14.9 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025
Home Blog Page 5582

Real Madridi në gjurmët e ish-mesfushorin e Barcelonës

0

Real Madridi është duke menduar për transferimin e mesfushorit te Bayern Munich,Thiago Alcantara.

Mediat gjermane shkruajnë se ‘mbretërit’ janë të interesuar për ish-futbollistin e Barcelonës.

Alcantara është duke kaluar sezon të mirë nën drejtimin e Carlo Ancelottit, dhe paraqitjet e tij të mira nuk kanë mundur t’i ikin syve të skautëve të Real Madridit.

Siç raportohet tashmë Real Madridi është duke menduar ofertën për spanjollin, edhe pse thuhet se ky transferim është i pamundur, sepse lojtari është i vendosur të qëndrojë në ‘Alianz Arena’.Ndryshe, Acantara është i lidhur edhe me rikthimin tek Barcelona.

Kur hakmerret kanguri

0

Pamje të rënda vijnë nga një komedian i cili u tmerrua në skenë nga një kangur, një episod që shumë njerëz e kanë quajtur ‘abuzim me kafshët’.

Mike Epps i njohur për shfaqen e tij në filmat Hangover, u tmerrua kur kanguri që u soll në skenë me zinxhira e qëlloi. Ai u largua menjëherë nga skena. Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar mjaft ashpër 47-vjeçarin për dhunim të kafshëve.

Mbajtësi i kangurit, Javon Stacks tha për MLive.com se kangori ishte pjesë e një “kopshti zoologjik ekzotik të lëvizshëm”, dhe tha se ka licencë për këtë.

Vdekja e të riut në burg, dyshime se mund ta kenë vrarë

0

Ekspertët e Avokatit të Popullit, kanë nisur hetimin për ngjarjen e rëndë në IEVP-në e Shën Kollit, ku një i ri, 18 vjeç, Albi Luka, humbi jetën në paraburgim

Avokati i Popullit, Igli Totozani, urdhëroi nisjen e hetimeve për ngjarjen e rëndë, ku një i ri humbi jetën pak ditë më parë, ndërsa qëndronte në ambientet e paraburgimit, në IEVP-në e Shën Kollit, Lezhë.

Ekspertët e Avokatit të Popullit, pas raportimit në media të dyshimeve të familjarëve të të riut për ushtrim dhune ndaj tij, do të bëjnë verifikimet e domosdoshme, në përputhje me kompetencat që i njeh ligji.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të kërkojnë informacione nga autoritetet drejtuese të IEVP-së së Shën Kollit, si dhe do të takohen me familjarët e të riut që humbi jetën.

Dyshimet e tyre mbështeten te disa shenja dhune që kanë konstatuar në kokën e të riut pas tërheqjes së trupit të pajetë nga morgu.

Njerku i 18- vjeçarit, Ardian Korra, thotë se kur tërhoqën trupin e tij konstatuan shenjat dyshuese. Sipas tij, Albi Luka është vrarë nga persona të tjerë në burgun e Shënkollit, ku vuante dënimin prej një muaji në ambientet e paraburgimit, pasi ishte arrestuar për vjedhje.

Korra tregon se kishte biseduar në telefon vetëm tre orë para ngjarjes me 18-vjeçarin dhe mohon pretendimet e policisë se ai ishte i ngarkuar psikologjikisht kohët e fundit.

Kanë qenë gardianët, të cilët konstatuan ngjarjen dhe më pas ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës, por bluzat e bardha bënë të ditur se ai mbërriti pa shenja jete.

Trump humb kontrollin mbi kodet bërthamore?

0

Donald Trump do t’i duhet të kërkojë miratimin e Kongresit amerikan në qoftë do të nisë një sulm bërthamore, në bazë të një legjislacionit të ri pas zgjedhjes së tij si president, shkruan “The Independent”.

Legjislacionin, i cili do të ndalojë Presidentin të nisë një sulm me armë bërthamore pa një deklaratë lufte nga Kongresi, është hartuar nga demokratët.

Kongresmeni Ted Lieu dhe senatori Edward Markey, përmendën rrezikun e përdorimit të armëve bërthamore nga Presidenti në mediat sociale. kur dorëzuan kufizimin përdorimin të “valixhes bërthamore”.

“Injoranca e zotit Trump në mbrojtjen bërthamore “rrit rrezikun” e një lufte bërthamore aksidentale, thanë demokratët në një deklaratë që shoqëronte ligjin e ri, i cili pritet te miratohet.

Ky legjislacion erdhi pas pasi Presidenti Trump ka ndërmarrë ofensiva të ashpra kundër ISIS-it dhe ka paralajmëruar Korenë e Veriut të ndalojë programet bërthamore.

Rama-Meta, takim pozitivRama-Meta, takim pozitiv

0

Takimi i mbrëmshëm në ambientet e Pazarit të Ri mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe Ilir Metës të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte pozitiv. Kështu kanë thanë burime të Top Channel.

Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan mbrëmjen e së dielës për të diskutuar fatin e koalicionit aktual qeverisës. Kreu i PS-së dhe kreu i LSI-së shoqëroheshin nga Erjon Veliaj dhe Petrit Vasili në një takim informal në ambientet e një restoranti në zonën e Pazarit të Ri, në kryeqytet.

Biseda midis tyre zgjati rreth 4 orë. Rreth orës 1 të mëngjesit, i pari është larguar nga mjediset e restorantit kryetari i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga Erjon Veliaj dhe më pas janë parë të largohen kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nënkryetari Petrit Vasili.

Ky takim i parë përfundoi pozitivisht, ndërsa nga dy partitë pritet që në ditët në vazhdim të përcaktojnë marrëveshjen e tyre të re. Më herët gjatë ditës së dielës, kryeministri Edi Rama ka kërkuar koalicion me LSI-në për vazhdimin e reformave, duke i lëshuar mesazhin më të fortë Ilir Metës se nuk ka ndërmend të presë dhe ulë shpejtësinë e Partisë Socialiste për marrjen e çdo vote. Rama paralajmëroi të gjithë ata që do investoheshin tek rrëzimi i tij dhe qeveria teknike se do të dështonin.

Kreu i mazhorancës tha se nuk do ketë shtyrje të zgjedhjeve dhe tha se Partia Demokratike është e mirëpritur të vetëshkatërrohet.

“Këpuca e Artë”, prin Messi – do të shokoheni me Ronaldon

0

Leo Messi vazhdon të jetë i pari në listën e golashënuesve më të mirë në Evropë

Luis Suarez sezonin e kaluar shënoi 40 gola duke rrëmbyer Këpucën e Artë, i cili la prapa Cristiano Ronaldon e Leo Messin.

Por, duket se këtë edicion ky çmim do të shkojë për pesë herë fituesin e ”Topit të Artë”, Leo Messin, i cili i prin listës së golashënuesve më të mirë në Evropë.

Golat për Këpucën e Artë kanë koeficiente të ndryshme në top pesë ligat Evropiane, që gjithashtu numërohen edhe në bazë të vështirësisë dhe mënyrës që shënohen.

Këta janë 20 golashënuesit më të mirë në Evropë:

20. Francisco Soares (Porto) – 16 gola, 32 pikë

=19. Diego Costa (Chelsea) – 17 gola, 34 pikë

18. Alexandre Lacazette (Lyon) – 23 gola, 34.5 pikë

=13. Ciro Immobile (Lazio) – 18 gola, 36 pikë

=13. Alexis Sanchez (Arsenal) – 18 gola, 36 pikë

=13. Harry Kane (Tottenham) – 19 gola, 38 pikë

=13. Gonzalo Higuain (Juventus) – 19 gola, 38 pikë

=13. Cristiano Ronaldo (Real Madrid) – 19 gola, 38 pikë

=11. Mauro Icardi (Inter) – 20 gola, 40 pikë

=11. Dries Mertens (Napoli) – 20 gola, 40 pikë

10. Edinson Cavani (PSG) – 27 gola, 40.5 pikë

9. Romelu Lukaku (Everton) – 21 gola, 42 pikë

=7. Anthony Modeste (Koln) – 22 gola, 44 pikë

=7. Luis Suarez (Barcelona) – 22 gola, 44 pikë

=5. Andrea Belotti (Torino) – 23 gola, 46 pikë

=5. Edin Dzeko (Roma) – 23 gola, 46 pikë

=2. Pierre-Emerick Aubameyang (Dortmund) – 24 gola, 48 pikë

=2. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 24 gola, 48 pikë

=2. Bas Dost (Sporting CP) – 24 gola, 48 pikë

1. Lionel Messi (Barcelona) – 25 gola, 50 pikë

Këshilli i Drejtorëve, mbajti mbledhjen e rregullt në Malishevë

0

Këshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të së hënës, ku është raportuar për aktivitetet e drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u tha se po vazhdon realizimi i projekteve, sipas planifikimeve, dhe ecuria e këtyre projekteve është duke shkuar mirë dhe rrjedhimisht edhe realizimi i tyre do të bëhet sipas planifikimeve.

