22.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 559

“E drejtë e fituar, por jo e zbatuar” – Gjuha rome në përdorim zyrtar vetëm në letër

0

Të moshuarit nga komuniteti rom. Kjo kategori e pëson më së shumti nga mungesa e përkthyesve të gjuhës rome në institucionet komunale në Prizren, sipas aktivistit Fatmir Menekshe.

Për shkak të statusit të gjuhës në përdorim zyrtar, çdo qytetari rom në Prizren dhe Graçanicë do të duhej t’i ofroheshin shërbime në gjuhën amtare.

Megjithatë, Menekshe, nga Komuna e Prizrenit, thotë se kjo “mbetet vetëm një e drejtë e përfituar, por jo e zbatuar”.

“E dimë që pleqtë [e komunitetit rom] me zor e zotërojnë gjuhën shqipe ose gjuhët e tjera [zyrtare]. Edhe shkaku i terminologjisë, ata, së pari, ndihen inferiorë, e pastaj nuk e kuptojnë as informatën”, thotë Menekshe për Radion Evropa e Lirë.

Menekshe thotë se për arsye të terminologjisë së përdorur në institucione e dokumente zyrtare, “njerëzit dëshirojnë sqarime në gjuhën e tyre amtare” kur kërkojnë shërbime në komunë, qendra për punë sociale, qendra të mjekësisë familjare…

“Nuk ka pasur shërbime të tilla nga komuna, por vetëm nëse dikush ka ndërmjetësuar në mënyrë vullnetare, nëse ndonjë aktivist është munduar t’u ofrojë ndihmë personave në fjalë”, thotë Menekshe.

Gjuha rome ka marrë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në Prizren në nëntor të vitit 2022, ndërsa në Graçanicë e ka pasur këtë status që nga shkurti i vitit 2016.

Por, Menekshe thotë se qytetarët romë vazhdojnë ta kenë të pamundur të marrin shumë nga shërbimet në gjuhën e tyre amtare.

Megjithatë, nga Komuna e Graçanicës kanë thënë se ky problem nuk ekziston në komunën e tyre, për shkak të punësimit të dy përkthyesve të gjuhës rome të punësuar – njëri prej tyre përmes një projekti të Organizatës Ndërkombëtare për Mirgim (IOM).

“Gjithashtu ju informojmë se në pozitën e këshilltarit të kryetarit të komunës për komunitetet pakicë është emëruar një pjesëtar i komunitetit rom, i cili është aty gjatë gjithë kohës për të ndihmuar çdo pjesëtar të komunitetit rom lidhur me shërbimet komunale”, thonë nga Komuna e Graçanicës për REL-in.

Ndërkohë, nga Komuna e Prizrenit thanë se procedurat e punësimit të një përkthyesi, janë ato që po marrin kohë deri në zbatimin e vendimit të marrë më shumë se dy vjet më parë.

Nënkryetari i kësaj komune, Kujtim Gashi, tha se procedurat nuk varen nga komuna, për shkak të buxhetimit nga niveli qendror, por shtoi se “përpjekjet tona janë maksimale që ta përfundojmë këtë proces në afate sa më të shpejta”.

“Ne e kemi përcaktuar një zyrtar përkohësisht si përkthyes, në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare”, tha Gashi, duke shtuar se komuna shpreson të punësojë me kontratë të rregullt një përkthyes rom së shpejti, por nuk dha ndonjë afat kohor.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës tha për REL-in se nuk ka pasur kërkesë nga Komuna e Prizrenit apo e Graçanicës për punësim të ndonjë përkthyesi të gjuhës rome.

Sipas Gashit, probleme të ngjashme me përkthyes ka edhe për gjuhët zyrtare në Prizren, që janë shqipja, serbishtja, turqishtja dhe boshnjakishtja.

Në Kosovë, gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhët zyrtare, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në korrik të vitit 2006. Ai përcaktonte që në komunat ku një komunitet, gjuha e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, përbën së paku pesë për qind të popullsisë së përgjithshme të komunës, atëherë gjuha amtare e atij komuniteti do ta ketë statusin e gjuhës zyrtare në atë komunë.

Ndërsa, nëse ai komunitet përbën më shumë se tre për qind të popullsisë së përgjithshme, atëherë gjuha e atij komuniteti ka statusin e gjuhës në përdorim zyrtar.

Ky status u jep mundësinë të gjithë pjesëtarëve të këtij komuniteti t’i paraqesin të gjitha kërkesat dhe dokumentet, si dhe të pranojnë përgjigje në gjuhën e tyre nga institucionet apo zyrtarët komunalë.

Të gjitha dokumentet dhe shërbimet duhet të përkthehen në çdo rast në gjuhët zyrtare. Kjo ndryshon te gjuhët në përdorim zyrtar, ku përkthimi bëhet vetëm nëse “një gjë e tillë kërkohet”.

Por, për statusin e gjuhës në përdorim zyrtar ka edhe një përjashtim.

“Përveç kësaj, një bashkësi, gjuha e së cilës me traditë është folur në një komunë, do të ketë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në atë komunë”, thuhet në nenin e dytë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Këtë nen e kanë shfrytëzuar aktivistët e komunitetit rom në Prizren.

“Në Prizren, komuniteti rom nuk e përbën tre për qind të popullsisë. Por, ne jemi bazuar në kriterin se a është folur një gjuhë tradicionalisht në atë komunë. Ne kemi sjellë argumente të mjaftueshme dhe e kemi fituar këtë të drejtë”, thotë Menekshe.

Ndërkohë, nënkryetari i Prizrenit, Gashi, thotë se Komuna ka vendosur ta marrë këtë vendim edhe pasi që “komuniteti rom, si komunitet, numrin më të madh të pjesëtarëve e ka në qytetin e Prizrenit në raport me qytetet e tjera”.

Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare parasheh edhe sigurimin e mjeteve “për të mundësuar përkthimin nga dhe në gjuhën e anëtarit, nëse kërkohet një shërbim i tillë”. Por, kjo nuk është realizuar në Prizren dhe në Graçanicë.

Gashi thotë se një tjetër problem që hasin në Prizren, është mungesa e interesimit për pozitën e përkthyesit.

Por, Menekshe, i cili i ka përkthyer vullnetarisht vendimet e dokumentet e publikuara nga Komuna e Prizrenit në gjuhën rome, thotë se interesimi nuk mungon. E, madje as kuadrot.

“Neve na duhen shpallje për vende të punës. Kemi përkthyes të shumtë. Kemi sa të duash kuadro që mund ta mbulojnë këtë punë”, thotë Menekshe.

Lirohen dy serbët që u arrestuan në Prizren, pasi ishin prezantuar rrejshëm si pjesëtarë të MUP-it

0

Janë liruar serbët që u arrestuan gjatë fundjavës në Prizren, për të cilët ministri Sveçla kishte thënë se ishin oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se dy qytetarë serbë të arrestuar më 6 prill në Prizren janë liruar në mungesë të provave.

“Është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Këtë vendim prokuroria tha se e ka ndërmarrë pas ndalimit të të pandehurve për 48 orë dhe analizimit të të gjitha provave.

Më 5 dhe 6 prill, në Prizren dhe Gjakovë, policia arrestoi 16 qytetarë serbë, duke përfshirë serbë nga Kosova dhe Serbia.

Përmes një postimi në Facebook, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se të ndaluarit po udhëtonin me katër automjete të ndara, të cilat kishin targa nga Kragujevci, qytet në Serbi.

Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë.

Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.

Sveçla tha se ata dyshoheshin se kishin për qëllim “mbledhjen e informacioneve për caqe të mundshme”, pasi sipas tij, ishin “gjetur dëshmi të ndërlidhjes me strukturat e inteligjencës serbe”.

Ministri Sveçla, në reagimin e tij, po ashtu tha se të arrestuarit kishin ndërlidhje me anëtarë të grupit të udhëhequr nga Milan Radoiçiq, që kryen sulmin e armatosur të shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Gjatë ndalimit të njërit grup në Gjakovë, policia gjeti një sëpatë, një thikë me këllëf dhe një thikë sharrë.

Personave që nuk i deklaruan këto armë të ftohta, Gjykata Themelore në Gjakovë ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të pandehurve B.R., N.V., P.K. dhe M.S., të nacionalitetit serb, sipas gjykatës, do t’u cenohet masa e paraburgimit për shkak të “dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Arrestimi nxiti reagime në Beograd ku zyrtarët atje, duke ërfshirë presidentin, Aleksandar Vuçiq, që tha se personat e ndaluar po vizitonin manastiret përreth Prizrenit.

“Kinemaja e Kujtimeve” rikthen nostalgjinë në Kino Lumbardhi

0

Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar për muajt prill dhe maj, nis më 9 prill prej orës 19:00, me një bisedë me Masar Drini dhe si përherë me shfaqjen e filmit, traditë e çdo të mërkure në Kino Lumbardhi.

Ketë muaj, programi i filmave fokusohet jo vetëm në paraqitjen e filmave që kanë mbledhur audienca më herët në këtë kinema në Prizren, por fton edhe vizitorë të hershëm të saj si dhe entuziastë të kinemasë në Prizren. Ditën e nesërme do të nisim programin “Kinemaja e Kujtimeve” me Drini, i cili ka punuar si staf i Kinemasë Lumbardhi deri në vitin 1983, e prej vitit ‘83 deri më 1993 ka shërbyer si drejtor i saj, raporton PrizrenPress.

Filmi që do të ndiqni pas bisedës i përket zhanrit Spaghetti Western, i realizuar në vitin 1970, që sjell një udhëtim ikonik e komik mes telasheve, rrengjeve dhe natyrisht dëshirës për të bërë çka është e drejtë.

Ky program përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com

Në Prizren mbahet seminari “Lumbardhi 101: Si të jetojmë në botën e lumit?”

0

Ky seminar formësohet prej disa takimeve lidhur me çështje të ekologjisë, të ndërtuarit e institucioneve dhe procese gjuhësore të cilat janë elaboruar në harkun e një viti përmes bisedave me hulumtues, artistë, profesionistë, praktikues kulturorë.

Duke bashkuar mendimtarë dhe praktikues nga fusha të tilla si ekologjia, antropologjia, ekolinguistika, arkitektura, urbanizmi dhe artet, ai synon të grumbullojë dhe shkëmbejë njohuri, të ndajë gjetjet fillestare të kërkimeve të reja, të eksplorojë perspektivat e trashëgimisë ujore, infrastrukturës, biologjisë, gjuhës dhe jetës urbane për të frymëzuar mënyra të reja të të menduarit dhe të jetuarit me lumin.

Përmes kërkimit, dialogut dhe përvojave të përbashkëta, seminari synon të rilidhë banorët dhe sendet me ujërat e Lumbardhit dhe të imagjinojë të ardhmen e tij të mundshme.

Deputeti i PDK-së: Duhet të i përgjigjemi ftesës së Kurtit, të pajtohemi me rrethanat

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka komentuar mundësinë e një ftesë të Kryeministrit Albin Kurti për takim, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në çdo ftesë për diskutime.

Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë liderët të përgjigjen, pavarësisht kushteve që mund të shoqërojnë ftesën.

“Nuk e di a i ka shkuar apo jo kryetarit një ftesë nga Kurti. Mendoj se kush do që bën ftesë për takim, duhet të i përgjigjet ftesës, pavarësisht a pajtohesh me kushtet apo jo,” u shpreh Hasani.

Sipas tij, çdo ftesë duhet pranuar dhe diskutuar, pasi kjo është në interesin e shtetit të Kosovës.

“Secili duhet të përgjigjet, sepse është interesi i shtetit. Ne duhet me u pajtuar me rrethanat, duhet me diskutu e me debatu, pavarësisht kushteve,” shtoi ai.

Hasani përfundoi duke theksuar se është gjithmonë e rëndësishme të pranohet një ftesë dhe të diskutohet për çështje që prekin të ardhmen e vendit.

“Kur do që shtrohet si ftesë, është mirë me pranu e me diskutu,” tha ai./Orainfo

Si bëhet kënga rome

0

Poezi nga Kujtim Paçaku

Merre një grusht dhimbjeje
Shto ca pika loti!
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund
I shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e lë të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
Deri në agim…

Akti i dytë i finales: KEKU drejt Superligës, Grapeland kërkon vendimin në të tretën

0

Sot zhvillohet finalja e dytë e “Play-off”-it e Ligës së Parë të Meshkujve.

KEKU dhe Grapeland përballen në një sfidë emocionuese dhe shumë të rëndësishme në Obiliq.

‘Elektricistët’ fituan duelin e parë në Rahovec, 69:78, dhe nëse shënojnë fitore, atëherë do të jenë pjesë e Superligës për edicionin e ardhshëm.

Në anën tjetër, ‘Vreshtarët’ duan fitore, që të barazohet seria finale 1:1 dhe ndeshja e tretë të jetë përcaktuese për titullin e kampionit në këtë ligë, që njëkohësisht garanton elitën e basketbollit për edicionin e ardhshëm.

Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00./PrizrenPress.com

Muharremi numëron pasojat e shtrenjtimit të rrymës: Shtrenjtohet ushqimi, transporti

0

Njohësi i çështjeve politike e ekonomike, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë me pasojat që do të ketë rritja e çmimit të rrymës.

Ai ka thënë se kjo do të ndikojë në rritje të çmimit të ushqimit, transportit dhe jetë më të vështirë.

Postimi:

Dje i dërgova një letër publike Qeverisë:

Mos e rritni çmimin e rrymës përsëri!

Jo vetëm për qytetarët që mezi po e përballojnë muajin, por edhe për bizneset vendore që mezi po mbijetojnë. Rritja e energjisë shkakton apo nenkupton rritje të inflacionit. E kjo dmth ekonomi më e dobët.

E çka bëri Qeveria, si reagoj?

Dolën me një video duke thënë se “zgjidhja” është me i ndëshku ata që shpenzojnë më shumë. Seriozisht? Ky është plani juaj a?

E kush janë ata që shpenzojnë më shumë? Bizneset, prodhuesit, ndoshta dhe familjet e mëdha.

Kur i ngarkon bizneset, ato rrisin çmimet. Kush paguan në fund? Qytetari. Ai që nuk ka ku me ia mbajtë! Derisa nuk mundet ma edhe del jashtë vendit..

Ky është efekt zinxhiror i vendimit tuaj:

-Ushqimi më i shtrenjtë

-Shërbimet më të shtrenjta

-Transporti më i shtrenjtë

-Jeta më e vështirë

-Biznese me pak konkurrente

-Rritje importi

E Qeveria? Hesht. Justifikohet.

E kemi dhënë alarmin, kemi ofruar zgjidhje, kemi kërkuar reagim. Por arroganca është më e madhe se përgjegjësia.

– 300,000 banorë më pak në fshatra.

– Ekonomia dobësohet çdo muaj.

– 500 milionë euro dalin jashtë vendit me bilanc negativ tregtar ne mallra.

– Çmimi i rrymës veç është kulmi.

Të gjitha mjetet i kemi përdorur. Të gjitha alternativat i kemi ofruar.

Nëse nuk ua ndjen për qytetarin, për biznesin lokal, për ekonominë kombëtare, për çka janë aty?

Energjia nuk është luks. Është bazë e zhvillimit.

Nëse nuk e kuptojnë këtë… nuk kanë çka kërkojnë në pushtet.

Rikthehet magjia e Championsit

0

Sonte në mbrëmje rikthehet magjia e Championsit, ku në orën 21:00 në fushë do të zbresin 4 skuadra për të luajtur ndeshjet e tyre çerekfinale.

Dueli i parë anglo-spanjoll do të elektrizojë Europën. Dy ekipe legjendare, dy super trajnerë dhe një paradë yjesh. “Topçinjtë” e Londrës dhe “Los Blancos” do të garojnë mes tyre për të hedhur një hap drejt gjysmëfinales.

Me misionin italian për të çuar në shtëpi trofeun, kampionët e Interit të motivuar, fluturojnë drejt Gjermanisë, ku i pret “makineria” e pandalshme, Bajern.

NDESHJET E SOTME

ARSENAL-REAL MADRID ORA 21:00

BAJERN MYNIH-INTER ORA 21:00

Finalja e vashave sot në Prizren: Bashkimi përballë Pejës 03 për kurorën e kampionit

0

Sot në Prizren zhvillohet ndeshja e parë finale e Superligës së Femrave në basketboll, ku Bashkimi do të përballet me Pejën 03 në një duel që pritet të ndezë atmosferën në palestrën “Sezai Surroi”, raporton PrizrenPress.

Pas gjysmëfinaleve dramatike, ku Bashkimi eliminoi Penzën dhe Peja 03 mposhti Prishtinën, dy skuadrat më të forta të sezonit takohen për të nisur betejën për titullin kampion.

Finalja e parë fillon në orën 19:00./PrizrenPress.com