Home Blog Page 5789

Këtu e e kam detin

0

Skender Berisha 

Deti nuk vuan për mua
As unë nuk vuaj për të
Ja ku e kam tek valëvitet
Tek unë kur do avitet

Këtu e kam këtu këtu
Te zemra e kam kur gjëmon
Edhe kur pashitet

Ta dini sa duhemi unë e deti
E kush ëndërron të na hidhërojë
Punë me ne do të ketë
Këtu edhe gjithë jetë

Unë jam vetë vetë
Po këtu brenda zemre
Kam një detë o një detë
Që kurrë nuk shterr

Sa afër jemi unë e ai
Edhe në dhjetor edhe në maj
Unë jam unë e ai është ai
E duhemi nga maji në dhjetor
Nga dhjetori te maji

Deti im ti ngushëllim
I pambarim
I pambarim

13 shtator 2017,Prizren

Prizren: Burgimin gjashtë mujor i shndërrohet në gjobë 3000 euro

0

Gjykata Themelore e Prizrenit, departamenti i përgjithshëm penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarit me iniciale L.K. nga fshati Xërxe KK – Rahovec dhe e ka shpallur fajtor për shkake se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 parag.1 p.1.1 të KPRK-së, dhe i ka shqiptuar dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muajve, njofton kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Pas shpalljes së aktgjykimit i akuzuari me mbrojtësin e tij i propozojnë gjykatës me pëlqimin e të njëjtit zëvendësimin e dënimit me burgim në dënimin me gjobë në kuptim të nenit 47 të KP-së. Gjykata duke e aprovuar pëlqimin e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij për zëvendësimin e dënimit me burg në dënim me gjobë në kuptim të nenit 47 të KP-së, dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajve, gjykata e zëvendëson në dënimin me gjobë në shumën prej (tremijë) 3.000 euro.

I akuzuari me iniciale L.K. me datën 06.08.2017 rrethe orës 03:10 minuta pas mesnate në Prizren në vendin e quajtur Marash ku mbahet “Doku Fest” i shkakton lëndime trupore të dëmtuarit me iniciale L.S., duke kërkuar nga i njëjti fillimisht që të largohet nga mbrojtëset të cilat e ndanin binën ku ishin këngëtarët, e më pas e godet me grusht në pjesën e syrit të djathtë,me këtë veprim të dëmtuarit i shkakton lëndime të rënda trupore.

Shënohet Dita e Dëshmorëve  në Prizren

0

Në Prizren, të premten, është shënuar me homazhe në Landovicë,  Dita e Dëshmorëve. Familjarë të dëshmorëve, invalid e veteran të UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, qytetarë , nxënës të shkollave të Prizrenit dhe zyrtarë të lartë komunal dhe institucioneve të tjera , u mblodhën të premten në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për të përkujtuar të rënët për lirinë e Kosovës me rastin e shënimit të ditës së dëshmorëvë të komunës së Prizrenit.

Kreu i komunës, Ramadan Muja, tha se dëshmorët janë më meritoret që sot ne frymojmë lirshëm, dhe vepra e tyre duhet të jetë udhërrëfyes i një të ardhme më të ndritur të vendit për të cilen gjë duhet të janë të vetëdijshme edhe gjeneratat e reja se sa e vështirë ka qenë rruga drejt Lirisë. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi, tha gjithashtu se sot është një ditë e rëndësishme në përkujtim të atyre që nuk sakrifikuan asgjë nga vetja për çlirimin e vendit.

Ai shprehu besimin se së shpejti në mbarë vendin të organizohet vetëm një ditë në përkujtim të dëshmorëve, dhe dita e përcaktuar të shpallet festë zyrtare. Babai i dëshmorit, Agron Bytyçi, Islami tha se familja e kujton me krenari birin e saj të shtrenjtë që ia fali Kosovës, dhe njëkohësisht kërkoi që të punohet me përkushtim për zhvillimin e shtetit të Kosovës.Pas Landovicës, janë vendosur buqeta me lule edhe në shtatoren e dëshmorit , Ismajl Kryeziu në Arbanë dhe në Monumentin e Lirisë në qendër të Prizrenit./TV Prizreni/

Aktori turk Ediz Hun: Jam i lidhur emocionalisht me Prizrenin

0

Sot përfundon edicioni i parë i festivalit të filmit turk në Prizren, i cili solli në Kosovë edhe aktorin e njohur turk Ediz Hun.

