesë e papërgjegjësisë profesionale ose mungesë e guximit për të vepruar. Tutje Dibrani mendon se sistemi i garniturës komuniste i ka përgjegjësitë për qitjen përtokë të drejtësisë kosovare, e cila edhe sot e kësaj dite vuan nga mentaliteti i atij sistemi. Ai shtoi se edhe servilizmi dhe peshqeshi që zakonisht iu jepet zyrtarëve të drejtësisë, avokatëve, gjyqtarëve e prokurorëve është vazhdimësi e atij sistemi.

“Për fat të keq kjo mani është bartur, është ushqyer dhe është mbufatur tej mase, sa sot ngjason me zamkën, një rrëshirë që gjendet në trupin e bredhit, e cila dëmton kualitetin e drurit, lëndës prodhuese. Ky krahasim më duket se i përshtatet gjendjes së përgjithshme në Kosovë, në institucionet e së cilës kudo ka zamkë. Në anën tjetër, siç dihet çështja e dorëheqjeve është kodi më i lartë i përgjegjë- sisë, por dorëheqja, gjithmonë nuk ka të bëjë me fajësinë, dorëheqja më shumë ka të bëjë me pamundësinë për ta realizuar një premtim dhe për të mos e dëmtuar procesin më tej. Tërhiqen për të krijuar mundësi të reja, e kjo gjë është normë në të gjitha sistemet demokratike. Por, vetëm konkurrenca e mirëfilltë do të qesë në pah kuadrot e afta, të cilave u hap perspektivë, ngase ashtu sikurse në tregti që konkurrenca i relativizon çmimet dhe ua heq nga dora monopolin grupeve të inkriminuara po ashtu edhe në drejtësi e në dije konkurrenca e rrit performancën e prokurorëve dhe gjyqtarëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në reformat, të cilat janë të domosdoshme për sistemin e drejtësisë dhe kudo tjetër në Kosovë”, shtoi ai. Dibrani nënvizon më tej theksoi se tek të gjithë individët dhe institucionet, që janë përgjegjëse për dështim ose janë të involvuar në krim e kriminalitet mungon vullneti, derisa, sipas tij, për grupet dhe individët që kanë vullnet për ta reformuar një sistem duhet një mbështetje e jashtme, e cila do të bënte presion tek zyrtaret kompetent për t’iu nënshtruar sistemit të përgjegjësisë, reformës dhe ndryshimeve substanciale..

Çështja e NATO-së për Kosovën, shënoi humbjen e betejës për Rusinë

0

Avokat Gent Gjini

Ne shënimin e 18 vjetorit te perkujtimeve të forcave euroantlantike te NATO-së, te luftës respekvisht në luftën ajrore të saj kundër forcave serbe,paramilitare e ushtarave dhe civile për ne shqipëtarët e Republikës së Kosovës është një ditë e veqantë, në historinë e hapave të pavaresisë dhe shkëputjes nga Serbia shoveniste dhe agresore, drejt krijimit të shtetit të pavarur të shtetit shqipëtar. Dhe me këtë shënohej edhe fitore dhe ndaj qytetarëve shovenist serbë që ishin të përqendruara në qytetet më me rëndesi duke bërë deportimin e tyre, në shtetin e tyre prej nga kanë ardhur historikisht pra nga vendi i shtetit serb. Dhe këto troje tona autoktone shqipëtare, sërish të frymojnë në aromë të historisë së lashtë, të banimit me shumicë dërmuese shqipëtare.

Shteti i Republikës se Kosovës, përveq të ditës së shënimit te pavarësise së saj kjo datë është e veqantë që ta kujtojmë.Kjo sepse që nga 66 vjetori prej themelimit të kësaj organizmeje euroantlantike, pra NATO-ja kjo deri më tani nuk ka ndërmarur një fushatë luftarake me arsenal të tërë dhe të sostifikuar armësh kundër shteteve që kanë cenuar parimet e tyre. Kjo ashtu dhe për NATO-në ishte sfidë, ishte përgjegjësi se si do te ogranizohej sulmi, nga divergjencat të popujve anëtare të ndryshëm, në ato qarqet dhe bazat lufarake serbe si në vet shtetin serb pra brenda saj, ashtu edhe vendit të Kosovës, që ishin të vendosura, këto bazat më famëkeqe pëër shkatërim.

Mirëpo kjo për unionin e shteteve të NATO-së ishte fare e lehtë te themi ashtu, për tu organizuar sulmet ajrore kundër shtetit serb.Sepse plani, së fundi ishte realizuar ashtu se si ishte parashikuar me shkatërimin e bazave ushtarake serbe,dhe me kapitullimin e shtetit serb,dhe me tërheqjen e gjithë serbise brenda Kosovës duke filluar si prej kontigjenteve ushtarake,policore, e deri te popullata civile edhe kjo u jëtësua në praktikë.

Por para se të ndërhyhej, nga ky union për krimet dhe gjenocidet që bënte shteti serb ndaj popullatës shqipëtare në Kosove, duke përfshire, vrasjet të civilëve,gra,femije,dhe pleq, unioni i NATO-së gjendej edhe para një beteje diplomatike dhe politike, për të pasur të drejtën për të nderhyrë.Dhe ku si faktor negativë, dhe si qdo her armiqësor ndaj shqipëtarëve i njohur historikisht, ai që i bëntë këto pengesa dhe dëshironte të fitonte në kohë ishte pikërisht sheti i Rusisë. I cili qe anetarë,i Këshillit të Sigurimit dhe bënte, pengesa për te mos u aritur,vota konsesuale për të bombarduar shtetin serb.

Pra kjo, duke ditur votën konstituive, dhe votën konsesualë që te gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të votonin per votën PËR ndonjë qeshtje madhore për tu miratuar qështjet në praktikë .Dhe si rrjedhojë për tu realizuar kjo, ishte shteti Rus që vënte veto dhe bënte obstruksionenë në favor të shtetit serb dhe paralizonte ashtu edhe planin që kishin shtetet demokratike, euroantlantike si ato të shteteve te Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të i dalur në ndihmë dhe për ta shpëtuar Kosovën nga agresori gjenocidial i shtetit serb që krimet qe bënte ishin për nga përmasat e mëdha, dhe krahasohej me gjenocidet të tjera ndërkombëtare

Duke qenë, e ndërtuar kesisoji ndërveprimi i mekanizmave ndërkombëtarë për tu marur vendimet pra votat në Keshill të Sigurimit, pra të OKB-së dhe burokracive ndërkombëtare për këto qështje madhore,dhe më të keqes veqanërish te shtetit Rus që politizonte këto qeshtje atëhere unioni i NATO-së vendosi të nderhyj pa votën e Rusisë dhe duke evituar burokracite ndërkombëtare dhe qe po ashtu bazën ligjore që e gjeti ishte pikërisht në vet kartën të OKB-së.Kjo për arsyeje për legalitetin e sulmeve të forcave ajrore të NATOS-së.Kjo me të cilën akt dhe sulmi ajror që ndërmori NATO-ja shënoj edhe krijimin të një rendi të ri ndërkombëtar,politik dhe ushtarak, të paparë deri më tani. Mu kjo, se në vet kartën e OKB-së ishte paraparë që sulmet të bëheshin edhe kundër shteteve sovrane, në ato parime që percaktonin se ato shtetet ku jetojnë, qytetarët të përkatësise së atij vendi apo të ndonjë pakice tjetër në atë vend nuk e gëzojn të drejten, të i perndjekin dhe te iu shkaktojnë,gjenocid qytetarëve tyre, për shkatërim dhe zhdukje.

Kështu në aspektin, legal pra edhe juridik shtetet e Unionit të NATO-së, për arsyeshmerinë e sulmeve dhe legjitimetit të tyre nderkombëtar kundër shtetit te Rusisë, dhe atyre pengesave vazhdimisht që bënte shënoi fitoren politike edhe juridike, respekvisht diplomatike.Dhe ku kjo, definitivsht shkatëroj edhe këtë shtet Rus dhe e devalvoj forcën e saj në Keshill të Sigurimit.Kjo edhe, duke ditur qe kishin votën konsesuale. Kështu që përveq fitores që shënoj ndaj armatës serbe, gjenocidiale kjo shënoi edhe humbjen diplomatike edhe te shtetit Rus që mbështete shtetin Serb vazhdimisht, në sferen rafshin ndërkombëtar.Kjo që edhe, përkundër kësaj që ne vazhdimësi shteti Rus, kontestonte sulmet ajrore të NATOS-së, duke e përdorur preteksin për antilegjimitetin që kjo po përdorej si xhandarë për te sulmuar shtetet, duke injoruar Këshillin e Sigurimit, kjo përfundimsht teza Ruse, ra në ujë.

Pra shumë, qka u lind me sulmet që bëri NATO-ja ndaj agresorit gjenocidial serb kështu pra aty u nderhy për te shpëtuar popullin shumicë autoktone shqipëtare që persekutohej, dhe qëllimet ishin për tu zhdukur dhe depërtuar ky popull historiksht. Ketu më tani Rusia shënoj humbjen në sferën ndëkombëtare të Këshillit të Sigurimit me votën monopole qe kishte.Kështu u krijua, një rend i ri ndërkombetar politik dhe ushtarak, ku popujt dhe qytetarët të tjerë duhej patjetër të mbroheshin në shtetin aty ku jetonin, për bindjet politike apo shkaktimet gjenocidiale ndaj tyre, përkundër votës së Keshillit të Sigurimit dhe politikave buroraktike ndërkombëtare për të ndërhyer.Dhe perfundimisht me këtë edhe NATO-ja, tani paraqitet si akter i rëndësishëm për ruajtjen e popujve dhe qytetareve në fushën e sigurisë, për evitimin e krimeve dhe gjenocideve që mund të i ndodheshin qytetarëve. Dhe me, këtë edhe vlerat demokratike ishin më te avancuara ndaj edhe vet shteteve që ishin anëtare brenda OKB-së,pra ato kishin përparësine ndaj tyre.

PDK-ja zyrtarizon Veselin kandidat për kryeministër

0

Kadri Veseli edhe zyrtarisht është kandidati i PDK-së për kryeministër. Derisa ai ka shprehur vizionin e tij për të ardhmen e vendit, analistët kosovarë shprehen në mëdyshje për sukseset e tij dhe opozita kosovare e dëshiron Veselin para drejtësisë

Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht ka konfirmuar liderin e saj Kadri Veselin si kandidat për kryeministër të vendit. Në konventën festive të kësaj partie, Veseli tha se Kosova ka pasur një progres të jashtëzakonshëm por, sipas tij, shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë.
Ai u zotua që Kosova do ta themelojë ushtrinë e saj dhe se nga një vend supermarketesh do të shndërrohet në një vend fabrikash.

Megjithatë, analistët kosovarë kanë mëdyshje rreth sukseseve të mundshme të Veselit si një “kryeministër i ardhshëm” dhe në opozitë nuk kanë fjalë të mira për liderin e PDK-së. Sipas tyre, është pikërisht PDK-ja përgjegjëse për shumë dëme që i janë shkaktuar vendit. Ndërsa për vetë liderin e saj thonë se do ta presë edhe përgjegjësia penale kur në Kosovë të vihet një sistem i drejtë gjyqësor.

Veseli: Për Kosovën njerëzit e PDK-së kanë meritat më të mëdha

Partia Demokratike e Kosovës të shtunën dhe të dielën ka zhvilluar punimet e konventës së 8-të të punës. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka theksuar me këtë rast se politika e PDK-së do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit, duke garantuar thellimin e fuqizimit të partneritetit me SHBA-në dhe me Bashkimin Evropian. “Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka identitetin e tij të fuqishëm politik dhe ne, Partia Demokratike e Kosovës, garantojmë pacenueshmërinë e tij. Janë njerëzit e Partisë Demokratike të Kosovës ata që kanë meritat më të mëdha për partneritetin e vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe me gjithë botën demokratike. Me vizionin tonë, me besimin e marrë nga qytetarët e Kosovës, ne garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti”, ka theksuar Kadri Veseli. Ai ka theksuar se pavarësisht dilemave, ushtria e Kosovës do të bëhet dhe se do të tejkalohet çdo sfidë e barrierë për integrim të vendit në NATO e në BE, ashtu sikurse janë tejkaluar sfidat për çlirimin e vendit. “Ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës.

Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese të paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare e dinjitetshme e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan gjatë lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran – Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli. Më tutje Veseli theksoi se në ditët e ardhshme PDK-ja do ta marrë përgjegjësinë që politikën t’ia kthejë qytetarit duke u shprehur se ky është parimi fundamental i veprimit tonë politik dhe institucional. Ai ka përmendur ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë.

“Nga nevoja për punësim e deri te industrializimi i vendit me fabrika unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë. Korrupsioni është i patolerueshëm në vendin tonë! Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres! Kam vendosur të veproj, bashkë me ju dhe të gjithë ata që duan një Kosovë që rrezaton mirëqenie dhe zhvillim, siguri dhe shpresë për të ardhmen”, ka shtuar ai. Veseli ka përfunduar duke thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë që mbi identitetin e shtetit të Kosovës të vendosen dilema ekzistenciale. “Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës nuk është i përkohshëm sikurse pretendojnë disa, brenda dhe jashtë.

Shteti i Kosovës është vepra më madhështore e popullit tonë, që do të jetojë përgjithmonë në hartën gjeopolitike të botës”, ka përfunduar ai

Nis fushata, priten zgjedhjet

0

Dështimi i Demarkacionit, i ushtrisë dhe i Asociacionit kanë bërë që opozita kosovare të insistojë në kërkimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Zyrtarisht këtë nuk e thonë partitë e koalicionit PDK-LDK, megjithatë të gjithë në terren e kanë nisur fushatën

Kosova shumë shpejt mund të shkojë edhe në zgjedhje të parakohshme. Partitë kanë nisur aktivisht të punojnë në terren, ndërkohë që ambiciet për pozita të larta politike nuk po fshihen. PDK-ja zyrtarizoi kryetarin e saj Kadri Veselin kandidat për kryeministër të Kosovës. Ndërkohë që edhe opozita është duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Duket se vetëm LDK-së nuk i konvenon të ketë zgjedhje.

“Mund të ketë zgjedhje me marrëveshjen e partive politike, deri më tash nuk ka diçka të tillë”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti. Ndërkohë këshilltari i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj, pyetjes së gazetës “Zëri” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme i është përgjigjur me një “Jo”.

Robinja ose përroi i ndërgjegjes

0

Shtëpia botuese Fan Noli, në vijim të veprave të klasikëve botërorë, që kjo shtëpi nuk resht së hedhuri në treg, ka botuar së fundmi romanin Robinja (La prisonnière) të shkrimtarit Marsel Proust. Përkthyesja, Edit Dibra, ka zgjedhur ta përkthejë titullin “E burgosura” me një fjalë shqipe më karakteristike dhe me përmbajtje më të theksuar, “Robinja”. Në anglisht ky titull është përkthyer “The prisoner” ose “The Captive”, në italisht: “La prigioniera”. Pra, gjuhët kryesore europiane kanë zgjedhur përkthimin ad litteram. Ndoshta Robinjës sonë i përgjigjet The Captive i anglishtes. Sidoqoftë, Edit Dibra duhet përgëzuar për këtë përzgjedhje të kujdesshme, që vihet re më pas gjatë gjithë romanit, për skrupulozitetin dhe përgjegjësinë e saj jo vetëm në gjetjen virtuoze të fjalëve, por edhe në një përcjellje sintaksore shqipe të një niveli mjaft të përpunuar. Mos të harrojmë asnjëherë se kemi të bëjmë me një nga mjeshtrat më të vështirë të narracionit që ka patur Europa gjatë historisë së saj dhe vetë Franca, si një nga mbretëreshat e letërsisë.

Robinja është “kapitulli” i pestë i Në kërkim të kohës së humbur, i këtij romani pseudo-autobiografik, i rrëfyer së shumti në teknikën narrative të përroit të ndërgjegjes dhe i botuar në vitin 1925, pas vdekjes së autorit. Proust-i po punonte për të deri në kohët e fundit para se të ndërronte jetë. Dhe, siç vëren kritika, romanit i kanë mbetur pasaktësi, mungesa lëmimesh të frazës vende-vende, që shkrimtari padyshim do t’i kishte korrigjuar sikur të jetonte edhe një ose dy vjet të tjerë. Personazhi i tij kryesor i ngjan, si dhe në romanet e tjerë, vetë Proust-it të tërhequr nga jeta sociale. I lindur në vitin e parë të Republikë së Tretë, Marseli i ri, si dhe narratori i tij, ishte një fëmijë delikat prej një familjeje borgjeze dhe mjaft i njohur në sallonet e kohës. Personazhi fton në shtëpi Albertinën, të cilën e mbyll brenda. Vajza e re, me gjithë robërinë e detyruar nga i dashuri-padron i saj, zbulon një botë të çuditshme e me zakone të çuditshme. Xhelozia e tij merr përmasa të papërfytyrueshme, të sëmura, ai ndërton një mekanizëm të ndërlikuar kontrolli, aq më tepër që xhelozia nuk drejtohet vetëm te meshkujt, por edhe te gratë, duke dyshuar se Albertina është lezbike. Është shumë i ndërgjegjshëm se Albertina ndihet shpesh si e burgosur dhe sjellja e tij ndaj saj të kujton atë të Suanit te romani tjetër i Proust-it, Dashuria e Suanit. Por, kjo dashuri e mundon, e sëmur, e bën fatkeq, veçanërisht kur i duket se nuk i kupton asfare mendimet e saj dhe se ajo ngjan si njeri i panjohur. Midis tyre shtohen grindjet, edhe të dhunshme. Nga ky moment, çdo gjest, çdo fjalë, çdo shikim, madje dhe çdo heshtje e të dashurës interpretohen prej tij si pohime të pabesisë së saj, të kaluar e të tashme, ose, aq më keq, si shenja të pamohueshme të fajësisë së saj. Edhe sikur ajo të vdesë ai nuk do të qetësohej nga tërbimi vetëshkatërrues i kësaj xhelozie, gjë që është përshkruar në mënyrë mjeshtërore në roman. Prandaj dhe ky libër përcaktohet si një nga interpretimet letrare më të forta të ndjenjës së xhelozisë. E shkuara e saj, jeta e saj e dyfishtë, gënjeshtrat, dinakëritë e hiletë e vogla të saj, dashuria e saj për gratë, që sipas përfytyrimit të tij, i kanë dhuruar kënaqësi të ndryshme prej atyre që i jep ai, nuk e lënë asnjë çast të qetë unin-rrëfyes të Robinjës. Këto mendime e turbullojnë, e dërmojnë, e lajthisin fare; edhe kur e sheh të flejë, edhe në ato çaste zemra e tij copëtohet nga xhelozia. Me gjithë stratagjemat e përpunuara deri në ekstrem që përdor për t’i nxjerrë asaj nga goja pohimet, nuk arrin kurrë asgjë dhe më shumë e më tepër shkallon nga xhelozia, derisa një ditë të bukur, zgjohet në mëngjes dhe gjen pusullën që Albertina i ka lënë, pasi është larguar me gjithë valixhe.

Ky roman, si e gjithë vepra e Proust-it shquhet për zhbirimet e hollësishme psikologjike, tablotë e jetës parisiane të kohës, përmes edhe vetëm bisedave nëpër sallonet, aftësi që pak shkrimtarë e kanë dhe askush nuk kishte arritur përpara tij. Mbi të gjitha për atë kategori xhelozie që lind nga dëshira për të sunduar personin e dashur dhe që shndërrohet në një shfaqje psikotike të dëshirës për vetëshkatërrim, për cupio dissolvi, që na shpjegon shumë pamje të mungesës së ekuilibrit afektiv të xhelozit, si dhe për llojin e marrëdhënies me personin për të cilin ushqen këto ndjenja xheloze. Në përfundim të këtyre pak fjalëve për një vepër të madhe, më mbetet vetëm të uroj edhe njëherë botuesin dhe përkthyesen për këtë ndërmarrje të realizuar me sukses. /Mapo

Gjenia njerëzore, nudo, por e veshur me yje

0

Poeti, Preç Zogaj në fjalën e tij, dje në promovimin e antologjisë me poetë botërorë të përkthyer nga Rudolf Marku ka rrëfyer fillesat e tyre kur në Lezhë, në fund të viteve ’70-të, poeti i ri, me pamje të pazakonshme, që u kishte lexuar shokëve të tij më të rinj poezi të përkthyera prej tij nga autorë anglezë dhe amerikanë, të panjohur ose të ndaluar në Shqipëri.

Preç Zogaj

Kam privilegjin të kem qenë një nxitës dhe mandej edhe redaktori i kësaj antologjie, fillesat e së cilës datojnë rreth katër dekada më parë. Në vitet 1978- 1979 të shekullit të kaluar, në Lezhë, në një shtëpi dykateshe afër lumit Drin, një poet i ri me një pamje ta pazakonshme, që kishte jo rrallë në fytyrë shenjat e prerjes së briskut, mu sikur kishte mposhtur edhe njeherë tjetër dyzimin për ta lënë apo për ta vazhduar këtë jetë, na lexonte ne shokëve të tij më të rinj poezi të përkthyera prej tij nga autorë anglezë dhe amerikanë, të panjohur ose të ndaluar në Shqipëri.

Nuk e kam harruar kurrë poezinë “Qytetari i panjohur” të Auden, në të cilën, pasi tregohet permes enumeracionit të jetuarit e qytetarit model brënda korrnizës së konformizmit, vjen papritur një ndërprerje dhe vargjet tipike të një poeti që nuk mund te jetë veçse anglez: “A ishte ai lumtur?/ Pyetje absurde është/ Po të ishte bërë ndonjë gabim / Do ta merrnin vesh”.

Apo poezia tjetër e jashtëzakonshme e Wilfrid Owen me tullin “Dulce e Decurum Est”.

Këtu përshkrimi elegjiak i vdekjes nga gazi helmues i një ushtari në transhetë e luftës së parë botërore këputet nga kontrapunkti përmbyllës që unë po e citoj siç më ka mbetur në mendje dhe jo plotësisht siç do ta gjeni në libër “Nëna, mos ua thoni fëmijëve tuaj rrenën e vjetër/ E ëmbël dhe e lavdishme është të vdesësh për atdheun”.

Këto ishin vargje dhe poezi që në një anë tronditën gjithë një mënyrë të menduari të dominuar nga kufizimet, steriotipet dhe dogmatizmi, në anën tjetër ndihmuan për formimin e një shijeje, estetike dhe vetëdije të re të lirisë për poezinë. Këtë bëri Rudolf Marku, një nga prijësit e avanguardës letrare të viteve shtatëdhjetë-tetëdhjetë, përfaqësuesi më autentik i një gjenerate, të cilën dikush e ka quajtur “gjenerata e antenës së ngritur në mjergull”, duke patur parasysh faktin se poetët dhe artistët më të mirë të saj vendosen me letërsinë dhe artin modern një kontakt dhe një komunimim të çuditshëm, përtej dhe përmbi klonet e filtrat e Shqipërisë së mbyllur. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj për ketë enigmë të daljes së mendjes dhe shpirtit artistik nga izolimi i imponuar. Nuk kam një përgjigje, thjesht e tregoj enigmën në fjalë. Dhe sa për ta ndriçuar pak, me vjen në mendje përgjigjja që i ka dhënë poeti im më i dashur, Luis Borhes, pyetjes “cilët janë poetët që ju kanë ndikuar në krijimtarinë tuaj”. Pasi bën një listë të gjatë të poetëve të vet më të dashur, Borhes ndalon një çast dhe shton: “Dhe të gjithë ata që nuk i kam lexuar por që janë tek unë.

Ka shumë mundësi që poetët të takohen pikërisht në këtë lloj mediumi pa kufinj, pa kohë dhe hapësirë. Dhe nuk është për t’u habitur nga kjo pikëpamje që një poet i ri nga Lezha e vogël e Shqipërisë së mbyllur e viteve shtatëdhjetë mbërriti në Londër me biletën dhe vizën e sensit artistik shumë vite përpara se sa të zhvendosjes edhe fizikisht atje në kushtet e hapjes.

Nuk është për t’u habitur poetesha e parë e botës, Safo, të jetë ndikuar dymijë e gjashtë qind vjet më parë nga poetesha bashkëkohore Jenny Josepf; Ovidi i Romës së lashtë të këtë paraparë në vizionet e tij të poezisë erotike poetin modern të shekullit të njëzet Ted Hughes; poeti i madh i Kinës së lashtë Li Po të ketë takuar në finesën e tij të rrallë poetin modern izraelit, Jehuda Amichai.

Në librin unik të poetëve dhe poezisë së mirë këto gjëra kanë ndodhur, ndodhin e do të ndodhin. Poezia është një përftim, çlirim dhe emanencë nga e njëjta lëndë e mendjes dhe shpirtit poetik. Antologjia “Retë që shkasin atje tej, retë e mrekullueshme”, është një tjetër provë.

Shtatëdhjetë e gjashtë poetë, njëqind e njëzet e gjashtë poezi, përzgjedhur me kriterin e përlqyeshmërisë së përkthyesit, ku unë dalloj si një standard të shijes dhe preferencave të tij binomin e poezisë së dashurisë me atë alegorike, të lidhura nga fibra e elegancës.

Kjo është për lexuesit e poezisë dhe për bibliotekën tonë dhurata e një eksplorimi të gjatë të Rudolf Markut nëpër shenjat që kanë lënë në poezi rrotullimet e tokës rreth diellit që nga antikiteti e deri në ditët tona.

Pse shtatëdhjetë e gjashtë? Pse njëqind e njëzet e gjashtë? Çdo hartues antologjie përballet me pyetje të tilla. Alen Boske, autori i antologjise me titullin provokativ “Njëqind poezitë më të bukura të botës”, që ka qarkulluar në Shqipëri në fund të viteve nëntëdhjetë në formë të fotokopjuar, thoshte vetem këtë që gjithkush mund të zgjedhë një antologji të veten dhe se përzgjedhja është në njëfarë mënyrë vetë përzgjedhësi. Më lejoni të huazoj prej tij flalinë përmbyllëse të kësaj paraqitjeje: “Ja gjenia njerëzore, nudo, por veshur me yje”

Neymar: Sikur të ishte Ronaldo në Barcelonë…

0

Neymar do të dëshironte që Ronaldo të luante për Barcelonën

Në një intervistë për “A Bola”, ylli i Barcelonës, Neymar, tha se do të dëshironte shumë sikur të kishte mundësi të luante me Cristiano Ronaldon e Leo Messin në “Camp Nou”.

“Ronaldo është një legjendë. Do të doja të ishte këtu në Barcelonë të luaja bashkë me të dhe Messin”, deklaroi Neymar.

Prizren: Pacientja me copëz të xhamit në sy pret doktorin 40 minuta (Video)

0

Në Spitalin e Syve në Prizren, një paciente ka pritur afro 40 minuta me copëz të xhamit në sy doktorin që nuk gjendej në vendin e punës.

Fillimisht sipas përshkrimit të të birit V.K. të pacientes, ai kishte kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente të qytetin prej ku i kanë dhënë udhëzimin për në Spitalin e Syve, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë për klankosova.tv se kur kishte kërkuar ndihmë, aty nuk gjendej mjeku kujdestar dhe se është dashtë të pritej për 40 minuta edhe pse gjendja e syrit të pacientes (nënës së tij) ka qenë e rëndë.

Për rastin si ka thënë se ka njoftuar edhe policinë në Prizren.

Për më tepër ka dërguar edhe një video që përshkruan më së miri situatën, tek sa i drejtohet i frustruar doktorit kujdestar, që thotë se u vonua për atë kohë derisa po vishej.

Për më tepër shikojeni videon:

Eqrem Kryeziu braktis LDK-në

0

Ish-nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, që ishte edhe kandidat për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Kosovë, duket se ka braktisur këtë parti.

Që një kohë të gjatë ka kritika për udhëheqësit e LDK-së, por së fundmi janë bërë më të fuqishme, raporton Periskopi

Ajo që është me rëndësishmja, ai një natë më parë, kur u shënua 27 vjetori i themelimit të degës së LDK-së në Prizren nuk ishte aty.

Isa Mustafa që drejton këtë parti, kishte marrë me vete thuajse gjithë anëtarët e këtij subjekti, madje edhe Vjosa Osmanin që është ndër më kritiket, por nuk arriti ta kishte edhe Eqrem Kryeziun, raporton Periskopi.

Mustafa shkroi në rrjete sociale e edhe dërguan njoftime që shënuan këtë përvjetor por nuk e panë të arsyeshme të flisnin për mungesën e Kryeziut, me të cilin mendonte të udhëhiqte këtë komunë.

I kontaktuar nga Periskopi, Kryeziu ka dy ditë që nuk lajmërohet.

Ndryshe, kryeziu javë më parë ka deklaruar se nuk do të jetë votues i LDK-së. E shkas për këtë ai ka thënë se janë Isa Mustafa dhe Ismet Beqiri.

“Kam deklaruar se përderisa në LDK është Isa e Ismeti nuk do të votoj atë parti”, ka thënë ai.

Këtë vit do të mbahen zgjedhjet lokale, ndërkaq nuk përjashtohen edhe ato nacionale në Kosovë.

E kohë më parë ai kishte deklaruar se fatkeqësi për Kosovën është qeveria Mustafa.

Kryeziu, gjithmonë ka pasur poste të larta në LDK, madje ishte deputetët i saj në Kuvendin e Kosovës, për disa legjislatura me radhë./ Periskopi