13.4 C
Prizren
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
Home Blog Page 5827

Prokuroria në Prizren po shqyrton kërkesën e familjes Dehari

0

Prokuroria e Prizrenit është duke shqyrtuar kërkesën e familjes Dehari, që autopsia e djalit të tyre të vdekur në burgun e Prizrenit, të bëhet në prezencën e mjekëve të pavarur dhe neutralë që do të caktohen nga vet familja.

Kjo kërkesë e familjes Dehari erdhi pasi ata thonë se për shkak të deklaratave kontradiktore të dhëna nga Prokuroria e Shtetit, Shërbimi Korrektues dhe Policia e Kosovës, kanë arsye të mos besojnë plotësisht në institucionet shtetërore.

Metush Biraj, Prokuror kujdestar në Prokurorinë e Prizrenit, ka thënë për Klan Kosovën se parimisht nuk kanë probleme më këtë kërkesë të familjes së të ndjerit, porse ajo duhet të shqyrtohet hollësisht për të parë a është e mundur ligjërisht të realizohet diçka e tillë.

“Ne jemi duke punuar për të parë se si do të trajtohet dëshira e familjarëve të viktimës Astrit Dehari që procesi i autopsisë të bëhet në praninë e një doktori të caktuar nga familja”, ka thënë Biraj për Klan Kosovën.

“Prokuroria e Prizrenit në parim e përkrah kërkesën e familjarëve, nëse kështu do të garantohej një proces më i besueshëm për ta. Mirëpo jemi duke konsultuar paragrafët ligjorë për të parë nëse është e mundur kjo dhe nuk përben ndonjë shkelje ligjore”.

Për familjen Dehari, “kontradiktat në deklaratat e institucioneve të ndryshme, janë tejet shqetësuese”.

Ata insistojnë që në asnjë mënyrë të mos bëhet autopsia pa prezencën e mjekëve të caktuar nga familja.

Përpos familjes dhe Vetëvendosjes, një hetim të detajshëm dhe sqarim sa më të shpjet të rastit e kanë kërkuar edhe subjektet tjera politike dhe institucionet shtetërore.

Astrit Dehari, aktivistët i LVV-së, ka vdekur të shtunën në mbrëmje, ende në rrethana të paqarta.

Ai po mbahej në burg nën akuzat për një vepër, që institucionet e drejtësisë e cilësonin terroriste. Vetëvendosje insistonte se po mbahej në burg pa prova dhe tendencë nga pushteti.

Kadri Veseli kërkon te sqarohet shpejt vdekja e Astrit Deharit

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli i shpreh ngushëllime familjes Dehari për humbjen tragjike të birit të saj, Astrit Dehari.
Nëpërmjet një deklarate Veseli ka kërkuar që të sqarohet vdekja e Deharit.

“Në mënyrë që dhimbja e rëndë familjare dhe shqetësimi i publikut të mos manipulohen, kryeparlametari Veseli, kërkon nga institucionet përkatëse të ligjit që në mënyrë urgjente të sqarojnë në tërësi dhe në detaje këtë rast”.

Gurët e Urës së Fshenjtë shërojnë frikën, ankthin e lemzën

0

Ura e Fshenjtë është ndërtuar mbi kanionin e Drinit të Bardhë dhe është e gjatë 70 metra. Thellësia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Ndër të tjera ura, apo më saktësisht rrethina e saj shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarëve nga anë të ndryshme të Kosovës. Po ashtu rreth saj ka shtëpi që shërbejnë për kalimin e ditëve të verës. Në grykën e lumit para se të kalon urën gjenden dy shkëmbinjtë të njohur me emrin “Shkëmbi i Skënderbeut” dhe “Shkëmbi i Shqiponjës”. Ky emërtim vjen nga figurat e vizatuara në shkëmbit përkatës. Figura e Skënderbeut është vizatuar në shkëmb në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergjit.

Ndërsa shkëmbi më i lartë i rrethinës, i cili e kalon edhe lartësinë e urës thirret “Shkëmbi i Talionit” i pagëzuar sipas nofkës së kërcyesit të parë nga kjo maje në lum, Ali Talioni. Kurse historia e legjendës së Urës së Fshejtë është e njohur kur mjeshtrit ndërtonin ditën e ajo rrënohej natën, kurse aty u varros një grua e gjallë pasi kunata e saj i bëri një dredhi. Ura e Fshejtë ka shumë legjenda dhe forma të tregimit.

