17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Përkujtohet dëshmori Vetim Shala

Në varrezat e fshatit Nashec, të hënën është përkujtuar në 28 vjetorin e rënies, dëshmori Vetim Shala.

Përveç familjarëve dhe miqve, homazhe në varrin e dëshmorit kanë bërë edhe bashkëveprimtar të tij dhe drejtues të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. Me 27 mars të vitit 1989,kur rinia studentore ndodhej në ballë të protestave gjithëpopullore për kundërshtimin e politikave serbo-sllave për asimilimin e Kosovës,pjesë e tyre ishte edhe i riu,Vetim Shala,i cili në këtë ditë para 28 viteve është vrarë nga forcat sllavokomuniste të kohës.

Për të përkujtuar jetën dhe veprën e tij,në varrin ku ai prehet i qetë në Nashec,ishin mbledhur familjar,miqë dhe shokë të dëshmorit dhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren. Me këtë rast, nipi i dëshmorit I cili e mban emrin e dëshmorit, tha se sot në këtë përvjetor po e kujtojmë me krenari familjarin tonë, i cili asnjëherë nuk është pajtuar me çizmen e sundimit të egër serbosllav, duke qenë në ballë të demonstratave për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës.

Edhe Vetimi shpehu shqetësimet e familjes së tij për mospërkujdesje të duhur institucionale ndaj dëshmorëvë që u flijuan për lirinë e atdheut para luftës në Kosovë.
Ndërkaq, zyrtari i LVV-së në Prizren, Arbër Rexhaj, tha se dëshmori Vetim Shala, ka vazhduar rrugën e atdhedashurisë që kishin trasuar të parët e tij, duke i’a falur jetën Kosovës së tij, duke rënë në protestat e fundviteve të 80-ta, dhe për këtë tha ai, dëshmori Vetim Shala, duhet të përkujtohet me nder dhe respekt nga të gjitha gjeneratat të tashme dhe të ardhshme, theksoi Rexhaj.

Vetim Shala, si student i Fakultetit të Mjekësisë ne Universitetin e Prishtinës, ishte në ballë të demonstratave gjithëpopullore, dhe është vrarë nga forcat sllavokomuniste me 27 mars të vitit 1989/TV Prizreni/

Më Shumë

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit