Arrestohet dasmori në Shirokë të Suharekës, shtiu me pistoletë me gaz

Pak pas mesnate, policia e Suharekës e ka arrestuar një të dyshuar me mbiemër Kadriaj, i cili në cilësi të dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë me gaz në ambientet e restorantit “Pikon” në Shirokë të Suharekës, njoftoi sot Policia e Prizrenit, shkruan PrizrenPress.

Nga krismat e pistoletës, sipas njoftimit të policisë, një dasmor ka pësuar tronditje në shqisat e dëgjimit me ç ‘rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në Urgjencën e Shtëpisë së Shëndetit në Suharekë, e më pas ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për trajtim të specializuar.

Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9 mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit