Përfundon super edicioni i rregullt: Bashkimi i pari, Prizreni i fundit

Në fundjavë përfundoi edicioni i rregullt i ProCredit Superligës, që dhuroi mjaft ndeshje interesante, atmosferë të zjarrtë në tribuna dhe sfida të bukura në parket.

28 xhiro, ku takimet e fundit kanë qenë vendimtare për renditjen përfundimtare para garave shtesë apo “Play-off”-it, që pritet të jetë i zjarrtë.

Bashkimi përfundoi garat në vendin e parë me 20 fitore e tetë humbje, ndërsa kampionia Trepça e dyta me 21 fitore e shtatë humbje. Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në gjysmëfinale.

Në çerekfinale do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin, apo finalistët e Ligës Unike. Bardhekaltrit u renditën të tretit me 17 fitore e 11 humbje, ndërsa kuqezinjtë në pozitën e gjashtë me 13 fitore e 15 humbje.

Sfida tjetër çerekfinale do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës. Therandasit janë në formë të lartë me gjashtë fitore radhazi në elitë, ku u renditën në vendin e katërt me 15 fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët në pozitën e pestë me 14 fitore e 14 humbje.

Bora në edicionin debutues kishte nëntë fitore e 19 humbje, duke u renditur e shtatë dhe do të garojë në “Play-out” me finalistin e Ligës së Parë të Meshkujve.

Proton Cable Prizreni është i teti me pesë fitore e 23 humbje, duke rënë nga Superliga./PrizrenPress.com

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit