22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Gjykata e Prizrenit, liron nga paraburgimi të dyshuarin për vrasjen e gruas

Biznesmeni nga Ferizaj, Qamil Hetemi pas pesë vitesh në paraburgim, është liruar nga kjo masë.

Fëmijët e të akuzuarit Hetemi, nuk kanë mundur të përmbahen kur kanë dëgjuar verdiktin e së hënës nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prizren, se babai i tyre, i cili akuzohet se ka vrarë nënën e tyre, është liruar nga paraburgimi.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Skender Çoçaj, ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Mexhit Syla, për ndërprerjen e masës së paraburgimit.

Trupi gjykues, po ashtu ka aprovuar edhe kërkesën e prokurorit të rastit, Mehdi Sefa, për të bërë edhe një ekspertizë tjetër ne vendet e Bashkimit Evropian, sepse ka shumë kundërthënie në mes ekspertizave të bëra deri më tani e po ashtu edhe në mes deklarimeve të ekspertëve.

Në këtë seancë, gjithashtu është dëgjuar edhe eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, i cili ka mbrojtur tezën se në rastin konkret, me probabilitet të madh, ka të bëjë me vetëdëmtim. Ai ka thënë se kur përpilon raportin mjeko-ligjor zakonisht shërbehet edhe me prova tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes dhe që janë mbledhur gjatë hetimeve për të përcaktuar saktë nëse ka të bëjë me vrasje apo vetëvrasje.

Tutje, Gërxhaliu, ka shtuar se në gjithë karrierën e tij si ekspert mjekoligjor, vetëm një rast ka pasur kur vrasja është shkaktuar me puthitje të plotë të armës në trupin e viktimës e të ketë qenë vrasje. Kjo, sipas tij, ka ndodhur sepse personat kanë qenë shumë afër njëri-tjetrit kur janë përleshur, e të cilin fakt e ka kuptuar nga hetimet e bëra. Ai ka thënë se shkenca e mjekësisë ligjore, me përqindje të madhe, lëndimet me puthitje të armës i kategorizon si raste të vetëdëmtimit.

Seanca e radhës do të caktohet pasi që të përfundojë ekspertiza e re në këtë rast penal.

Qamil Hetemi, akuzohet se në shtator 2011, pas mosmarrëveshjeve me gruan e tij, ka qëlluar të njëjtën me armë zjarri, nga afërsia, duke i shkaktuar vdekjen.

Ndërsa, i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, avokati Mexhit Syla pretendojnë se e ndjera ka bërë vetëvrasje.

Dëshmitarja kryesore në këtë rast është vajza e të ndjerës dhe të akuzuarit, e cila mbron versionin se nëna e saj ka bërë vetëvrasje.

Ky rast është gjykuar dy herë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku i akuzuari është dënuar me 14 vite burgim, por Gjykata e Apelit i ka prishur, në anulimin e aktgjykimit të dytë, Apeli ka rekomanduar ndryshimin e trupit gjykues.

Në mungesë të trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rasti është caktuar të zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjykata Themelore në Prizren, në shkurt të vitit të kaluar, njëjtë si ajo në Ferizaj, ka gjetur fajtor të pandehurin, duke e dënuar me 14 vite burgim.

Mirëpo, Apeli ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me arsyetimin se përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, se ka kundërthënie në mes arsyetimit dhe shkresave të lëndës dhe nuk është vërtetuar plotësisht gjendja faktike.

Gjykata e Apelit, po ashtu ka gjetur se ka kundërthënie në mes ekspertëve sa i përket gjurmëve të barutit të gjetura në dorën e të pandehurit.

Në gjykimin e katërt, Gjykata Themelore në Prizren, sipas udhëzimeve të Apelit, ka bërë edhe një ekspertizë, të cilën e kanë përpiluar ekspertë nga Shqipëria, e cila ekspertizë po ashtu ka rezultuar se probabiliteti i vetëdëmtimit është mbi 50%.

I akuzuari gjendej në paraburgim prej prillit 2012./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti. Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori Ukshin Hoti u lind më...

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Lajmet e Fundit