Maloku: UÇK-ja u ngrit prej popullit të robëruar

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku në procesin gjyqësorë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ,ka thënë se është e vështirë që të kuptohet funksionimi i një ushtrie që është ngritur nga populli i robëruar siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. 

“Është vështirë me e kuptuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Është vështirë me e kuptuar një Ushtri që ngritët prej një populli të robëruar, në ushtri vullnetare, në ushtri të rregullt. Kjo ka qenë që na ka ba bashkë, qëllimi jonë për çlirimin e Kosovës”, ka deklaruar Maloku duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Veselit, Rodney Dixon.

Kur u pyet për Mensur Kosumin, ai ka theksuar se nuk e ka ditur që personi në fjalë ka qenë shef i zbulimit.

“Me tregu të drejtën, për pozitën e tij që e ka pasur si shef zbulimi nuk e kam ditë”, ka theksuar Maloku.

Duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit të Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, dëshmitari ka theksuar se roli i inspektorit të përgjithshëm nuk ishte përpara dhjetorit të 1998-s kur u bë funksional edhe Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.

“Nga ushtari i parë deri tek i fundit, e tërë struktura e UÇK-së ka qenë vullnetare”, tha Maloku.

Duke folur për Drejtorinë Operative, ai tha se u ngrit nga Bislim Zyrapi në dhjetor të 1998-s dhe para saj nuk kishte ndonjë strukturë të tillë.

Në rolin e tij, dëshmitari tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Rexhep Selimin në kohën kur u largua nga Shtabi i Përgjithshëm.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit