Komuna e Malishevës do të përkujdeset për organizimin e ceremonive të varrimit të tre qytetarëve që konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999 në Masakrën e Kralanit e që u gjetën e u identifikuan disa ditë më parë.
“Pas gjetjes dhe identifikimit të tre qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët konsideroheshin të zhdukur nga viti 1999, në Masakrën e Kralanit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me shoqatën “Kujtesa” dhe familjarët, me qëllim të organizmit të ceremonive dhe nderimit meritor, do të mbajë disa aktivitete, sipas kësaj agjende.”
Kjo është agjenda:
Për martirin Sabedin (Kadri) Kryeziu
21.03.2025
Vendi: Mleqan (SHFMU “Beqir Gashi)
Ora: 14:00 – Homazhe.
Ora: 15:00 – Ceremonia e varrimit
Për tre të gjeturit
03.04.2025
Vendi: Malishevë (salla e mbledhjeve e Kuvendit të Komunës)
Ora: 10:00
Aktiviteti: Mbledhje komemorative
Për martirin Vehbi (Pajazit) Halilaj
04.04.2025
Vendi: Llapçevë (SHFMU “Petro Nini Luarasi”)
Ora: 13:00 – Homazhe
Ora: 14:00 – Ceremonia e varrimit
Për martirin Mentor (Maliq) Kryeziu
04.04.2025
Vendi: Bubavec (Oda e fshatit Bubavec-afër shkollës)
Takimi nis në ora 20:45, me ekipin e drejtuar nga Franco Foda që kërkon një rezultat pozitiv përpara sfidës vendimtare në Spanjë.
Ekipi që do të dalë më i suksesshëm nga ky duel i dyfishtë do të luajë në Ligën B, ndërsa skuadra humbëse do të zbresë në Ligën C në edicionin e ardhshëm.
Kosova synon të shfrytëzojë përparësinë e fushës dhe përkrahjen e tifozëve, të cilët kanë siguruar të gjitha biletat, duke garantuar një atmosferë të zjarrtë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën në Murcia të Spanjës, ku do të vendoset përfundimisht fati i këtij përballjeje./Klankosova.tv.
Michael Crane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ardhur në Kosovë në nëntor të vitit të shkuar si vullnetar i Korpusit të Paqes. Sikurse ai janë rreth 60 vullnetarë amerikanë që po shërbejnë në Kosovë në fushat e mësimdhënies së gjuhës angleze dhe zhvillimit komunitar, si pjesë të këtij Korpusi.
Crane me profesion është ekonomist mjedisor me mbi 30 vite përvojë pune ndërkombëtare në balancimin e zhvillimit ekonomik me mbrojtjen e mjedisit. Ai është vendosur në Prizren, pasi ka pranuar ftesën që të punojë në Parkun Kombëtar “Sharri”, për shkak të njohurive të tij në menaxhimin e zonave të mbrojtura mjedisore.
Michael Crane në Prizren
Si pjesë e këtij angazhimi vullnetari amerikan ka marrë përsipër avokimin për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të financimit për Parkun Kombëtar “Sharri”, raporton Telegrafi.
Bazuar në një analizë të shkurtër të tij, del se ekosistemi i Malit të Sharrit është një vatër e biodiversitetit me një shtrirje prej 2,400 kilometrash katrorë, duke e bërë atë një nga zonat më të mëdha të mbrojtura ndërkufitare në Evropë. Si i tillë është habitat për qindra specie të rrezikuara dhe në zhdukje, duke përfshirë edhe 20 deri në 40 rrëqebujt e fundit të Ballkanit. Pyjet e tij, sipas analizës, janë shtëpi për popullata të arinjve të murrmë, ujqërve, drerëve e kaprojve, maces së egër evropiane dhe dhisë së egër të Ballkanit.
Aty thuhet se 70% e furnizimit total të ujit për rajonin e jugut të Kosovës vjen nga burime të pastra brenda këtij Parku, ndërsa 30% e mbetur nga zonat e tij mbrojtëse.
“Nga uji i pastër i Sharrit përfitojnë qindra mijëra njerëz, duke kursyer miliona euro në kosto të shmangura të trajtimit”, thuhet në hulumtimin e tij.
Tutje theksohet se Parku aktualisht gjeneron 171 milionë euro në aktivitet ekonomik çdo vit dhe mbështet mijëra vende pune rurale në bujqësi, turizëm dhe zanate tradicionale.
“Por e gjithë kjo po humbet për shkak të prerjeve ilegale të pyjeve, ndërtimeve të paligjshme dhe qasjes së paautorizuar me mjete motorike. Rojet e parkut janë të pafuqishëm për të parandaluar erozionin, dëmtimin e sistemit publik të ujit dhe mbeturinat e paligjshme që shkatërrojnë bukurinë e natyrës. Këto kërcënime po shkaktojnë më shumë zjarre pyjore, rrëshqitje të dheut dhe ndotje të ujit. Raporti i Gjelbër i Kosovës dokumenton mbi 9,000 raste gjyqësore të prerjeve ilegale të pyjeve në katër vitet e fundit, duke përfshirë 43,700 metra kub dru të vjedhur me një vlerë të vlerësuar prej 3.5 milionë eurosh”.
Sipas të dhënave që ka grumbulluar Crane nga burime të ndryshme thuhet se pesë roje pyjore janë vrarë duke mbrojtur këto pyje, dhe se çdo vit 5 deri në 10 të tjerë sulmohen.
“Në fakt, humbja nuk është një mister. Ajo ndodh sepse Parku ka staf të pamjaftueshëm dhe financim të kufizuar. Sipas standardeve ndërkombëtare, një park i kësaj madhësie do të duhej të kishte 21 roje dhe 41 punonjës. Sot, Parku Kombëtar ‘Sharri’ operon vetëm me 8 roje dhe 10 punonjës. Nëse do të kishte një buxhet mesatar për një park të kësaj madhësie, ai do të ishte midis 1.1 dhe 1.6 milionë eurosh”, thuhet në analizë.
Michael Crane ka shpjeguar se vitin e shkuar, Parku ka marrë nga Qeveria e Kosovës buxhetin prej 348,000 eurove për operacionet vjetore, duke krijuar një hendek financiar prej rreth 1 milion eurosh.
“Në të njëjtin vit, të ardhurat e Parkut nga tarifat dhe lejet ishin vetëm 48,000 euro. Për shkak të humbjeve të tij prej 300,000 euro, qeveria nuk ka asnjë stimul për të rritur buxhetin e parkut, duke e futur mbrojtjen mjedisore në një cikël negativ financiar”, ka analizuar ai, raporton Telegrafi.
Sipas vullnetarit amerikan, në vend që qeveria të japë 348,000 euro për Parkun dhe të marrë shërbime nën standardin e duhur, ai mund të gjenerojë të gjitha të ardhurat që i duhen për mbrojtjen e mjedisit dhe ende të kontribuojë 348,000 euro në buxhetin kombëtar.
Për këto arsye ka propozuar një zgjidhje inovative për këtë çështje, që do të mbulonte hendekun e financimit të Parkut dhe do të mundësonte menaxhimin e tij sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Projekti i propozuar parasheh krijimin e një sistemi të shtigjeve malore me strehimore të lidhura në të gjithë parkun. Akomodimet tradicionale gjatë gjithë vitit në zemër të Parkut Kombëtar Sharri do të mirëpresin alpinistët, skiatorët, ngjitësit dhe dashamirët e natyrës. Projekti bazohet në përdorimet tradicionale të parkut dhe përpjekjet e mëparshme. Disa strehimore malore ekzistuese mund të rinovohen, ndërsa të reja mund të ndërtohen për përdorim gjatë gjithë vitit. Komuniteti i pasionuar i klubeve të alpinistëve, vullnetarëve të shpëtimit malor, udhërrëfyesve të pavarur dhe liderëve lokalë do të përfshihet në projekt”, ka thënë Crane për Telegrafin.
Michael Crane në PK “Sharri”
Sipas tij, rinovimi dhe ndërtimi i strehimoreve do të ofronte përfitime të shumta, ku komuniteti i entuziastëve të natyrës do të shërbenin si roje vullnetare dhe kujdestarë të strehimoreve, banorët lokalë nuk do të tarifoheshin për qëndrimin në to, duke u dhënë stimuj ekonomikë për të ndihmuar në mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e Parkut, pastaj ofruesit lokalë të turizmit do të përfitonin nga rritja e tregut, duke i shtyrë drejt përmirësimit të cilësisë së shërbimeve turistike.
“Kjo qasje ekonomike e inkurajon komunitetin lokal të mbrojë parkun dhe të ndalojë dëmtimin e mjedisit nga fqinjët e tyre. Në fund, komuniteti do të ndihmojë rojet e parkut me zbatimin e rregullave dhe vizitorët do të sigurojnë të ardhura shtesë për Parkun”, ka deklaruar ai për Telegrafin.
Studimet e fundit, sipas Crane, tregojnë se Parku ka potencial për të gjeneruar të ardhura. Ai ka sqaruar se si një skemë e re tarifash e miratuar nga Ministria në vitin 2022 ka treguar se administrimi i këtyre tarifave mund të sigurojë një kthim pozitiv deri në 500,000 euro në vit dhe të mundësojë punësimin e 20 deri në 30 rojeve të reja.
“Analiza nuk ka përfshirë të ardhurat nga ky projekt, por kur kombinohet me të, parku mund të gjenerojë midis 1 dhe 2 milionë euro në vit, mjaftueshëm për të mbuluar hendekun e tij financiar dhe për të kthyer një tepricë në buxhetin kombëtar”, ka thënë Crane.Ai ka pohuar se për ta bërë realitet këtë projekt, janë të nevojshëm dy hapa.
“Lidershipi politik, pra Qeveria e Kosovës duhet të drejtojë projektin dhe të aktivizojë ligjet si Ligji për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligji për Partneritetin Publiko-Privat. Dhe financimi fillestar, pasi janë të nevojshme rreth 250,000 euro për investimet fillestare dhe krijimin e strukturës organizative”, është shprehur eksperti amerikan, raporton Telegrafi.
Madje është i bindur se ekosistemi i Malit të Sharrit ka nevojë dhe meriton një sistem të dedikuar financimi për ta mbrojtur. Crane pohon se nëse nuk ndodh kjo, Parku ka shumë për të humbur.
“Shumë biznese mbështeten në markën “Sharri” për të promovuar një imazh të pastër dhe të shëndetshëm. Ekonomia ka nevojë për këtë ekosistem, dhe ekosistemi ka nevojë për ekonominë. Më e rëndësishmja, bukuria madhështore e këtyre maleve mban shpirtin e Kosovës dhe humbja e tyre do të ishte një katastrofë kombëtare. Malet e Sharrit mund ti mbrojmë duke i lejuar ato që ta mbrojnë veten”, ka përfunduar Crane.
Për ta jetësuar këtë ide bashkë me punonjësit vendorë të Drejtorisë së Parkut Kombëtar “Sharri”, ai po bën përpjekje për ti bindur vendimmarrësit për ti ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim. Se a do të kenë sukses, këtë vetëm koha do ta tregoj, pasi deri më tani në praktikë menaxhimi i qëndrueshëm mjedisor nuk ka qenë prioritet i institucioneve vendimmarrëse të Kosovës. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e mërkure në Prizren.
Në njoftim thuhet se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në një shtëpi, duke vjedhur stoli ari, para të gatshme, armë dhe municion.
“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga aty kanë vjedhur: një sasi stoli ari, para të gatshme dhe një pistoletë me dy karikatorë dhe 17 copë fishekë për të cilën viktima posedon leje”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti sot do të jetë me diell.
Sipas këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius.
“Mot me diell.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftim.
Dekani i Fakultetit të Filologjisë së Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Xhafer Beqiraj, ka dhënë dorëheqje nga posti ku ishte zgjedhur. Lajmin e dorëheqjes e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një letre publike.
“Dëshiroj t’ju informoj për vendimin tim për dorëheqje të parevokueshme nga pozita e dekanit të Fakultetit të Filologjisë – UUHP, me dorëzimin e detyrës më 20 prill 2025”, njofton Beqiraj, shkruan “PrizrenPress”.
Ai tregon për arsyet që e kanë shtyrë të largohet nga posti që e mbante.
“Ky vendim ka ardhur pas një periudhe reflektimi të thellë dhe është diktuar nga disa rrethana që e kanë vështirësuar vijimin e mëtejshëm të angazhimit tim në këtë pozitë. Aspekti shëndetësor, së bashku me sfida të tjera që kanë ndikuar në mbarëvajtjen e punës dhe në pamundësinë për ta ushtruar këtë funksion me efikasitetin dhe përkushtimin e kërkuar edhe më tutje, më kanë shtyrë drejt këtij vendimi”.
Dekani Beqiraj tha se përgjegjësia e udhëheqjes akademike dhe institucionale kërkon jo vetëm angazhim maksimal personal, “por edhe një mjedis mbështetës dhe bashkëpunues, të domosdoshëm për realizimin e misionit dhe të vizionit akademik dhe të zhvillimit institucional, të cilat, fatkeqësisht, kanë munguar”.
“Duke qenë se rrethanat aktuale nuk më mundësojnë të kontribuoj edhe më tutje në përputhje me pritshmëritë dhe standardet që kam vendosur për këtë rol, kam vlerësuar se tërheqja nga kjo detyrë është alternativa më e përshtatshme dhe më e ndershme ndaj institucionit dhe vetvetes”.
Ai tregon se deri më 20 prill 2025 do të mbetet i përkushtuar për të përmbushur përgjegjësitë dhe për të bashkëpunuar në kalimin e detyrave te pasardhësi.
“Ky vendim është marrë me përgjegjësi të plotë, duke pasur parasysh nevojën për një periudhë të mjaftueshme tranzicioni, e cila do t’i mundësojë menaxhmentit të Universitetit të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zëvendësimin e kësaj pozite dhe do të sigurojë që kolegu/kolegia, që do ta marrë drejtimin e Fakultetit, ta pranojë atë në mënyrë të natyrshme dhe pa pengesa”.
“Për mua ka qenë mision, përgjegjësi, privilegj dhe njëherazi sfidë të udhëheq Fakultetin e Filologjisë, ku gjatë këtyre viteve janë bërë ndryshime të rëndësishme. Kam dhënë kontributin tim aq sa kam mundur dhe ditur, dhe nëse do të kisha pasur më shumë përkrahje, besoj dhe jam i bindur se do të kisha arritur edhe më shumë, duke e çuar mandatin deri në fund. Megjithatë, ndihem i lumtur dhe krenar për atë që është realizuar deri më tani”.
“Gjithashtu, mbetem i përkushtuar që procesi i dorëzimit të detyrës të zhvillohet në përputhje me të gjitha procedurat dhe parimet institucionale, duke besuar se respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për funksionimin dhe integritetin e Fakultetit të Filologjisë dhe të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.
“Ndryshimi është pjesë e pashmangshme e çdo institucioni dhe, kur shoqërohet me reflektim dhe integritet, ai mund të shërbejë si një mundësi për rritje dhe përmirësim. Largimi nga një pozitë nuk duhet parë si fundi i një angazhimi, por si një hap drejt fazave të reja të kontributit dhe zhvillimit. Me besim në potencialin dhe përkushtimin e kolegëve të Fakultetit të Filologjisë, jam i bindur se ky institucion do të vazhdojë të ecë përpara, duke e forcuar më tej misionin e tij akademik dhe shkencor”.
Dekani Beqiraj tregon se gjatë mandatit ka pasur mision të kontribuojë në zhvillimin e Fakultetit të Filologjisë dhe UUHP-së në disa drejtime kyçe.
Ndër arritjet më të rëndësishme veçon:
Riakreditimin për pesë vjet të programeve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe dhe të Gjuhës Gjermane;
Nismën për hapjen e programeve për studimet master;
Forcimin e bashkëpunimeve akademike përmes ligjëratave të profesorëve të shquar nga vendi dhe jashtë tij;
Mbështetjen e mobilitetit të stafit akademik;
Organizimin e përurimeve të veprave shkencore dhe të manifestimit tradicional “Drita e Gonxhes”, ITSH-së, Shkup;
Iniciativën dhe kontributin kyç për të sjellë dhe për të nderuar Prof. Dr. Oliver Schmittin;
Mbështetjen e botimit të numrit të parë të revistës studentore “Fjala”;
Kalendarin e aktiviteteve vjetore të Fakultetit të Filologjisë;
Nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione arsimore e kërkimore, duke krijuar mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik;
Përpjekjet e përbashkëta me menaxhmentin e Universitetit për të krijuar kushte sa më të mira për mësimdhënësit dhe studentët;
Angazhimin për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, së bashku me të gjithë akterët e tjerë;
Përkrahjen dhe mbështetjen e studentëve në çdo aspekt;
Të enjten, më 20 mars 2025, bëhen tri vjet nga ndarja fizike e komandantit të UÇK-së, Haqif Kadriaj, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare, lirinë dhe shtetin. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, familja Kadriaj do të organizojë homazhe në kujtim të tij.
Homazhet do të zhvillohen te varri i komandant Haqif Kadriaj në Krushicë të Epërme, duke filluar nga ora 10:00. Pas homazheve, dyert e Kullës së Lirisë në Krushicë të Epërme do të jenë të hapura për miqtë, shokët dhe qytetarët që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e komandantit të lavdishëm.
Familja Kadriaj fton të gjithë ata që kanë pasur nderin të njohin Haqif Kadrin për të bashkëndjerë këtë ditë të shënjtë dhe për të ruajtur kujtimin e veprës së tij të paharruar.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në stacionin e pompave në Vërmicë, tri fshatra të Prizrenit do të mbeten përkohësisht pa ujë të pijshëm.
“Ndërprerje të furnizimit me ujë do të ketë në këto fshatra: Vërmicë, Zhur, Shkozë”, thuhet në njoftim.
Sipas “Hidroregjionit Jugor”, furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas stabilizimit të furnizimit me energji elektrike.
Ndërkohë është kërkuar mirëkuptimi i konsumatorëve deri në normalizimin e situatës.