15.6 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Berisha: Deputetët po shantazhohen për ta votuar demarkacionin

Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke u shantazhuar për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Ai është shprehur i bindur se Marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi nuk do të votohet në Kuvend, pasi sipas tij, shumica e deputetëve kanë mendim kundër marrëveshjes së tanishme, por ka shtuar se ndaj tyre ka shantazhe të ndryshme.

“Ne jemi kolegë dhe ne jetën e përditshme takohemi, jam i bindur se partitë tjera opozitare nuk do ta votojnë këtë, por po u bëhen shantazhe të ndryshme për të votuar demarkacionin”, ka thënë Berisha.

Duke mos dashur që të tregojë se çfarë lloje të shantazheve po u bëhen deputetëve, Berisha ka thënë se kjo është vërejtur më herët kur është votuar Gjykata Speciale dhe votimi i Hashim Thaçit për president të Kosovës.

“Këtë e kemi parë kur është votuar ligji për Gjykatën Speciale dhe me votimin e Hashim Thaçit për president. Në opinion kanë dalë lëvizjet prapa perdes me joshje të ndryshme. Ne nuk duhet të biem viktimë e politikës ditore që në kurriz të vendit të bëjmë lëshime që nuk ua fal historia”.

Berisha në “Interaktiv” ka thënë se shtyrja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për nesër, tregon se pozita nuk i ka votat për të votuar demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë kam pritur që pasdite të mbahet mbledhja e Kryesisë por ata nuk i kanë votat. Mendoj se ka tendencë që me çdo kusht të votohet Demarkacioni para vizitës së zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden”.

Më Shumë

Prizreni hap konsultim publik për Rregulloren e Menaxhimit të Mbeturinave

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë lidhur me Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputetë

Degë e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, duke theksuar se ata...

Lajmet e Fundit