Temë me rëndësi e trajtuar në këtë mbledhje është edhe problematika e qenve endacak, ku sipas drejtorit për bujqësi, Murat Hoxha, janë në bisedime me një fondacion zviceran, me të cilin pritet që gjatë javës të bëhet edhe një marrëveshje, për sterilizimi dhe kastrimin e qenve endacak.

Edhe drejtoritë tjera, kanë raportuar për aktivitete e tyre, ku u tha se po vazhdon me fushatat për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Po ashtu edhe inspektorati ka njoftuar se gjatë kontrolleve të rregullta të lokaleve hoteliere, kanë hasur në dy raste, ku kanë gjetur probleme me dokumentacion për punëtorët e angazhuar në këto lokale, dhe si rezultat i kanë mbyllur dy lokale “nate”./PrizrenPess.com/

Prizren: Babai grushton djalin

0

Një prindër ka grushtuar djalin e tij në Prizren.

Policia e Kosovës njofton se i sulmuesi ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Arrestohet një person në Vërmicë

0

Një person i kërkuar është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës.

Policia e Kosovës njofton se arrestimi i tij është bërë me urdhër të Gjykatës.

“Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një person dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prizren”, njofton Policia e Kosovës./PrizrenPress.com/

Njerëzit e drejtësisë “dridhen” para politikanëve

0

Njerëzit e drejtësisë, duke qenë të zgjedhurit dhe të emëruarit nga lidhjet dhe ndikimet e pushtetit e politikës, nuk janë në gjendje as të vënë para përgjegjësisë politikanët për shkeljet ligjore të tyre, por edhe frikësohen nga këta se edhe mund të largohen fare nga postet e tyre nga ndikimet e interferimet e forta, që kanë këta të pushtetit ekzekutiv në Gjyqësor e prokurori dhe në sistemin e drejtësisë përgjithësisht. Andaj, kjo determinante tregon edhe gjendjen aspak të mirë lidhur me pavarësinë e paanësinë e Gjyqësorit dhe prokurorive”, është shprehur për “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi,raporton Gazeta Kosova Sot.

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, por edhe opozitarë të vendit thonë se derisa në sistemin e drejtësisë ka dorë dhe ka shtrirë ndikimet e veta politika, duke interferuar edhe në emërimet e gjyqtarëve në krye të KGJK-së apo të prokurorëve në krye të KPK-së dhe në segmente të tjera të institucionit të drejtësisë, atëherë nënkuptohet se njerëzit e politikës nuk frikësohen për veprat e tyre qofshin penale, të korrupsionit apo të tjera nga drejtësia, ngase në këto institucione të drejtë- sisë kanë lidhjet dhe ndikimet e tyre.

Ata shprehen se, fatkeqësisht njerëzit e drejtësisë i frikësohen politikës, derisa në fakt do të duhej të ishte e kundërta, që politikanët t’i frikësohen drejtësisë. Ndaj me të drejtë është shtruar edhe çështja se a ka ndikuar që mënyra e emërimeve në KGJK e KPK, si dhe ndërhyrjet e politikës t’i bëjë njerëzit e drejtësisë të varur nga politika dhe në këtë mënyrë t’u frikë- sohen edhe politikanëve (pushtetarëve) se këta të fundit do t’u hakmerren në forma të ndryshme përfshirë edhe njerëzit e nëntokës!? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se derisa në sistemin e drejtësisë ka dorë dhe ka shtrirë ndikimet e veta politika dhe njëherësh, duke interferuar edhe në emërimet e gjyqtarëve në krye të KGJK-së apo të prokurorëve në krye të KPK-së dhe në segmente të tjera të institucionit të drejtësisë, atëherë siç tha nënkuptohet se njerëzit e politikës nuk frikësohen për veprat e tyre qofshin penale, të korrupsionit apo të tjera nga drejtësia, ngase, sipas Kelmendit, në këto institucione të drejtësisë kanë lidhjet dhe ndikimet e veta. Ai shtoi se në çdo vend ku funksionon shteti ligjor, politikanët ndiejnë të gjitha përgjegjësitë para drejtësisë dhe mbase i ‘frikësohen’ drejtësisë për shkeljet e ligjit.

“Por, fatkeqësisht tek ne ndodh e kundërta, sepse njerëzit e drejtësisë duke qenë të zgjedhurit dhe të emëruarit nga lidhjet dhe ndikimet e pushtetit e politikës, nuk janë në gjendje as të vënë para përgjegjësisë politikanët për shkeljet ligjore të tyre etj, por edhe frikësohen nga këta se edhe mund të largohen fare nga postet e tyre nga ndikimet e forta që kanë këta të pushtetit në Gjyqësor e prokurori dhe në sistemin e drejtësisë përgjithësisht. Andaj, kjo determinante tregon edhe gjendjen aspak të mirë lidhur me pavarësinë e Gjyqësorit dhe prokurorive, e që shteti ligjor me sundim të ligjit do të duhej të ishin parësore në ndarjen e drejtësisë për secilin që bën shkeljet ligjore, përfshirë pra edhe politikanët dhe njerëzit e pushtetit, kur abuzojnë me të drejtën po ashtu sikur edhe për qytetarët, për të mos qenë askush mbi ligjin”, është shprehur analisti Naim Kelmendi.

ibrani: Askush nuk merr përgjegjësi për dështimet Analisti Shefqet Dibrani thotë se Kosova është paradoks i shumë gjërave, për të cilat mendja e shëndoshë nuk i përthekon. Sipas tij, asnjëherë nuk është pastruar sistemi politik dhe i drejtësisë nga strukturat vasale të sistemit komunist jugosllav, përkundrazi sistemi politik dhe drejtësia e pasluftës në Kosovën e Lirë është udhëhequr nga struktura të atij sistemi, derisa, siç tha, edhe nëpër vendet kyçe, në polici dhe siguri, kryesisht kanë vazhduar po këto struktura, të cilat do ta pushtojnë politikën, duke arritur për ta bindur BE-në dhe amerikanët, për t’iu besuar koncepteve të majta për ta udhëhequr vendin.

“Kjo është një lajthitje, nëse jo mashtrim klasik që i bëhej Bashkësisë Ndërkombëtare dhe veç- mas sistemit politik, ku amerikanët kurrë nuk u kanë besuar të majtëve. Por, me sa duket, duhej të bëhej edhe një paradoks i llojit të vet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërsa tash në sistemin e drejtësisë kemi këtë gjendje kaq të ngatërruar, por paradoks i llojit të vet është se në Kosovë askush nuk merr përgjegjësi për këtë dështim, pra as Bashkësia Ndërkombëtare, as Amerika, por nuk merr përgjegjësinë e vet sistemi i drejtësisë, i cili tashmë i frikësohet më shumë politikës, sesa politikanët që i frikësohen drejtësisë, e cila punon sipas urdhrave të mafio-oligarkëve politikë, për të shënuar edhe një paradoks tjetër”, është shprehur Dibrani. Sipas tij, nëse mënyra e emërimeve në KGJK e KPK ndikohet nga politika, dhe se kjo ka ndërhyrje të drejtpërdrejtë, nuk mund të flasim për sistemin e pavarur të drejtësisë, por mund të flasim për ndërhyrje flagrante të politikës në sistemin e drejtësisë.

“Paradoks i llojit tjetër mund të konsiderohet, kur dihet se sistemi i drejtësisë iu ka nënshtruar pa kushte grupeve mafio-oligarke, të cilat vendin e kontrollojnë në çdo pore të jetës, prandaj vendin e kanë sjellë në një gjendje kaq të mjeruar. Më në fund nëse nuk këndellet Bashkësia Ndërkombëtare, me theks të veçantë, nëse nuk këndellen amerikanët për të imponuar edhe në Kosovë një sistem ‘Vetttingu’ për prokurorët e gjyqtarët dhe për politikanët, kurrë Kosova nuk do të dalë nga kjo humnerë, në të cilën e kanë vënë vendin mentalitetet ideologjike të një kohe të shkuar dhe të një sistemi, kundër të cilit është bërë luftë. Paradoksi i këtij konflikti – luftës lidhet me të dhënën se pikërisht ata që kanë luftuar kundër atij sistemi, të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës po e vrasin me mentalitetin e një ideologjie të vjetruar?!”, ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” analisti Shefqet Dibrani