17.8 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 580

Final 4 i Ligës Unike zbarkon në Prishtinë

0

Basketbolli elitar i rajonit vjen me spektakël në kryeqytet më 26 mars.

Gjysmëfinalet – 26 mars

Vëllaznimi – Golden Eagle Ylli – 17:00
Sigal Prishtina – Besëlidhja – 20:00

27 mars

Për vendin e tretë – 17:00
FINALJA E MADHE – 20:00

Atmosferë unike, përballje të forta dhe emocione pa limit.

Ndeshjet do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.

Haradinaj bën homazhe në memorialin e masakrës së Krushës së Madhe dhe të Vogël

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në memorialin e masakrës së Krushës së Madhe dhe të Vogël.

Në një postim në Facebook, ai ka deklaruar se në këtë përvjetor të masakrës, ndanë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një dhimbje që nuk shteret me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën kolektive.

Ndër tjera, ai ka kujtuar edhe të rënët e familjes Berisha nga Suhareka, dhe të rënët 23 vëllezër dhe motra në Landovicë të Prizrenit.

“Në fund të marsit 1999, Krusha e Madhe dhe Krusha e Vogël u bënë dëshmitare të një prej akteve më të tmerrshme të shtetit serb.  Ato ditë marsi, regjimi gjenocidal kreu një nga krimet më monstruoze dhe të planifikuara, duke ekzekutuar pa mëshirë 350 gra, pleq, fëmijë dhe të rinj të pafajshëm. Në këtë përvjetor, ndamë dhimbjen me familjarët që humbën më të dashurit e tyre, një dhimbje që nuk shteret me kohën, por mbetet e gjallë në kujtesën tonë kolektive”.

“Kujtojmë sot me dhembje dhe nderim 49 martirët e familjes Berisha nga Suhareka, të cilët u ekzekutuan mizorisht nga forcat serbe. Nga fëmijët e vegjël deri te gjyshërit, një familje e tërë u përball me një akt barbarie të papërshkrueshëm, një krim që tronditi ndërgjegjen njerëzore”.

“Të njëjtin terror e përjetuan edhe 23 vëllezër e motra tona nga Landovica e Prizrenit dhe fshatrat përreth. Fëmijë e të moshuar u ekzekutuan pamëshirshëm, vetëm pse ishin shqiptarë, në tokën dhe në të drejtën e tyre. Masakrat anembanë Kosovës janë dëshmi e sakrificës së popullit tonë për liri. Ne nuk harrojmë dhe nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për këto krime!”, ka thënë Haradinaj.

26 vjet nga Beteja e Landovicës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës së UÇK-së

0

Në kuadër të përkujtimit të 26-vjetorit të Betejës së Landovicës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u organizuan aktivitete për të nderuar dëshmorët dhe martirët që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, raporton PrizrenPress.

Në këtë ngjarje, homazhe u zhvilluan në varrezat e Dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit, ku morën pjesë nënkryetari i Komunës, Kujtim Gashi, kryesuesja e Kuvendit, Antigona Bytyqi, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë të shumtë. Ata nderuan me respekt sakrificën e atyre që dhanë jetën për çlirim.

Gjithashtu, u mbajt një program përkujtimor në shkollën e fshatit “26 Marsi”, ku u theksua rëndësia e Betejës së Landovicës në rrugën drejt çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

26 vjet nga masakra mbi familjen Berisha – Akademi përkujtimore për një nga krimet më të rënda ndaj civilëve në Kosovë

0

Sot, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, u mbajt një akademi përkujtimore në nderim të 26-vjetorit të masakrës mbi familjen Berisha, një prej krimeve më të rënda të kryera ndaj civilëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo masakër, ku u vranë 49 anëtarë të një familjeje, mbetet një nga tragjeditë më të dhimbshme të historisë sonë.

Gjatë akademisë, u promovua libri “Masakrat serbe në Komunën e Suharekës (1998-1999)”, një punim nga Dr.sc Milazim Elshani dhe Rrahman Rexhaj, i cili dokumenton në detaje krimet e kryera nga forcat serbe në këtë komunë, raporton PrizrenPress.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, theksoi se martirët dhe dëshmorët janë gurthemeli i pavarësisë së Kosovës, duke përmendur se vetëm në këtë komunë janë vrarë mbi 540 civilë, mes tyre rreth 70 fëmijë.

“Martirët dhe dëshmorët janë gurthemeli i pavarësisë së Kosovës. Nuk është e lehtë të përkujtojmë ata që dhanë më të shtrenjtën. Ne në Suharekë, kemi mbi 540 martirë dhe rreth 70 fëmijë të vrarë”, tha Muharremaj.

Në akademi foli edhe Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili theksoi rëndësinë e kujtimit dhe dëshmimit të këtyre krimeve.

“Jemi këtu jo vetëm për të kujtuar, por edhe për të dëshmuar… Suhareka është një plagë që ende sot kullon, një dhimbje që nuk pushon”, tha Hoti.

