Prizren: Objekti për muze shqiptaro-hebraik, në pritje të renovimit

Dy institucione e kanë bërë hapin e parë të përbashkët drejt finalizimit të idesë për ta bërë qytetin e Prizrenit me muze në të cilin do të shpaloset historia hebraike dhe ajo shqiptare.

Për renovimin e objektit që, sipas planit, do të shndërrohet në muze shqiptaro-hebraik, Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit do t’i investojë 50 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Mjetet janë ndarë, edhe me buxhetin e këtij viti për këtë projekt tashmë është nënshkruar edhe një memorandum midis MKRS-së dhe Komunës së Prizrenit.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi, e kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ky projekt do të realizohet gjatë viteve 2017/2018.

Objekti që do të rinovohet ndodhet brenda Qendrës Historike të Prizrenit dhe në dhjetor të vitit 2016 i qe dhënë në shfrytëzim Bashkësisë Hebraike të Kosovës, nga kryetari i Komunës së Prizrenit, në seancën e fundit të vitit të Kuvendit Komunal.

Më Shumë

Sezoni i festivaleve në Prizren fillon nesër me Bunarfest

Sezoni i festivaleve në Prizren do të hapet këtë fundjavë me edicionin e 22-të të festivalit tradicional Bunarfest, një nga ngjarjet më unike dhe...

Zyrtare: Divine Myles i bashkohet Bashkimit

Bashkimi po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, ndërsa në mbrëmjen e sotme ka zyrtarizuar edhe afrimin e basketbollistit amerikan Divine Myles. “Mirë...

Lajmet e Fundit