Lubinja e Epërme, fshati i vetorganizuar

Rruga gjarpërore që ndahet djathtas nga Reçana shpie drejt Lubinjës së Epërme dhe asaj të Poshtme, fshatra këto të Luginës së Lumëbardhit, që kryesisht banohen me pjesëtarët e komunitetit boshnjak.

Ndërkohë një kthesë majtas në rrugën tatëpjetë çon në Lubinjën e Epërme, që me dekada shquhet për vetorganizimin e banorëve, shkruan sot “Koha Ditore”. Vazhdimi i rrugëtimit shkon deri te shkolla fillore, terreni sportiv i së cilës shërben si vendtakim për manifestimet e ndryshme të organizuara nga banorët e ku shpeshherë ftohen edhe mysafirët nga fshatrat fqinje.

ndër më të njohurat që zgjon edhe kërshërinë e gazetarëve të huaj është synetia kolektive, që realizohet periodikisht. Ky organizim kolektiv ruan traditën e solidaritetit, që, sipas banorëve, daton kaherë në këtë anë.

“Njëra nga ngjarjet më interesante është dasma e synetisë kolektive të fëmijëve, që organizohet çdo pesë vjet, e që bashkon jo vetëm banorët e këtij fshati, por edhe ata të fshatrave të tjera”, ka thënë Raif Kasi, gazetar dhe njohës i etnologjisë. Ai tregon se Lubinja e Epërme i ka rreth 3 mijë e 500 banorë bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë.

“Një numër i tyre, apo rreth 40 për qind, jetojnë dhe punojnë në vendet e Evropës Perëndimore. Fshati ka karakter modern, pasi rrugët janë të rregulluara, ka ambulancë, shtëpi të kulturës, shkollë fillore deri në klasën e nëntë, e kështu me radhë. Por ajo që e veçon Lubinjën e Epërme është se banorët kanë ndërtuar një sistem të vetorganizimit për shërbimet publike, por edhe për nevojat sociale. Pos banorëve që jetojnë këtu edhe diaspora kontribuon financiarisht për nevojat e komunitetit të fshatit”, ka thënë Kasi.

Sipas gazetarit boshnjak, Lubinja e Epërme shquhet edhe për numër të konsiderueshëm të intelektualëve, marrë parasysh faktin se është njëri prej fshatrave më të mëdhenj të Luginës së Lumëbardhit.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Lajmet e Fundit