Si vend i besimit Edhe sot e kësaj dite në këtë Urë të Fshejtë njerëzit kanë lidhur fatet e ndryshme. Sipas shumë banorëve të Përdrinisë ka shumë familje që ende besojnë se vizita e kësaj ure të sjell fat. Plaka Hamide Berisha shprehet se dikur në Urë të Fshejtë ka pasur një ujë burimi që në Përdrini nuset apo gratë kur lindnin fëmijë dhe kishin fëmijë për gji shkonin atje.

“Kur ju humbte qumështi shkonin atje merrnin ujë për të pirë dhe befasisht gjiri atyre grave u vinte. Ka pasur raste kur në disa shtëpi nuk lindnin djem dhe burrat e shtëpisë duhet të mblidheshin bashkë me prindërit e vajzës dhe merrnin një kurban (dash) dhe e prisnin aty, e përgatisnin dhe pastaj ajo nuse pritej të lindte djalë”, shprehet Berisha. Këto besime ende vazhdojnë të jenë prezente edhe në ditët e sotme. Bile tani shkohet ende atje tek ai krua ku uji është i bardhë dhe marrin ujë për të shëruar sëmundje e syve../kosova sot/

Qeveria rehaton klanet për qëllime elektorale

0

Riformatimi i Qeverisë, i paraparë të ndodhë në fillim të javës që vjen, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe, por edhe opozitarëve të vendit, nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në qeverisje, pos akomodim të figurave politike dhe të klaneve të interesit të inkriminuar, derisa sipas tyre edhe emërimi i zv.kryeministrit Ramiz Kelmendi tregoi qartë se çka nënkupton me riformatim kjo Qeveri, jo ndryshim i modelit aktual të qeverisjes së keqe, por vetëm akomodim edhe të figurave të dyshimta për interesa elektorale- kriminale për zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshmet. Ndaj është shtruar edhe çështja se a do të jetë riformatimi edhe një vazhdim i agonisë së qytetarëve të pashpresë me këtë keqqeverisje të inkriminuar edhe për disa vite të tjera?

Analisti Naim Kelmendi në një prononcim për gazetën, “Kosova Sot”, ka thënë se kjo Qeveri asfarë riformatimi kualitativ nuk e ka ndërmend të bëjë, pos që është edhe një lojë dhe një farsë tjetër para qytetarëve, për të larguar vëmendjen nga çështjet esenciale dhe dështimeve të saj në shumë çështje e tema me interes për vendin.

“Këto trumbetime të Qeverisë për një riformatim, janë vetëm farsë e Qeverisë, sa për të thënë se kinse po bëhet ndonjë riformatim për interesa të qytetarit apo për ndonjë kualitet të qeverisjes. Por, ky koalicion qeverisës ka shumë probleme në qeverisjen e kësaj periudhe sa është në pushtet, mbase tashmë së fundmi kanë edhe kundërthënie dhe mospajtime si partnerë në koalicion edhe për buxhetin e shtetit për vitit 2017 etj, e që duket se nuk do ta kenë të gjatë qeverisjen. Këta kanë degraduar në shumë aspekte, dhe sikur janë edhe vetë të vetëdijshëm se kanë humbur legjitimitetin e qeverisjes dhe kanë humbur besimin e qytetarit. “Veprimtarinë e vet në rend të parë e kanë interesin klanor dhe të njerëzve të saj për t’i akomoduar nëpër resorë të pushtetit, sesa të krijojë diçka qenësore për interesat e qytetarit dhe kualitetin e mirëqenien e jetës së tij, assesi. Formatimi i kësaj Qeverie do të ishte në pakësimin e disa dikastereve qeveritare, pra të disa ministrive apo personelit ministror nëpër disa ministri, duke reduktuar kështu edhe harxhimet e buxhetit, që të jetë sa më funksionale puna e ministrive, e jo me kaq resorë e ministri, që më shumë harxhojnë buxhetin e shtetit sesa janë të dobishme dhe në dobi të qeverisjes së vendit”, ka vijuar më tej ai.

