Rusia: SHBA-ja po sulmon forcat që luftojnë kundër ISIS-it

Sulmet e kryera në Siri nga koalicioni ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja janë një akt agresioni kundër forcave më efikase në luftën kundër organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik, dënoi sot kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.

“Ky është një akt agresioni që shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë dhe që drejtohet kundër forcave më efikase në terren në luftën kundër terroristëve”, deklaroi Lavrov në një konferencë shtypi.

“Sigurisht, ne jemi të shqetësuar”, shtoi ai.

Koalicioni ndërkombëtar drejtuar nga SHBA-ja në Siri ka goditur sërish dje në mbrëmje forcat pro-regjimit pranë Al-Tanaf, jo shumë larg kufijve irakianë dhe jordanez.

“Ky grup prej më shumë se 60 trupash me një tank dhe artileri përbën një kërcënim për forcat e koalicionit që ndodhet në Al-Tanaf”, theksoi koalicioni.

Është hera e dytë që koalicioni kryen bombardime në këtë zonë të forcave pro-regjimit, që mbështeten nga Irani, sipas Pentagonit.

Më Shumë

Haxhiu bën homazhe për Ukshin Hotin në ditëlindjen e tij

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot në ditëlindjen e profesor Ukshin Hotit, ka bërë homazhe në Shtëpinë Muze...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit