15.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 568

Lajmëroni policinë nëse e shihni këtë person – vodhi para nga arka e Xhamisë në Prizren

0

 

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij, thotë policia përmes një njoftimi në Facebook.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thotë më tej policia.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

May be an image of 1 person

 

Plani për fabrikën e xeheve në Shajne, kryetari Xheladini siguron qytetarët se s’do lejohet dëmtimi i shëndetit dhe mjedisit

0

Sipas tij pas publikimit të rendit të ditës për mbledhjen e Kuvendit të Komunës ka pasur reagime kundër këtij investimi me pretendimin se ai e ndotë mjedisin dhe dëmton shëndetin e popullatës.

“Unë si kryetar i Komunës dhe asamblistët jemi të zgjedhurit tuaj dhe me asnjë kusht nuk do të marrim vendime për asnjë lloj investimi që dëmton shëndetin tuaj dhe ndot ambientin. Ne do ta përkrahim vullnetin e qytetarëve të zonës”, thuhet në sqarimin e Xheladinit.

Kryetari i Komunës së Dragashit ka theksuar se ky investim pritet të kushtojë rreth 45 milionë euro dhe se do të punësojë 250 persona.

“Fabrika do të furnizohet me ujë nga shpuarja ndërsa rrymën do ta prodhojë me gjenerator. Teknologjia e kësaj fabrike do të jetë e vitit 2024 dhe fabrika do të jetë e tipit të gjelbër, pa oxhak për emetimin e gazrave. Fabrika do të jetë e tipit të mbyllur dhe gazrat që prodhohen do të shndërrohen në një lëng, të cilin investitori do ta shet në treg”, ka bërë të ditur Xheladini.

Balje pas takimit me Kurtin: S’kemi dhënë konfirmim për votim të qeverisë – kemi kërkesat tona

0

Kryetarja e Listës së Bashkimit Demokrat, Duda Balje ka folur pas takimit që kishte me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti lidhur me formimin e qeverisë.

Balje ka thënë se i ka paraqitur disa kërkesa Kurtit, derisa theksoi se nuk është se ka diçka konkretre tash për tash nëse partia e saj do t’i jap mbështetje Kurtit për formimin e qeverisë.

“Sot kemi pasur takimin e parë, unë i paraqita disa kërkesa që kemi si komunitet i boshnjakëve, nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Jemi në fazën e bisedimeve dhe s’ka diçka konkrete”, ka thënë Balje para mediave.

Ajo përmendi se kërkesat që paraqiti ndaj Kurtit ishin formimi i komunës së boshnjakëve, reformat në arsim dhe trajtim i barabartë sikurse të gjithë deputetët që kanë nga një votë brenda Kuvendit.

Balje u pyet nga gazetarët për takimin e radhës, mirëpo tha se nuk kanë caktuar ndonjë datë.

Ajo gjithashtu theksoi se nëse do të ketë ftesë për takim nga partitë e tjera do të flasin.

“Ne jemi pjesë e Kuvendit dhe kemi të drejtë me fol me secilën parti të shqiptarëve që ka 51%”, ka thënë Balje, duke theksuar se kushtet mbesin të njëjta edhe për partitë tjera.

Balje tha se kryeministri në detyrë Kurti u tha se do të mendojë për a tha se do të mendojnë për këto kërkesa.

Sa i përket votimit të Kryeparlamentarit të ri, Balje tha se do të zhvillojnë takim në kryesinë e partisë dhe më pas do të vendosin. /Telegrafi/

Ndahet nga jeta aktorja e madhe Margarita Xhepa

0

Ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun festoi një ditë më parë ditëlindjen.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976)./dritare.net

Të dielën borë në Kosovë, paralajmëron Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

0

 

Për këtë detaje ka dhënë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik.

Aliu në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, ka thënë se një masë e ftohtë e ajrit do të ndikojë në uljen e temperaturave.

“Nuk do të jenë reshje të intensitetit të lartë, por ulja e temperaturave do të ndikojë tek pemët, pasi ato tani janë në fazën e lulëzimit dhe kjo do të ndikojë negativisht tek këto kultura”, deklaroi ai.

Sipas tij, temperaturat minimale do të zbresin edhe deri në -2 e deri në -3 gradë Celsius.

Ylli merr fitoren e pestë radhazi

0

Golden Eagle Ylli po vazhdon në formë të lartë para garave shtesë, ku regjistroi fitoren e pestë radhazi dhe shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me rezultat 86:63 (24:11, 28:22, 11:11, 23:19), në javën e 27-të të ProCredit Superligës.

Më i miri te vendasit ishte Jalen Nesbitt me 19 pikë, 11 kërcime e shtatë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Antwan Walker me 21 pikë.

Pas 27 ndeshjeve, Golden Eagle Ylli ka 14 fitore e 13 humbje, kurse Vëllaznimi 13 fitore e 14 humbje.

Bora fiton ndaj Prizrenit

0
Bora shënoi fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 102:87 (26:22, 21:24, 29:23, 26:18), në javën e 27-të të ProCredit Superligës.
Adem Mekiq ishte më i miri te vendasit me 29 pikë, tetë kërcime e tetë asistime, ndërsa te mysafirët gjashtë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore, derisa Darryl Jordan e mbylli ndeshjen me 14 pikë e nëntë kërcime.
Pas 27 ndeshjeve në elitë, Bora ka nëntë fitore e 18 humbje, kurse Proton Cable Prizreni pesë fitore e 22 humbje./ PrizrenPress.com

Ylli i Hollivudit, Val Kilmer, ndërron jetë në moshën 65-vjeçare

0

Aktori i njohur Val Kilmer, i famshëm për rolet e tij në “Top Gun”, “Batman Forever” dhe “The Doors”, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Mercedes Kilmer, vajza e tij, ka konfirmuar se shkaku i vdekjes ishte pneumonia. Kilmer ishte diagnostikuar me kancer të fytit në vitin 2014 dhe kishte kaluar kimioterapi si dhe një operacion në trake, i cili ndikoi në të folurën dhe frymëmarrjen e tij.

Kilmer lindi në Los Anxhelos në vitin 1959 dhe ishte një nga studentët më të rinj të pranuar në Juilliard School për aktrim, në moshën 17-vjeçare. Ai u bë i njohur në vitet ’80 me role në komedi si “Top Secret!” dhe “Real Genius”, para se të bëhej i famshëm si Iceman në filmin hit “Top Gun” (1986).

Ai gjithashtu portretizoi Jim Morrison në filmin “The Doors” të Oliver Stone, një interpretim që i dha shumë vlerësime. Në vitin 1995, Kilmer luajti rolin e Batman-it në “Batman Forever”, një sukses i madh në arkëtime.

Pavarësisht sfidave shëndetësore, Kilmer vazhdoi të punojë dhe riktheu rolin e Iceman në filmin “Top Gun: Maverick” (2022). Ai la pas dy fëmijë, Mercedes dhe Jack Kilmer./ PrizrenPress.com

“Betohem në Zot që nuk e kam vjedh rrymën”: 59-vjeçari nga Zhuri mohon akuzat e KEDS-it

0

 

Tahir Elezkurtaj, 59 vjeçar, u ndalua në kufi, derisa po kthehej për pushime nga Kroaci në Kosovë. Policët e Kosovës e morën e e dërguan në stacion të Policisë, me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike.

Gjithçka nisi në 2023-ën, kur Elezkurtaj u ndalua nga policët, pasi po vinte nga Kroacia në Kosovë.

Në Kiks Kosova, qytetari u shpreh i vendosur se asnjëherë nuk ka punuar diçka në orën e rrymës.

Madje, sipas tij, pa qenë fare në shtëpi, KEDS-i e kishte zhvendosur orën nga shtëpia e tij në shtyllën e cila gjendet në pronën e komshiut.

Duket se akuzat për vjedhje nuk janë i vetmi telash që KEDS-i i kishte shkaktuar Elezkurtajt. Kjo ngase orën e rrymës, sipas tij, KEDS ia kishte vendosur në oborrin e nipit të tij, me të cilin nuk flasin fare.

Elezkurtaj, i cili vjen nga Zhuri i Prizrenit, figuron dy herë si i dënuar me kusht për veprën penale vjedhje e energjisë elektrike, por që sipas tij, në seancën e parë është deklaruar fajtor ngase siç thotë ai, gjykatësi i kishte thënë më mirë ta pranosh sepse mund të të ndalet edhe viza kroate.

Elezkurtaj, meqenëse asokohe do shkonte për punë në Kroaci, ka thënë që e kishte esenciale dhe primare vizën. Andaj edhe duke mos e njohur mirë pjesën ligjore, e kishte pranuar fajësinë.

Por në seancën e dytë, atë të 2024-ës, në aktvendimin e së cilës figuron që Tahir Elezkurtaj pranon fajësinë për kryerjen e veprës, 59-vjeçari ka thënë që deklarata e tij nuk u morr parasysh fare ndonëse insistonte që ai nuk e kishte kryer veprën për të cilën po ngarkohej.

Në lidhje me akuzat e KEDS-it për vjedhjen e energjisë elektrike, Elezkurtaj është i sigurt që nuk ka bërë asnjë manovrim me telat e rrymës.

Dhe e vetmja dëshmi me të cilën po akuzohet ai, sipas 59-vjeçarit është një foto në largësi e shtyllës elektrike, të cilën nuk po mund ta shoh as mbrojtja e tij, ndonëse kanë bërë kërkesë për qasje në të.

Elezkurtaj vazhdon të mos ketë energji elektrike në shtëpinë e tij në fshatin Zhur të Prizrenit, që nga 10 gushti i 2024-ës.

Në mundësinë e parë që do ta ketë që të lë Kosovën e të kthehet në Kroaci, ky qytetar, i zhgënjyer me procedurat e shtetit, thotë se do ta bëjë.

Ai kishte punuar që nga viti 2020 në Kroaci, mirëpo tash e një vit gjendet në Kosovë meqë i ka skaduar viza e punës. /Klankosova.tv

Vrasja në lokalin “Kobra City”- dëshmitari thotë se Dibran Hoxhën e kishte parë pasi ka ardhur nga policia

0

Në gjykimi ndaj Dibran Hoxhajt dhe të tjerëve për vrasjen e 3 janarit 2023 në lokalin “Kobra City”, të mërkurën u dëgjua dëshmitar Kujtim Gashi, i cili deklaroi se të akuzuarin Hoxha e kishte parë në lokal vetëm pasi që kishin ardhur policia dhe jo më herët.

“Para se me ndodhë rasti nuk e kam pa Dibranin, pasi jam kthy e kam pa me policinë Dibran Hoxhën tu bisedu”, deklaroi Gashi, i cili atëkohë ka qenë punëtor në lokalin në fjalë.

Në këtë rast, Dibran Hoxhaj i njohur si “Koba” dhe katër të akuzuarit Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli, akuzohen për rastin e vrasjes së V.C., më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari tha se Hoxhaj ka pasur sjellje korrekte gjithnjë me klientë dhe se nuk ka krijuar probleme në rastet kur klientët nuk kanë mundur të paguajnë faturat.

Ai tha se personalisht nuk e ka parë rrahjen që ka ndodhur në lokal, pasi që ishte në parking të lokalit dhe se kishte dëgjuar vetëm zhurma por jo të krisjes me armë.

Gashi deklaroi se ka parë tre shtetasit shqiptarë duke pirë cigare jashtë lokalit dhe të mbështetur në veturë. Tha se ka pasur kamera në lokal, por nuk e di se ishin aktive apo jo.

Dëshmitari Gashi theksoi se më herët nuk ka parë shtetasit e Shqipërisë në lokal, duke shtuar se aty ka punuar afërsisht 8 vite dhe se asnjëherë nuk ka pasur probleme me pagesa nga ana e Hoxhës.

Sipas dëshmitarit, me të ardhur Policia, i kishin arrestuar dhe i kishin dërguar në Stacion Policor, duke shtuar se ua kishin marrë telefonat të gjithë të arrestuarve.

Më pas, seanca u ndërpre në mungesë të dëshmitarëve: E.A., A.S., dhe H.I., për të cilët gjykatësi i rastit Kujtim Krasniqi tha se do të ndërmerren veprime përkatëse për të kuptuar se përse nuk janë zbatuar urdhëresat e gjykatës për verifikim adrese dhe dorëzim të ftesës për gjykim ndaj Policisë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktauzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren më 3 janar 2023.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C,  duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.