Aktori i njohur turk, i periudhës së viteve të 70-ta, Ediz Hun ka thënë se kjo është hera e dytë që ai viziton Prizrenin.

“Jam i lidhur emocionalisht me Prizrenin dhe jam thellësisht falënderues për respektin e qytetarëve që kanë shprehur ndaj meje”, tha Hun për rtv21.

Ai po ashtu, ka treguar edhe ndërlidhjen që ka mes shkencës dhe artit, çka e ka shtyrë atë që për një kohë ta braktisë aktrimin.

“Në vitet e 70-ta në Turqi ka pasur një ngecje të zhvillimit të aktrimit në atë kohë, kjo ka qenë arsyeja që unë në moshën 35 vjeçare e ndërpreva aktrimin për tu larguar për gjashtë vjet në Norvegji e për të ju kthyer sërish profesionit tim të parë, por në mua kanë jetuar të dyja së bashku arti dhe shkenca”, tha aktori i njohur turk. / KultPlus.com

Shaqir Totaj premton bashkëpunim mes Prizrenit dhe Zagrebit

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka  qëndruar për vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë ku ka zhvilluar një sërë takimesh me qëllim inicimin e bashkëpunimit konkret mes dy qyteteve dhe çfarë përvoja mund të fitohen nga kryeqyteti i Kroacisë.

“Totaj ka takuar kryetarin e Kuvendit të Zagrebit, Andrija Mikulic ku kanë diskutuar për bashkëpunimin konkret mes dy institucioneve komunale, atij të Zagrebit dhe Prizrenit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga dega e PDK-së në Prizren.

Po ashtu, Totaj është takuar edhe me drejtorin e qendrës spitalore të Zagrebit, Dr. Mario Zovak për t’u njohur me shembujt më të mirë të organizimit të shërbimit shëndetësor primar dhe përvojat.

Totaj ka vizituar edhe disa biznese të fuqishme në Kroaci ku ka diskutuar për mundësinë e investimeve të tyre në Prizren.

“Kam nisur një vizitë pune në Zagreb për të vendosur edhe kontaktet e para për të bashkëpunuar mes dy qyteteve tona. Ka një diasporë shqiptare këtu e sidomos nga qyteti i Prizrenit prandaj unë shoh shumë mundësi të mira bashkëpunimi në të gjitha nivelet ndërmjet Prizrenit dhe Zagrebit. Shpejt mund të kemi edhe investime kroate në qytetin tonë. Kryeqyteti i Kroacisë është një qytet model në Evropë dhe ne mund të mësojmë shumë për të arritur nivelet e tilla” ka thënë Totaj.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit pritet të ketë edhe takime të tjera të niveleve të lartë në Zagreb.

Si e kam njohur Igli Taren

0

Nga Mustafa Nano, Revista Mapo

Një ditë vere të vitit 2002, në kohët që bëja Deja vu-në në Top Channel, më merr një mik në telefon e më thotë se kishte parë në Tiranë, Igli Taren. “Nuk ke pasur asnjë sportist në Deja Vu; nëse ka një që duhet ta ftosh në studion tënde, ai është Igli Tare”, më tha zëri në telefon. Në fakt, ishte një ish sportist që unë e kisha ftuar në Deja vu, por nuk më kishte ardhur. Ishte Agim Fagu. “Programi Deja Vu më pëlqen, por unë kam marrë një vendim për të mos shkuar në asnjë studio televizive”, më tha, pa bërë asnjë përpjekje për ta fshehur se programet talk show të televizioneve shqiptare i ishin zvjerdhur. (Me që ra fjala, do të flas në një rast tjetër se si e kam njohur Agim Fagun që, sipas meje, është një nga pak ekselencat, uf sa pak, që shoqëria shqiptare prodhoi në kohët e vështira të regjimit komunist; atij nuk iu dha mundësia të provonte se ishte kompetitiv në botën e madhe, por të gjithë ne e dinim apriori se ai ishte kompetitiv; dhe në këtë pikë Agim Fagu ishte një përjashtim; si rregull, Shqipëria e asaj kohe nuk kish fuqi të prodhonte ndonjë gjë kompetitive).

 

“Igli Tare është shumë i kërkuar nga gazetarët në Itali; dhe jo vetëm nga gazetarët sportivë”, më saktësoi miku i telefonit, që ishte një ndjekës i mirë i futbollit në Itali. Kaq gjë e dija, ç’është e vërteta. E shihja që e intervistonin vazhdimisht, dhe më bënte përshtypje që, në ndryshim nga shumë futbollistë italianë, dinte të mos ishte banal në përgjigjet e veta. Dhe kjo ishte arsyeja që e përfshinin edhe në çështje jo sportive. Kur ai vetë vendoste të përfshihej në çështje të tilla, e bënte këtë me një elegancë që në fushën e futbollit nuk e kishte (si futbollist kishte pikat e veta të forta, e jo më kot ka luajtur me Brescian, Bolonjën, Lazion, etj, por kishte edhe limitet e veta, megjithatë). Mbaj mend se në një rast gazetarët donin ta “përplasnin” me Umberto Bossi-n, bossin e Legës së Veriut që, mes britmave kundër emigrantëve, iu vërsul edhe Iglit vetë, por ky i fundit nuk lejoi që ta tërhiqnin zvarrë në një debat që s’ishte i tij. La të kuptohej se as që e dinte se kush ishte Umberto Bossi (me sa më kujtohet). Me siguri nuk ishte e vërtetë që ai nuk e dinte, por ishte një mënyrë për t’i bërë bisht një debati që nuk i përkiste.

E ftova Iglin në Deja vu. Nëpërmjet njërit prej vëllezërve. Nuk bëri të vështirin. Përkundrazi, ra dakord aty për aty. Ndër të ftuarit veçanërisht të famshëm që kam pasur në programin tim, Igli Tare ka qenë më pak tekanjozi. Më saktë, nuk ishte hiç tekanjoz. Kishte një lloj përunjësie që njerëzit e suksesshëm nuk para e kanë. Personalisht, u kapa në befasi nga kjo përunjësi. Veç një mirësi që buron nga rropullitë mund ta mbajë njeriun të përunjur edhe pasi ka arritur majat. “Fotot zgjidhi si të duash; veç me politikën e Tiranës nuk dua të ngatërrohem; nuk është se nuk kam qëndrime, por thjesht nuk dua të flas”, mbaj mend që më tha. Dhe ashtu u bë. Biseda u fokusua te sporti, te kombëtarja, te Carlo Mazzone, te teknika e goditjeve me kokë, te Roberto Baggio. Me këtë të fundit ai luante te Brescia. Dhe përbënin një nga dyshet sulmuese më simpatike të momentit në Serinë A. Kishte një lloj kimie të çuditshme mes të dyve. “Merreshin vesh në ajër”, do thuhej këtej nga anët tona, dhe këtu kemi një rast që kjo shprehje e jona idiomatike merr një kuptim literal. “Në ajër” i bënte të shumtat e gjërave futbollisti Igli Tare.

Tare nuk reshti së foluri për Baggion në atë bisedë, gjë që ishte e kuptueshme. Roberto Baggio ishte një nga futbollistët më të njohur të botës, e është një nga më të mirët në historinë e futbollit italian (një pjesë mendojnë se ka qenë më i miri in assoluto; mes këtyre që e mendojnë këtë gjë është edhe Gianni de Biasi, që e ka shprehur më shumë se njëherë). Dhe Iglit i qëlloi jo vetëm të luante në një skuadër me të, por edhe të luante krah tij në sulm. Ky fakt ka përbërë me siguri një kulm në karrierën e tij si sportist.

Ajo bisedë me Igli Taren në Deja vu më ka mbetur në mendje për shumë gjëra, por atë do ma bënte të paharrueshme edhe një rrethanë tjetër. Ishte një nga Deja vu-të e fundit të sezonit. Ka qenë korrik (e si mund ta gjeje ndryshe Iglin në Shqipëri?), dhe atë ditë bënte shumë vapë. Studioja ku regjistroja programin ishte një gjë e improvizuar brenda Piramidës, pa ajër të kondicionuar. Dhe atë ditë neve na është dashur që ta ndërpresim regjistrimin mbi dhjetë herë në harkun e 45 minutave. Ishte Bujar Kokonozi që ia bënte prej regjisë: “Stop! Të hyjnë grimieret!” Hynin grimieret, dhe na fshihnin djersët. Por me t’u larguar ato, ne mbuloheshim sërish nga djersët, që na shkonin rrëke. Dhe vini re: nuk është se po ekzagjeroj kur flas për rrëke djerse. Ka qenë njëmend kështu. “Stop, stop”, -ia bënte një herë në disa minuta regjisori, që nga njëra anë nuk ishte i gatshëm të bënte asnjë lëshim e kompromis në kurriz të cilësisë së regjistrimit, e nga ana tjetër provonte empati për ne që vuanim nën zagushinë e korrikut e dritat e prozhektorëve të studios. Në fund Kokonozi, ndonëse tentoi gjithë truket e mundshme në postprodukson, e konsideroi programin të patransmetueshëm. Por ai u transmetua. Shikuesit me atë rast ndoqën me interes Igli Taren, por nuk mund t’u shpëtonte fakti që ai ishte i mbytur në djersë. Unë ca më shumë se ai.

Kushdo që do të ishte në vend të Igli Tares, do të ngrihej nga ndenjësja e studios e do të thoshte: “Jo jo, kjo punë nuk ka kuptim kështu, në këtë studio është si në ferr, ne duhet të gjejmë një kohë tjetër për ta bërë këtë program”. Por ai nuk bëzajti. E përballoi deri në fund a thua se i duhej për CV ajo intervistë. E përballoi sikur të ishte një ndeshje finale, të cilën mezi e kish pritur. Dhe kjo ishte një shenjë tjetër e përunjësisë së tij.

Mua më erdhi keq më shumë se atij për atë situatë. Mezi e kisha pritur të bëja një bisedë të shtruar e të relaksuar në studio me Igli Taren, dhe në atë rrethanë po bëja të kundërtën: mezi po prisja që atij regjistrimi t’i vinte fundi. Che sfiga, do thuhej në gjuhën që Igli Gare flet të shumtën e kohës këto kohë. Por unë shpresoj se do kem një rast tjetër për ta ribërë një bisedë me të. Dhe në këtë rast përballë do të kisha një personazh edhe më të rëndësishëm: drejtorin sportiv të Lazios.

E-kioskat në Prizren nuk ofrojnë shërbime të rregullta për qytetarët

0

Qytetarë të zonave të ndryshme të Komunës së Prizrenit janë ankuar se e-kiosqet e vendosura për dhënien e dokumenteve të gjendjes civile nuk po funksionojnë në mënyrë të rregullt, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas tyre, ka edhe raste kur këto aparate i pranojnë monedhat dhe nuk i lëshojnë dokumentet përkatëse, duke i dëmtuar kështu dyfish palët që kanë nevojë urgjente për nxjerrjen e certifikatave të gjendjes civile.

Qytetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile konsiderojnë se zyrtarët e Komunës së Prizrenit duhet të japin llogari para qytetarëve, lidhur me këto defekte te e-kiosqet, për të cilat nga buxheti komunal janë shpenzuar afro 70 mijë euro.

I mituri ther bashkëmoshatarin në Prizren

0

Në Prizren, viktima mashkull i moshës së mitur ka kërkuar ndihmë mjekësor në spitalin e Prizrenit pasi ishte therur me thikë nga i dyshuari mashkull i moshës së mitur.

I dyshuari gjendet në arrati derisa Njësia Policore është duke hetuar rastin, transmeton Klan Kosova.

