17.4 C
Prizren
E martë, 24 Qershor, 2025
Home Blog Page 5573

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Rahoveci, vazhdon vuajtjen shkaku i akuzave të ngritura nga Serbia

0

Uniformën e UÇK-së e pati veshur edhe Sinan Morina, gjatë luftës në vitin 1998.

Për shkak të saj shteti i Serbisë atij i ngriti një varg akuzash për krime lufte kundër serbëve të Operushtës së Rahovecit, njofton Klan Kosova.

Si pasoj e këtyre akuzave që i mohon Morina, ishte i ndjekur nga Interpoli dhe ndalohej ne secilin kufij që kalonte jashtë Kosovës.

Për me tepër, për këto krime, që Morina thotë se nuk i kreu, ai edhe qëndroi në burgje për më shumë se 2 vjet.

Sipas Morinës, krejt këto akuza që i ngarkohen atij, janë të montuara nga Serbia.

E pavarësisht krejt këtyre telashe, Sinan Morina, nuk është as pjesë e veteranëve të UÇK-së, për çka edhe po ndihet i harruar nga shteti e bashkëluftëtarët.

Kadri Veseli s’e synon tash kryeministrinë!

0

Petrit Musolli

Pamvarësisht se ka me u nominue nga partia e tij, zor se Kadri Veseli ka me pranue, njiherë, me e u ulë në karrigen e kryeministrit. Kosova ka me u përballë me nji situatë të ndjeshme me shpalljen e aktakuzave nga Gjykata Speciale dhe nisjen e procesit gjyqësor. Si kryeministër, ai kish me u gjend mes dy zjarmeve. Në njanën anë, të presionit nga bashkëluftëtarët e akuzuem, e në përgjithësi, të mbështetësve të tyne dhe, në anën tjetër, të atij të viktimave.

Siç mundet me u parashikue, rastet që kanë me krijue ndjeshmëni ma të naltë te ne, kanë me qenë ato të shqiptarëve të vramë gjatë e pas luftës, sidomos, nisun nga dyshimi, se qenë viktima, kryesisht, vetëm për shkak të bindjeve të tyne politike dhe i kanë takue Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shpalimi i rrëfimeve gjatë procesit gjyqësor, ka me nxitë tensione te të dyja palët, te të dëmtuemit si dhe te të akuzuemit e mbrojtësit e tyne.

Veseli, në këtë mes, gjendet i atakuem nga të dyja anët!Simbas nji kalkulimi të thjeshtë politik, Veselit, kish me i konvenue ndërtimi (vazhdimi) i nji Qeverie që përfaqëson të dyja palët dhe menaxhon tensionin në të dy anët. Domethanë, nji Qeveri me të njajtin format sikur të sotshmit. Por, me nji rikonfirmim të fitores së partisë së tij me të në krye dhe, mundësisht, me nji lider tjetër të Lidhjes Demokratike, me të cilin mundet me pasë raporte ma të afërta e kuptueshmëni ma të madhe.

Megjithë reagimin e kundërshtarëve në ‘panatyrshmëninë’ e koalicionit e cilësimin e tij si nji bashkëqeverisje mes ‘xhelatit e viktimës’, megjithatë, efekti i tij, ka me qenë ma i vogël krahasue me lanien e LDK’së pa pushtet. Ky format qeverisës, ndoshta, i përshtatet edhe mendimit të partnerëve ndërkombëtar, në veçanti atij amerikan, për kapërcimin, ma lehtë e ma qetë, të kësaj situate.Në ndërkohë, ndonji lëvizje me randësi të madhe në proceset integruese të Kosovës nuk pritet me ndodhë (përpos, ndoshta, liberalizimit të vizave), të paktën jo mbrenda këtij tri vjeçari. Gjatë kësaj periudhe kohore, Serbia, mundet me përparue në përafrimin e saj me Bashkimin Europian, të përmbushjes së kritereve për anëtarësim, që nënkupton edhe konfirmimin e normalizimit të marrëdhanieve me Kosovën dhe pajtimin për nji paqe të qëndrueshme. Edhe nëse Serbia zgjedhë tjetër rrugë, Europa e Perëndimi s’kanë me e pritë ma. Cilado të jetë, dikund kah 2020’ta, Kosovës kanë me ju hapë rrugët në proceset integruese dhe të anëtarësimeve në organizata e organizma ndërkombëtar.Veseli, qysh tash, asht përgatitun për atë kohë, kur pret me ju prie këtyne proceseve në Kosovë.

Ai ka hy në politikë me udhëheqë gjatë dhe i peshon mirë situatat politike. Zgjedhjet e kërkueme prej tij, që simbas tana gjasave kanë me u pajtue me u shpall në shtator e zhvillue në tetor, së bashku me ato lokalet, kanë synim ruejtjen e elektoratit para aktakuzave të Gjykatës Speciale dhe konsolidimin rolit të tij në parti e koalicionin e ardhshëm, e jo nisun nga ambicia për postin e kryeministrit, në këto rrethana politike.

Nji LDK e reformueme, me nji tjetër kurs e tjetër mentalitet politik, pa asnji dyshim kish me e zgjue elektoratin e saj të fjetun e inkurajue rininë me votue, besue e përkushtue në ndryshime! Dhe, Po, Amerika njeh e respekton gjendjen faktike në terren! Por, vetëm kur ajo krijohet mbrenda kufijve të lejueshmës!

Përfaqësues të UPZ-së dhe UP-së realizuan një vizitë në Universitetin e Padovës në Itali

0

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” gjatë javës kanë zhvilluar një vizitë në Universitetin e Padovës në Itali ku është iniciuar bashkëpunimi me interes reciprok mes tri universiteteve. Gjatë takimit u shpalosën programet reciproke nga të tri universitetet dhe u identifikuan fushat në të cilat është e mundur të bashkëpunohet dhe veprohet në të ardhmen. Nga këto dy universitete nga Kosova në vizitë ishin, Prof. Dr. Ramë Vataj – Rektor i UPZ-së, Prof. Dr. Hysen Bytyci – profesor në UP dhe këshilltar i rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Ass. Dr. Bekim Gashi, Profesor në FSHMN – UP, dhe Ass. Festim Tafolli – Asistent në Fakultetin Ekonomik në UPZ, kuadër që vjen nga universitetet italiane.

Prof. Dr. Ramë Vataj e vlerësoi të rëndësisë së veçantë këtë vizitë për Universitetin e Prizrenit por edhe atë të Prishtinës, ngase kanë rastin të marrin praktikat më të mira nga një universitet prestigjioz evropian siç është Universiteti i Padovës.

Prof. Dr. Alessandro Paccagnella – Prorektor për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Padovës theksoj se kanë bashkëpunim me vendet më të zhvilluar si Japoni, Taiwan, SHBA, Kanada, etj. Italia gjendet në Evropë, por dëshira dhe vullneti është të bashkëpunoj me universitete Evropiane, me fokus të veçantë me vendet në zhvillim si Kosova dhe tërë Ballkani, ku e tërë Evropa ka vëmendjen aktualisht. Prorektori po ashtu shtoj se është dëshmuar në vite se strategjia e bashkëpunimit “Bottom up” është me efikase se ajo “Top down”, për këtë arsye u tha se është me rendësi të veçanet që të shkëmbehen kontaktet dhe të iniciohen bashkëpunimet mes stafit në projekte të ndryshme, punime shkencore të përbashkëta, ligjërata në universitetet reciproke dhe po ashtu shkëmbim të studentëve në nivel bachelor dhe master, pa anashkaluar mundësin për doktorantët e rinj.

Vizita në Itali pati edhe takim tjera po ashtu të rëndësishme. U vizitua laboratori-inkubatori “H-FARM” më i madh në vend për “start up” ku studentët nga universitetet më të ndryshme konkretizojnë idetë e tyre në gjenerimin e ndërmarrjeve te tyre.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të kuptuar saktësisht zhvillimin dhe funksionimin e këtij inkubatori për të ofruar një mundësi të ngjashme studentëve që studiojnë në UP dhe UPZ, po ashtu shkëmbimin e ideve më të suksesshme që gjenerohen gjatë studimeve nga të dy palët.

Vizita në Itali përfundoj me vizitën e institutit më të vjetër në Itali i cili merret me studimet dhe analizat e verave të cilat prodhohen në komunën e Conegliano-s dhe Valdobbiadene-s. Kryetari i komunës, z. Floriano Zambon, theksoj se vetëm këtë vit janë prodhuar në Conegliano mbi 550 milion shishe të verës te llojit “Prosecco”, specialitet i këtij territori.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për të iniciuar bisedimet që kanë për qëllim dërgimin e studentëve që kanë filluar këtë vit akademik në fakultetin e ri “Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit” që të bëjnë praktikat e tyre për të përfituar njohuri konkrete dhe për të shkëmbyer “know-how”-in që të dy territoret ofrojnë në prodhimin e verave.

Vlen të theksohet se në Itali pwrfaqwsuesit e dy universiteteve kosovare u pritën nga Alessandro Paccagnella – Prorektor për marrëdhënie me jashtë; Alessandra Petrina – Prof. për çështje Evropiane, Mara Thiene – Prof. në departamentin e bujqësisë dhe zhvillimit mjedisor, Serena Varotto – Prof. në departamentin e agronomisë, ushqimit, resurseve natyrore dhe zhvillimin e aspekteve ndërkombëtare, Amedeo Pugliese – Prof. në departamentin Ekonomiks dhe Menaxhment, Luigi Bubacco – Prof. në departamentin e Biologjisë, Maja Roch – Prof. në Departamentin e Psikologjisë dhe Socializimit.

Valdete Bajrami: Prizreni do të drejtohet nga Zafir Berisha

0

Kryetarja e Gruas së Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, tha se Prizreni shumë shpejt do të drejtohet nga kandidati i Nismës, Zafir Berisha. Sipas saj, Berisha do t’a rikthejë krenarin këtij qyteti.

“Prezenca masive e juaja në këtë takim, është dëshmia më e mirë se së shpejti Prizrenin do ta qeverisë kandidati ynë Zafir Berisha dhe NISMA për Kosovën”, tha Bajrami, gjatë një takimi mobilizues me gratë e Prizrenit.

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, tha ndërkaq se prezenca e grave në këtë takim është fuqizim i orientimit social-demokrat të kësaj partie .

“Gratë, si një nga shtylla më të rëndësishme e familjes dhe shtetit, do të kenë vendin e merituar në institucione për t’i dhënë kuptimin e duhur demokracisë në shtetin tonë”, tha Berisha./PrizrenPress.com/

Veseli: Politikanët janë duke u krijuar probleme qytetarëve dhe vendit, por kjo sjellje politike do të marrë fund

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Konventën festive të partisë ka thënë se nuk kishte pasur kurrë dëshirë të bëhej politikan, por mjek ose inxhinier. “Rrethanat më e detyruan t’i hyja kësaj rruge”, thotë ai.
Ai ka thënë se nga diskutimi me qytetarët e di shumë mirë se çka i duhet vendit.

“Qëllimet e mija për të cilat jam në politikë janë të qarta: Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jokonsumuese; kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash; nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore; nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat e minerar; nga një vend ku roli i gruas në ndërmarrësi shihet me mëdyshje, në një vend ku ndërmarrësia e tyre transformon jo vetëm familjen në emancipim dhe zhvillim, por tërë shtetin tonë; nga një vend ku shumë të rinj enden rrugëve të papunë, në një vend ku të diplomuarit e rinjëkrijojnë punë dhe vende pune!”, deklaroi Veseli.

Ai ka shtuar se në nëntë vite pavarësi, Kosova ka pasur një progres, porse shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë.

Veseli përmendi ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë. Ndërsa, shtoi: “Por, a është e gjithë kjo e mjaftueshme? A mundemi të bëjmë më shumë?! unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë. Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres”!

“Qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët më shumë se sa të merren me problemet e popullit, po merren me njëri-tjetrin; në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja atyre dhe vendit. Kjo sjellje politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Konventën festive të partisë ka thënë se nuk kishte pasur kurrë dëshirë të bëhej politikan, por mjek ose inxhinier. “Rrethanat më e detyruan t’i hyja kësaj rruge”, thotë ai.
Ai ka thënë se nga diskutimi me qytetarët e di shumë mirë se çka i duhet vendit.

“Qëllimet e mija për të cilat jam në politikë janë të qarta: Kosova shtet me ekonomi prodhuese, e jokonsumuese; kalimi nga vend supermarketesh, në një vend fabrikash; nga një vend fermerësh të vegjël, që mezi mbijetojnë, në një vend që konkurron në tregjet e huaja me prodhimet e veta bujqësore; nga një vend, ku rritja ekonomike vjen nga investimet publike, në një vend ku zhvillimi buron nga sektori privat e minerar; nga një vend ku roli i gruas në ndërmarrësi shihet me mëdyshje, në një vend ku ndërmarrësia e tyre transformon jo vetëm familjen në emancipim dhe zhvillim, por tërë shtetin tonë; nga një vend ku shumë të rinj enden rrugëve të papunë, në një vend ku të diplomuarit e rinjëkrijojnë punë dhe vende pune!”, deklaroi Veseli.

Ai ka shtuar se në nëntë vite pavarësi, Kosova ka pasur një progres, porse shteti i ri mund të bëjë shumë më shumë.

Veseli përmendi ndërtimin e infrastrukturës moderne, autostradat, aeroport modern, ndërtimin e qindra shkollave, çerdheve, spitaleve, ngritjen e pagave të mësimdhënësve, mjekëve e gjithë punonjësve publikë. Ndërsa, shtoi: “Por, a është e gjithë kjo e mjaftueshme? A mundemi të bëjmë më shumë?! unë synoj zhvillim më të shpejtë për vendin tonë. Unë i kam kuptuar mirë shqetësimet e qytetarëve dhe kam vendosur të mos pres”!

“Qytetarët mendojnë se politika dhe politikanët më shumë se sa të merren me problemet e popullit, po merren me njëri-tjetrin; në vend se të merren me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, politikanët janë duke u krijuar probleme të reja atyre dhe vendit. Kjo sjellje politike duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë”, ka thënë ai.

Përkujtohet Beteja e Landovicës

0

Sot është shënuar përmes një manifestimi përkujtimor edhe 18- vjetori i Betejës së Landovicës, ku janë nderuar 7 dëshmorët e rënë për liri dhe 15 martirë të këtij lokaliteti.

Para familjarëve të dëshmorëve dhe martirëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, bashkëvendësve dhe përfaqësuesve të institucionëve, ka folur përfaqësuesi i këtij lokaliteti, Fadil Berisha, i cili tha se “sot Landovica ka dhimbje, por edhe krenari për bijtë e vet, që me gjakun e tyre u flijuan për Lirinë e vendit”.
Edhe ish komandanti i UÇK-së nga ky lokalitet, Osman Qerreti, tha se kontributi i djemve trima të Landovicës në luftën çlirimtare ishte i jashtëzakonshëm në këto anë, karshi një armiku barbar dhe të paepur me gjak të shqiptarëve.

Në emër të komunës së Prizrenit, ka folur nënkryetari Lulzim Kabashi,i cili vlerësoi lartë traditën e atdhedashurisë që kultivuan banorët e Landovicës, e që u dëshmua edhe në luftën e fundit për Lirinë e Kosovës. Ish- komandanti i brigadës 125 të UÇK-së së ZOP-it, Nehat Basha, tha se amanetin e dëshmorëve do ta jetësojmë për një Kosovë siç e deshën ata, dhe nuk do të tolerojmë që të zhvlerësohen vlerat e atyre që u flijuan dhe sakrifikuan për çlirimin e vendit.

Para mbajtjes së tubimit përkujtimor, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ndërsa është mbajtur edhe një program i pasur artistik me këngë, valle dhe recitale, në kuadër të manifestimit përkujtimor që u mbajt në qendër të Landovicës./TV Prizreni/

Zbulohet lapidari i 22 dëshmorëve në Randobravë

0

Në fshatin Randobravë të Prizrenit, u zbulua lapidari i 22 dëshmorëve.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, tha se zbulimi i lapidarit të dëshmorëve, duhet të jetë udhërrëfim për brezat e ardhshëm.

“ Duhet të përkujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme”, tha Muja.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, tha se dëshmorët e rënë nën emblemën e UÇK-së, duhet gjithmonë t’i përkujtojmë me nderimet më të larta për sakrificën e tyre sublime që Kosova të jetë e lirë.

“ Lapidari që po e përurojmë sot, ka një porosi për brezat e rinj se sa e vështirë ka qenë rruga drejt lirisë”, tha Hasani.
Në emër të fshatit dhe shkollës, ka folur drejtori i këtij institucioni arsimor, Hazër Shala.

Ai tha se “sot është një ditë e veçantë, pasi që në oborrin shkollës që e bart emrin e atyre që nuk kursyen asgjë nga vetja për lirinë e Kosovës, po i zbulojmë një lapidar për frymëzim të gjeneratave të reja duke i përkujtuar 22 dëshmorët e rënë që dha Randobrava për çlirimin e Kosovës”.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta në Prizrenit, në këtë ngjarje ka folur, Burim Shala, kryetar i SHIL , dhe deputetet e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj e Luljeta Veselaj – Gutaj, të cilët thanë se se e kaluara jonë e cila është përcjellë me shumë gjak, dhe duhet të na shërbejë që të jetësojmë amanetin e atyre që ranë në altarin e lirisë për një Kosovë të zhvilluar dhe prosperuese./TV Prizreni/

Isa Mustafa: 18 vjet më parë, populli i Kosovës përjetojë 2 prej masakrave më të rënda

0

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka përkujtuar dy prej masakrave më të rënda të Kosovës, atë të Krushës së Rahovecit dhe të familjes Berisha në Suharekë, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, 18 vjet më parë, Kosova përjetojë dy prej masakrave më të rënda, ku mbi 240 bashkëqytetarë duke përfshirë fëmijë, gra e burra u vranë në Krushë të Rahovecit dhe 50 anëtarë të familjes Berisha nga Suhareka që u masakruan nga forcat serbe.

Ky është statusi i tij:

Me dhimbje të madhe, përkujtojmë sot dy prej masakrave më të rënda që populli ynë përjetoi 18 vjet më parë.

Mbi 240 bashkëqytetarë tanë, fëmijë, gra e burra, u vranë më 25, 26 dhe 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit.

Ndërkaq, në Suharekë, Familja 50 anëtarëshe Berisha, u masakrua nga forcat serbe.

Qytetarët e Kosovës nuk do t’i harrojnë kurrë të gjithë të rënët, sakrifica e të cilëve na mundësoi të jemi të lirë.

Bota demokratike, ashtu siç i bombardoi forcat serbe 18 vjet më parë, duhet ta detyrojë shtetin serb, që të dënojë të gjithë kryesit e krimeve, të zbardh fatin e të pagjeturve dhe të kërkojë falje për krimet e panumërta në Kosovë.

Masakra në Krushë të Madhe të njihet si gjenocid nga bashkësia ndërkombëtare

0

Në Krushë të Madhe në Rahovec është mbajtur një ceremoni përkujtimor për shënimin e 18 vjetorit të masakrës, të bërë nga forcat serbe me 26 mars 1999, njofton Klan Kosova.

Preng Gjetaj, nga Komisioni i të Pagjeturve ka thënë se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të madhe ta njeh si gjenocid.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se shembulli i grave të Krushës është shembulli më i mirë që dëshmon mbijetesën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

Në këtë tubim përkujtimor u vendosën edhe kurora lulesh nga përfaqësues institucionalë, si të nivelit qendrorë ashtu dhe lokalë tek lapidari i dëshmorëve.

Krusha përkujton 241 të masakruarit, 64 ende të pagjetur

0

Në fshatin Krushë të Madhe të Komunës së Rahovecit sot u mbajt tubim përkujtimor për përkujtimin e 241 martirëve të vrarë dhe të masakruar me datë 25,26,27 mars të vitit 1999.

Në tubimin përkujtimor të organizuar nga këshilli i fshatit Krushë e Madhe morën pjesë Idriz Vehapi, me bashkëpunëtor, Preng Gjetaj nga Komisioni i të Pagjeturve, Avdullah Hoti Ministër i Financave dhe banor Krushjan dhe të fshatrave përreth.

Selami Hoti kryetar i fshatit Krushë e Madhe, në fjalën e tij tha se sot jemi mbledhur në këtë vend të shenjtë dhe historik, për të kujtuar rrugën e gjatë të lirisë, jemi këtu për të kujtuar luftën dhe sakrificën sublime të martirëve Krushjan të cilët para 18-vjetve ranë në altarin e lirisë. Nuk ka vend në Kosovë që nuk është derdh gjak për liri, nuk ka pëllëmbë toke që nuk është larë me gjak të bijave dhe bijve tanë, por Krusha e Madhe e pagoi shumë shtrenjtë sepse për dekda të tëra nuk kishte rreshtur së vepruari. Me 25,26 dhe 27 mars të vitit 1999 u vranë dhe u masakruan 241 qytetar 206 dhe 35 të tjerë të fshatrave Xërxe, Retijë, Opterushë, Zoqisht, Carralevë dhe nga Komuna e Prizrenit.

Një fjalë rasti në tubimin përkujtimor mbajti edhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi i cili para të pranishmëve ka thënë se ne paguam çmimin e lartë të lirisë, sidomos atëherë kur armiku shumëvjeçar po bënte përpjekjet dëshpëruese për pushtimin e tokave tona. Kur kjo ëndërr e tyre po përfundonte, ata na i vranë fëmijët e burrat, na larguan nga shtëpitë dhe na i dogjën ato. Për më tepër na lanë shumë varre të hapura dhe ne vazhdojmë ti kërkojmë më të dashurit tanë që ti kthejmë të pushojnë përjetësisht në tokën për të cilën ranë.

Ne ende vazhdojmë të kërkojmë Ukshin Hotin që biografisë së këtij intelektuali të madh Krushjan ti japim një epilog. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari, por ndërkohë do të punojmë shumë që ta zhvillojmë vendin tonë , për fëmijët tanë dhe për tu ndjerë më mirë përballë kujtimeve dhe emrave të atyre që këtij vendi i falën jetën.

Preng Gjetaj, nga Komisioni i të Pagjeturve ka thënë se ka kanë kërkuar që bashkësia ndërkombëtare atë që ndodhi në Krushë të madhe ta njeh si gjenocid.

Krusha përkujton 241 të masakruarit, 64 ende të pagjetur

18 vite më parë konkretisht më 25, 26, 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 241 persona, 7 fëmije, 5 femra, derisa ende janë 64 të pagjetur.

Po ashtu, Krushës i mungon edhe ideologu Ukshin Hoti.

Në tubimin përkujtimor që po mbahet në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe, po marrin pjesë ministri i Financave, Avdullah Hoti, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, zëvendësministër i Kulturës, Rexhep Hoti, Prenk Gjetaj, kryetar i komisionit për të pagjetur, Nait Elshani, kryesues i Kuvendit Komunal, Smajl Latifi, ish kryetar i komunes, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe familja Demiri nga Prespa, Kanada.