3.6 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Akti 2 i Finales: KEK-u në pragun e historisë, Grapeland në kërkim të reagimit

Pas një fillimi tronditës të serisë finale të Ligës së Parë, ku KEK-u triumfoi në Rahovec me rezultat 69:78, vëmendja tani zhvendoset në Obiliq. Të martën, më 8 prill, në ora 17:00, palestra “Adem Jashari” do të presë ndeshjen e dytë – një sfidë që mund të vulosë fatin e kampionit dhe të përcaktojë ekipin e ri të Superligës, raporton PrizrenPress.

Për KEK-un, kjo është një mundësi historike. Me një fitore tjetër, klubi nga Obiliqi siguron ngjitjen në elitën e basketbollit kosovar – një arritje që po pritet me emocion të madh nga qyteti dhe përkrahësit e klubit. KEK-u ka ftuar publikun vendas për të dhënë përkrahjen maksimale në ndeshjen që mund të shkruajë histori.

Në anën tjetër, Grapeland nuk e ka thënë ende fjalën e fundit. Pas humbjes së parë sezonale që erdhi pikërisht në startin e finales, ekipi ka paralajmëruar një përballje me maksimumin e angazhimit dhe vendosmërisë. Klubi falënderoi tifozët për mbështetjen dhe bëri thirrje për unitet në këtë moment kyç të sezonit.

Ndeshja e dytë pritet të jetë përplot tension, rivalitet sportiv dhe emocione. Një fitore për KEK-un do të mbyllte serinë, ndërsa një triumf i Grapelandit do ta çonte gjithçka në një përballje finale, vendimtare./PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet 27-vjeçari në Rahovec, i gjendet armë dhe mbi 120 fishekë gjatë kontrollit në shtëpi

Një incident i rëndë i sigurisë është regjistruar mëngjesin e djeshëm në fshatin Kramovik të Rahovecit. Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, gjatë hetimeve për një...

Pensionohet legjenda e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri, është pensionuar zyrtarisht nga skena artistike. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi emocional të...

Lajmet e Fundit