Home Blog Page 5857

Veseli nuk tregon nëse do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit

0

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se regjistrimi deputetëve do të fillojë nga data 26 korrik.

Veseli ka uruar që legjislatura e gjashtë e Kosovës të jetë më e suksesshme sesa ajo e kaluar, raporton lajmi.net.

Veseli nuk ka treguar nëse ai do të jetë kandidat për kryetar të Kuvendit.

Ndërkohë që sot ishte mbledhja e fundit e Kryesisë së Kuvendit e kësaj legjislature./Lajmi.net/

Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

0

Shaqir Totaj, pritet të jetë kandidati PDK-së për kryetar të Prizrenit.

Emri i tij, është duke u diskutuar brenda këtij subjekti politik në Prishtinë.

Burimet e sigurta të “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është në prag të përcaktimit që Totaj të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

“Kryetari (Kadri Veseli) është duke e shqyrtuar seriozisht emrin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit”, tregon një burim i afërt në këtë proces brenda PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK), nga viti 2007, ka qeverisur me Prizrenin. Për tre mandate, Ramadan Muja, është zgjedhur kryetar i këtij qyteti.

Muja nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 22 tetorit të këtij viti.

Ndërkaq, PDK-ja në Prizren, ka propozuar disa emra për të “zëvendësuar” Mujën.

“Prej të gjithë emrat e propozuar, Totaj, deri më tash, ka mbetur emri më potencial për t’u emëruar kandidat për kryetar të Prizrenit”.

Sipas të njëjtit burim, Shaqir Totaj, për këtë çështje, ka zhvilluar bisedime serioze me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Totaj, është menaxheri Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për rajonin e Prizrenit.

Ai është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe certifikuar nga Fondi Monetarë Ndërkombëtarë. /PrizrenPress.com/

 

“Marubi” në “DokuPhoto” për një rrëfim nëpërmjet imazheve historike

0

Një përzgjedhje e fotografive të ndryshme nga koleksioni i gjerë i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” të Shkodrës do të ekspozohet në Prizren.

Edicioni XVI i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” do të sjellë një bashkëpunim mes këtij muzeu në kuadër të programit të fotografisë “DokuPhoto”, shkruan sot Koha Ditore.

Arkivi i fotografive të “Marubii” kap dhe dokumenton ngjarje nga historia e trazuar e Shqipërisë prej vitit 1856 deri më 1959 dhe përfshin fotografi fascinuese të ngjarjeve të ndryshme publike, ritualeve shoqërore, kryengritjeve në malësi që mbulojnë pikëpamje historike, sociologjike, kulturore dhe antropologjike.

“Marubi” në koleksionin e vet numëron rreth 500 mijë negativë, një pjesë e së cilës e kuruar me kujdes do të ekspozohet në Prizren. Krahas kësaj, “DokuPhoto” përfshin edhe një ligjëratë me drejtorin e muzeut, punëtori dhe ekspozitë, art rruge në hapësirat e qytetit, një punëtori, si dhe ekspozitën “Video-mapping”, duke sjellë për herë të parë në Prizren një vrojtim unik të këtij koleksioni. “DokuFest” do mbahet prej datës 4 deri më 12 gusht.

Më datat 5 dhe 6 organizohen punëtoria për art rruge dhe ekspozita.

Thatësia rëndon furnizimin me ujë në disa vendbanime të Malishevës

0

Autoritetet lokale të Malishevës të hënën kanë bërë të ditur se si pasojë e thatësisë dhe temperaturave të larta, situata me ujë të pijshëm është rënduar në disa vendbanime të kësaj komune.

Informatat lidhur me këtë çështje janë shqyrtuar në kuadër të mbledhjes së rregullt të Qeverisë lokale.

Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, kryetari Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të drejtorëve, me ç’rast drejtorët kanë raportuar për punën e tyre gjatë javës së kaluar, si edhe për planifikimin për javën në vazhdim.

“Në mbledhjen e sotme, është thënë se situata me ujë të pijshëm është e rënduar në disa vendbanime, për shkak të thatësisë së madhe që po mbizotëron dhe temperaturave tejet të larta gjatë korrikut”, thuhet në komunikatën e ZI-së..

14 gjëra që nuk i dini për Ernest Heminguej

0

Me rastin e 118 vjetorit të Heminguejt, Konica.al paraqet 14 fakte interesante për jetën e tij:

Në vitet e fundit të jetës, Ernest Heminguej krijoi paranoja rreth FBI.

Sipas disa burimeve, Heminguej ishte një spiun i KGB Ruse, por gjithsesi nuk ishte një spiun i zoti.

Shpeshherë, Heminguej dhe autori irlandez James Joice darkonin bashkë në Paris. Kur Joice u përfshi në një ngatërresë në një bar, kërkoi ndihmën e Heminguejt që të pastronin sëbashku rrëmujën e bërë.

Heminguej duke pirë në një klub.

Pasioni i tij për peshkimin u kthye në një rekord botëror në vitin 1935, kur peshkoi peshkun më të madh të llojit merlin që është i njëjti me peshkun që plaku Santiago kap në librin “Plaku dhe Deti”, libri që i dha Heminguejt çmimi Pulitzer.

Ai ishte i talentuar në gjueti. Gjatë një gjuetie arriti të vrasë 400 kafshë.

Në vitin 1922, kur ishte në Paris me bashkëshorten e tij, ajo i la të gjitha dorëshkrimet e Heminguejt në një dyqan për një shishe ujë që i duhej gjatë udhëtimit. Kur u kthye t’i merrte sërish, shitesi ishte zhdukur e bashkë me të, edhe dorëshkrimet.

Ai shkroi një histori me gjashtë fjalë: Për shitje, këpucë fëmijësh, të paveshura asnjëherë”.

Ai kishte një mace me gjashtë gishta me emrin Snowball.

Çdo ditë ai llogariste sa fjalë kishte shkruar duke i shënuar në një ditar.

Heminguej nuk e përfundoi kurrë romanin e tij të fundit, i cili, në botimet e mëvonshme, ka 38 versione me 38 mbarime të ndryshme.

Ai i mbijetoi disa sëmundjeve dhe dy përplasjeve me aeroplanë, por nuk arriti ta shpëtonte veten nga vetvetja (ai vrau veten njëlloj si i ati).

Ai pëlqente të shkruante në këmbë.

Vëllai i Heminguejt krijoi një mikroshtet i cili zgjati vetëm dy vjet, pasi u shkatërrua nga një stuhi tropikale.

Çdo ditëlindje tijën, në vendlindjen e tij, burra me mjekër të bardhë organizojnë konkursin “Kush i ngjan më shumë Heminguejt” dhe ai që fiton, merr një medalje.

Prizrenasi qëllimisht shkel me veturë një grua

0

Në rrugën e Jonit në Prizren, pas një zënke mes një burri dhe një gruaje, ky i pari qëllimisht e ka goditur me veturë viktimën.

Si pasojë gruaja ka marrë lëndime trupore, për të cilat ka kërkuar tretman mjekësor, shkruan PrizrenPress.

“I dyshuari mashkull shqiptar qëllimisht me veturë e ka goditur viktimën dhe i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore pas një zënke në mes tyre. Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajte”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Shkelet një fëmijë në rrugën Dragash–Restelicë

0

Një fëmijë është shkelur me veturë në rrugën Dragash – Restelicë, shkruan PrizrenPress.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari ma veturë ka goditur një fëmijë i cili ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në emergjencën e Prizrenit dhe me vonë në QKUK për shërim.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /PrizrenPress.com/

Prizren: Objekti për muze shqiptaro-hebraik, në pritje të renovimit

0

Dy institucione e kanë bërë hapin e parë të përbashkët drejt finalizimit të idesë për ta bërë qytetin e Prizrenit me muze në të cilin do të shpaloset historia hebraike dhe ajo shqiptare.

Për renovimin e objektit që, sipas planit, do të shndërrohet në muze shqiptaro-hebraik, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit do t’i investojë 50 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Mjetet janë ndarë, edhe me buxhetin e këtij viti për këtë projekt tashmë është nënshkruar edhe një memorandum midis MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, e kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ky projekt do të realizohet gjatë viteve 2017/2018.

Objekti që do të rinovohet ndodhet brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe në dhjetor të vitit 2016 i qe dhënë në shfrytëzim Bashkësisë Hebraike të Kosovës, nga kryetari i Komunës së Prizrenit, në seancën e fundit të vitit të Kuvendit Komunal.

Së shpejti në gjuhën spanjolle, Dritëro Agolli e Rexhep Qosja

0

Para disa ditësh KultPlus shkroi mbi Jose Carlos Rodrigo Breto, një studiues spanjoll i cili ka shkruar tezën e tij me rreth 1 mijë faqe rreth Kadaresë.

Jose Carlos Rodrigo Breto megjithatë nuk do të ndalet. Në një intervistë për Achtung Mag ai ka treguar se Kadare e ka stimuluar që ai ta eksplorojë më shumë letërsinë shqipe, dhe është njoftuar kësisoj me punët e autorëve të cilët nuk janë të përkthyer në spanjisht dhe në gjuhën kastiliane.

“Autori që në fakt i afrohet më së shumti gjenialitetit të Ismail Kadaresë është Fatos Kongoli. Nga ky autor rekomandoj librin “Jeta në një kuti shkrepësesh”. Për ta kuptuar Shqipërinë moderne duhet lexuar librat e këtij autori” tregon Jose Carlos Rodrigo Breto.

Ai tregon se i pëlqejnë edhe veprat e Bashkim Shehut, Ornela Vorpsit, Mitrush Kutelit, ndërsa thotë se ka autorë shqiptarë të cilët do të duhej të përktheheshin në gjuhën kastiliane, spanjolle.

“Petro Marko, Dritëro Agolli, Fatos Arapi, Esad Mekuli, Helena Kadare, Xhevahir Spahiu, Rexhep Qosja, janë autorë që duhet të përkthehen më shumë, e nëse janë të përkthyer duhet të shpeshtohet kjo lidhje me Shqipërinë me anë të letërsisë. Edhe unë do të angazhohem në përkthime aq sa kam mundësi por edhe letrarët tjerë duhet të veprojnë si unë”, tregon më tutje studiuesi spanjoll, ekspert i Kadaresë dhe romaneve të tij. / KultPlus.com

Haziri: LDK-ja nuk ka votë për PAN-in

0

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë votë për koalicionin PAN dhe për kandidatin e tyre për kryeministër Ramush Haradinaj. Madje atë nuk do ta votojë as vajza e presidentit Ibrahim Rugova, Teuta. Kështu ka thënë në një intervistë dhënë gazetës “Zëri, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit, Teuta nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje me Haradinajn e as nuk i ka premtuar atij votën e saj, por ka treguar qartë se nuk e distancon votën e vet prej Grupit Parlamentar të LDK-së.

Më tutje gjatë intervistës Haziri ka thënë se nuk ka as edhe një formë të vetme për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me PDK-në. Sa i përket bashkëpunimit me “Vetëvendosjen”, Haziri ka thënë se nëse u jepet mundësia, ata do ta formojnë një Qeveri me shumicë shqiptare.

Ndërsa nëse LDK-ja mbetet në opozitë, ai ka premtuar një opozitë aktive e cila do ta ngrejë zërin e anëtarësisë së saj deri në fund në këtë legjislaturë.