Në Retijë u përkujtuan dëshmorët dhe martirët e lirisë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka përkujtuar sot dëshmorët dhe martirët e fshatit Retijë, të cilët dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në këtë ngjarje solemne, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëpunëtorë, u nderuan 3 dëshmorët, 17 martirët dhe 2 të zhdukurit nga ky fshat, të cilët me sakrificën e tyre u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.

“Në Retijë, dhimbja dhe krenaria bashkohen në kujtim të atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, tha Latifi.

Ai theksoi gjithashtu se “Serbia fashiste përdori taktikat e saj mizore, duke vrarë, masakruar dhe dëbuar të gjithë: pleq e të rinj, gra e fëmijë, pa kursyer askënd”.

Latifi shprehu nderimin e thellë për ata që dhanë jetën.

“Sakrificat e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë dhe do të mbeten përherë në kujtesën e popullit tonë.”, shtoi ai./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit