22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 561

Dita Botërore e Shëndetësisë, Spitali i Prizrenit thekson rëndësinë e solidaritetit

0

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, Ditën Botërore të Shëndetësisë që shënohet me 7 prill e ka cilësuar si një ditë me rëndësi të veçantë për të gjithë njerëzimin.

Kjo ditë, sipas njoftimit të Spitalit, është themeluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vitin 1948 dhe se që prej atëherë është bërë një moment për të reflektuar mbi rëndësinë e shëndetit dhe kujdesit shëndetësor për të gjithë.

“Çdo vit, kjo ditë fokusohet në një temë të ndryshme, që ka për qëllim të ndërgjegjësojë publikun dhe vendimmarrësit për çështje të rëndësishme që lidhen me shëndetin publik. Qëllimi është i qartë: të promovohet një jetë më e shëndetshme për të gjithë dhe të nxisim veprime konkrete për përmirësimin e sistemeve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu theksohet se kjo ditë e shënuar paraqet edhe thirrje për solidaritet.

“Dita Botërore e Shëndetësisë është gjithashtu një thirrje për solidaritet – për të siguruar që të gjithë, pavarësisht nga vendi, mosha apo statusi social, të kenë qasje të barabartë ndaj kujdesit shëndetësor”, përfundon njoftimi.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës nis një operacion të kërkim- shpëtimit në Kukës

0

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se kanë nisur një operacion të kërkim- shpëtimit në qarkun e Kukësit, më saktësisht në fshatin Kishaj.

SHKSHMK nuk ka dhënë më shumë detaje rreth operacionit.

“OPERACION! Një skuadër e ShKShMK ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në qarkun e Kukësit, fshatin Kishaj. Për më shumë informata do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Ndalimi i 12 serbëve në Prizren, Kryeprokurori: 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve

0

12 prej tyre u ndaluan në Prizren. Lidhur me këtë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu bëri të ditur për Telegrafin se nga 12 të arrestuarit 10 prej tyre janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve.

“Ajo që mund t’iu konfirmoj është se ne i kemi ndaluar 2 persona, ndërsa 10 të tjerë nuk kanë qenë të dyshuar, janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve”, ka thënë Kryeziu.
Edhe nga Policia e Kosovës, të dielën bënë të ditur se janë liruar 10 persona.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

“Sot, më 06.04.2025, rreth orës 12:00, tri vetura me targa serbe, në të cilat ndodheshin 12 persona – shtetas të Serbisë – janë ndaluar te ura e ‘Arastës’. Personat dhe veturat janë kontrolluar dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor në Prizren për legjitimim dhe intervistim”, ka deklaruar Gashi.

Ai sqaroi se paraprakisht këto vetura ishin parë të parkuara në kompleksin e objektit fetar Bogosllovisë në Sheshin Shatërvan.

“Pas intervistimit, dhjetë persona janë liruar, ndërsa dy të tjerët janë ndaluar pasi u prezantuan si pjesëtarë të MUP-it serb, por nuk kishin asnjë dokumentacion që e dëshmonte një gjë të tillë,” shtoi Gashi. /Telegrafi/

Përfundon super edicioni i rregullt: Bashkimi i pari, Prizreni i fundit

0

Në fundjavë përfundoi edicioni i rregullt i ProCredit Superligës, që dhuroi mjaft ndeshje interesante, atmosferë të zjarrtë në tribuna dhe sfida të bukura në parket.

28 xhiro, ku takimet e fundit kanë qenë vendimtare për renditjen përfundimtare para garave shtesë apo “Play-off”-it, që pritet të jetë i zjarrtë.

Bashkimi përfundoi garat në vendin e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa kampionia Trepça e dyta me 21 fitore e shtatë humbje. Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në gjysmëfinale.

Në çerekfinale do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin, apo finalistët e Ligës Unike. Bardhekaltrit u renditën të tretit me 17 fitore e 11 humbje, ndërsa kuqezinjtë në pozitën e gjashtë me 13 fitore e 15 humbje.

Sfida tjetër çerekfinale do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Therandasit janë në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku u renditën në vendin e katërt me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët në pozitën e pestë me 14 fitore e 14 humbje.

Bora në edicionin debutues kishte nëntë fitore e 19 humbje, duke u renditur e shtatë dhe do të garojë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve.

Proton Cable Prizreni është i teti me pesë fitore e 23 humbje, duke rënë nga Superliga./PrizrenPress.com

78 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

78 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga këto 78 aksidente, 29 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 49 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 539 gjoba trafiku.

Policia ka njoftuar gjithashtu se në 24 orët e fundit janë arrestuar 18 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.

Akti 2 i Finales: KEK-u në pragun e historisë, Grapeland në kërkim të reagimit

0

Pas një fillimi tronditës të serisë finale të Ligës së Parë, ku KEK-u triumfoi në Rahovec me rezultat 69:78, vëmendja tani zhvendoset në Obiliq. Të martën, më 8 prill, në ora 17:00, palestra “Adem Jashari” do të presë ndeshjen e dytë – një sfidë që mund të vulosë fatin e kampionit dhe të përcaktojë ekipin e ri të Superligës, raporton PrizrenPress.

Për KEK-un, kjo është një mundësi historike. Me një fitore tjetër, klubi nga Obiliqi siguron ngjitjen në elitën e basketbollit kosovar – një arritje që po pritet me emocion të madh nga qyteti dhe përkrahësit e klubit. KEK-u ka ftuar publikun vendas për të dhënë përkrahjen maksimale në ndeshjen që mund të shkruajë histori.

Në anën tjetër, Grapeland nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Pas humbjes së parë sezonale që erdhi pikërisht në startin e finales, ekipi ka paralajmëruar një përballje me maksimumin e angazhimit dhe vendosmërisë. Klubi falënderoi tifozët për mbështetjen dhe bëri thirrje për unitet në këtë moment kyç të sezonit.

Ndeshja e dytë pritet të jetë përplot tension, rivalitet sportiv dhe emocione. Një fitore për KEK-un do të mbyllte serinë, ndërsa një triumf i Grapelandit do ta çonte gjithçka në një përballje finale, vendimtare./PrizrenPress.com

Arrestimi i 16 serbëve në Gjakovë dhe Prizren – gjithçka që dihet për lidhjet e tyre me inteligjencën ushtarake dhe grupet terroriste

0

Kështu bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Grupi i parë, sipas tij, i përbërë nga katër persona, u ndalua në Gjakovë. Ndërkaq, 12 persona të tjerë u ndaluan në Prizren.

Të arrestuarit udhëtonin në katër automjete me targa të Kragujevcit të Serbisë. Gjatë kontrollit, janë gjetur prova që i lidhin këta persona me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe dhe me anëtarë të grupit terrorist që mori pjesë në sulmin e armatosur në Banjskë.

 

Mes provave të sekuestruara janë fotografi me hartën e Kosovës, imazhe të pjesëtarëve të vrarë të grupit terrorist të Banjskës, dy thika, një sopat dhe një dritë rotative.

Për ndalimin e katër personave në Gjakovë ka raportuar edhe Policia e Kosovës, por edhe në njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, të mbajtur të dielën, është përmendur ky rast.

Të arrestuarit në Gjakovë janë: Branko Rakiq me vendbanim në Mitrovicë te veriut, Nemanja Vamokiq toger i policisë me vendbanim në Novi Sad, Pavle Kragoviq, me vendbanim në Beograd, Millovan Steviq, kapiten dhe agjent i ushtrisë serbe me vendbanim në Mitrovicë të veriut.

Ministri në detyrë Sveçla, ndërkaq, pretendoi se 12 personat e ndaluar në Prizren, “po strehoheshin në Seminarin Ortodoks të Bogosllavisë”.

“Edhe në këtë grup ishin dy oficerë aktivë të shërbimeve të sigurisë serbe”, u shpreh Sveçla.

Ministri bëri të ditur se njëri nga të arrestuarit është identifikuar si i afërm i të dyshuarit kryesor për vrasjen e Afrim Bunjakut, Vladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”.

Ndërkaq, zyrtari tjetër i ndaluar është një kapiten i klasit të parë i ushtrisë serbe, i cili, sipas Sveçlës, ka lidhje me ish-gjeneralin e inteligjencës ushtarake serbe, Jovan Milanoviq.

Këta persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka ngritur alarmin se Serbia po vazhdon përpjekjet për të penguar formimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, duke ushtruar ndikim tek disa deputetë të komuniteteve joserbe.

Ai theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vënë në dispozicion të Listës Serbe dhe Milan Radoiçiqit burime dhe mjete shtetërore për të realizuar këtë ndikim.

“Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Milan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës më 24 shtator 2023 ishte nënkryetar de jure i Listës Serbe, kurse tani është kryetar de facto i këtij subjekti politik. Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe”, shkroi Kurti.

E drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta, ndau në Facebook fotografinë e hartës së gjetur dhe lavdëroi angazhimin e zyrtarëve policorë për parandalimin e një operacioni të mundshëm me prapavijë të dyshimtë.

“Edhe kësaj radhe, si shumë herë më parë, djem e vajza që me devotshmëri i shërbejnë atdheut triumfuan përballë strukturave shtetërore kriminale serbe… Krenar e mirënjohës pa fund për secilin polic e police të DRP Gjakovë për vigjilencën e angazhimin e tyre në shërbim të atdheut”, ka shkruar ndër të tjera Graishta.

Kujtojmë se nga 12 serbët e arrestuar në Prizren, 10 prej tyre janë liruar, kurse dy janë ndaluar për prezantim të rremë si pjesëtarë të MUP-it.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është zbuluar pas veprimeve operative-hetimore të ndërmarra nga sektori i hetimeve në Prizren.

Këto zhvillime nxiten edhe reagime nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, e cila u shpreh se nga mediat ka mësuar se persona që natën paraprake kanë qenë mysafirë të Seminarit, duke theksuar se

Kisha nuk mund të ketë njohuri se kush janë të gjithë pelegrinët që marrin pjesë në shërbesa apo edhe në këtë seminar.

“Çdo insinuatë se personat e përmendur, duke qëndruar në pjesën e mysafirëve të Seminarit, kinse kanë shfrytëzuar ‘institucionin fetar për maskim dhe për nxitje të tensioneve ndëretnike dhe fetare në Kosovë’, siç thuhet në komunikatën e sotme të Policisë së Kosovës, është krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk bazohet në fakte konkrete”, tha Dioqeza Rashkës dhe Prizrenit.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se personat e ndaluar kishin shkuar për të vizituar Seminarin Teologjik dhe manastiret përreth Prizrenit.

“Imagjinoni, disa nga këta persona janë edhe pjesëtarë të strukturave të sigurisë, dhe pastaj u kanë gjetur, thonë, një thikë dhe një sëpatë të thyer – është krejtësisht e qartë se nuk shërbejnë për asgjë tjetër, përveç për ndonjë përdorim privat dhe nevoja personale”, u shpreh Vuçiq.

Rasti ka rikthyer shqetësimin për sigurinë në zonat kufitare dhe për aktivitetet e mundshme të grupeve të lidhura me strukturat ilegale serbe. Policia e Kosovës ka siguruar se do të vijojë me vigjilencë të shtuar dhe hetime të thelluara. /Telegrafi/

 

Bashkimi mbyll stinorin e rregullt si kampion – synimi tani: Titulli në play-off

0

Bashkimi i Prizrenit ka përfunduar stinorin e rregullt të Superligës së Kosovës në basketboll në vendin e parë, duke u shpallur kampion i kësaj faze të garës – një objektiv i vendosur që nga fillimi i sezonit.

“Stinorin e rregullt e përfundojmë pikërisht ashtu siç kemi synuar që në fillim: në krye të tabelës, si kampionë të stinorit të rregullt”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjell PrizrenPress.

Kjo arritje, sipas klubit prizrenas, është fryt i një pune të palodhshme dhe një organizimi të jashtëzakonshëm në çdo hallkë të klubit.

“Ky është rezultat i një pune të palodhshme, përkushtimi maksimal dhe, mbi të gjitha, një organizimi të jashtëzakonshëm brenda klubit. Çdo hallkë e këtij mekanizmi – nga drejtuesit, stafi teknik, lojtarët e deri te tifozët tanë besnikë – ka dhënë kontributin e vet”.

Tani të gjitha përgatitjet janë përqendruar në fazën përfundimtare të kampionatit – play-off-in – ku Bashkimi do të kërkojë të kurorëzojë këtë rrugëtim me titullin e madh.

“Tani na pret një sfidë e re: play-off-i. Do të hyjmë aty me besim, me krenari dhe me një qëllim të qartë – ta përmbyllim sezonin ashtu siç e kemi nisur: me fitore dhe trofe”.

Në fund, Bashkimi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe përkushtimin!”/PrizrenPress.com

Gjendet një person i vdekur në Suharekë, dyshohet për vetëvrasje

0

Një burrë është gjetur i pajetë mbrëmjen e së dielës në një banesë në Suharekë. Viktima, Sh. M. (1983), dyshohet se ka kryer vetëvarje.

Rreth orës 19:50 të së dielës, Policia e Kosovës është njoftuar nga Qendra e Urgjencës në Suharekë për pranimin e një trupi të pajetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për RTKlive se bëhet fjalë për viktimën Sh. M. (1983), mashkull, banues në Suharekë. Sipas të dhënave fillestare, ai është gjetur i varur në banesën e tij nga familjarët.

Njësitet hetuese të Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin, ndërkohë që pritet të kryhen edhe procedurat e nevojshme mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e vdekjes.

Bashkimi me përmbysje fiton ndaj Pejës dhe ruan vendin e parë

0

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme me përmbysje ndaj Pejës me rezultat 75:72 (17:21, 20:23, 21:18, 17:10), në javën e 28-të të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Me këtë fitore, prizrenasit ruajtën pozitën e parë në renditje para garave shtesë.

Lejson Zeqiri ishte më i miri te vendasit me 22 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mysafirët Amin Hot me 17 pikë.

Bashkimi përfundon garat e rregullta në pozitën e parë me 20 pikë e tetë kërcime, ndërsa Peja e pesta me 14 fitore e 14 humbje./PrizrenPress.com