Home Blog Page 5897

Prizreni në mesin e komunave që u votua më së shumti me kusht

0

Numërimi i votave me kusht po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Deri më tani numërimi i votave me kusht ka përfunduar në 17 komuna, ndërkaq i tërë procesi pritet të përfundojë nesër. Kështu ka thënë për Telegrafin, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj.

“Deri tash kemi arrit tek komuna e Podujevës, e cila është komuna e 18-të që janë duke u numëruar votatj”, ka thënë Ahmetaj.

Ai ka theksuar se janë katër komuna të cilat kanë numrin më të madh të votave me kusht, gjë që po ndikon edhe në ngadalësimin e këtij procesi.

“Kemi komunat Prishtina, Podujeva, Prizreni dhe Ferizaj që kanë numrin më të madh të votuesve me kusht. Këto e ngadalësojnë pak procesin”, u shpreh Ahmetaj.

Ai theksoi se besojnë që deri nesër do të mund ta përfundojnë këtë proces, e pastaj KQZ-ja të dalë me rezultatet përfundimtare.

Kush po e lë Kosovë në duart e serbëve?

0

Shkruan: Seremb Gjergji

Janë 95 deputetët shqiptarë që fatin e Kosovës po e lënë në duart e deputetëve serbë dhe të grupeve tjera etnike.

Në vitin 2012, miqtë e mi në Departamentin Amerikan të Shtetit në Washington, D.C. më kanë thënë se e vetmja pengesë për shtrirjen e influencës dhe interesave të Serbisë si dhe përhapjen e ekstremizmit në Kosovë është z. Ramush Haradinaj.

Ndoshta, për këtë arsye, partitë politike dhe grupet e interesit në vendin tonë, synojnë që ta dobësojnë dhe bëjnë me shenjë edhe z. Haradinaj.

Si i vetmi SAMURAI i cili ka luftuar dhe qëndruar stoikisht deri me tash kundër influencës sllave (ruso-serbe) dhe të ekstremistëve islamistë në territorin e Kosovës; si dhe vet ekzistencës së shtetit serb në vendin tonë, mendoj se të gjithë duhet ta përkrahim edhe pak.

Të gjithë deputetet, të gjitha partitë politike, pa dallim, gjatë fushatës kanë thënë se janë për të ndërtuar shtet. Atëherë pse sot nuk e ndërtojnë këtë shtet që e kemi?

S’ka shtet tjetër!

Kush nga JU po e lë Kosovën në duart e serbëve?

Rezultati i zgjedhjeve del në fund të javës së ardhshme – por kjo s’do të thotë se dikush po i mbron interesat e lindjes në Kosovë!

Uroj që të mos jetë kështu e unë ta kem gabim.

Duhet edhe në vepra ta luftojmë sjelljen AUTORITARE – jo vetëm me fjalë.

Sfidat që ka Kosova janë mijëra herë më të mëdha se inati dhe mosmarrëveshjet individuale. Sfidat si Liria jonë në Evropë; Lufta kundër ekstremizmit, Zhvillimi dhe investimet e jashtme dhe te brendshme; Bashkimi i koalicioneve ndërkombëtarë në formimin e ushtrisë; Politika e jashtme e MENÇUR, Zhvillimi i prodhimit të brendshëm; dhe shumë fusha të tjera.

Nëse të gjithë bëhemi bashkë, ndoshta ua japim fëmijëve tanë një shancën të ecin përpara. I japim vendit një shansin të qëndrueshme të partneritetit Perëndimor.

Andaj, ka ardhur koha që t’ia japim shansin z. Haradinaj, për të mirën e vendit – që të ndërtoj qasje sociale dhe të edukimit ku idetë kthehen në biznes. Apo dëshirojmë t’ia hapim derën Influencës ruse dhe serbe në Kosovë?!

Pikat e Kuvendit të Prizrenit

0

Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, ka shqyrtuar sot gjashtë pikat e rendit të ditës për seancën e së enjtës.

Kryesuesi i Kuvendit, Kujtim Gash njoftoi se pas shqyrtimit të këtyre pikave, janë dhënë edhe rekomandimet.

Postimi në Facebook

U shqyrtuan 6 (gjashtë) pika të rendit të ditës, dhe u dhanë këto rekomandime për mbledhjen e Kuvendit:

-Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2018-2020;

-Shqyrtimi i propozimit për emërtimin e Teatrit Profesionist të Qytetit të Prizrenit, me emrin e aktorit me famë botërore, Bekim Fehmiu;

-Shqyrtimi i Raportit rreth realizimit të buxhetit për periudhën janar-mars 2017.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, do të mbahet me datë 29 qershor 2017 (e enjte), në ora 10:00.

Kurti do ushtri me 20 mijë pjesëtarë

0

Albin Kurti, i nominuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka folur për mediat serbe, lidhur me formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës, dialogun me Serbinë, e edhe formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Kurti në një intervistë për Blicin beogradas, ka thënë se Kosova duhet të ketë një ushtri prej 20 mijë pjesëtarësh, pasi sipas tij, rreth një për qind e popullësisë duhet të jetë e përfshirë në ushtri, përcjellë Gazetametro.net.

Lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se nëse ai merr drejtimin e qeverisë së Kosovës, ka një plan ekonomik dhe social për komunat veriore të vendit, të banuara me shumicë serbe.

“Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh”, ka thënë Kurti.

Për qeverinë e re të Kosovës, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë qeveri të re, me regjim të vjetër, duke aluduar këtu në koalicionin e PDK’së me AAK’në dhe Nisma’n, të cilët kanë fituar të drejtën për formimin e qeverisë, pasi kanë dal si grupacioni më i votuar në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kurti ka thënë se ai si kandidat për kryeministër do t’i ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të filluar dhe për të udhëhequr bisedimet për të formuar një qeveri të re.

“Në radhë të parë ne do të diskutojmë me partitë e koalicionit të përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Kosovën e Re, Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi, por edhe me disa deputetë të cilët janë pjesë e koalicionit PAN.
Për atë se si do të veprojë lidhur me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se dialogu aktual nuk ka vënë asnjë kusht për Serbinë, dhe bisedimet zhvillohen për çështjeve të brendshme të Kosovës. Prandaj, sipas tij, rezultati nuk mund të jetë i drejtë.

“Ky dialog krijon përshtypjen e normalizimit të marrëdhënieve, por në fakt vetëm ka thelluar ndarjen etnike. Ne nuk jemi kundër parimit të dialogut, por kundër një dialogu që Serbia përcakton rendin e ditës dhe temat. Serbia duhet të përmbushë një numër kushtesh për shkak se ajo i detyrohet shumë për Kosovën”, ka thënë Kurti.

I pyetur rreth deklaratave të tij kundër serbëve, Kurti ka marrë shembull komunën e Prishtinës e cila qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe në të cilën thotë se janë dy fshatëra të banuar me serbë, ku çdo gjë shkon në rregull.

“Kushtetuta dhe ligjet tona garantojnë përfaqësimin pakicave në parlament dhe në qeveri, duke përfshirë edhe serbët. Ne nuk i shohim serbët si Serbi. Ne nuk jemi kundër serbëve, por Serbia është kundër nesh. Problemi është se një pjesë e serbëve të Kosovës nga instrumentalizohen nga Beogradi. Ka nga ata që e njohin Republikën tonë të përbashkët të pavarur dhe publikisht, dhe edhe më shumë e pranojnë privatisht. Në Kosovë, Serbia ka instrumentalizuar serbët lokalë përmes “Listës Serbe”, e cila shtrembëron vullnetin e qytetarëve serbë. E gabuar është që serbët dhe shqiptarët t’i shohim vetëm sipas identiteteve të tyre kombëtare. Të dy palët, shqiptarët dhe serbët nuk janë gjithmonë dhe kudo vetëm shqiptarë dhe serbë: ata të gjithë kanë rolet e tyre sociale dhe profesionet, të kaluara të ndryshme dhe ëndrra për të ardhmen”.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Kurti ka thënë se ajo marrëveshje është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuse, pasi është vërejtur se Kushtetuta është shkelur në 23 pika. Sipas tij, Qeveria e korruptuar në Prishtinë e ka pranuar atë. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, Kurti ka thënë se po tentohet të bëhet federalizimi i Kosovës, që vendin do ta kthente në një Bosnje tjetër. Ai ka thënë se kjo nuk do të lejohet, sepse sipas tij, nuk është në interesin e askujt që të ketë një republikë jo funksionale.

Kur është pyetur për ushtrinë, Kurti ka thënë se populli i Kosovës duhet të vendos dhe të ketë të drejtë të mbrohet.

“Kosova ka nevojë për një ushtri që të ruaj paqen. Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë një institucion që do të garantojë sigurinë, por edhe një partneritet me aleatët tanë – Shqipërinë, SHBA’të dhe integgrim në NATO. Krahasur me Serbinë e cila çdo vit ndan 500 milionë euro për ushtrinë, Kosova ndan dhjetë fish më pak. Aktualisht vetëm 50 milionë euro ndahen për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kosova ka nevojë për të ndërtuar ushtrinë e saj, në raport me popullsinë. Ne kemi rreth dy milionë njerëz, dhe sipas disa studimeve, është mirë që një për qind e popullsisë të jetë e përfaqësuar në fushën e sigurisë, dhe të mbrojtjes, që do të thotë se në radhët e policisë dhe ushtrisë të jenë rreth 18,000 deri në 20,000 anëtarë”, ka thënë Kurti.

Zbulohet mesazhi i Ramës për deputetët e PS-së!

0

Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe pak orë larg përfundimit të procesit të numërimit të të gjithë votave, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh deputetëve të rinj PS dhe socialistëve.

Pavarësisht se kryeministri ka heshtur këto dy ditë, në mesazhin e tij duket qartë gëzimi që ka përfshirë kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë për 4 vitet e ardhshme.

Ja çfarë shkruhet në mesazhin e Ramës:

I’a dolem! I’a dolem aty ku askush pervec nesh nuk e besonte se do i’a dilnim! Shqiptaret na kane bere nderin me te madh qe mund t’i behet nje njerezve qe kerkojne voten e popullit per te misheruar aspiratat, endrrat dhe shpresat e tyre!

Kjo fitore eshte pergjegjesia me e rende qe mund te merrnin mbi shpatullat tona. Ka fituar Shqiperia qe kerkon shtet, pune, mireqenie kunder partive qe kerkojne tepsine e pushtetit ne kurriz te popullit e ne dem te shteti!

Nje bravo e madhe te gjitheve ju dhe gjithe njerezve qe u angazhuan ne vijen e pare te betejes per Shqiperine qe duam

Sot ne oren 18.30 ne sheshin Skenderbej, per perqafimin e ketij momenti historik, me te gjithe ata qe duan dhe mund te na bashkohen nga Tirana e nga cdo qark.

Kështu torturohen të burgosurit në Korenë e Veriut (Video)

0

Çdo i burgosur torturohet derisa të rrëfejë krime që as i ka kryer…

Dhe kjo është vetëm maja e ajsbergut kur bëhet fjalë për trajtimin e të burgosurve brenda dhomave të torturës dhe kampeve të burgjeve të Kim Jong Un.

Brutaliteti i regjimit të Koresë së Veriut u hodh sërish në qendër të vëmendjes ndërkombëtare pas vdekjes së studentit amerikan 22-vjeçar Otto Warmbier javën e kaluar.

Ndërsa kushtet brutale brenda kampeve të burgjeve dhe qendrave të paraburgimit në Korenë e Veriut janë të dokumentuara mirë, pak dihet se si studenti amerikan ra koma për muaj me radhë.

Trump ka quajtur Korenë e Veriut një “regjim brutal” dhe ka deklaruar që të riut që u rikthye në shtëpi në gjendje kome, duhet t’i kenë ndodhur shumë gjëra të këqia.

Megjithatë, kjo video e vitit 2012 mund të japë disa ide se si Koreja e Veriut i torturon tw burgosurit.

“Të paktën e morëm dhe e sollëm në shtëpi për të qenë me prindërit e tij, të cilët u ndien shumë të lumtur pa marrë parasysh rrethanat – u shpreh Presidenti Trump- Shtetet e Bashkuara edhe njëherë dënojnë brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut teksa mbajmë zi për viktimën e saj të fundit”,

Otto Warmbier  u kthye në SHBA javën e kaluar, por u bë e ditur që ai kishte qëndruar në gjendje kome për gati një vit.

Prindërit e 22 vjeçarit tij thanë se ai i ishte nënshtruar “keqtrajtimeve dhe  torturave”.

Alarmohet Spanja: Më shumë vdekje se lindje

0

Spanja po përballet me një problem vërtet serioz pasi numri i vdekjeve është më i madh se ai i lindjeve. Sipas raportit “Lëvizja Natyrore e Popullsisë” të Institutit Kombëtar të Statistikës në Spanjë (INE) në vitin 2016 kanë ndodhur 409 mijë e 99 vdekje dhe 408 mijë e 384 lindje

Gjatë dy viteve të fundit në Spanjë ky fenomen është kthyer në një problem shumë serioz. Që prej vitit 2008, numri i lindjeve ka rënë për 21,4 për qind dhe shkak për këtë ka qenë kriza ekonomike.

Në raport thuhet gjithashtu se gratë në Spanjë tani bëhen nëna në mosha më të vonshme dhe që mosha mesatare e lindjes së fëmijës së parë te gratë është rritur në 32,5 vjet. Duke vënë në dukje se ky është një rekord në vend, INE bën të ditur se gratë spanjolle bëhen nëna rreth 3 vite më vonë se gratë e huaja të cilat jetojnë në Spanjë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se jetëgjatësia në Spanjë po vazhdon të rritet dhe që mesatarja te meshkujt ka arritur në 80,4 vjet, kurse te femrat 85,9 vjet.

Numërimi i votave me kusht ka përfunduar në 16 komuna

0

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka thënë se vetëm dje gjatë ditës është arritur të numërohen votat me kusht nga 16 komuna të ndryshme të Kosovës

Valmir Elezi nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka treguar dje se votat me kusht janë rreth 25 mijë, të cilat tashmë kanë filluar të numërohen.

Elezi tha për Gazetën Express se aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht për komunën e ardhshme, atë të 17-të.

“Vetëm gjatë ditës së djeshme kemi arritur të numërojmë Votat me Kusht nga 16 komuna të ndryshme të Kosovës. Aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i Votave me Kusht të komunës së 17”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i KQZ-së, gjithashtu, bëri të qartë se besojnë se ky numërim të përfundojë shumë shpejt.

Prizren: Vjedhin mbathje sportive në qendër tregtare, arrestohen

0

Mbrëmë në Prizren, rreth orës 22:30, janë arrestuar dy shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi dyshohen se kanë vjedhur disa mbathje sportive me vlerë rreth 60 euro në një qendër tregtare.

Sipas Policisë, njëri prej tyre është i mitur, shkruan PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Aksident në Carralevë, tre të lënduar

0

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në fshatin Carralevë të Shtimës.

Aksidenti ndodhi në mes të një veture me targa vendore dhe një kombi me targa të Maqedonisë, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull shqiptar i cili është dërguar në QKUK, kurse një femër dhe një mashkull maqedonas shtetase e Maqedonisë pas tretmanit mjekësor janë liruar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/