Kelmendi thotë se nuk mund të quhet riformatim vendosja e një zv.kryeministri si Ramiz Kelmendit, turistit të partive politike, për interesa saherë i duhen atij për t’u shërbyer kryekëput bizneseve të veta. “Ky nuk quhet riformatim, dhe nuk besoj aspak se është në dobi të jetës së qytetarit, pos për interesa të njerëzve dhe interesave të tyreklanore. Kjo Qeveri po mendon për kohën e zgjedhjeve, duke menduar të ofrojë pranë vetes figura, që paraqesin interes elektoral të votave në zgjedhjet e ardhshme, sikur ato lokale apo ato të përgjithshmet. Kështu e përdor pushtetin Qeveria e këtij koalicioni, për të arritur synimet dhe qëllimet e serishme në zgjedhjet e ardhshme, pa pasur në asnjë rast si primar interesin e qytetarit”, u shpreh Kelmendi. Sipas tij, kjo keqqeverisje ka synim vetëm marrjen e pushtetit. “Mendoj se ky elektorati ynë duhet njëherë e mirë t’i ketë barometër, të arriturat e Qeverisë në kohën e qeverisjes dhe ta llogarisë e ta peshojë votën e tij”, është shprehur Kelmendi. Analisti tjetër, Florim Zeqa, thotë se riformatimi i Qeverisë, i filluar “mbarë” me Ramiz Kelmendin, pritet që të vazhdojë të hënën me nomenklaturën e oligarkëve të rinj, me akomodimin e figurave të dyshimta politike dhe klaneve të interesit për të vazhduar, siç tha, ‘status quon’ politike të modelit aktual të qeverisjes së keqe.

Sipas tij, Qeveria aktuale nuk e do ndryshimin, por e do ndryshimin nën sloganin e ‘riformatimit’ si parapërgatitje për zgjedhjet lokale e ndoshta së shpejti edhe ato të përgjithshme, për të manipuluar kësisoj opinionin publik, gjoja për ndryshim e kursit qeverisës me figura të ricikluara politike. “Riformatimi i filluar me zv.kryeministrin Ramiz Kelmendi do të vazhdojë me figura të tjera të inkriminuara për të zgjatur agoninë e pritjes së qytetarëve të pashpresë, ndoshta edhe për disa vite të tjera derisa të largohen tërësisht nga vendi të gjitha forcat progresive, truri kombëtar, si potenciali i vetëm i ndryshimeve substanciale politike, ekonomike dhe juridike të vendin tonë”, ka theksuar analisti Florim Zeqa për gazetën “Kosova Sot

Berisha: Astrit Dehari vdiq sikur në kohën e regjimit

0

Kryetari i Nismës në Prizren Zafir Berisha thotë se vdekja e aktivistit të VV-së në paraburgimin e Prizrenit, të kujton kohën kur rina shqiptare persekutohej deri në vdekje. Ai ngushëllon familjen Dehari për humbjen e djelit të tyre.

Postimi në Facebook

Vdekjen tragjike e aktivistit të VV-së Astrit Dehar, e cila nga kryeprokurori i Prizrenit po cilësohet si vdekje e dyshimtë e bën edhe me të dhimbëshme këtë tragjedi të radhës që po ndodhë në shoqërin ton.

Vdekjet në burgë në këtë kohë / pavarsishtë në cfarë rrethane ka ndodhë/ s,ka se si mos të na kujtoi kohët e kaluara kur rinia shqiptare presekutohej deri në vdekje nga regjimi.

Familjes Dehari dhe miqëve të Astritit ngushllime nga shpirti për këtë humbje të madhe.
Zafa

Artan Abrashi: Lamtumirë Astrit !

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Artan Abrashi, ka shprehur pikëllimin e tij, për vdekjen e Astrit Deharit. Sipas tij, Dehari iku pa e parë botën e idealeve.

Postimi i plotë ne Facebook

Shkove. Ne terrin e burgut tue enderue lirine. Ike pa e pa e boten e idealeve tona. Me zemer t’plaste e me shpirt te ndrydhun, lamtumire Astrit. Lamtumire shok. /PrizrenPress/

KMDLNJ në Prizren: Ja kur dyshohet se ndodhi vdekja e Astrit Deharit

0

Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, qendra në Prizren ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të Astrit Dehatit nê Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Sipas këtij njoftimi, dyshohet se vdekja ka ndodhur gjatë kohës së shëtisë së zakonshme, ku Dehari s’kishte dalë fare.
Reagimi i plotë i KMDLNJ

Për: KMDLNJ në Prishtinë

Nga: Qendra Rajonale e KMDLNJ-së në PrizrenLidhur me: InformatëDt.05.11.2016

Me 05.11.2016 në ora 20.10 KMDLNJ, ka vizituar Qednrën e Paraburgimit në Prizren.Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastine vdekjes së të paraburgosurit A.D.

Qendra Rajonale e KMDLNJ-së, me të marrë njohtimin për vdekjen e të paraburgosurit ka shprehur interesimin lidhur me rastin dhe në këtë kuadër ka kërkuar takim me autoitetet e Qendrës së Paraburimit nga ora 18.50, ndërsa takimi me u.d. e drejtoir, Destan Zogaj u bë rrethë orës 20.10 të dt. 05.11.2016.

KMDLNJ është njohtuar me verzionin zyrtar, lëshuar na Shërbimi korrektues se me dt.05.11.2016 ( pa u saktësuar ora) në rrethana të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndërroi jetë në Spitalin e Prizenit.

KMDLNJ, nga burime të saja merr veshë se dyshohet se akti ka ndodhur në kohën e shetis së rëndomtë (pasdite), kur tashmë i ndjeri A.D. nuk ka dalur në sheti.Kjo informatë nuk konfirmohet nga zyrtarët e Qendrës së Paraburgimit.

Meqenëse, rastin e vdekjes e kan cilësuar të dyshimë edhe Prokuroria e shtetit, KMDLNJ, kërkon hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe profesional, për ndriqimin e rastit, dhe poashtu kërkon që rasti të mos prejudikohet. Poashtu, KMDLNJ kërkon që përgjegjësit e rastit të sillen para drejtësisë dhe kërkon ngritjen e nivelit të sigurisë në Qendrat e Paraburgimit dhe burgjet e Kosovës.KMDLNJ, shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit.

Bashkim Kajdomçaj

Kryeprokurori i Prizrenit: Vdekje e dyshimtë e Deharit, po hetojmë në të gjitha pistat

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar për Gazetën Express se vdekja e Astrit Deharit është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë” derisa ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, Prokuroria, Shërbimi Korrektues dhe janë duke i pritur edhe mjekësinë ligjore.

“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha, për Express.

“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, ka shtuar ai.

Astrit Dehari konsumoi barna, ra në komë dhe vdiq rrugës për spital

0

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në burgun e Prizrenit, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit brenda burgut.

Ndërkaq, drejtori i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi, ka treguar se Astrit Dehari kishte konsumuar barna dhe kishte rënë në komë.

“Në bazë të informatave të para që kemi marrë nga drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prizren, viktima ka përdorur disa medikamnte dhe ka ra në gjendje kome. Rrugës për në emergjencë ka ndërruar jetë. Në emergjencë ka shkuar pa shenja jete,” tha Krasniqi.

Ai deklaroi se Policia është duke kryer procedurat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet policore së basku me prokurorin kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer procedurat e nevojshme,” tha Krasniqi, për Kallxo.com.

Astrit Dehari ishte i arrestuar pas sulmit që ka ndodhur ndaj Parlamentin të Kosovës, dhe që 68 ditë ishte i paraburgosur në burgun e Prizrenit.

Astriti është djali i veprimtarit Avni Dehari, të cilit vite më parë i është mbytur edhe djali tjetër, duke rënë nga ndërtesa ku banonte.

Ndërron jetë në burgun e Prizrenit aktivisti i VV, Astrit Dehari

0

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari i cili kohë më parë u arrestua dhe po qëndronte i burgosur në burgun e Prizrenit

Lajmin për GazetënBlic e ka konfirmuar drejtori i Burgjeve, Sokol Zogaj.

I pyetur nga GazetaBlic nëse është e vërtet që ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, Sokoli pa dhënë detaje të tjera ka thënë “Po, është e vërtet”.

Shkaqet e vdekjes nuk dihen ende.

Ka ndërruar jetë në rrethana krejtësisht të panjohura aktivisti i Vetëvendosjes Astrit Dehari.
I njëjti ishte në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
Lajmin për këtë rast e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili njofton opinionin se sot më 05.11.2016 në rrethana ende të pasqaruara, i paraburgosuri A.D. ndrroi jetë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh keqardhje të thellë për rastin tragjik të ndodhur sot në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse së shpejti do të japin raport për rrethanat dhe detajet e këtij akti tragjik”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, i pandehuri A.D. ishte në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale nga neni 136, par. 1, lidhur me nenin 135, par. 1, nënpar. 1.7 të KPRK-së dhe dyshim i bazuar për veprën penale neni 374 par. 1 të KPRK.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Lëvizja Vetëvendosje mbajti një aksion simbolik pranë burgut të Prizrenit, aty ku sipas tyre padrejtësisht po mbahej, 67 ditë Astrit Dehari.//GazetaBlic/