Pas akademisë, u zhvilluan homazhe dhe vendosje kurorash me lule te lapidari i mbi 500 viktimave civile të luftës nga Komuna e Suharekës. Gjithashtu, u bënë vizita përkujtimore te lokali ku ndodhi masakra mbi familjen Berisha dhe te memoriali i varrezave të familjes Berisha, duke nderuar jetët e pafajshme të humbura./PrizrenPress.com/

Maloku: UÇK-ja u ngrit prej popullit të robëruar

0
Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku në procesin gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ,ka thënë se është e vështirë që të kuptohet funksionimi i një ushtrie që është ngritur nga populli i robëruar siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

“Është vështirë me e kuptuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është vështirë me e kuptuar një Ushtri që ngritët prej një populli të robëruar, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt. Kjo ka qenë që na ka ba bashkë, qëllimi jonë për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Maloku duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.

Kur u pyet për Mensur Kosumin, ai ka theksuar se nuk e ka ditur që personi në fjalë ka qenë shef i zbulimit.

“Me tregu të drejtën, për pozitën e tij që e ka pasur si shef zbulimi nuk e kam ditë”, ka theksuar Maloku.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, dëshmitari ka theksuar se roli i inspektorit të përgjithshëm nuk ishte përpara dhjetorit të 1998-s kur u bë funksional edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Nga ushtari i parë deri tek i fundit, e tërë struktura e UÇK-së ka qenë vullnetare”, tha Maloku.

Duke folur për Drejtorinë Operative, ai tha se u ngrit nga Bislim Zyrapi në dhjetor të 1998-s dhe para saj nuk kishte ndonjë strukturë të tillë.

Në rolin e tij, dëshmitari tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Rexhep Selimin në kohën kur u largua nga Shtabi i Përgjithshëm.

Osmani nga Krusha e Madhe: Nuk do të pushojmë derisa krimet e bëra nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur

0

 

Para të pranishmëve, ajo ka theksuar se masakra në Krushë të Madhe është një prej krimeve më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Kur në një fshat vriten kaq shumë njerëz të pafajshëm e derdhet kaq shumë gjak, ai nuk është më vetëm një vend në hartë, por është një dëshmi e përjetshme dhe një betim i përjetshëm. Ky vend është Krusha e Madhe. Para 26-vitesh ky fshat u godit nga një prej krimeve më të tmerrshme të regjimit gjenocidal të Serbisë”.

“241 burra dhe djem, u masakruan mes tyre shtatë fëmijë e pesë gra, përfshirë edhe një grua shtatzënë, ata u vranë jo në betejë, por në shtëpitë e tyre, në përqafimin e familjarëve të tyre. Tragjedia nuk ndalet këtu, sot e kësaj dite 64 të rënë janë në mesin e të zhdukurve në Kosovë”, ka pohuar Osmani.

Osmani ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për masakrën e Krushës së Madhe.

“Nuk do të lejojmë sakrifica e tyre të harrohet, ne nuk duhet të heshtim, ne nuk duhet të ndalemi, sepse drejtësia për Krushën e Madhe është drejtësi për të gjithë ata që dhanë jetën, për heronjtë e UÇK-së, dhe martirët e lirisë”, ka thënë Osmani.

Ndër tjera, ajo ka theksuar: “Para kësaj, toke të shenjtë në të cilën prehen kaq shumë jetë të pafalshme, ne bëjmë një betim nuk do të ndalemi asnjëherë derisa drejtësia të triumfojë, nuk do të pushojmë derisa krimet e bëra nga Serbia të marrin përgjigjen e duhur”.

Për homazhe aty ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

 

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, iu gjet marihuanë

0
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë të martën, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar 5.81 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se është konfiskuar edhe një grinder dhe një pako me rizlla.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

1-3 m/s

Një hap afër finales, Grapeland dominoi New Basket-in në ndeshjen e parë të gjysmëfinales

0

Grapeland nga Rahoveci e ka kryer detyrën në ndeshjen e parë të Playoff-it të Ligës së Parë, duke mposhtur New Basket-in nga Prizreni në “Mizahir Isma”, me rezultat 92:81.

I duhet edhe një fitore në Prizren të premten për të siguruar finalen e madhe për inkuadrim në Superligë.

Bardh Rexha dhe Kujtim Ujkani, me double-double monstruoze, ishin monumentalë, ndërsa në total pesë lojtarë shënuan pikë dyshifrore./PrizrenPress.com/

Osmani sot bën homazhe në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë nesër homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël.

Sipas njoftimit të Presidencës, Vjosa Osmani do të bëjë homazhe në Krushë të Madhe në orën 10:45, dhe më pas do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor.

Ndërsa në Krushë të Vogël do të bëjë homazhe në orën 12:00, e pastaj në tubimin përkujtimor.

Moti sot, i vranët e me riga shiu

0

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me riga shiu.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 °C deri në 7°C, ndërsa maksimalet nga b13°C deri në 16°C”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

“Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga jugperendimi”.