14.7 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 5574

Javën e ardhshme vendoset për fatin e Wengerit

0

Sipas tabloidit britanik, Mirror, drejtuesit e Arsenalit dhe Arsen Wenger do të takohen javën e ardhshme.

Mirror shkruan se në këtë takim do të vendose nëse strategu francez do të vazhdoj ta drejtoj Arsenali, apo do të largohet në fund të sezonit.

Wenger është në presion nga tifozët që të largohet nga Arsenali pas dëshmimit në Ligën e Kampioneve dhe Premierligë këtë sezon.

Arda në Arsenal? Flet menaxheri i lojtarit

0

Arda Turan nuk ka asnjë ofertë nga Arsenali. Mesfushori turk do t’i mbetet besnik Barcelonës. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i lojtarit, Ahmet Bulut

“Unë nuk kam qenë i kontaktuar nga Arsenal. Arda Turan është i lumtur në Barcelonë dhe ka tre vjet të mbetur në kontratë”, ka deklaruar Ahmet Bulut.

Vettel rikthen Ferrarin te fitorja

0

Një fitore e madhe, një fitore e merituar dhe një rikthim i Vettelit e Ferrarit në majën e podiumit të një Çmimi të Madh të Formulës 1, e këtë e kanë bërë që në garën e parë të Australisë në Melbourne.

Gjermani 4 herë kampion i botës i “kokëkuqes” ka mposhtur skuderinë gjermane të Mercedesit dhe pilotët Hamilton e Bottas, respektivisht i dyti dhe i treti, falë shpejtësisë dhe strategjisë. Raikkonen, shoku i skuadrës te Ferrari ka përfunduar vetëm i katërti, përpara Max Verstappenit.

Një sukses i Vettelit që rikthen Ferrarin te fitorja pas më shumë se një viti e gjysmë mungesë, e që shkëndijën e parë e dha pikërisht në momentin kur Hamilton vendosi të kryente “pit stop”-in e parë, kohë kur nga skuderia iu tha gjermanit të vijonte edhe disa xhiro me gomat super të buta, në mënyrë që të përfitonte falë strategjisë në momentin që do të dilte nga ndalesa e tij e parë.

Pas një viti 2016 për t’u harruar, Ferrari arrin më në fund që të zbresë nga froni një skuadër që kishte monopolizuar jo vetëm titullin, por dy vendet më të larta të podiumeve në shumicën e garave. Një fitore grinte dhe taktike kjo e Sebastian, i cili duket se po i lëshon sfidën kampionëve të botës Mercedes, që në fakt këtë vit si rrallëherë janë pa kampionin e tyre në pistë, me Rosberg tashmë të tërhequr nga F1, shkruan TCH.

Shënohet 18-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe

0

Sot shënohet 18-vjetori i masakrës së fshatit Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, do të organizohet tubim përkujtimor në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, për të kujtuar masakrën e kryer nga forcat serbe më 26 mars 1999.

Mblidhet sot Këshilli i Vetëvendosjes në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren mban sot mbledhjen e  Këshillit të Qendrës.

Mbledhja fillon në orën 12:00, në restorantin “Grand Efesus”.

Sekserët po e vrasin drejtësinë

0

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit, thonë se në 99 për qind të rasteve korrupsioni vepron përmes sekserëve ose ndërmjetë- suesve, derisa, sipas tyre, sekserët dhe sekseromania duket se është bukur thellë e përhapur dhe ka lëshuar rrënjë në drejtësinë kosovare, duke u marrë kështu paratë e korrupsionit, që dyshohet se shpërndahen pastaj tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, avokatët etj., dhe se kjo është një skemë e kundërligjshme dhe mafioze që po e cenon rëndë ligjin dhe drejtësinë kosovare. Ndaj, është shtruar edhe çështja se çka po pret dhe pse nuk po vepron Prokuroria Speciale (PSRK), për çka edhe është formuar dhe financohet nga shteti.

Po ashtu, përse KPK-ja nuk merr masa kundër PSRK-së, që vetëm thuajse sodit ose mbyll sytë para korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit!? Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për Gazetën “Kosova Sot”, ka rikujtuar në këtë drejtim një anekdotë, e cila thotë se ” Poçari ia ka maru vegën poçit”, derisa, sipas tij, kjo anekdotë na shpjegon se ata që janë zhytur në krim dhe korrupsion i kanë studiuar mënyrat e fshehjes së krimit, duke ndërtuar infrastrukturën e veprimit, e cila përmes ndërmjetë- suesve dyshohet se janë bërë pazare të mëdha, duke marrë e duke dhënë paratë për një pjesë të stafit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët mirëqenien e tyre sociale nuk e kanë ndryshuar me rrugë ligjore, shkruan gazeta Kosova Sot.

Ndalja e skemës mafioze

Sipas Dibranit, skema mafioze në drejtësi mund të ndalet vetëm me një presion të jashtëm, veçmas nga presioni amerikan, përndryshe nuk ka mundësi, pasi korrupsioni dhe krimi i organizuar është zgjeruar shumë, ndërsa sipas gjendjes së tanishme mund të thuhet se edhe vetë PSRK-ja është krijuar nga strukturat politike të involvuara në krim dhe kriminalitet. “Pastaj dyshohet se i kanë korruptuar ose i kanë shantazhuar zyrtarët e kësaj Prokurorie, të cilët tashmë luajnë rolin e statistave që kanë për detyrë vetëm t’i nënshkruajnë dokumentet që iu ofrohen, përndryshe kjo Prokurori është dashur të reagojë dhe të veprojë. Ndërkaq, nëse zyrtarët e PSRK-së nuk janë pjesë e korrupsionit dhe nuk janë të shantazhuar ata pengohen për të vepruar, e madje mund të jenë kërcënuar nëse ndërmarrin hapa të guximshëm, derisa kjo gjendje kontrollohet nga struktura politike e parapolitike dhe nga grupet mafioze të nëntokës”, është shprehur ai. “Juridikisht, Prokuroria Speciale ka mision luftën kundër krimit dhe korrupsionit në institucionet shtetërore dhe kudo ku preken interesat e vendit, por praktikisht po shihet se misioni i saj është heshtja dhe mosveprimi. Përndryshe, kjo gjendje mund të tejkalohet vetëm kur të nisë verifikimi i mandateve të zyrtarëve ligjorë, vetëm kur do të bëhet pastrimi i listave dhe vetëm kur zyrtarisht në Kosovë do të votohet ligji për t’u aplikuar ‘Vettingu’ edhe tek ne”, është shprehur analisti Shefqet Dibrani.

Prokuroria Speciale nuk është në nivelin e detyrës

Analisti tjetër, Naim Kelmendi thotë se sekserët dhe sekseromania duket se është bukur thellë e përhapur dhe ka lëshuar rrënjë në drejtësinë kosovare, duke u marrë kështu paratë e korrupsionit që dyshohet se shpërndahen pastaj tek gjyqtarët, prokurorët, hetuesit, avokatët etj., derisa, sipas tij, kjo është një skemë e kundërligjshme dhe mafioze që po e cenon rëndë ligjin dhe drejtësinë kosovare. Ai thotë se këtë dukuri të kundërligjshme dhe mjaft të dëmshme për drejtësinë kosovare, do të duhej ta sfidonte Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), për edhe çka është formuar dhe financohet nga shteti kjo Prokurori. ” Por, duket se ajo është inerte dhe për të mos thënë e papërgjegjshme në luftën ndaj kësaj dukurie, ngase nuk ka rezultate në këtë drejtim.

Nga ana tjetër, KPK-ja po ashtu e ka për detyrim ligjor që të marrë masa kundër PSRK-së për neglizhencën e saj dhe moszbatimin ligjor në luftën ndaj kësaj dukurie antiligjore dhe të dëmshme për drejtësinë, por dhe ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në institucionet e shtetit, që nga njerëzit e pozitave të larta dhe të lidhur e të inkriminuar. Pra, në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, që ka kapur thellë edhe institucionet, por njëkohësisht edhe institucionet e drejtësisë, ku bartësit janë njerëzit e pozitave të larta të shtetit, Prokuroria do të duhej të ishte e pakompromis për ta fituar luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por duket se kjo Prokurori po sfidohet në funksionin e saj ndaj këtyre dukurive antiligjore, që po cenojnë jo vetëm institucionet e drejtësisë, por përgjithësisht institucionet e shtetit dhe shoqërinë në tërësi”, ka vijuar më tej ai. Kelmendi ka shtuar se PSRK-ja do të duhej të jetë më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të ndjekë e të hetojë krimin dhe të korruptuarit që nga institucionet e shtetit, e jo të mbyllë njërin sy, thënë figurativisht, para abuzuesve të drejtësisë apo para atyre që bartin pozita të larta.

Akuza të rënda për mitomani

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu ka vlerësuar se vetë fakti që situata është e tillë në drejtësi tregon se edhe dukuritë negative janë të shprehura. ” Por, sistemi i drejtësisë atakohet nga shumë drejtime, ndërsa drejtimi i korrupsionit është veç një prej atyre, ndërsa joprofesionalizmi, padituria është mbase e meta më e madhe e sistemit të drejtësisë. Pra, mosdija e mjaftueshme juridike e gjyqtarëve dhe prokurorëve natyrisht se rrit mundësitë pastaj që korrupsioni, ryshfeti si dhe sekserët të gjejnë punë në këtë mes”, ka spikatur për Gazetën “Kosova Sot” Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu.

Deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha ka nënvizuar se kjo dukuri e sekserëve vepron në të gjitha sferat e korrupsionit, derisa nuk është imun dhe nuk përjashtohet që përmes sekserëve edhe korrupsioni në organet e drejtësisë funksionon kësisoj “Ne kemi edhe zyrtarë të lartë të organeve të drejtësisë, të cilët përmes sekserëve kanë marrë mitë nga personat e caktuar. Ndërsa kjo dukuri, për fatin e keq të Kosovës, është krijuar si “kulturë”, e cila duhet të çrrënjoset përfundimisht, përndryshe forma e korrupsionit nuk është e panjohur se si ndodh, pasi në 99 për qind të rasteve korrupsioni vepron përmes sekserëve ose ndërmjetë- suesve”, ka potencuar për Gazetën “Kosova Sot” deputeti nga Nisma për Kosovën, Zafir Berisha.

Atmaxha përkrah Zafir Berishën

0

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka marrë mbështetje të fuqishme në fshatin Atmaxhë.

“Krimi i organizuar dhe klani “Pronto”,mund të luftohet vetëm nga NISMA”, tha Berisha.

Banorët e fshatit Atmaxhë, ndërkaq janë shprehur të zhgënyer me PDK-në dhe LDK-në.

Nisma në këtë fshat ka formuar edhe nëndegën e saj. Kryetar i nëndegës është zgjedhur Shpejtim Gashi, ndërsa sekretar Setmir Gashi.

“NISMA për Kosoven gjithnjë e më shumë po shihet si alternativa e vetme për Kosovën në përgjithësi dhe për qytetin e Prizrenit në veçanti dhe për këtë çdokënd po merr mbështetje të fuqishme”, thanë ata./PrizrenPress.com/

Isco jep përgjigjen për kalimin te Barcelona

0

Mesfushori i Real Madrid, Isco ka thënë se spekulimet që e lidhin atë me një kalim te rivali i përbetuar Barcelona, kanë dalë për të mbushur boshllëkun në kohën e ndeshje të kombëtareve.

Organizatori kreativ ka qenë i lidhur me disa klube në muajt e fundit, pasi ditët e tij në Santiago Bernabeu është raportuar se janë të numëruara për shkak të hapësirës së vogël.

Por ai ka mohuar një kalim në Camp Nou.

“Tash në futboll njerëzit kanë për të bërë thashetheme, nuk e di pse”.

“Unë flas vetëm në fushë dhe do të provoj të jap më të mirën për Real Madrid”, ka thënë Isco.

Chelsea arrin marrëveshje 180 milionëshe për Neymar

0

Chelsea ka arrit marrëveshje verbale me Barcelonën për transferimin e yllit Neymar.

Kjo marrëveshje që është bërë mes Roman Abramovich dhe klubit katalans kap vlerën prej 156 milionë funtave – rekord.

Ani pse skuadra që drejton Conte është në vendin e parë, pronari rus i klubit po përgatitet për investime të mëdha, përfshirë yllin brazilian, në mënyrë që të kthehen më të fort se kurrë në sezonin e ri të Champions League.

Kjo marrëveshje që është 180 milionë euro do ta thyente rekordin e deritashëm të transferimeve që e mban Paul Pogba me 89.3 milionë funta, shkruan TuttoSport

Këto 10 gjëra do t’ju ndodhin, kur të filloni të lexoni më shumë

0

Annie Mueller

1. Do të gjeni një shteg të sigurtë për të shpëtuar, kur jeta bëhet e vështirë, dërrmuese, ose thjeshtë e mërzitshme. Nuk është nevoja të gjeni prehje tek droga dhe alkooli. Kurseijini paratë… Merrni një kartë biblioteke, ose filloni të shkarkoni disa prej atyre mijëra librave që ofrohen falas. Humbisni në një tregim. Humbisni në një botë tjetër. Futuni në kokën e një personazhi dhe dilni jashtë prej kokës tuaj. Eshtë e menjëhershme. Eshtë ekonomike. Eshtë e mbartshme: është shtegu juaj personal i shpëtimit, kur duket se gjërat janë vërtetë shumë të ngarkuara.

2. Do të kuptoni se keni një familje. Dakord, keni prindër dhe ndoshta motra e vëllezër, dhe një mori hallash e xhaxhallarësh, tezesh e dajash, si dhe kushërinj, gjyshër e kështu me radhë.

Ose ndoshta jo.

Ndoshta ndiheni i vetmuar në botë, i braktisur.

Nëse jeni jetim në kuptimin e vërtetë të fjalës, osendiheni si i tillë, nëse nuk përputheni fare me familjen që keni, duke u bërë një lexuesi rregullt, ju gjeni një mënyrë për të gjetur familjen me të cilën mund të përputheni. Është një familje mbarëbotërore, totalisht e hapur dhe me të vërtetë e jashtëzakonshme. Është familja e lexuesve. E të apasionuarve pas librave. E atyre që ndihen të varur nga letërsia. Bibliofilët. Bëhuni një prej tyre, dhe do keni një familje të zgjeruar e të kudondodhur.

3. Bëheni pjesë e një bisede globale, të përjetshme. Librat janë rruga me të cilën e shkuara komunikon me ne. Dhe librat janë rruga që ne komunikojmë, përmes kulturave dhe kufijve kombëtarë, përmes linjave shoqërore dhe ndarjeve klasore. Librat na lejojnë të hyjmë në jetët dhe botën e sejcilit, në një mënyrë krejt të rezervuar, por tre dimensionale.

A keni dashur ndonjëherë të ishit dikush tjetër, të shkonit diku gjetkë, të provonit një jetë ndryshe nga ajo që keni? Rrëmbeni librin. Çfarë prisni?

4. Do të mësoni të flisni bukur.

Leximi është rruga më pa mundime për të përmirësuar fjalorin tuaj, shqiptimin dhe aftësitë gramatikore. Lexoni më shumë, dhe do të keni mundësi të qeshni nën zë, kur shokët tuaj postojnë statuse të përditësuara në Facebook, me gabime skandaloze. Ju mund të korrigjoni përdorimin e gabuar që u bëjnë ata fjalëve të zakonshme. Mund të jeni “tirani” gramatikor, që keni ëndërruar gjithmonë të jeni.

5. Mezi do të presësh radhët, pushimet, sallat e pritjes

Kjo mund të jetë, në fakt, pika më e madhe e kthesës në jetën tuaj. Në vend që të trokasësh këmbën me padurim, duke bërë uf e puf dhe psherëtirë si një lopë pesimiste, apo të tregosh inatin dhe zemërimin në një mënyrë të papranueshme shoqërore, ti mundet thjesht… të lexosh.

Kujtdo libri që i je futur momentalisht, duhet ta marrësh me vete, në xhepin ose në portofolin tënd. Nxirre dhe ke gjetur zbavitjen, shoqërinë, dhe stimulin intelektual. Të gjitha në një “paketë të lëvizshme”. Leximi të krijon mundësinë të jesh i lumtur në çdo kohë, kudo. Eshtë superfuqi për të cilën gjithësecili ka nevojë.

6. Do të bëhesh një njeri më i këndshëm

Ti ndofta nuk do t’ia dish që të bëhesh njeri më i këndshëm, por njerëzit në jetën tënde duan. Leximi të lejon të provosh emocionet e dikujt tjetër, gjë që të bën automatikisht të ndjseshëm ndaj atyre që të rrethojnë. Ndoshta nuk keni qënë asnjëherë viktimë e racizmit, abuzimit, ose varfërisë. Ndoshta ti nuk e di sesi ndihet dikush që ofron dashuri dhe nuk e merr mbrapsht. Ndoshta ty të duket më e lehtë të kritikosh, sesa të simpatizosh. Leximi nuk do të t’i shuajë krejt paragjykimet, por do të të ndihmojë shumë që t’i reduktosh. Dhe nxito, për të qenë më i ndjeshëm ndaj të tjerëve.

Sepse kur ti jeton jetën e të tjerëve përmes librave, fillon të shohësh jetët e atyre që të rrethojnë. Jetë për të cilat nuk di asgjë.

7. Do të mësosh gjëra të reja

Edhe nëse gjithçka që ti lexon është trillim, mund të mësosh shumë rreth influencave kulturore, marrëdhënieve, historisë, frikës, psikologjisë njerëzore, shprehjeve të ndryshme të shpirtërores, efektet e luftës, mënyrat sesi robotët të pushtojnë botën, dhe se si superheronjtë ia dalin t’i mbajnë të pastra pelerinat e tyre. I gjithi informacion shumë i dobishëm.

Do më shumë? Futju artit të bazuar në realen, biografive, historisë. Shamng librat për ngjarjet e momentit. Lexo histori në vend të kësaj; ti do të mësosh më shumë rreth ngjarjeve aktuale, duke lexuar për ato historike. Rend pas librave që fillojnë me: “Si të…”. Kujtime. Shkencë. Eksplorim.

8. Do të zbulosh se ishe më “budalla” se sa e kishe menduar

Përpara se të nisje leximin, ti mendoje se kishe një mëndje mjaft të hapur, apo jo? Mendoje se dije shumë, se ti kishe një perspektivë të zgjeruar për jetën, dhe një ide shumë të saktë për botën dhe mënyrën si funksiononin gjërat. Dhe pastaj ti fillove të lexosh.

Ndoshta ata pak libra të parë nuk ishin ndonjë gjë e madhe. Ata ndoshta të mbajtën ty të sigurt në zonën tënde të rehatisë.

Por sapo një tjetër pjesëtar i familjes së madhe të lexuesve të dha një rekomandim, ndjeve se skajet e mendjes tënde filluan të çahen e hapen paksa. Një dritëz të vogël nisi të depërtonte brenda dhe fillove të shihje pjesën e brendshme të mëndjes tënde ashtu siç ishte në të vërtetë: e errët, me pluhur, dhe e mbushur plot hamendësime. Ti vazhdove të lexosh, dhe sa më shumë lexoje, aq më shumë ato të çarat filluan të hapen. Një nga një, ato hamendësime rrëshqitën dhe shkanë jashtë të çarave. Drita rritej. Ajri pastrohej. Fillove të populloje mendjen me gjëra të ndryshme: imazhe, biseda, perceptime, kuptime, të dhëna. Poezi. Fragmente jetësh të cilat nuk i ke jetuar, por që i provove përmes një libri. Emocione që nuk të përkisnin ty, por që i ndjeve po aq fuqishëm. Gjëra të vërteta, nga bota reale, në vend të atij rafti të vjetër të hamendësimeve dhe shpresave të kota.

9. Do të jesh më shumë krijues. Ndërsa e mbush mendjen tënde me material të freskët nga të gjithë këta libra, diçka e mrekullueshme fillon të ndodhë. Mendja jote zgjohet. Krijimtaria ka të bëjë me gjetjen e lidhjeve. Njerëzit krijues në jetë, ata që ne i admirojmë për zotësinë e tyre, janë ata të cilët mund t’i bëjnë ato lidhje me të vërtetë mirë. Ata kanë një fond të gjerë njohurish.

Ata e lënë poezinë të depërtojë në shkencë, lënë besimin dhe historinë të ecin bashkë.

Leximi të ndihmon të mbushësh mendjen tënde nga sa më shumë burime që dëshiron, dhe pastaj ta lësh të gjithë atë gjë të bukur të trazohet e të përzihet, në mënyrën që ti vetë dëshiron.

10. Do të bëhesh më shumë imagjinues dhe më pak i frikësuar nga të qënurit i çuditshëm.

Kur lexon libra të cilat janë produkt i imagjinatës së dikujt tjetër, ti fillon t’i besosh vetë imagjinatës tënde, dhe ta përdorësh atë. Çfarë ideje madhështore! Ta përdorësh atë copë tru, në të gjithë potencialin e vet “të çmendur”.

Leximi do të ndihmojë ta bësh atë. Nëse ti e ndien se mendja jote është e çuditshme, fillo të lexosh. Pas disa rendjeve  përmes botës së surealizmit ose trillit shkencor, ti do të ndihesh si njeriu më normal në botë. Kush janë këta njerëz të çmendur, të cilët dalin me këto ide fantastike të çuditshme? Sigurisht, ti do të duash të lexosh më shumë. Dhe atëherë vetë imagjinata jote do të fillojë të bluajë çfarë ti ke lexuar, në jetën reale, do t’i shtosh në koleksionin tënd unik të informacionit, eksperiencë, edukim, dhe personalitet.

Cfarë pret? Ende nuk e ke “rrëmbyer” një libër?