Deputeti i Nismës kundërshton krijimin e ekipit të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi

0

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka kundërshtuar idenë e formimit të ekipit të unitetit për dialogun Kosovë-Serbi.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë soji i kësaj logjike e ka sjellë Kosovën këtu ku është.

““Ekipi i Unitetit” ide për ta injoruar Kuvendin e Republikës si organin më të lartë kushtetues të vendit. Soji i kësaj logjike, Kosovën e ka pru këtu ku jemi! Kuvendi është i vetmi organ shtetëror që buron nga besimi i qytetarëve, në momentin që e injoron apo tejkalon këtë organ, atëherë keni injorua dhe tejkalua edhe qytetarin e këtij vendi”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/

Si ta kuptosh që je turk

0

Edison Ypi

Ngrënia me babëzi’ e bakllavasë apo zgjatja e lugës drejt hallvës a kadaifit të tjetrit, mund të bëjnë obez dhe diabetik, por kurrsesi turk.

Nëse plus bakllavasë, hallvës, kadaifit me bajame në mes, ndejtja disa orë në kafene dhe qëndrimi këmbëkryq mbi shilte të kënaqin sa s’thuhet, nga kriza e identitetit kombëtar dhe rracor s’ke pse vuan më, mos kij asnjë dyshim se je një oriental i pakurueshëm, prejardhjen aziatike e ke të sigurtë, pisanjosin vrasës Haxhi Qamili e ke kushuri të parë, turk je.

Ndonjë krizë përkatësie identitare vetëm pse preferon të veshësh shallvare dhe poture, është e pavend, s’ka të bëjnë me të qënët Alhamdulillah. Këto veshje hera-herës janë të modës edhe në Perëndim.

Po të shqyhesh së qeshuri me meseletë e Nastradin Hoxhës simotrat e batutave të pështira të filmave të kurvit, është shenjë e sigurtë se turk denbabaden je, shqiptar kurrsesi.

Është më se e natyrshme të ecësh rrugës duke kqyrur femrat. Sisët, kërthizat, harqet, format, vithet, nazet, lëvizjet e tyre, Allahu i ka bërë për tu parë. Po të vajti mendja se ato mrekullura duhen mbuluar, përveçse turk, je dhe shtazë.

Nëse preferon të blesh, jo në dyqan por mbi tezgë pasi të kesh bërë pazar me shitësin, harroje se mund të jesh gjë tjetër përveçse turk.

Nëse edhe 1 herë të vetme të ka vajtur ndërment ta rrahësh a ta vrasësh me thikë në gjoks apo sëpatë në gjumë gruan tënde, turk e mongol jo e jo, e as njeri. Je një gjallesë kanibale që nuk e përmban asnjë studim, asnjë enciklopedi faune në krejt Universin.

Po qe se je nga ata që pushtimi turk të duket çlirim, ndalimi i Gjuhës Shqipe progres, përvetësimi i Besimit fetar të pushtuesit Fat, në këtë kombinim fatkeq je derr, kafshë, hajvan, injorant, budalla noterik.

Edhe mund ta shesësh votën nëse je fukara ose aq ment ke. Por po e shoqërove atë shitje me mbjellje hashashi, për rrënjët turke mos kij më asnjë dyshim, turk ke qënë, turk do jesh.

Shitja e motrës dhe kushurirës prostitutë në Itali me çmimin e një lope si në pazar bagëtish, flet vetë, s’ka nevojë për koment, turk apo shqiptar, ferrin e ke siguruar.

Ta duash kafenë të bluar me mulli kafeje nga ata prej bronxi që rrrotullohen me dorezë, vetëm kaq nuk mjafton. Shtoji përfytyrimit të mullirit me dorezë një gëzhojë të verdhë topi 37 milimetra nga ato që kur isha ushtar i bëja në torno mulli kafeje. Nëse ky asocim përfytyrimesh ndodh, je një luftënxitës që nuk e ke shokun, je turk safi’.

Haremi është i ëmbël. I raftë pika kujt nuk e ka qef. Por nëse ëndërron harem pa qënë Sulltan, je turk.

Artikullin e plotë mund ta lexoni këtu!