15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 570

Është stinë lulesh

0

Enver Sulaj

shiu bie mbi qepalla
e s’shihet syri nga loti
e dridhet buza nga ngashërimi…
është stinë lulesh
e ëndrrash të bukura

petalet i luhat puhiza e mbrëmjes
të vyshkura bien lehtë-lehtë në tokë
siç biem të gjithë ngadalë-ngadalë
në heshtje
pa fjalë
në vetmi
në ëndërrime

është stinë lulesh…

Mars, 2025

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren nënshkruan projektin transformues “Digital Innovation Gateway for Kosovo (DIG-4K)”

0

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt përshpejtimit të inovacionit digjital në Kosovë, duke nënshkruar projektin ambicioz “Digital Innovation Gateway for Kosovo (DIG-4K)”.

Projekti, me vlerë rreth 1 milionë euro, financohet nga Bashkimi Evropian ?? dhe Qeveria e Kosovës ??, duke synuar krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm për inovacionin digjital.
Ky projekt transformues do të zbatohet nga ITP Prizren, në bashkëpunim me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile.

” “DIG-4K” synon mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), startup-eve, institucioneve publike dhe komuniteteve, duke fuqizuar aftësitë digjitale dhe duke kontribuar në formësimin e Kosovës si një qendër rajonale për inovacionin digjital”, njofton UPZ.

Projekti përfaqëson një arritje të madhe për Universitetin e Prizrenit, i cili me këtë nismë përforcon rolin e tij kyç në zhvillimin teknologjik dhe digjital të vendit. Me bashkëpunim të ngushtë dhe vizion afatgjatë, “DIG-4K” premton të jetë një pikë kthese për inovacionin dhe zhvillimin ekonomik në Kosovë./PP/

Shqiptarët përballë rikonfigurimit gjeopolitik

0

Haxhi Ferati

Bota ndodhet në një fazë të rikonfigurimit gjeopolitik, një realitet që deri dje dukej i largët dhe i pakapshëm, por sot është i pashmangshëm. Për shqiptarët, “Koha për veprim” nuk është thjesht një thirrje – është një domosdoshmëri.

Një pikënisje e rëndësishme për këtë diskutim është fjala inauguruese e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, ku ai prezantoi sloganin “America First”. Ky qasje sinjalizoi një riorientim të politikës globale drejt një rendi të ri botëror, i cili bazohet në ekuilibrin e fuqive të mëdha, duke zëvendësuar rendin e vjetër të bazuar në rregulla. Termi i duhur për të përshkruar këtë transformim do të ishte “Sistemi i Ri Botëror”, duke nënkuptuar një sistem të ndërlidhur që synon një qëllim të përbashkët.

 

Ndërkohë, sfidat dhe përgjegjësitë për shqiptarët vazhdojnë të mbeten të mëdha. Arritjet e deritanishme janë të rëndësishme, por jo të mjaftueshme për të garantuar stabilitet dhe siguri në rendin e ri global. Prandaj, na nevojitet një strategji e qartë dhe e strukturuar për të mbrojtur paqen dhe, nëse është e nevojshme, për të përdorur mjete ushtarake për ta ruajtur atë.

 

Historikisht, shqiptarët janë njohur si një popull paqedashës, por i vendosur kur bëhet fjalë për mbrojtjen e vendit. Edhe pse diaspora shqiptare është e shpërndarë në të gjithë botën, kemi aftësinë për t’u bashkuar dhe për të vepruar me vendosmëri kur na kërkohet. Ndryshimet e fundit në politikën globale janë një mundësi historike për të konsoliduar pozitën tonë strategjike.

Kina dhe Rusia kanë paralajmëruar prej kohësh nevojën për rishikimin e rendit botëror, por edhe SHBA-ja tashmë po kontribuon në këtë ndryshim. Riorientimi amerikan drejt interesave dhe sferave të ndikimit është një moment vendimtar që mund të sjellë ndryshime të mëdha edhe për shqiptarët. Marrëveshja për Mbrojtje dhe Siguri midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pozitës tonë strategjike.

Në këtë kontekst, shqiptarët duhet të lënë pas sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen seriozisht për ndërtimin e një shteti të fortë dhe të respektuar. Ashtu si Amerika promovon sloganin “America First”, shqiptarët mund të mbështesin dhe promovojnë sloganin “Amerika dhe Shqiptarët – Një” si një vlerë të lartë kombëtare.
Rendi i ri global sjell sfida dhe mundësi.

Shqiptarët mund të luajnë një rol kyç në Ballkan dhe përtej tij, nëse koordinohen dhe veprojnë me vendosmëri, duke forcuar institucionet dhe pozicionin e tyre strategjik.

Mbledhje komemorative për mësimdhënësen Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ndërroi jetë sot

0

Sot, u mbajt një mbledhje komemorative për mësimdhënësen Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ndërroi jetë. Ceremoninë e komemoracionit e organizoi SHFMU-ja “Ibrahim Mazreku” në Mlaishevë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, qeveritare dhe arsimore.

Në emër të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, fjalë lamtumirëse mbajti ish-drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, aktualisht deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo theksoi: “Jemi mbledhur këtu për të nderuar kujtimin e Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën familjare, arsimore dhe shoqërore. Ndarja e saj nga jeta ka krijuar një boshllëk të madh, por kujtimet dhe veprat e saj do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona. Ajo ishte një person i jashtëzakonshëm, e njohur për cilësitë dhe vlerat e saj, si përkushtimi, dashuria për familjen, për arsimin, nxënësit dhe mësimdhënësit. Na la vepra e porosi të rëndësishme, dhe ndikimi i saj do të mbetet i paharrueshëm. Sot, teksa e kujtojmë, le të mos qajmë vetëm për humbjen, por edhe të nderojmë jetën e saj dhe veprimtarinë mësimore dhe edukative që bëri me nxënësit. Kujtojmë momentet e bukura që kemi ndarë me të, dhe trashëgiminë që ka lënë pas. Florentinë, do të mbetesh gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Pushofsh në paqe!”

Në emër të SHFMU-së “Ibrahim Mazreku”, drejtoresha Rrezarta Mazreku foli për biografinë, jetën dhe veprën e mësimdhënëses Florentinë Krasniqi-Mazreku, duke theksuar se ajo ishte personifikimi i sukseseve të nxënësve në fushën e artit pamor. Ajo u nderua me shumë mirënjohje dhe çmime për arritjet e saj, ku do të veçohej çmimi nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Republikën e Kosovës.

Në emër të dy familjeve të Florentinës, të pranishmit në mbledhjen komemorative i falënderuan Fadil Morian dhe Nuhi Mazreku./PrizrenPress.com

Dëmtohen rrethojat e urës në afërsi të Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren, rrezikohen fëmijët

0

Disa javë më parë janë vërejtur dëmtime në rrethojat metalike të urës që ndodhet pranë Brigadës së Zjarrfikësve në Prizren.

Kjo urë, e cila lidh dy anët e qytetit dhe frekuentohet përveç të rriturve edhe nga shumë fëmijë, duke paraqitur rrezik, pasi në të dy anët e saj ndodhen shkolla.

Banorët e lagjes kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërmarrin masa sa më shpejt për të shmangur ndonjë fatkeqësi të mundshme./tv prizreni

Vendos Presidentja: Sot dy javë seanca konstituive e Kuvendit

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vendosur që seancën për konstituimin e Kuvendit, ku edhe pritet të zgjedhet kryetari i Kuvendit të mbahet me datë 15 prill. Pra, sot dy javë.

E plotë:

Presidentja Osmani thërret seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025.

MKDHF në Suharekë: Rritje shqetësuese e dhunës në familje, kërkohet veprim nga niveli qendror

0

Anëtarët e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF) në Suharekë mbajtën sot takimin e parë për vitin 2025, ku u diskutuan dy çështje kryesore: analiza e rasteve të dhunës në familje gjatë tremujorit të parë të vitit dhe çështje të ndryshme që lidhen me parandalimin dhe trajtimin e këtyre rasteve.

Takimin e hapi koordinatorja e MKDHF-së, Habibe Bytyçi, e cila prezantoi rendin e ditës dhe i dha fjalën nënkryetares së Komunës së Suharekës, Mihrije Suka. Në fjalën e saj, Suka theksoi shqetësimin për numrin në rritje të rasteve të dhunës në familje dhe theksoi nevojën për një qasje më efektive nga niveli qendror.

“Rastet e dhunës janë alarmante, sidomos kohët e fundit. Pavarësisht përpjekjeve tona në nivel lokal, ky problem kërkon më shumë angazhim nga institucionet qendrore. Shpresojmë që këto raste të reduktohen sa më shumë,” u shpreh ajo.

Komandanti i stacionit policor të Suharekës, kapiten Afrim Sylaj, prezantoi statistikat për tremujorin e parë të vitit, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ai theksoi se është vënë re një rritje e rasteve të dhunës, ku rastet recidiviste mbeten një sfidë e madhe.

Përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale (QPS) ndanë informacion mbi rastet e trajtuara dhe vlerësuan bashkëpunimin e mirë me policinë dhe institucionet e tjera përkatëse. Nga ana tjetër, prokurorja Mejreme Hoxha nga Prizreni kërkoi që raportet policore të jenë më të detajuara për të lehtësuar trajtimin efektiv të rasteve në procedurat ligjore.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu strategji për uljen e numrit të rasteve të dhunës në familje dhe përmirësimin e vetëdijesimit të qytetarëve mbi pasojat e saj. Anëtarët e MKDHF-së theksuan rëndësinë e një bashkëpunimi më të fortë ndërinstitucional dhe të fushatave sensibilizuese për parandalimin e dhunës në familje./PrizrenPress.com/

Superliga në javën e 26-të sjell duele vendimtare

0

 

 

Ndërron jetë në moshë të re mësimdhënësja nga Malisheva

0

Mësimdhënësja e lëndës së artit figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku, ka ndërruar jetë. Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur shkolla ku ajo ka punuar SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se është ndarë nga jeta mësimdhënësja e lëndës së artit figurativ, Florentine Krasniqi-Mazreku. Largimi i saj i parakohshëm është një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe nxënësit, të cilët do ta kujtojnë gjithmonë për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë e saj ndaj edukimit”, thuhet në njoftim.

Në shenjë respekti dhe zie, SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë do të pezullojë mësimin, më 1 prill 2025 (e martë).

Po ashtu, shkolla organizon një mbledhje komemorative në orën 13:30, e cila do të mbahet në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani”. Në këtë mbledhje, do të kujtojmë me nderim dhe respekt jetën dhe kontributin e saj të çmuar në arsim.

Varrimi i së ndjerës do të bëhet më 01.04.2025, e martë, në orën 15:00, në varrezat e Malishevës.

“Në këto momente të vështira, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Kujtimi dhe kontributi i saj do të mbetet i paharruar”, thuhet në njoftimin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë.

Aksident në Lubizhdë të Hasit, lëndohet rëndë biçiklisti

0

Një biçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielen rreth orës 14:05 në fshatin Lubizhdë e Hasit në Prizren.

Viktima, mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor, derisa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Aksident trafiku me lëndime të rënda”.