17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 567

Në Rahovec fillon repelimi i bagëtive për mbrojtjen ndaj parazitëve

0

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit njofton se, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka nisur procesi i repelimit të bagëtive, përcjell PrizrenPress. Ky trajtim përfaqëson një masë të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve, duke parandaluar infektimin e tyre nga parazitët e jashtëm dhe të brendshëm.

“Ftojmë të gjithë fermerët të bashkëpunojnë me ekipet veterinare për realizimin e këtij procesi të domosdoshëm për mirëqenien e tufave dhe një prodhimtari më të shëndetshme blegtorale”, thuhet në njoftimin e komunës.

Për informata shtesë dhe koordinim, fermerët mund të kontaktojnë veterinerët e angazhuar në këtë projekt për komunën e Rahovecit./PrizrenPress.com

Bashkimi kthehet me fitore nga kryeqyteti

0

Bashkimi shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet me rezultat 80:88 (17:16, 29:24, 17:29, 17:19), për të siguruar njëkohësisht kualifikimin në gjysmëfinale të “Play-off”-it.

Fillimi i ndeshjes ishte i baraspeshuar, derisa epërsia më e lartë e vendasve ishte 17:11, ndërsa mysafirët me pikë radhazi ngushtuan shifrat në 17:16, sa përfundoi çereku i parë. Edhe periudha e dytë ishte kryesisht e baraspeshuar, por kësaj radhe, vendasit në fund të kësaj pjese shënuan tetë pikë radhazi për të shkuar në pushim me rezultat 46:40, përcjell PrizrenPress.

Portokallezinjtë nuk u dorëzuan dhe u rikthyen fuqishëm në periodën e tretë, ku ishin shumë më të mirë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:69. Dhjetë minutat e fundit ishin interesante, megjithatë, më të mirë ishin prizrenasit që triumfuan 80:88.

Rashid Mahalbashiq kishte 18 pikë e katër kërcime për vendasit, ndërsa te mysafirët Wendell Green kishte 27 pikë, Mack Smith 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Erik Copes 17 pikë e tetë kërcime.

Pas 27 xhirosh, Sigal Prishtina ka 16 fitore e 11 humbje, ndërsa Bashkimi 19 fitore e tetë humbje./PrizrenPress.com

Hetohet një prokuror në Prizren, pas kërkesës së kryeprokurorit, Petrit Kryeziu

0

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e 265-të, të enjten, ka miratuar kërkesën Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu që të fillohet hetimi disiplinor ndaj një prokurori në këtë Prokurori, me propozimin që t’i shqiptohet vërejtje publike me shkrim.

Me këtë rast u themelua Paneli Hetimor.

“Me dhjetë vota për dhe një abstenim miratohet kërkesa e kryeprokurorit në Prizren”, tha kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në votim abstenoi anëtarja e Këshillit, njëherit prokurore në Prizren, Arjana  Shajkovci.

Paneli Hetimor u themeluar me short, me këtë përbërje: Arbresha Shala-Raçi-kryesuese, Blerim Igrishta dhe Rafet Halili- anëtarë, ndërkaq Bahri Hyseni dhe Agim Kuka- anëtarë rezervë të Panelit.

Drejtuesit e Gjykatës në Prizren në takimin me KGjK-në raportojnë për progresin në zbatimin e planeve strategjike

0

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj si dhe kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi dhe Planit Strategjik për Efikasitetin e Trajtimin të Rasteve të Korrupsionit, Keqpërdorimit të Detyrës Zyrtare dhe Krimit të Organizuar, Afrim Shala, kanë vizituar të enjten Gjykatën Themelore në Prizren,  Degën në Suharekë, me ç’rast janë pritur nga kryetarja e Gjykatës, Shpresa Emra, gjyqtari mbikëqyrës Selajdin Gallapeni, si dhe janë zhvilluar takime me të gjithë gjyqtarët.

Gjithashtu është bërë e ditur se është vlerësuar angazhimi i kësaj gjykate me degët përkatëse për rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e performancës.

Statistikat për tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e vitit të kaluar dhe realizimi i normës për vitin 2024, sipas njoftimit, reflektojnë angazhimin e stafit gjyqësor dhe efektivitetin e masave të ndërmarra për përmirësimin e sistemit gjyqësor.

“Kryetarja Emra i njoftoi me gjendjen dhe ngarkesën me lëndë në Gjykatën Themelore në Prizren, në Divizionin Penal dhe Civil, dhe me ritmin aktual të punës që tejkalon normën 150% të zgjidhjes së lëndëve. Deri në fund të vitit Gjykata do të jetë në gjendje të zbatojë në plotni planet strategjike”, thuhet në njoftim.

Mbështetje konkrete për kultivuesit e trangujve dhe specave në Rahovec

0

Komuna e Rahovecit ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Agro Celina” Sh.P.K., duke ofruar mbështetje për fermerët që punojnë tokën dhe prodhojnë me përkushtim.

“Sipas kësaj kontrate, po përkrahim: 5 hektarë kultivim të trangujve; 5 hektarë kultivim të specave; 1 hektar me speca nga farëra hibride (për herë të parë)”, huhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Po ashtu, në bashkëpunim me kompaninë Agro Celina”, komuna do të mbulojë plotësisht: Fidanët; Plehun akristalor; Mulçerimin; Sistemin pikë-pikë; Ambalazhimin (shportat).

“Ky është një hap konkret në mbështetjen e bujqësisë dhe të fermerëve tanë. Rahoveci po forcon pozitën e tij si një nga qendrat kryesore të bujqësisë”, theksohet në njoftim./PrizrenPress.com

Malisheva nderon tre qytetarët e zhdukur në masakrën e Kralanit: Kërkohet drejtësi për të pagjeturit

0

Sot në Malishevë u mbajt një mbledhje komemorative në nderim të Sabedin Kryeziut, Vehbi Halilajt dhe Mentor Kryeziut, tre qytetarëve të kësaj komune, të cilët u zhdukën më 4 prill 1999 në masakrën e Kralanit dhe u identifikuan së fundmi pas analizës së ADN-së.

Ceremonia u organizua nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, duke mbledhur familjarë, përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, shoqata të personave të zhdukur dhe të dala nga lufta e UÇK-së, Policinë e Kosovës, klerin fetar dhe qytetarë të shumtë, përcjell PrizrenPress.

Në fjalën e tij, kryetari Kastrati theksoi dhimbjen e thellë dhe plagën e hapur të të pagjeturve, duke u shprehur: “Në vigjilje të 26-vjetorit të çlirimit, ne ende përballemi me dhimbjen e të pagjeturve. Ju duhet të jeni krenarë për sakrificën e bijve tuaj dhe për durimin që keni treguar për 26 vite”.

Ai gjithashtu kërkoi drejtësi për të gjitha krimet e kryera dhe ndriçimin e fatit të të pagjeturve.

Këshilltari i presidentes së Kosovës, Ismet Krasniqi, nënvizoi se kërkimi për drejtësi nuk do të ndalet: “Kjo është pjesë e historisë dhe sakrificës sonë për liri. Janë pritje të gjata, por ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”.

Ndërkohë, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Argjend Thaçi, e cilësoi këtë dhimbje si pjesë të historisë kombëtare, duke dënuar përpjekjet e shtetit serb për të fshehur krimet e tij.

Në këtë ceremoni, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, theksoi se lufta për zbardhjen e fatit të të pagjeturve vazhdon: “Edhe sot, pas 26 vitesh, përballemi me kriminelët që jo vetëm vranë, por edhe zhdukën trupat e të vrarëve”.

Në emër të familjarëve dhe shoqatës “Kujtesa”, Hysen Kryeziu kujtoi përpjekjet e vazhdueshme për gjetjen e personave të zhdukur, duke bërë thirrje për më shumë angazhim institucional. Sipas tij, në Malishevë gjatë luftës u zhdukën 85 persona, nga të cilët 38 ende mbeten të pagjetur.

Në përfundim të ceremonisë, familjarët falënderuan të gjithë të pranishmit për mbështetjen dhe nderimin e bërë për të afërmit e tyre.

Ceremonia e varrimit të Mentor Kryeziut dhe Vehbi Halilajt do të mbahet nesër, më 4 prill, në Llapçevë dhe Bubavec, ndërsa Sabedin Kryeziu është varrosur më herët./PrizrenPress.com

Prishtina-Bashkimi: Dueli i kreut sonte në kryeqytet

0

Një përballje e madhe e basketbollit kosovar zhvillohet sonte në Prishtinë, ku Prishtina dhe Bashkimi ndeshen në duelin e rivalëve të vjetër me fillim nga ora 19:00.

Me kampionatin që po i afrohet fazës së play-offit, këto dy skuadra po luftojnë për pozitën e parë në renditje, duke e bërë këtë përballje edhe më vendimtare.

Prishtina, e mbështetur nga tifozët vendas, synon ta shfrytëzojë faktorin fushë për të siguruar një fitore të madhe, ndërsa Bashkimi kërkon triumfin që do t’i forcojë pozitën e parë në krye.

Me rëndësinë e pikëve në këtë fazë dhe rivalitetin historik mes dy ekipeve, pritet një ndeshje e fortë dhe spektakolare në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

Një sfidë që mund të përcaktojë fatin e kreut të tabelës – gjithçka është gati për një tjetër natë të madhe të basketbollit kosovar!

Hapet thirrja për aplikim për subvencione në bujqësi

0
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione.
Në njoftim thuhet se përmes program do të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.

“Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 02.05.2025 ora 16:00 (30 ditë kalendarike). Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZhR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, thuhet në njoftim.

Arrestohet 65-vjeçari në Prizren, në shtëpi iu gjet granatë dore dhe armë zjarri

0

 

Pas pranimit të informatës, është njoftuar prokurori i shtetit lidhur me ketë rast, është siguruar Urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prizren për Urdhër kontroll të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, transmeton Klankosova.tv.

“Me 02.04.2025, është realizuar Urdhëresa për Urdhër kontroll, gjate kontrollit te shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale: një granatë dore e modelit F1 si dhe një pistolete me gaz BLOW F92 9mm P.A.K, një karikator me nëntë (9) fishekë. Granata e dorës është tërheq nga njësit i NJTME i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim te paautorizuar te armeve’”.

 

Lajmëroni policinë nëse e shihni këtë person – vodhi para nga arka e Xhamisë në Prizren

0

 

Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i tij, thotë policia përmes një njoftimi në Facebook.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thotë më tej policia.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

May be an image of 1 person