Mbledhje komemorative për mësimdhënësen Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ndërroi jetë sot

Sot, u mbajt një mbledhje komemorative për mësimdhënësen Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ndërroi jetë. Ceremoninë e komemoracionit e organizoi SHFMU-ja “Ibrahim Mazreku” në Mlaishevë, ndërsa morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, qeveritare dhe arsimore.

Në emër të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, fjalë lamtumirëse mbajti ish-drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, aktualisht deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo theksoi: “Jemi mbledhur këtu për të nderuar kujtimin e Florentinë Krasniqi-Mazreku, e cila ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën familjare, arsimore dhe shoqërore. Ndarja e saj nga jeta ka krijuar një boshllëk të madh, por kujtimet dhe veprat e saj do të jetojnë gjithmonë në zemrat tona. Ajo ishte një person i jashtëzakonshëm, e njohur për cilësitë dhe vlerat e saj, si përkushtimi, dashuria për familjen, për arsimin, nxënësit dhe mësimdhënësit. Na la vepra e porosi të rëndësishme, dhe ndikimi i saj do të mbetet i paharrueshëm. Sot, teksa e kujtojmë, le të mos qajmë vetëm për humbjen, por edhe të nderojmë jetën e saj dhe veprimtarinë mësimore dhe edukative që bëri me nxënësit. Kujtojmë momentet e bukura që kemi ndarë me të, dhe trashëgiminë që ka lënë pas. Florentinë, do të mbetesh gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Pushofsh në paqe!”

Në emër të SHFMU-së “Ibrahim Mazreku”, drejtoresha Rrezarta Mazreku foli për biografinë, jetën dhe veprën e mësimdhënëses Florentinë Krasniqi-Mazreku, duke theksuar se ajo ishte personifikimi i sukseseve të nxënësve në fushën e artit pamor. Ajo u nderua me shumë mirënjohje dhe çmime për arritjet e saj, ku do të veçohej çmimi nga Ambasada e Republikës së Çekisë në Republikën e Kosovës.

Në emër të dy familjeve të Florentinës, të pranishmit në mbledhjen komemorative i falënderuan Fadil Morian dhe Nuhi Mazreku./PrizrenPress.com

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit