17.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
Home Blog Page 8692

Ndëshkimi

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Në mbarim të gushtit,ku mbretëronte vapë e tmerrshme.Çlirimtari doli në buzëmbrëmje pranë lumit të freskohej paksa.Dhe sa here që ulej aty te arra e moçme,disi vetvetiu e kaplonte një ndjenjë e dhimbshme dhe njëkohësisht si e frikshme,nga e cila i viente turp se si ishte katandisur aq keq,vetëm se nuk po gjente një punë që të ketë një jetë paksa më të mire,që kishte nga kjo e tanishmja.Ishte veshur në mënyrë mjeruese saqë dikush tjetër,edhe i mësuar me skamje,do të turpërohej që gjatë ditës të dilte me rroba të tilla.Por thënë tërthorazi Çlirimtari ishte jashtëzakonisht i bukur, – me sy shumë të bukur ngjyrë qielli,i zeshkët,mjaft i gjatë,i hollë dhe shtatatatleti.

Përkundër kësaj gjendje të rëndë sociale,megjithatë mua mu duk se nuk ishte, Ai aq i ndrojtur dhe i frikësuar siq mendoja unë në fillim të pamjës së tij,më tu takuar me të, përkundrazi kuptova një gjendje tjeter shpirtërore nga ana e tij,Ai qfaqi një gjendje të pezmatuar dhe të nderë,nga hipokrizia e ish-bashkëluftëtarëve të tij,të cilët nëpërmjet mashtrimit kishin arritur majat e pushtetit.Aq shum ishte mbyllur në vete dhe ashtu në vetmi fare i vetmuar,druente nga takimi më këdo,bile më dukej se edhe prezenca ime i dukej si e dyshimtë,se kishte kohë që Ai nuk dëshironte ta takonte as komandantin e tij,për të cilin thoshte se është bërë profiter lufte dhe nuk qante kokën për luftëtarët e lirisë,por atij i interesonte vetëm paraja pushteti dhe lavdia t,i këndohej vetëm atij,ndërkaq për këtë Çlirimtarin që i kishte qëndruar besnik qysh nga ilegalja e deri të mbarimi i luftës,anipse tani këtë Çlirimtarin po e mbyste varfëria,atij komandantit as që i bëhej vonë,bile kurrë nuk kishte pyetur për ushtarin e tij se më çka jeton.

Por në bashkëisedim të sinqert dhe pa dorza Çlirimtari ndër të tjera u shpreh:”…Më beso vëlla…Tashmë kam hequr dorë dhe e kam të shuar çdo shpresë se këta pushtetarët mafioz si këta të qendrave lokale,ponjashtu edhe ata të qeverisë qëndrore nuk më kanë mundësuar asnj here punsim edhe pse kam konkurruar popthuaja se në çdo konkurs të hapur nga ana e tyre edhe pse kam të mbaruar shkollimin e lartë qysh në vitet e tetëdhjeta…Nuk i frikësohem takimit me ish komandantin tim të pushtetshëm çfarëdo që të kurdiste ai kunder personalitetit tim…Por pyes shpshë here vetën dhe më dhimbsën të gjithë ata burra e gra që kanë rënë me herioizëm për lirin e vendit,më dhimbset edhe populli që ka dhënë viktima të shumta si në njerëz,si në të mira materiale,për tu çliruar nga thundrra e shkjaut të zi,natyrisht më dhimbsën të gjithë pjestarët e UÇK-së,kur ndalen e dëgjojnë gjthfarë-lloj dokrrash mbi marrëzit e përditshme mbi fitoret e arritura në të mir të atdheut…gjëra këto që nuk më interesojnë aspak gënjeshtrat apsurde të tij…”

Ashtu i habitur vijoi me një zë paksa jo të zakonshëm,me një shtrëngim nofullash tha:”…Nuk u frikësohem cikërrimave! – Kur çdo gjë është në duart e njeriut,për të ndryshuar jetën e tij…Pse të frikësohëm,nga ky ish komandant burracaku…kjo është aksioma…Që më duket mjaft interesante,se prej çka frikësohen njerëzit më shumë?Çdo njeri frikësohet nga vetja e tij,çoftë për të mirë, e çoftë për të keqë,çdo njeri frikësohet nga maska që ka vërë surratit të tij,porse nga e vërteta maskagjiu frikësohet më shumë,se një ditë ajo maskë do ti çirret dhe do të dal në shesh e vërtë asht siç është në realitet…maskarenjtë dhe maskat e tyre kanë filluar të bien,po u del në sheshë, mashtrimi,lakmia, hajnia,faqja e zezë,trathtia që u bënë shokëve të tyre në kohë lufte,dezertimi në kohë lufte po ua zënë tani frymën,nuk po mund më të fshihen nën maskat e mashtrimet që kanë bërë pas lufte,duke marrë të mira materiale si invalid lufte edhe pse nuk janë plagosur fare ne luftë e si kanë mund të plagosen në luftë kur e kanë tradhtuar atë luftë,kur shum prej tyre as që kanë qenë fare në luftë,janë futrur në regjistra të UÇK-së,njerëz që kurrë as në television nuk kanë guxuar ta shohin luftën titanike të UÇK-së…Dhe heshti…”.

Në fund të këtij shkrimi unë mendova.Çka na duhën këta llomotitës që i kanë lënë në mjerim “shokët”e tyre të luftës çlirimtare…Çka na duhen këta llomotitës e grykës të pangopur për të rrëmbyer gjthçka nga pasuria jonë kombëtare duke e lënë popull në varfëri,por duke u pasuruar për vetën e tyre…Çka na duhën këta njerëz që nuk po arrijnë assesi ta ndërtojnë shtetin,por për kundrazi po e rrënojnë dhe shkatërrojnë ekonomin e vendit tone…Çka na duhen këta njerëz që me politikat e tyre nuk po punojnë në shtetndërtim,por punojnë në shtetrrënim duke e vjedhur shtetin ata vazhdimisht llomotisin kinse po bëjnë gjëra të mira për shtetin dhe popullin…Këshu nga mos puna e këtyre politikanëve të korruptuar e të servilosur ndaj të huajit ata po ndërtojnë kulla në ajër për atdheun,por kanë ndërtuar dhe ngritur kulla super luksoze për vetën etyre.A thua është aftësi kjo?

A thua është serioze kjo?Përshtypja ime është se ata nuk janë aspak serioz në premtimet e tyre.ata po argëtohen me ne,me poullin e varfër dhe na kanë bërë lodër neve shumicën piopullore në duart e tyre të pista!Po,lodër dhe asgjë tjetër.Prandaj edhe unë,ti,ai,ajo,ata,të bëhemi bashkë,të organizohemi si popull,si shqiptar,ti ndëshkojmë duke mos ua dhënë votën këtyre profiterëve të luftës,që abuzuan me pushtetin,që abuzuan në emër të krahut të luftës…Të jemi kudo me iniciativa qytetare për ti ndëshkuar këta maskarenj.Zgjohu Shqiptar na thërret zëri i Çlirimtarit!

 

“Darka e Gabuar” botohet në rumanisht

0

72720Pas “Gjeneralit të ushtrisë së vdekur” të Kadaresë një tjetër roman i tij botohet në rumanisht. Bëhet fjalë për romanin “Darka e gabuar” përkthyer nga Marius Dobresku dhe botuar nga Shtëpia Botuese “Humanitas”, ku janë botuar edhe pjesa më e madhe e veprës së Kadaresë. Që nga viti 1983, Dobresku ka përkthyer në rumanisht plot 23 romane dhe novela të shkrimtarit të shquar shqiptar.

Me rastin e botimit të këtij romani shkrimtari dhe përkthyesi Marius Dobresku shprehet se Kadare nuk është një shkrimtar që përtypet lehtë, i thjeshtë e që botohet me tirazhe të mëdha. “Vepra e tij është e rëndë, hera-herës e errët, që të vë në mendime dhe të bën të meditosh mbi historinë dhe pasojat e saj shkatërruese ndaj individit. Për rrjedhojë, lexuesit e veprës së Kadaresë janë përgjithësisht njerëz të kultivuar, që mund të bëjnë vlerësime, pra është një kategori njerëzish, jo shumë e madhe në numër, por tepër e rëndësishme për çdo shoqëri”, ka thënë Dobresku.

Sipas përkthyesit Luan Topçiu, romani “Darka e gabuar” në rumanisht ka hyrë tashmë në tregun e librit dhe premton të jetë një sukses editorial. “Është, sigurisht, një rast fatlum kur tek një përkthyes i huaj i letërsisë shqipe bashkohen njohja e hollë e gjuhës shqipe, transportimi mjeshtëror në gjuhën mëmë, rumanishten, me pasionin dhe dashurinë ndaj kulturës shqiptare e shqiptarëve si popull, çelësa që garantojnë suksesin tek publiku i huaj dhe jetëgjatësinë e veprës”, shprehet Topçiu.

Mesa duket, pas Shqipërisë dhe Francës, Rumania është vendi ku vepra e Kadaresë, po botohet e plotë.

Shtetit “zhduk” ë-në dhe ç-në, a do t’i kthejë Rama?

0

wwwwwTashmë është e njohur përkrahja e gjerë që ka gjetur në opinionin shoqëror premtimi i z. Edi Rama, se qeveria e tij e re, që pritet të marrë detyrën këto ditë, do të fillojë të kujdeset menjëherë për gjuhën shqipe dhe zbatimin normës letrare në veprimtarinë e shtetit, shkruan “Shqiptarja. Ky hap i parë ngjall shpresë dhe besim veçanërisht te studiuesit dhe mësuesit e gjuhës shqipe, se në këtë shekull të dytë të jetës së shtetit shqiptar gjuha letrare shqipe dhe disiplina gjuhësore e shtetit, siç e ka quajtur në kohën e vet prof. Kostaq Cipoja, do të kenë përfundimisht vlerësimin e duhur në politikën kulturore-arsimore dhe në funksionimin e institucioneve të administratës.

Me gjuhën shqipe në dhjetëvjeçarët e fundit ka ndodhur në njëfarë kuptimi ashtu si me territorin, me mjedisin dhe me ndërtimet, d.m.th. zhvillimi, hapat përpara, janë shoqëruar me anarki e ndotje dhe ndërtime jashtë rregullave. Ndonjëherë çështja është politizuar skajshëm e pa nevojë, siç qe rasti i fushatës kundër ish-Presidentit Bamir Topi, i cili si kryetar i shtetit, tërhoqi me të drejtë vëmendjen se sjellja gjuhësore në ushtrimin e detyrave të shtetit nuk mund të jetë si në rrethin familjar.

Pa u ndalur në historinë e qëndrimeve të shtetit shqiptar ndaj gjuhës shqipe dhe të akteve përkatëse, mund të thuhet se kërkesat për kulturë gjuhësore nuk kanë mundur të formojnë traditë të qëndrueshme te ne. Në kohën kur nuk kishte hyrë ende në përdorim kompjuteri me programet e tij gjuhësore, më ka qëlluar të shoh në RF të Gjermanisë se çdo nëpunës mbante mbi tryezë një Duden (Fjalori drejtshkrimor i gjermanishtes).

Kur pyeta për këtë dukuri, më shpjeguan se nëpunësit në të gjitha nivelet mbanin përgjegjësi për gabimet në shkresat që formulonin dhe mund të humbnin vendin e punës për këtë. Pra çështja nuk është vetëm për administratën qendrore, por për gjithë veprimtarinë shkresore të shtetit. Përveç kësaj është fjala edhe për atë që mund ta quajmë “higjienë gjuhësore” e vendit, d.m.th. gjithçka që shkruhet, sidomos me shkronja të mëdha në vende të dukshme e publike.

Sot programet gjuhësore (ndër to edhe tastiera për gjuhën shqipe) që ka ndërtuar Qendra për Edukim dhe Përparim (Prishtinë) me bashkëpunëtorët e saj në Kosovë e në Shqipëri dhe që gjenden në faqen e saj në internet (ëëë.gjuhashqipe.com), janë një lehtësi shumë e madhe për të shmangur jo vetëm gabimet nga mosnjohja e rregullave, por edhe gabimet e ndryshme teknike në shkrim. Për fat të keq puna e kësaj qendre nuk ka gjetur mirëkuptimin dhe vlerësimin e pritshëm nga administrata e deritanishme e Shqipërisë; në shumicën e zyrave të shtetit dhe të shkollave as që e dinë se ekzistojnë këto programe.

Të metat gjuhësore që shqetësojnë opinionin shoqëror, janë të shumta e të natyrave të ndryshme. Por ka disa që bien në sy më fort, si p.sh. dhunimi i alfabetit, duke mos përdorur shkronjat ë dhe ç, meqë nuk janë në tastierën e ndërtuar për anglishten dhe që mbetet ende më e përhapura. Por ky është një problem teknik shumë i thjeshtë për t’u zgjidhur. Veç kësaj, administrata e shtetit dhe shkollat mund të kalojnë shkallë-shkallë te tastiera për gjuhën shqipe.

Është e papranueshme që materiale të ndryshme të “Fletores zyrtare” ose vendime gjykatash e akte noteriale shtypen duke dhunuar alfabetin. Po ashtu edhe në universitetet e vendit shumë materiale shkresore janë të tilla. Madje edhe disertacione doktorate e punime për gradën master. Kjo praktikë duhet të shpallet administrativisht e papranueshme.

Shqetësim sjell edhe përdorimi i tepruar i fjalëve të huaja, aq më tepër burokratizimi i gjuhës që arrin në formulime të tilla groteske në televizion, si “jemi kthyer te sofra shqiptare dhe do të procedojmë me gjelin e detit”! ose “dëbora ka qenë më e pozicionuar në zonat e Jugut”!

Një problem tjetër është terminologjia dhe emërtesat tekniko-shkencore e administrative. Një konferencë e posaçme iu kushtua terminologjisë në Takimin VIII vjetor (Tiranë, 29-31 gusht 2013) të Institutit Alb-Shkenca, një organizatë mbarëkombëtare e studiuesve shqiptarë “… të përbashkuar me një dëshirë dhe një qëllim”. U vendos që në takimet e ardhshme vjetore konferenca për terminologjinë të jetë e përhershme dhe të synojmë pastrimin e saj nga fjalët e huaja të panevojshme dhe rrafshimin hap pas hapi të dallimeve terminologjike ndërmjet Shqipërisë e Kosovës.

Në një konferencë të mëparshme (2009) për terminologjinë të organizuar nga dy Akademitë e Shkencave (Tiranë – Prishtinë) prof. E. Stavileci (jurist) u shpreh se shkalla e mosnjësimit të terminologjisë administrative ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është aq e lartë, saqë “ndonjëherë arrin kuotën e moskuptimit dhe nevojën e sqarimit term për term për të kuptuar thelbin e problemit”. Por gjendja nuk ka lëvizur nga vendi.

Me shumë dashamirësi u prit njoftimi për një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në Prizren, në nëntorin e ardhshëm. Urojmë që kjo të jetë një praktikë periodike dhe të ketë ndikim të frytshëm edhe për vendosjen e një disipline gjuhësore të qëndrueshme e të përbashkët në të dyja anët e qafës së Morinit. Jo rastësisht e përmenda këtë emërtim. Në të gjitha tabelat e Rrugës së Kombit shkruhet gabimisht Morinë.

Në të vërtetë fshati Morinë – Morina i takon Tropojës, ndërsa fshati i Kukësit në kufirin Shqipëri – Kosovë quhet Morin – Morini. Ka jo pak tabela me emra vendesh të shkruar gabim. Edhe kjo është një dobësi e palejueshme e disiplinës gjuhësore të shtetit, sepse listat e emërtimeve të vendbanime përpilohen pa pjesëmarrjen e gjuhëtarëve e të gjeografëve.

Çelësi i përmirësimit të kulturës gjuhësore publike është natyrisht shkolla, mjeti kryesor me të cilin shteti kryen formimin e përgjithshëm të brezit të ri, ku përparësinë e ka mësimi i gjuhës amtare. Gjendja është aq e rëndë, saqë janë shprehur kërkesa për futjen e një kursi përgatitor të gjuhës shqipe në të gjitha fakultetet e universiteteve, sepse një pjesë e madhe e studentëve nuk janë në gjendje të bëjnë një detyrë me shkrim, nuk dinë të shprehen.

Ministria e Arsimit ka përpara një detyrë komplekse, që duhet ta përballojë me përgjegjësi të lartë, duke dalë në vendin e parë të punës për ngritjen e kulturës gjuhësore të shtetit e të vendit. Krahas institucioneve të tjera në varësi të shtetit, edhe Instituti Alb-Shkenca, i udhëhequr nga motoja “… dhe drita e diturisë përpara do të na shpjerë!”, do të jetë i gatshëm të bashkëpunojë si një partner i cilësuar që kultura gjuhësore e ngritur të bëhet tipar dallues i përgjithshëm edhe në shoqërinë shqiptare.

Mbrojtja: Akuza e Salustros, me paragjykime dhe e njëanshme

0

Limaj-Rrecaj-gjyqMbrojtja gjatë fjalës përfundimtare në rastin “Kleçka”, e ka quajtur të pabazë akuzën e prokurorit Mauricio Salustro. Avokati mbrojtës i Sabit Shalës, Mexhit Syla, tha se akuza nuk përmban fakte dhe përshkrim që e vërtetojnë se të pandehurit kanë kryer vepër penale.

Kjo aktakuzë, sipas avokatit Syla është ngritur me paragjykime dhe është e njëanshme.

Në pjesën e dytë të seancës, mbrojtja do të vazhdojë përsëri me fjalën përfundimtare dhe më pas, pritet që edhe të pandehurit ta thonë fjalën e tyre, transmeton RTK.

Ndërkohë, aktgjykimi në rastin “Kleçka” pritet të mbahet më 17 shtato

Muja tërë shtatorin do ta kalojë në gjykatë

0

Ramadan MujaKryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, gjatë tërë muajt shtator do të jetë në Gjykatën Themelore të Prizrenit.Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i Mujës tha se gjykimi ndaj Ramadan Mujës, do të rifillojë nesër (e enjte), dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt shtator.

“Po nesër do të kemi gjykim dhe do të zgjatë gjatë tërë muajt”, tha Berisha për “PrizrenPress”. Sipas tij, gjykimet gjatë këtij muaj do të mbahen çdo ditë, përjashtuar ditët e pushimit.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë me drejtorët e tij është duke u përballur me drejtësinë, pasi që Gjykata e Apelit e Kosovës, ka refuzuar kërkesën për hedhjen poshtë të vendimit të Themelores në Prizren për konfirmimin e aktakuzës.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Kandidati i VV-së, Krasniqi vizitoi institucionet dhe banorët e dy lagjeve të Malishevës

0

Alban Krasniqi ne lagjet e malishevesKandidati i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi ka vizituar zyrat e “HANDIKOS-it”, Qendrën e Banimit Social, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, përfaqësuesit e lagjes “Mirdita” dhe “Pallanka” në këtë qytet. .

Krasniqi në takimin që ka zhvilluar me drejtorin e QKMF, dr. Besim Zogaj dhe bashkëpunëtorët e tij, u njoftua për shërbimet që kryen kjo qendër.
Ata kanë diskutuar për punën dhe aktivitetin e kësaj KMF-së. Krasniqi ka vlerësuar punën e stafit të kësaj qendre. Ai shprehu shqetësimin për shërbimet e pamjaftueshme për qytetarët e Malishevës.
Ai ka po ashtu ka folur për planin e VV-së për shëndetësi. Një pjesë të madhe të diskutimit zuri edhe problemi me ethet hemorragjike dhe mobilizimin shoqëror për ketë problem të madh që ka kjo komunë, problem ky që ka marr jetën e 19 qytetarëve të Malishevës.

Në Qendrën “HANDIKOS”, kandidati Krasniqi, ndërkaq është pritur nga drejtoresha e Qendrës Feride Hoxha. Në këtë takim është diskutuar për nevojat e qendrës, rolin e saj dhe mbështetjen që do të ofrojë Lëvizja Vetëvendosje! për personat me nevoja të veçanta.
Në takim me qytetarët e lagjes “Mirdita”, ka folur për gjendjen me kanalizimin e papërfunduar, mbeturinat dhe mungesën e kontejnerëve, ndriçimin publik, papunësinë dhe sigurinë.

Në takim me qytetarët e lagjes “Pallanka”, ndërkaq ka folur për planet e VV-së për bujqësi dhe blegtori. Qytetarët u ankuan lidhur me harresën që e ka pushteti përballë fshatit dhe ekonomive familjare të tyre, si dhe kërkuan nga kandidati i VV-së që pas 3 nëntorit si Kryetar i Komunës të ketë vëmendjen te prodhuesi vendor dhe punësimi./PrizrenPress.com/

 

Mustafa i përgjigjet Thaçit: Eqremi do ta fitojë Prizrenin

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së, Isa Mustafa iu ka përgjigjur kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, për garën zgjedhore që do të zvilohet në Prizren. Ai është i bindur se kandidati i LDK-së. Eqrem Kryeziu do të fitojë garën në Prizren.

“Eqremi do ta fitojë Prizrenin. Po sepo!. Por kjo nuk na mjafton, sepse Eqa do të reflektojë për të fituar edhe komunat e regjionit të Prizrenit ku kemi kandidatë që meritojnë fitore”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se se Eqrem Kryeziu me 3 nëntor do të pësojë humbjen e radhës përballlë kandidatit të PDK-së, Ramadan Muja.

“Kam dëgjuar këto ditë deklarime falënderuese në emrin tim nga oponenti i ricikluar i kandidatit Muja. Unë dua t’i shprehë lehtësi shpirtërore këtij kandidati riciklues të Ramadan Mujës dhe ta sigurojë se do të ketë edhe ma lehtë pas 3 nëntorit, sepse kandidati Muja do t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh. Prandaj, i shprehi lehtësi shpirtëror ricikluesit të kandidatit të Mujës, Eqrem Kryeziut”, ka thënë Thaçi për TVB.

Musafa, ndërkaq ka shkruar se kandidatëve të Thaçit nuk do t’i uron lehtësi shpirtërore.” Por ua bëjmë me dije se kutitë kësaj radhe do të jenë më të lehta, sepse në to nuk do të numërohen votat e abuzuara. Pa to nuk mund te fitoni!”.ka shkruar Musatfa. /PrizrenPress.com/

SDA-ja mbështet Zafirin për kryetar të Prizrenit

0

sda zafaBashkimi Demokratike në Prizren kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi me SDA-në. Kryetari i SDA-së në Prizren Zuljvija Ibra, konfirmoi arritjen e marrëveshjes me partinë e Zafir Berishës.

”Njoftojmë të gjithë votuesit dhe simpatizantët e SDA=së , si dhe komunitetin Boshnjakë Prizren dhe rrethinë se kemi arritur një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit për kryetar të Komunës së Prizrenit, të mbështesim z. Zafir Berisha nga radhët e Bashkimit Demokratik për Kryetarë të Komunës së Prizrenit”, njoftoi Ibra.

Sipas tij, Zafir Berisha ka dëshmuar si në luftë ashtu edhe në politikë se është lideri i vetëm që ka qëndruar përkrah të gjithë qytetarëve të Prizrenit pa dallim feje dhe etnie.

Kryetari i Bashkimit Demokratik Zafir Berisha, tha ndërkaq se pas bisedave me kryetarin e SDA dr. Numan Balic, falënderoi atë për mbështetjen e tij dhe kryetarit të SDA-së në Prizren Zuljvija Ibro i premtoi angazhim të sinqertë dhe bashkëpunim në fushatë elektorale si dhe në qeverisjen e përbashkët pas 3 nëntorit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik dhe kandidati për Kryetarë të Prizrenit Zafir Berisha me këtë rast tha se para nesh shtrohet detyra imediate për ti kthyer shpresën qytetit të Prizrenit dhe me mbështetjen e qytetarëve nga të gjitha komunitetet në Prizren do ta pensionojmë qeverisjen e korruptuar në këtë qytet./PrizrePress.com/

 

Për Ty!

0

Agim Gashi

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos dëgjo fjalët e botës
Mos e qit fjalën pa mendu,
Fute n´kokë vetëm një mendim
Atë ndjenjë se unë të du.
Moj e shtrenjëta e fjalës sime
O moj tokë në rrotullim,
Si u bëne aq „katile“
Nuk ma fale veç një gabim.

Ti moj lule që çel n´mesnatë
E tërë ditën aromë lëshon,
Pash njat bukuri që ke
Thuama troç a m´dashuron.
Mos u tremb nga ai e ky,
Se kto punë ndodhin për t´gjallë,
Thuaje e bëje atë furtunë
Se nuk do të zhgrehem n´vaj.

Ti je boshti i jetës sime
E në vdeksha n´amshim kur t´shkoj,
Do të ngjallem përsëri
Vetëm Ty të dashuroj.
T´përshëndes agime e verës
Ti je flakë në mes dëborës,
Ma ke ngjallë shpirtin e vdekur
Mi ke ngjallë gishtat e dorës.
Agim Gashi
16.02.2009-Düren

Nuk regjistrohen në Konvikte, studentët që pranohen në afatin e dytë

0

Konviktet-prStudentët e rinj të cilët do të pranohen në afatin e dytë në Universitetin e Prishtinës, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen për banim në Konvikte, pasi konkursi për pranim në konvikte do të mbyllet më 13 shtator. Ndërkohë, është një numër i madh i studentëve të interesuar për banim në Qendrën Studentore, ndërsa kapacitetet janë më të vogla.

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës, është duke pranuar aplikacionet për regjistrim në këtë Qendër. Por, studentët të cilët do të pranohen në afatin e dytë në Universitet, nuk do të kenë mundësi të regjistrohen në konvikte, pasi konkursi në Qendrën Studentore do të mbyllet më 13 shtator.

Drejtori i Qendrës Studentore, Fatmir Sfishta, tha për Radio Kosovën, se afati i Universitetit të Prishtinës për pranimin e studentëve është shumë i vonshëm dhe kjo do t’i shkaktonte probleme Qendrës Studentore.

“Afati që Universiteti i Prishtinës e ka shumë vonë, neve do të na kishte krijuar probleme, sepse rrjedhimisht do të fillojë banimi dhe vendosja e studentëve më 1 tetor. Në bazë të informacioneve të mija rezultatet e afatit të dytë do të dalin më 29 shtator”, tha ai

Për këtë çështje, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, thotë se Qendra e Studentëve administrohet nga Ministria e Arsimit dhe se kjo Qendër nuk mund të ketë kapacitet për të pranuar edhe studentët e afatit të dytë.

“Zakonisht aty ka një numër të studentëve që janë vendosur edhe vitet e kaluara dhe mund të kenë përparësi për t’u regjistruar edhe këtë vit, pastaj këta të rinjtë hyjnë në mënyrë suksesive. Kështu që mundësitë për të regjistruar të rinj me siguri ata i kanë analizuar dhe nuk janë për më shumë dhe duan t’i kenë përgatitjet me kohë në mënyrë që më 1 tetor t’i kenë studentët e akomoduar”, theksoi ai.

Ndërkohë, numri i studentëve që janë duke aplikuar për t’u regjistruar për banim në Qendrën Studentore është shumë i madh. Deri tani kanë konkurruar mbi 4 mijë studentë, por do të pranohen vetëm 3 mijë e 600.

Kriteret për pranim janë që kandidati të jetë student i rregullt i Universitetit të Prishtinës, kërkohet nota mesatare, si dhe largësia nga kryeqyteti. Përparësi pranimi kanë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale. Çmimi është i njëjtë sikur vitet e kaluara, 70 euro në muaj, 40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi.