6.1 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Deputeti i PDK-së: Duhet të i përgjigjemi ftesës së Kurtit, të pajtohemi me rrethanat

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka komentuar mundësinë e një ftesë të Kryeministrit Albin Kurti për takim, duke theksuar rëndësinë e angazhimit në çdo ftesë për diskutime.

Ai tha se është e rëndësishme që të gjithë liderët të përgjigjen, pavarësisht kushteve që mund të shoqërojnë ftesën.

“Nuk e di a i ka shkuar apo jo kryetarit një ftesë nga Kurti. Mendoj se kush do që bën ftesë për takim, duhet të i përgjigjet ftesës, pavarësisht a pajtohesh me kushtet apo jo,” u shpreh Hasani.

Sipas tij, çdo ftesë duhet pranuar dhe diskutuar, pasi kjo është në interesin e shtetit të Kosovës.

“Secili duhet të përgjigjet, sepse është interesi i shtetit. Ne duhet me u pajtuar me rrethanat, duhet me diskutu e me debatu, pavarësisht kushteve,” shtoi ai.

Hasani përfundoi duke theksuar se është gjithmonë e rëndësishme të pranohet një ftesë dhe të diskutohet për çështje që prekin të ardhmen e vendit.

“Kur do që shtrohet si ftesë, është mirë me pranu e me diskutu,” tha ai./Orainfo

Më Shumë

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

Mamusha është komuna që po prin me numrin e votuesve

Komuna e Mamushës ka shënuar daljen më të lartë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me 40.62 për qind të votuesve që kanë...

Lajmet e Fundit