18.8 C
Prizren
E enjte, 19 Qershor, 2025
Home Blog Page 5887

Pesë ushtarë turq të vdekur dhe tetë të plagosur

0

Të paktën pesë ushtarë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën sot në juglindje të Turqisë, në një atentat me bombë, sulm për të cilin akuzohen rebelët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), njoftoi një burim i forcave të sigurisë.

Një bombë artizanale u aktivizua në distancë kur po kalonte një kolonë me ushtarë në Uludere, pranë kufirit irakian, sipas të njëjtit burim të Reutersit.

Sulmet kundër ushtrisë janë shtuar që prej fundit, në korrik 2015, të armëpushimit, që kishte qëndruar prej gati dy vite e gjysmë në juglindjen me mazhorancë kurde.

Mos e procedoni «Demarkacionin» pa konsensus nacional!

0

Rexhep Hoti

Askush më shumë sesa Republika e Kosovës nuk ka nevojë të demonstrojë hapa të fuqishëm për të marrë vendime për kryerjen e detyrimeve shtetërore.
«Demarkacioni» me Malin e Zi është njëra prej këtyre detyrimeve dhe përgjegjësive që i ka shteti i Kosovës. Deri këtu asgjë nuk është e kontestuar.

Por, ajo që klasa politike e vendit nuk është duke e bërë dot, është konsensusi i saj në lidhje me këtë çështje.
Përse shqiptarët që merren me politikë dhe që kanë vullnet politik të ligjshëm e legjitim nuk merren vesh?!

Konsensusi nacional në këtë rast është masa më e fuqishme që i jep vendit dhe Republikës fuqinë e stabilitetit në vendimmarrje. Por jo vetëm kaq. Konsensusi nacional është edhe standard i pjekurisë politike i një grupi a kolektiviteti të caktuar. Është edhe edukatë! Është edhe qytetërim!

Konsensusi nacional është formë më e fuqishme sesa legjitimiteti demokratik i një grupi të caktuar politik. Me një fjalë, është mbi vendimmarrjen e ligjshme e legjitime demokratike.
Çka do të thotë se jo gjithmonë vendimmarrja demokratike e ligjshme e legjitime ka të drejtë për të vendosur në emër të dy të tretave, fjala vjen.

Në kushtetutën e Republikës së Kosovës është instaluar koncepti i filozofisë së mekanizmit të vetos për vendimmarrjen në çështjet kapitale të vendit edhe për komunitete joshumicë, që nuk mund t’i kenë as 10 mijë votues. Në qoftë se e zbërthejmë në praktikë këtë filozofi kushtetuese i bie se komunitetet joshumicë, që nuk mund ta fitojnë më shumë se një deputet në shkallë vendi, e kanë të drejtën e vetos në nivel Republike për çështjet e tyre madhore.

Në këtë rast mund të shtrohet pyetja: si mund të shpërfillet e gjithë opozita parlamentare e Republikës ndërkaq?

Përse Qeveria Kosovës tash e një vit nuk e kërkoi ditë e natë konsensusin e opozitës për demarkacionin dhe nuk punoi intensivisht me të, pavarësisht asaj se çfarë thoshte e bënte opozita parlamentare?!

Qeveria e Kosovës e kishte detyrim dhe përgjegjësi Kushtetuese që ta merrte opozitën parlamentare me vete në vendimmarrjen e çështjeve të mëdha, siç është në këtë rast «Demarkacioni» edhe «Asociacioni».

Jo vetëm kaq. Parimi themelor i demokracisë: përgjegjësia e shumicës për pakicën! Pra nuk kemi të bëjmë vetëm me përgjegjësi shtetërore për rastin në fjalë, por kemi të bëjmë edhe me natyrën themeltare mbi të cilën ngihet qenësia e një demokracie?!

E çfarë ka ndodhur që një vit?!

Akuza e fundit që iu bë opozitës ishte se ajo ishte e sëmurë psikike?!

Këtu pushon gjithçka e edhe komunikimi njerëzor, institucional, demokratik, politik e nacional!

Dhe e gjithë kjo është e qëndrueshme, pavarësisht nga lajthitja dhe devijimi i madh i opozitës për ta shprehur kundërshtimin e saj. Opozita edhe mund të qëndrojë jashtë linjave të kuqe, por jo pozita. Sepse ajo e ka përgjegjësi edhe opozitën dhe është e detyruar me kushtetutën e vendit dhe legjitimitetin e demokracisë të kujdeset edhe ndaj një opozite parlamentare, madje, edhe atëherë kur ajo përdor mjete jodemokratike për t’i arritur qëllimet e veta?!

Opozita e një vendi demokratike nuk është kurrë trup i huaj brenda sistemit demokratik. As atëherë kur ajo ia huq në format e saj për t’u përballur me problemet dhe çështjet të cilat i ngre.

Në anën tjetër pozita nuk e ka këtë luks. Dhe kjo është edhe një prej aspekteve të bukura, të themi kushtimisht, të demokracisë.

Por në lidhje me këtë së pari duhet thënë se pozita ishte e paaftë për t’i kryer detyrat dhe përgjegjësitë e veta të garantuara me kushtetutë brenda hapësirave institucionale, demokratike, politike, shtetërore e qytetare?!

Nijazi Kryeziu, Bedri Bytyçi dhe Bedrija Ejupagiq, po hetohen nga Prokuroria në Prizren

0

Drejtori i Inspektoratit, Bedri Bytyqi, ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, si dhe drejtori i Emergjencave, Bedrija Ejupagiq po dyshohen për dy vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe mos evitim të rrezikut.

Tre zyrtarë të komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga prokuroria, me dyshimin për neglizhencë në rastin tragjik të shembjes së një shtëpie në qendrën historike të Prizrenit, ku gjeti vdekjen trevjeçarja, Xheneta Gashi në qershor të këtij viti.

Hetimet kanë filluar për shkak të dyshimit të arsyeshëm se gjatë periudhës kohore janar e deri më 06.06.2016 në Prizren, në cilësinë e personave përgjegjës pranë Komunës së Prizrenit, të tre të pandehurit, në kundërshtim me detyrimet dhe fushë veprimtarinë e tyre të përcaktuar me ligj, nuk kanë ndërmarrë masa për vendosjen e pajisjeve përreth shtëpive me predispozitë të shembjes, për të evituar veprimin e rrezikshëm, mbrojtjen e kalimtarëve dhe njerëzve të cilët banonin përreth. Andaj, nga mosveprimi i këtyre të pandehurve vjen deri të shembja e objektit të vjetër – një shtëpie në rrugën “Marin Barleti”, me ç ‘rast nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur.

Po ashtu, të pandehurit në periudhën e njëjtë kohore nuk kanë ndërmarr paraprakisht masa për evitimin e rrezikut për kalimtarët dhe banorët përreth shtëpisë me predispozitë të shembjes, e cila ndodhej në rrugën “Marin Barleti”, në zonën e qendrës historike të Prizrenit dhe nga mos ndërmarrja preventive e masave mbrojtëse nga personat përgjegjës të lartpërmendur, gjatë shembjes së shtëpisë, nga plagët e marra ka humbur jetën një vajzë e mitur. /PrizrenPress.com/

Trump shkakton zemërim me referencën për armë ndaj rivales Clinton

0

Kandidati republikan presidencial në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka shkaktuar zemërim të madh, pasi duket se ka sugjeruar që pronarët e armëve mund të përgjigjen në mënyrë të dhunshme ndaj rivales së tij demokrate, Hillary Clinton.

Këto deklarime të zotit Trump në një fushatë të djeshme, ishin të fundit në serinë e komenteve të papritura, me të cilat duket se ka fituar mbështetje në mesin e disa votuesve, por e ka humbur përkrahjen nga republikanët e njohur.

Zoti Trump ka thënë se do të ishte “ditë e tmerrshme” nëse Hillary Clinton do të zgjedhej dhe do të duhej t’i emëronte gjyqtarët e Gjykatës Supreme, që aktualisht e ka një vend të zbrazur, pas vdekjes së një gjyqtari më herët këtë vit. Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i ka nëntë anëtarë.

Pastaj Trump i është referuar Amandamentit të Dytë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, që ka të bëjë me të drejtën për të pasur armë.

“Nëse ajo (Clinton) i zgjedh gjyqtarët e saj, asgjë ju njerëz nuk mund të bëni”, i tha Trump turmës dhe shtoi se “megjithqë njerëzit e Amandamentit të Dytë, ndoshta ekzistojnë, nuk e dij”.

Fushata e zotit Trump më vonë e ka publikuar një deklaratë ku synohej qartësimi i komenteve, duke thënë se referenca e tij nënkuptonte se si ky amandament i bashkon njerëzit.

Shumë hulumtime kombëtare të opinionit në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se zonja Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, udhëheq kundër rivalit Trump me epërsi të theksuar.

Zgjedhjet kombëtare presidenciale në Shtetet e Bashkuara zhvillohen më 8 nëntor.

Punësimi i dyfishtë, goditje e rëndë për drejtësinë

0

Një nga pengesat serioze që për institucionet e drejtësisë kosovare, në Prokurori dhe në Gjykata, e që do të duhej të ishte pjesë e zgjidhjes sa më të mirë me pakon e reformimit të këtij sistemi në të ardhmen, nga ekspertët e kësaj fushe po konsiderohen mbajtja e nga dy- tre pozitave të ndryshme, përveç asaj primare nga gjykatës dhe prokurorë të shtetit. Sipas njohësve të kësaj fushe, lejimi i mundë- sisë që, përveç ushtrimit të profesionit specifik në drejtësi, disa nga këto kuadro të ligjërojnë edhe nëpër institucione të ndryshme të arsimit të lartë, është edhe një formë konflikti interesi. Njohësi i kësaj fushe, Blerim Burjani thotë se përgjegjësia në adresimin e këtij problemi bie si barrë kryesore të mosreagimi i të parit të shtetit, presidentit të vendit, i cili ka përgjegjësi kushtetuese edhe për të intervenuar në vendosjen e rendit dhe rregullit në sistemin e drejtësisë së bashku me KGJK-në dhe KPK-në.

“Presidenti i Kosovës, KGJK-ja dhe KPK-ja janë përgjegjësit kryesorë pse gjyqtarët dhe prokurorët kanë edhe kontrata dytësore pune në universitetet publike dhe në kolegjet private. Angazhimi i këtyre njerëzve nëpër këto biznese publike dhe private e cenon drejtpërdrejt neutralitetin dhe paanshmërinë e detyrës së tyre primare”, ka theksuar ai

Mijëra lëndë mbesin pa u zgjidhur Eksperti i së drejtës, Muhamet Kelmendi thotë se kjo ndarje e papërcaktuar me ligj ka ndikuar që shumë gjyqtarë, prokurorë, madje edhe deputetë e ministra e shumë të tjerë në nivel të institucioneve të ndryshme të merren edhe me nga dy a tri punë të tjera,veç asaj që e kanë punë kryesore. “Ka raste kur një person i tillë është edhe anëtar i disa bordeve, si dhe e ka vendin e punës, kuptohet se është edhe ligjërues. Mënyra e tillë e lejimit të ushtrimit të disa detyrave ka bërë që punët kryesore, ato të Prokurorisë, të gjykatave, pse jo edhe të ministrive, sikurse ato të deputetëve në Kuvend të mos kryhen në nivelin e duhur”, u shpreh ai.

“Ne kemi, sipas të dhënave zyrtare që publikohen herë pas here, me mijëra raste të pazgjidhura nëpër gjykata. Ndërsa, gjyqtarët merren me punë të tjera, me atë të ligjëratave, të komisioneve, të organizimit të seminareve, e çështje të tjera, të cilat e kanë kufizuar për së tepërmi punën e tyre. Ky është vetëm një fakt pse kanë mbetur shumë lëndë pa u zgjidhur”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

Ai ka pohuar se, derisa nuk ka reformim të thellë të sistemit të përcjellë edhe me ndryshimet në politikat e qeverisjes së vendit, nuk do të vendoset rregull dhe rend as në sistemin e drejtësisë. “Këto struktura ndryshojnë vetëm me spastrime të mëdha, që duhet të bëhen nëpër gjykata, nëpër prokurori dhe në polici. E, kjo nuk arrihet pas spastrime të politikës. Gjithsesi që këto dy çështje shkojnë në zgjidhje vetëm nëse zgjidhen së bashku”, ka theksuar ai.

Konflikti i interesit të sanksionohet me ligj Sipas Kelmendit, edhe sanksionimi me ligj i ndalimit të ushtrimit të më shumë se një detyrë e ndihmon shumë këtë proces. “Natyrisht se nxjerrja e ligjit, duke e sanksionuar punën dhe duke ndaluar konfliktet me interes, ndikon pozitivisht. Kjo vetëm e hap perspektivën e shërimit të sistemit të drejtësisë dhe të organeve kundër krimit. Po, nuk e shëron atë plotësisht. Shërimi bëhet vetëm me spastrime në kuadër të politikës, të sistemit të drejtësisë dhe me ligjet e tilla që ndalojnë punën e tillë, duke e neglizhuar punën shumë të rëndësishme parësore, sikurse janë gjykatat, policia dhe prokuroria, për disa qindra e mijëra euro që i marrin”, ka thënë ai. Sipas tij, me ligj duhet të ndalohet çdo kund konflikti i interesit. “Nuk mund të jesh gjyqtar a prokuror dhe ligjërues, polic në strukturën komanduese e udhëheqës a deputet, ministër etj., edhe duke qenë në ndonjë pozitë tjetër dhe në shërbim të politikes, anëtar i disa bordeve a në shërbim të sektorit privat. Ky është konflikti madh dhe në dëm të funksionimit të mirëfilltë të shtetit ligjor”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”

AAK dhe NISMA me mesazh për deputetët e Kuvendit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën edhe një herë u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e votojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha që ky projektligj është i gabuar, e që është vërtetuar edhe nga njohësit e kësaj çështje, por edhe përkundër kësaj ai tha se qeveria po insiston që ta kalojë sa më parë këtë projektligj të gabuar.

“Ajo po bënë një gabim të madh, sipas bindjes sime më mirë parlamenti është mos me diskutua një version dhe në rast se përfundon në parlament besoj që deputetët do ta rrëzojnë këtë version dhe nëse rrëzohet një version krijohet mundësia po mbetet zgjidhje politike dhe nëse është votimi pro atëherë do të jetë një tragjedi për Kosovën”, tha Haradinaj, raporton KP.

Nga ana tjetër, edhe lideri i NISMA-së Fatmir Limaj tha se dy partitë opozitare janë duke u bërë thirrje serioze deputetëve që mos ta kalojnë këtë pikë.

Ai tha se qeveria ka treguar mungesë vullneti, dëshire dhe përgjegjësie për mbrojtjen e stabilitetit dhe interesit të vendit.

Opozita flet për Demarkacionin

Dy partitë opozitare, AAK dhe Nisma, sot do të flasin sot për Demarkacionin me Malin e Zi.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se liderët e këtyre partive, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do të mbajnë një konferencë për media.

Në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në orën 12:00, ndërsa temë kryesore do të jetë qëndrimi i këtyre partive rreth ratifikimit të Demarkacionit.

Emocionuese: Kështu kënduan babë e bijë. Dua e Dukagjini “besojnë në diell” (Video)

0

“Beso në diell” është hiti që këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka kënduar bashkë me babin e saj Dukagjin Lipa pak para fundit të koncertit të saj

Kënga “Beso në diell”, një hit pop rok i punuar nga Dukagjini dhe grupi Oda pak vite pasi kishte përfunduar lufta në Kosovë, një këngë hit i kohës.

Dua ka befasuar edhe me interpretimin e kësaj këngë derisa sa e fuqishme është kjo këngë ka treguar edhe publiku që kanë kënduar bashkë më të.

Paratë e tubuara prej këtij koncerti pritet që të shkojnë për bamirësi. /GazetaExpress/

http://dai.ly/x4o06ca

Reali superkampion i Evropës

0

Real Madrid me shumë vështirësi ka mposhtur Sevillan me rezultat 3:2, për të fituar Superkupën e Evropës.

Realit i janë dashur vazhdimet për të fituar kundër Sevillas, e cila ka treguar paraqitje fantastike dhe ndeshjen e mbylli me 10 lojtarë.

Real Madrid e nisi ndeshjen më mirë, pasi shënoi e para me golin e Marco Asensio, por Sevilla u rikthye duke shënuar dy gola me anë të Vazquez dhe Konoplyanka.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Ramos, i cili shënoi në sekondat e fundit për 2:2/

Në vazhdime Sevilla mbeti me 10 lojtarë, ndërsa këtë e shfrytëzoi Reali, që shënoi në minutën e fundit të vazhdimeve me anë të Dani Carvajal.

Kështu Reali sezonin e nisë në mënyrën më të mirë, pasi në ndeshjen e parë fiton titullin e parë.

https://youtu.be/3KRWr9sVvOw

Berisha: Deputetët po shantazhohen për ta votuar demarkacionin

0

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u shantazhuar për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Ai është shprehur i bindur se Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi nuk do të votohet në Kuvend, pasi sipas tij, shumica e deputetëve kanë mendim kundër marrëveshjes së tanishme, por ka shtuar se ndaj tyre ka shantazhe të ndryshme.

“Ne jemi kolegë dhe ne jetën e përditshme takohemi, jam i bindur se partitë tjera opozitare nuk do ta votojnë këtë, por po u bëhen shantazhe të ndryshme për të votuar demarkacionin”, ka thënë Berisha.

Duke mos dashur që të tregojë se çfarë lloje të shantazheve po u bëhen deputetëve, Berisha ka thënë se kjo është vërejtur më herët kur është votuar Gjykata Speciale dhe votimi i Hashim Thaçit për president të Kosovës.

“Këtë e kemi parë kur është votuar ligji për Gjykatën Speciale dhe me votimin e Hashim Thaçit për president. Në opinion kanë dalë lëvizjet prapa perdes me joshje të ndryshme. Ne nuk duhet të biem viktimë e politikës ditore që në kurriz të vendit të bëjmë lëshime që nuk ua fal historia”.

Berisha në “Interaktiv” ka thënë se shtyrja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për nesër, tregon se pozita nuk i ka votat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë kam pritur që pasdite të mbahet mbledhja e Kryesisë por ata nuk i kanë votat. Mendoj se ka tendencë që me çdo kusht të votohet Demarkacioni para vizitës së zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden”.

Prokurori i zgjedhur nga PDK-ja që po kërkon dënimin e të përfshirëve në përgjime(Video)

0

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, është vetëm njëri nga zyrtarët e sistemit të drejtësisë në vend, për të cilin Partia Demokratike e Kosovës është përkujdesur që t’i ndihmojë të fitojë postin.

Kështu është mësuar nga përgjimet telefonike të publikuara nga Insjaderi, ku emri i Hoxhës përmendet gjatë një bisede në mes të nënkryetarit të PDK-së Adem Grabovci me zyrtarin e kësaj partie në Prizren, Nijazi Kyreziu. Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror Hoxhën, i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, duke mos i penguar një gjë e tillë, ai ka kërkuar që të gjithë të përfshirët në përgjimet telefonike të dënohen nga drejtësia.

Këtë kërkese Hoxha e ka bërë gjatë debatit për “Qeverisje dhe Pandëshkueshmëri’ të zhvilluar të martën si pjesë e festivalit të filmit DokuFest që po zhvillohet në qytetin ku ai shërben si prokuror.

Sylë Hoxha në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryeprokuror i shtetit dhe zëvendësministër i Drejtësisë.

Gazeta Online Insajderi ka filluar publikimin e një serie telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta./Insajderi.com